Lavdërime për Zotin e Gjithsisë që ka dhënë rrugëzgjidhje për problemt e atyre që i friksohen Atij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut, i Vetëm i pa Shok, Ai ka emrat e Ti të Mirë, dhe Cilësitë e Larta. Dëshmoj se profeti jonë Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij i Përzgjedhur. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin a.s, familjen dhe shokët e tij të pastër dhe të devotshëm.
Në vijim
O ju musliman! Këshilloj ju dhe vehten time me frikën ndaj Allahut xh. sh, me të vërtetë ai që ka frikë Allahun është gëzuar dhe nuk ka hidhërim.
O Musliman! Nga parimet bazë në Islam është konfirmimi i të drejtave të njeriut për ruajtjen e mardhënjeve njerzore dhe përforcimin e tyre. Të drejta, për të cilat neglizhojnë disa duke mos i dhënë atë që meritojnë njerëzve. Në vecanti borxhi që mund të jetë cmimi i asaj që kan shitur apo blerë, apo dhënija e një huaje ose qiraja e dickaje e dhënë me qira. Eshtë obligim për muslimanët që të kujdesen për sigurinë e shoqërisë , dhe dhënija e të drejtës që u takon vëllezërve të tij. Allahu xh.sh thotë : “Mos ja merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtsisht.” (El-Bekare 188)
Eshtë obligim individual i cdo muslimani që ti japë të drejtën e plotë pa mangësi cdo njeriu. Nga padrejtësitë e mëdha, është lëvizja në dhënijen e boxhit,apo fshehja përballë njerëzve që u ke borxhin, ose vonesa e tyre, zvarritja në dhënijen e asaj që është e drejtë e tyre.
Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të thotë: “Vonesa në dhënijen e borxhit kur mundesh është padrejtsi.” Muttefikun Alejhi
Kuptimi është vonesa e dhënjes së asaj që është e drejtë pa pasur ndonjë leje apo arsyet.
Ai që është i pasur dhe mundet që të kryej detyrimet në dhënijen e borxheve në kohën e caktuar, por nuk e bën këtë ka bërë nje të ndaluar (Haram) dhe ka bërë padrejtësi ndaj njerëzve, atyre që u ka borxhin. Padrejtësia meriton dënim të madh dhe të rëndë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Vëllezër në Islam! Në Islam cështja e borxhit është e madhë dhe e rëndësishme. Tregohet nga Ebu Hurejra r.a se Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , duke përcjellur një përson që kishte vdekur dhe kishte borxhe, pyeste i Dërguari a.s: “ A ka lënë për të larë borxhin ? Nëse thuhej se ka lënë për të larë ja falte xhenazen e nëse jo atëhere u thonte lutuni për shokun tuaj.” Muttefikun Alejhi
O ti që nuk i jep rëndësi larjes së borxhit, dhe nuk u jep njerëzve të drejtën e tyre frikësoju Allahut xh.sh, Zotit tënd dhe bëhu korrekt me të drejtat e të tjerëve.
Muslimi transmeton në Sahihin e tij, se Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “I Falen dëshmorit (shehidit) të gjitha gabimet përvec borxhit,”
O ti musliman! Shlyeje borxhin që ke dhe kujdes në vonesën e dhënijes së pasurisë së njerëzve që ti ke mundësi ta japësh, por përshpejtoje dhe jepe atë para afatit të caktuar, para se fshihen të mirat nga të këqija.
Profeti a. ka thënë : “ Nëse dikush ka një padrejtësi të pa larë tek vëllai i tij (në fe), si borxh apo dicka tjetër le ta lajë atë sot( në këtë botë ) para se mos jet më as dinar as dirhem(Në botën tjetër). Nëse ka punë të mira do ti merren deri sa të barazojë padrejtësinë që i ka bërë në këtë botë, e nëse nuk ka nga punët e mira , atëhere merren punët e këqija që ai ka (përsonit që I është bërë e padrejtë) dhe i jepen atij (që ka bërë padrejtësi).” Transmeton Buhariu
Bëj përpjekje o ti që ke marr borxh që ta lashë atë në kohë, nëse nuk përpiqesh ta lashë dhe përpiqësh që ta vonosh apo ta zvarritësh atë , me të vërtetë ti je duke e futur veten tënde në telashe dhe vështirsi në ditën që do thirresh për llogari.
Nesaiu me një zingjir të mirë transmetimi transmeton nga Muhhamed Ibn Xhahshi r. a ka thënë se ishim ulur tek profeti i Zoti , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Profeti ngriti kokën e ti drejt qiellit dhe pastaj vendosi duart në ballin e tij dhe tha: “Madhërimi i takon Allahut, sa e rëndë është ajo që ka zbritur?, Sahabet heshtën dhe u habiten nga kjo,” Me pas e pyeta o i Dërguari i Zotit cfarë ishte ajo e rënda që të zbriti? Pasha atë në dorën e të cili është shpirti im , nëse një burrë vritet në rrugë të Allahut dhe pastaj rringjallet, vritet përsëri dhe ringjallet përsëri, pastaj vritet dhe ka një borxh pa larë nuk do të hyjë në xhennet deri sa të lahet për të borxhi.”
