Shpresë dhe optimizëm pavarësisht fatkeqësive dhe vështirësive

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    20-08-1445 H    01-03-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema Shpresë dhe optimizëm pavarësisht fatkeqësive dhe vështirësive

Lavdërimet janë për Zotin. “…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve.” (Jusuf 87)

Lavdërimet janë për Zotin. “ Ata u përgjigjën: “Ne ta japim lajmin e mirë me vërtetësi, prandaj mos u bëj shpresëhumbur!” Ibrahimi tha: “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!” (El-Hixhr 55-56)

Lavdërimet janë për Zotin. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se dy burra kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, çfarë janë të mëdhatë, gjynahet e mëdha?” Ai ka thënë “ Të bërit shok Allahut në adhurim, humbja e shpresës nga mëshira e Zotit dhe dëshpërimi nga mëshira e Tij, Zotit.”  

Madhërimi është për Allahun, të Plotëfuqishmit, Fuqiflotin, të Mjaftueshmin, Madhërimi është për Atë që çdo gjë i përulet Madhërisë të Tij, Madhërimi është për Atë që çdo gjë i nënshtrohet lavdisë së Tij, Madhërimi është për Atë që çdo gjë është nën pushtetin e Tij. Tek Ti o Allah kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e vetëve tona, nga e keqja e armiqve tonë, dhe nga e keqja e çdo gjësë që ka krijuar Zoti im, që ka shumëfishuar  dhe ka rikrijuar.

O Zot, bëj njerëzit e Gazas nën mbrojtjen Tënde, o Zot, vendosi ata nën ruajtjen, praninë dhe sigurinë Tënde, Zoti ynë ruaj ata nga e keqja e çdo shejtani dhe autoriteti, dhe ruaj ata nga e keqja e çdo krijese që Ti do ti marrësh në llogari.

Na mjafton Allahu përballë mashtruesve, na mjafton Krijuesi nga të gjitha krijesat, na mjafton Sunduesi përballë zullumqarëve, na mjafton Allahu sa mbështetje e mrekullueshme që është Ai, na mjafton Allahu sa mbështetje e mrekullueshme që është Ai.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok: “Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.” (Hud 123) “…dituria e Tij përfshin çdo gjë.”(Ta Ha 98) Ai e ka bërë Hijen e Arshit të Tij për ata që zemrat e tyre janë të lidhura me xhamia dhe për zemrat e sinqerta që janë të lidhura me xhaminë e Aksasë. Prandaj përgëzoni me lajm të mirë duke qenë optimistë.

O Zot, bëj që të lidhurit me këtë vend të jenë nën Hijen e Arshit Tënd, në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër përveç Hijes Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu e dërgoi atë para momenteve të Kijametit përgëzues dhe qortues, ftues në rrugë të Zotit me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues. Nga kërkesat më të mëdha të kësaj bote që Zoti të ju largojë shqetësimet tuaja. Ndërsa nga kërkesat më të mëdha në botën Tjetër është që Ai të ju fali gjynahet. Të dyja këto kërkesa janë siguruar dhe garantuar me shtimin e lutjeve dhe përshëndetjeve ndaj të dërguarit të Allahut. O Zot, të lutemi me lutje të plotë dhe përshëndetje të përhershme ndaj të dërguarit Tënd me të cilin zgjidhen nyjet, largohen me të fatkeqësitë, plotësohen me të nevojat dhe arrihen me të dëshirat dhe përfundimet e mira, retë lëshojnë shi me fytyrën e tij të ndershme, lutje dhe përshëndetje dhe për familjarët e tij të pastër.

Ngjarjet vazhdojnë tek njerëzit tanë të duruar të vendosur në Palestinë nga vrasjet e të pafajshmëve dhe shpërnguljen e tyre, të cilat janë shtuar në intensitet kohët e fundit. Muaj të vështirë, ku foshnjet e vogla thinjen nga frika, tmerre që durojnë njerëzit e tokës së Israsë dhe Miraxhit në tokën e tyre. Në çdo ditë në të cilën shkëlqen dielli shikojmë fytyra të reja të planeve dhe komploteve të tyre të përshpejtuara të cilat kufizojnë dhe shkelin vendet tona të shenjta dhe trondisin shoqëritë tona me tronditje të rënda. Ndërsa në Gaza ka skena humanitare, njerëzore të dhimbshme sikurse dhe në qytetet tona gjithashtu. Konflikte të vazhdueshëm që nuk ndalen dhe nuk pakësohen në shoqërinë tonë Palestineze. Ndërsa Kud’si vazhdon të jetë shënjestër për të shkatërruar identitetin e tij Islam dhe përhapjen e krimit në shoqëri. Deri në kufizimin dhe parandalimin në arritjen në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe namazfalësve në të dhe pengimin e tyre në falje.  Fatkeqësitë janë pothuajse të panumërta, por disa prej tyre harrojnë njëra-tjetrën. “Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur,…” (El-Haxhxh 2), por fatkeqësitë e tyre janë të rënda.

