Sinqeriteti në adhurime dhe vepra – 11.12.2020

Lavdërimet janë për Zotin.  I lavdëruar qoftë Allahu;  “ Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.  Allahu, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.” (Ta Ha 6-8)

Me lavdërimin Tënd jemi udhëzuar, me lavdërimin Tënd jemi të vendosur në qëndrimin tonë, me lavdërimin Tënd  jemi lidhur me këtë vend, me lavdërimin Tënd  jemi adhurues nda Teje, me lavdërimin Tënd jemi mirënjohës ndaj Teje. Me Mirësinë Tënde; “Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.),  Allahu tashmë e ka ndihmuar….” (Et-Teube 40) Me Mirësinë Tënde; “Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës…” (El-Fet’h 7) Me Mirësinë Tënde; “ Do të qëndrojmë këtu.” Me Mirësinë Tënde; “Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40) Me Mirësinë Tënde; “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin)….” (El-Isra 1) Me Mirësinë Tënde; “E gjithë xhamia është e jona.” 

Lavërimi i Allahut është madhërim, lavdërimi i Allahut është falenderim. S’ka Zot tjetër veç Allahut është siguri, Allahu është më i Madhi më i dashuri për ne. Me  sinqeritet  kanë qëndruar të burgosurit tanë, me sinqeritet është çliruar  Aksa jonë, me sinqeritet kanë qëndruar njerëzit tanë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut që meriton të adhurohet, Një i Vetëm i pa shok, Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai është i Plotfuqishëm për të bërë çdo gjë.

Ty të përgjigjemi është dëshmi vërtetuese për Pushtetin Tënd, Ty të përgjigjemi është dëshmi e bindjes ndaj urdhërave Tu, “ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit),…” (El-Bejjine 5)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri  i Tij nga të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij, dëshmi e pasimit të dërguarit Tënd,  dëshmi e të qenit krenar me të dërguarin Tënd, dëshmi e dashurisë për fenë e Tënde. 

“ Ajo më shton nderin dhe krenarinë, më bëhet për mua pishtar ndriçues, 

Hyrja ime nën fjalën tënde, o robi Im, të kam sjellë të lavdëruarin profetin Tim.” 

Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Transmetohet se Shufej  Ibn  Mati’a  Asbahiji, ka thënë: Kam hyrë në Medine  dhe kam parë një burrë, ku  njerëzit grumbulloheshin rreth tij dhe e pyesnin. Kam pyetur se kush është ai? Më thanë ai është Ebu Hurejra. U afrova në drejtim të tij deri sa e kisha shumë pranë, e ai vazhdonte tu fliste njerëzve. Kur mbaroi dhe ngeli vetëm, i kam thënë: “Të pyes për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kur  ke treguar një hadith që ke dëgjuar  nga i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ke medituar  në të  dhe e ke mësuar atë, duke  qenë vetëm ti me të? Ebu Hurejra i ka thënë:  E kam bërë,  të tregoj një hadith që e kam medituar, e kam kuptuar,  dhe e kam mësuar nga i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ka marrë frymë Ebu Hurejra me një frymëmarrje të thellë,  më pas ka pushuar pak dhe ka thënë: E kam bërë,  do të tregoj një hadith që ma ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  në këtë shtëpi, ku kam qenë vetëm unë me të. Ebu Hurejra ka marrë frymë thellë përsëri e pastaj u qetësua dhe fërkoi fytyrën e tij dhe tha; E kam bërë.  Pastaj është qetësuar, ka fërkuar fytyrën e tij, është mbështetur për një kohë, pastaj është drejtuar  dhe ka thënë: “ Më ka treguar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se personat e parë që do të merren në llogari ditën e gjykimit  janë tre: Një burrë që ka rënë dëshmorë. I paraqiten veprat e tij të cilat i njeh,  dhe thotë: Kam luftuar deri sa kam rënë dëshmorë. Allahu i Madhërishëm i thotë: “Gënjen, por se ke luftuar që njerëzit të thonë; ai është guximtarë, trim, dhe kështu të kanë thënë.” Pastaj urdhërohen Melaiket ta marrin, të cilët e  tërheqin nga fytyra deri sa  hidhet në zjarr. Një burrë që ka mësuar dituri, ua ka mësuar të tjerëve dhe ka mësuar Kuranin. I ka njohur të mirat e tij dhe se  diturinë, leximin dhe zërin në këndimin e Kuranit ja ka dhuruar Zoti. Ka thënë kam mësuar diturinë, ua kam mësuar të tjerëve dhe kënduar Kuran për Zotin. Allahu i Madhërishëm i thotë: “ Gënjen, por se e ke marrë diturinë  për të të thënë i ditur, e ke kënduar Kuranin që të thonë këndues i mirë dhe kështu të kanë thënë.” Pastaj urdhërohen Melaiket ta marrin, të cilët e  tërheqin nga fytyra deri sa  hidhet në zjarr. Një burrë që i ka dhuruar Zoti pasuri, i cili ka dhuruar  nga e gjithë pasuria e tij. I paraqiten veprat e tij të cilat i njeh. Thotë nuk kam lënë mundësi dhe vend  pa dhënë sadaka për hatrin Tënd o Zot. Allahu i Madhërishëm i thotë: “ Gënjen, por se e ke  bërë këtë që të të thonë se je bujarë dhe dhurues, dhe kështu të kanë thënë.”  Pastaj urdhërohen Melaiket ta marrin, të cilët e  tërheqin nga fytyra deri sa  hidhet në zjarr.