Vëlla musliman! Bëhu i sinqertë dhe i vendosur për ti dhënë të drejtën që i takon cdo njeriu, dhe pastro qëllimin tënd në dhenijen apo larjen e borxhit në afatin e caktuar, sepse Allahu xh.sh të jep rrugëzgjidhje dhe të hapën dyert me lehtësi.
Profeti i Zotit paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të , ka thënë: “ Ai që merr nga pasuria e njerëzve me qëllimin për tja u kthyer, Allahu xh sh ja jep (lehtëson) atij atë pasuri, e ai që e merr pasurinë e tyre me qëllim që ta shkatërrojë (dëmtojë) atë, Allahu xh. sh do ta shkatërrojë atë.” Transmeton Buhariu
Ndërsa ti që ke dhënë borxh, bëhu falës, lehtësues dhe bujarë. Ai që është lehtësues në shlyerjen e borxhit duhet tja shtyjë afatin ati që nuk ka mundësi deri në përmirsim të gjendjes bazuar në fjalën e Allahu xh. sh: “Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmisojë gjendjen.”(El-Bekare 280)
Nga punët e mira të vlersuara është të qenit lehtësues dhe ndihmues i vëllait tënd. Profeti i Zotit , paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të ka thënë : “ Ishte një tregtar që u jepte hua borxh njerëzve, dhe kur shikonte ndonjërin në pamundësi për ta larë borxhin, u thonte djemve të tij kalojeni atë (mos ndaloni fshijani borxhi) , të shpresojmë se Allahu xh.sh do të na kalojë (falën) ne dhe i kalon (Falën) Allahu xh.sh.”Muttefikun Alejhi
Në një transmetim të Muslimit: “Ka thënë Allahu i Madhërishëm ne kemi më të drejtë në këtë dhe i kalon (Falën ) Allahu xh.sh ata.”
Në një hadith tjetër tregohet se Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ja lehtëson të pamundurit (në borxh), Allahu xh.sh ja lehtëson atij në këtë botë dhe në botën tjetër.” Muttefikun Alejhi
O vëlla musliman sillu me mëshirë me atë që është në vështirsi, duke ja shtyrë afatin e shlyerjes , ose duke ja falur atë nëse munde sepse kjo ka një shpërblim të madh dhe sevape të mëdha. I Dërguari i Zotit , Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush dëshiron që të gëzoj vehten e vet duke e shpëtuar Allahu xh.sh nga ankthet (vështirsitë) e ditës së Kijametit , le tja lehtësoj atij që është në vështirsi për shlyerjen e borxhit ose të ja falë një pjesë osë të gjithin.” Transmeton Muslimi
O Zot na pasuro ne me atë që ke lejuar larg asaj që ke ndaluar.
Falenderime vetëm për Ty O Zot
O Zot fale dhe mëshiroje Profetin tonë Muhamedin a.s
Hutbeja e Dytë
Lavdërime për Zotin , Kujdestari i të Mirëve
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut , i Drejti i Qarti. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij zotërija i të gjitha krijesave.
O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin a.s, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Nga ajo cfarë e ka obliguar Islami është dhe larja e qirasë për atë që është marrë me qira. Është e ndaluar ngrënja e të drejtës së ti apo në vonimin e tij . Profeti, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë : “ Tre veta në ditën e gjykimit un i kam larguar nga vetja (i kam armiq)” në një transmetim tjetër jo tek Buhariu thotë “ Atë që kam largua ai është armiku im”, dhe ka përmendur se një nga këta të tre është ai përson që ka marrë dicka me qira e ka shfrytzuar dhe nuk ka paguar qiranë për të cilën ka rënë dakort.” Transmeton Buhariu
Me të vërtetë Allahu xh sh. Na ka urdhëruar me një cështje të madhe, pa tjetër që ajo është dërgimi i përshëndetjeve për Profetin Muhamed a.s. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin Tënd Muhamedin a.s. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij pasuesit e tyre dhe mbi ata që i ndjekin ata në mirësi deri në ditën e fundit.
O Zot na fal ne dhe muslimanët . O Zot të lutemi që të na falësh atë cfarë kemi kaluar dhe cfarë nuk kemi kaluar, nga ajo që kemi shfaqur dhe ajo cfarë kemi fshehur.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.
O Zot përmisroje gjendjen e muslimanëve, o Zot lehtësojua shqetësimet e tyre. O Zot njësoi qëllimet e tyre
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tyre. O Zot lëhtësojua atyre që janë në Medine për gjërat që ata kanë domosdoshmëri,o Zoti i Madhërishëm.
O Zot jepi sukses kujdestarit të cështjës tonë dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm.
O Zot jepu sukses kujdestarëve të cështjeve të muslimanëve në shërbimin e popullsisë së tyre.
O Zot të lutemi vetëm Ty. O Zot Ti je i Pasur dhe Bujarë,
O Zot Na ndihmo ne, O Zot na ndihmo ne , o Zot na ndihmo ne. O i Gjallë dhe i Përhershëm O Zoti i Gjithsisë.
Lutja jonë e fundit , Falenderimi i takon Zotit të Botrave.