LEXO  Namazi lidhja më e fortë me Zotin e botëve

Por armiqtë tanë kanë harruar se umeti i Muhamedit nuk dëshpërohet, sikurse e kanë injoruar se umetit të Muhamedit nuk i thyhet vullneti i tij, sepse ai është umet që nuk gjunjëzohet vetëm se para Zotit. Nuk ka vend për pesimizëm në zemrat e të vendosurve sepse bindja dhe siguria e tyre është në Zotin. Umeti i Muhamedit i mbështetet të Plotëfuqishmit Fuqiplotit, Zotëruesi dhe Sunduesi i këtij universi. Ata janë besimtarë të sigurte për të vërtetën; E gjithë çështja është në Dorë të Zotit!

Umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, beson në ditën kur do të takohen kundërshtarët, në ditën kur do të vendoset në të drejtësia në mënyrë të pashmangshme, pavarësisht nëse ato gjykatat ndërkombëtare duan apo jo.

Padrejtësia nuk do të mbizotërojë në tokë. Nëse drejtësia humbet në këtë botë për shkak të këtyre sistemeve, drejtësia do të vendoset vërtet në jetën e përtejme, në Ahiret. “…kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281)

Atë ditë nuk ka padrejtësi!

Çdo shtypje, çdo keqpërdorim dhe çdo vështirësi që i ka ndodhur umetit të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, do të largohet prej tij, pavarësisht nëse shtypësit e duan apo nuk e duan, ndërsa shtypësi do jetë në pritje për ta marrë atë i Plotfuqishmi, i Fuqishmi.

O ti i padrejtë, shtypës! Kënaqësia e kësaj botë është e shkurtër, ndërsa në botën Tjetër ekziston ose Xheneti dhe lumturia e tij, ose Xhehenemi dhe zjarri i tij flakërues.

Umeti i Muhamedit nuk shembet kurrë. Ka besuar në Caktimin dhe Vullnetin e Zotit,  ka pranuar nga Zoti atë që Ai ka paracaktuar për ta. Kemi pranuar Allahun për Zot, Islamin fe tonën, dhe me zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të dërguar dhe profet tek ne. Isha i kënaqur me atë të cilën më ka caktuar Allahu dhe i thashë zemrës time të mjafton i Plotëfuqishmi, Menaxhuesi i punëve të mira pa diturinë time, Ai është Allahu më mjafton, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm! Ai është Allahu na mjafton, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

Nëse je në kërkim të të mirës, e mirë është ajo që zgjedhën Allahu, dhe se nuk e di të mirën e fshehur dikush tjetër përveç Allahut. “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare 216)

Halifeja, prijësi i besimtarëve, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Nuk shqetësohem nëse zgjohem në atë që më pëlqen apo atë që urrej në mëngjes, sepse nuk e di se ku  është e mira për mua në atë që më dua apo në atë  që e urrej.” Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, në një hadith Kudsi, thotë: “ Unë jam ashtu siç më mendon robi Im, prandaj, le të mendojë çfarë të dojë për Mua.” Ne kemi mendim të mirë për Ty o Zot, që ta largosh këtë fatkeqësi nga populli i Palestinës dhe nga populli i Gazës, shpresa jonë tek Ti është e madhe, jemi optimistë me Bujarinë Tënde, jemi optimistë me dhurimin dhe faljen Tënde, ne janë optimistë me dashamirësinë dhe dhembshurinë Tënde. Si nuk mund të jemi të tillë? Kur Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, edukoi popullin, umetin e tij në optimizëm dhe në mendimin e mirë për Zotin.

LEXO  Këshilla që të përfitojmë nga kohët e mëshirës dhe faljes

Vërtetë ato duar të cilat hapën hendekun gjatë izolimit të Medines së Ndritshme, ishin optimiste për marrjen e pushtetit të Kisras dhe Çezarit.

“ Unë jam ashtu siç më mendon robi Im…”

Pas gjashtëmbëdhjetë viteve në thirrjen Islame muslimanën u ndaluar që të hyjnë në Meke, e pastaj u nënshkrua marrëveshja e Hudejbijes. E pas atij ndalimi muslimanët u kthyen në Meke  çlirimtarë duke përsëritur: “ Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!”( El-Isra’ 81)

Umeti i Muhamedit është optimist dhe nuk dëshpërohet, dhurata pas fatkeqësisë. Po,  ajo është dhuratë nga Zoti në kohë fatkeqësie. Ishte umet krenar dhe i pavarur, por u shemb dhe u bë si guri i grirë, pluhur. Çdo qytetërim që nuk ka parime, nuk ka moral dhe nuk ka drejtësi, do të shembet në mënyrë të pa shmangshme me lejen e Zotit. Sepse parimi i paragjykimit dhe padrejtësisë është ai që shkatërron qytetërimet, shkatërron vendet dhe çdo gjë që sillet rreth orbitës së tyre.

Umeti i Islamit është umeti i besimit, moralit dhe drejtësisë do të qëndrojë me lejen e Zotit. E kur njeriu humbën shpresën nga çdo krijesë dhe dëshpërohet nga të gjithë njerëzit atyre ju vjen mbështetja nga Zoti. Shpresa jonë është në kënaqësinë e Zotit dhe në Xhenetin e Tij. Shpresa jonë është që të takojmë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe shokët e tij në luginën e tij në Xhenet nesër. Shpresa jonë është se ky umet të ketë autoritetin dhe udhëheqjen e popujve deri në ditën e Kijametit dhe çdo gjë tjetër përveç kësaj është një aksident i pakrahasueshëm në jetën e popujve dhe qytetërimeve.

Si e ndërtoi i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, këtë umet në optimizëm? Kur vajza e tij, së bashku me një grup prej sahabeve, udhëtuan për në Abisini, ai vazhdonte të kultivonte optimizmin me fjalën e tij: “Pasha Zotin kjo çështje, feja, do të përhapet, plotësohet!”   Historianë kanë dokumentuar më shumë se njëzet tentativa për vrasjen  e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, por gjoksi i tij nuk u ngushtua, dhe me gjithë dhimbjet ai tregoi mendimin e mirë për Zotin dhe optimizëm.

“Sy qëndrojnë zgjuar dhe sy që flenë gjumë,  për gjëra që do të ndodhin ose nuk do të ndodhin,

Zoti të mjafton për atë që ndodhi dje, e do të mjaftojë dhe për nesër çfarë do që të ndodhë!”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hyri në Medine e në të kishte epidemi dhe sëmundje por e quajti atë Tajiba, të Mirë, nga optimizmi. Prandaj i dërguari i Allahut është modeli ynë me optimizëm dhe mendim të mirë për Zotin.

Ai ishte i rrethuar në mesin e popullit të Ebu Talibit dhe gjatë asaj periudhe Zoti ia shpalli lajmin e mirë për mbështetjen ndaj tij dhe humbjen e grupacioneve,  palëve. “Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.” ( Sad 11) Dhe zbriti tek ai dhe populli i tij: “Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit? A nuk ua prishi atyre kurthin.” ( El-Fil 1-2) Duke e nxitur në optimizëm se Ai që i ndihmoi ata do të ndihmojë dhe ty. Kush guxon të sulmojë shtëpitë e Zotit, xhamitë, përfundimi i tij do të jetë sikur përfundimi i ushtrisë së elefantit.

Kjo është feja jonë, refuzon pesimizmin, Kurani ynë thërret në optimizëm. Imam Gazaliu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ O Zot, kërkoj strehim tek Ti nga një optimizëm që më mban larg punës.” O Zot, të lutemi të bëjmë punë të mbushur me optimizëm!

Po, shto të qëndruarin tënd para duarve të Zotit, trokit në portën e Zotit tënd me përgjërim, optimizëm dhe me mendim të mirë tëndin për Zotin, sepse Ai nuk e lë të dëshpëruar atë që i përgjërohet, lutet  Atij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte gjithmonë përgëzues dhe optimist, ka thënë për shokët e tij: “ Merrni lajmin e mirë dhe shpresoni për atë që keni kërkuar.” Islami ka ndaluar nga ankesat dhe pakënaqësitë. Paraardhësit tanë, selefët, kanë qenë optimistë duke u mbështetur në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz.” (Er-Ra’d 39) Ndërsa lutja e tyre ishte: “ O Zot, nëse më ke shkruar në librin e të mjerëve, atyre që ankohen, më fshij dhe më shkruar në librin e të lumturve.” Të nxitur në optimizëm me suret e Kuranit. Njerëzit e Sunenit kanë transmetuar fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Nëse armiku ju befason duke qenë të pa vëmendshëm, në befasi, le të jetë motoja juaj: Ha Mim, për vlerën e sureve që fillojnë me këto shkronja, ata nuk do të ndihmohen.” 

LEXO  Padrejtësia rruga drejt shkatërrimit, drejtësia jetë për njerëzimin

Ka ardhur në një hadith fisnik: “ Të mos vdesë dikush përveçse duke pasur mendim të mirë për Zotin.” Të jemi optimist me ardhjen e muajit të Ramazanit, slogani dhe adresa e të cilit është: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)

Luteni Allahun me gjuhë optimiste dhe duke pasur mendim të mirë për Zotin e Madhërishëm.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, në nderim të Madhështisë së Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, thirrës në kënaqësi të Tij. Zoti qoftë i kënaqur me shokët e tij dhe tabi’inët, me katër halifet e parë të drejtë dhe me ne së bashku me ata të gjithë.

Nga ajo që e shton optimizmin në umetin tonë është të kapurit pas librit të Zotit, dëgjimi i njerëzve të pastër nga dijetarët që punojnë, sepse toka nuk është e lirë prej tyre, janë gjithmonë prezent. Nga goja e njerëzve të vendosur merret optimizmi. Ndërsa dëgjimi i të dekurajuarve dhe të mundurve është sëmundje vdekjeprurëse.  “… sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin.” (Et-Teube 47) “…, ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje…” (Et-Teube 47), me deklaratat e tyre apo me pagat, shpërblimin e tyre. Njerëz të tillë janë hipokritët dhe kanë qëndruar pran atyre që kanë bërë padrejtësi. “ …por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi ata…” (Et-Teube 46) “… duke menduar të pavërtetën për Allahun…” (Al ‘Imran 154) “…që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata! Allahu është zemëruar me ta…” (El-Fet’h 6)

O Zoti ynë, vërtetë Ti ke thënë dhe fjala Jote është e vërtetë: “ Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz.” (Er-Ra’d 39)

O Zot, largo nga ne ndëshkimi ne jemi të bindur tek Ti. O Zot, largo nga ne luftën dhe të këqijat e saj, dhe na siguro ne dhe njerëzit tanë në Gaza në librin e të sigurtëve. O Zot, prano lutjen tonë, me të drejtën e sureve që fillojnë me Ha Mim! Çështja e tyre është dhe ata nuk ndihmohen. O Zot, mos u jep mundësi armiqve kundër nesh, dhe mos u jep pushtet atyre mbi ne me gjynahet tona. O Ti që ju përgjigje Nuhut në popullin e tij, o Ti që ndihmove Ibrahimin kundër armiqve të tij, o Ti që ktheve Jusufin tek Jakubi, o Ti që largove vështirësinë e Ejubit, o Ti që ju përgjigje lutjes së Zekerijas, o Ti që pranove tesbihin, madhërimin e Junusit, prano lutjen tonë, o Allah! Të jemi lutur duke qenë optimist në Bujarinë Tënde, shpresuam tek Allahu Furnizues dhe na mjafton Allahu Furnizues!

O Zot, na mundëso ne dhe të gjithë muslimanëve lehtësim të shpejtë dhe të afërt, na mundëso një udhëheqës besimtar dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona dhe të bashkojë fjalën tonë. O Zot, mundësoi vendqëndrimit të resulit, Aksasë, rrugëdalje dhe lehtësim, lehtëso ardhjen e namazfalësve në të gjatë muajit të Ramazanit  dhe gjatë gjithë vitit. O Zot, na siguro nga vështirësitë tona, o Zot, mëshiro dëshmorët tanë,  mundëso lirimin e të burgosurve tanë, shëro të plagosurit tanë dhe çliro Aksanë tonë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, t të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në ditën e fundit.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/312761091814691

Post Author: endrit