Njerëzit e dijes kanë thënë: “ Veprat të cilat kryen njeriu janë imazhe fizike, ku  shpirti i tyre është sinqeritetit i fshehtë, i padukshëm,  në to.”

Sinqeriteti është imponimi i zemrës që të adhurojë Zotin e tij të Vetëm.

Njerëzit e dijes kanë thënë: Muslimani beson në Zot,  në ekzistencën e Tij dhe i bindet Atij. Por se njeriu nuk është i sinqertë vetëm për Zotin Një në adhurimin e Tij dhe në punët e tij, sepse aty ka pjesë  egoja e tij, kërkesa e brendshme që të vlersohet lartë dhe për bujari, dhe dëshira e tij që të marrë falenderime nga krijesat. E kjo është pjesë nga punët e shejtanit që dëshiron ta largojë njeriun nga i Vërteti, Zoti i Gjithësisë. Sikurëse Zoti është Një i Vetëm duhet që dhe adhurimet dhe punët të jenë vetëm për Të.

Prandaj mos vizito të sëmurë me qëllimin se do të vizitojë nëse sëmuresh, mos përcillni xhenaze që të ju përcjellin nesër  të afërmit e tu, mos shtro dreka me ushqim  që të falenderojnë njerëzit, mos reklamo arritjet dhe bamirësitë tua që të kënaqen  veshët duke dëgjuar lavdërimet e njerëzve për ty. 

Ushqejmë të varfër për hir të Zotit, mësojmë Kuran për hir të Zotit, pasojmë bashkësinë, nuk ndahemi nga umeti,  për hir të Zotit,  japim lëmoshë për hir të Zotit, sepse: “Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” ( El-Insan 9) Nuk duam reklama elektronike, sikurse dhe nuk duam deklarime për arritjet dhe bamirësitë e kryera, sepse ; “Por Allahu do t’i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t’u japë shkëlqim dhe gëzim…” ( El-Insan 11)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një ditë na është drejtuar me ligjërim dhe ka thënë: “ O ju njerëz, frikësojuni dhe ruhuni nga ky shirk, politeizëm, sepse ai është më i fshehtë se zvarritja e milingonës.” Një burrë ka thënë: “ O i dërguari i Zotit, e si të ruhemi prej tij?”  Ka thënë: “Thoni: O Zot, të lutemi të na mbrosh që të mos bëjmë shirk me diçka, duke e ditur dhe kërkojmë falje për atë që ne nuk e dimë.

 “O Zot, të lutemi të na mbrosh që të mos bëjmë shirk me diçka, duke e ditur dhe kërkojmë falje për atë që ne nuk e dimë.

Nëse dëshiron që Allahu të mbrojë nga pakësimi i pasurisë, uria dhe sprovat e ndryshme, përmirso veprat tua dhe bëji ato vetëm për hir të Zotit, përmirsoi ato nga shfaqja e tyre, dhe drejtoju Allahut me punët e tua të sinqerta sepse do ta gjesh Allahun e Madhërishëm më pranë teje  se damari i qafës tënde.

Janë përhapur ndasitë,  përçarjet në shoqëri, dhe  grupacionet,  sikurëse janë shtuar grupet  dhe mosmarveshjet në mes bijve tanë. Janë përhapur shprehjet; E kam vizituar dhe nuk më ka vizituar, e kam ngushëlluar dhe nuk më ka ngushëlluar, ju përgjigja ftesës së tij, ndërsa ai nuk ju përgjigj ftesës time, unë e bëra këtë dhe ai nuk ma bëri atë.  Shejtani i mallkuar ka futur zilin tek njerëzit, dhe kanë filluar përplasjet  dhe përballjet me armët e tij. Prandaj jepuni fund grindjeve që ka nxitur shejtani, përsërisni sa më shpesh në çdo kohë; “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, ne jemi nga gabimtarët!”

O ju të lidhur me këtë tokë,  ju përgëzoj me ata që Allahu na ka përgëzuar; “Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij,” (Et-Teube 21) 

O banorët e Bejtul Makdis, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutet për faljen tuaj, dhe kujdeset për ju. O ju të lidhur me këtë vend me sinqeritet! Nga ligjshmëritë e Zotit është dhe përgjigja e lutjeve të profetërve të Tij. Çdo njeri që del nga shtëpia e tij që ka për qëllim vetëm se namazin në këtë xhami, ai kthehet i pastër sikur në ditën që e ka lindur nëna e tij pa gjynahe.   “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.” (Ed-Duha 5)

Ju jeni nga krijesat e zgjedhura të Zotit, ju ka përzgjedhur  Zoti që të kujdeseni për shtëpinë e Tij, xhaminë, ju jeni vizitorët e saj. Ju ka veçuar ju me lidhjen tuaj me të, e ju jeni që kujdeseni për të. Ju ka premtuar falje me kusht sinqeritetin në veprat tuaja. Nuk dëshiron diçka tjetër vetëm se devotshmëri.  Nuk pranohet,  nuk lejohet dhe nuk ka ortakëri dhe shirk në këtë xhami. Nuk ka emër, mendjemadhësi dhe reputacion, nuk ka famë dhe udhëheqje, dhe nuk ka madhërim për krijesat; “dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” ( El-Kehf 110)

Kush nuk drejtohet me rrugën e Zotit, kush nuk mjaftohet me njohjen e  Zotit, kush nuk mjaftohet me dijen që ka dhënë Zotit, atij i ka hyrë hipokrizia në veprat dhe punët e tij.

Banorët e Bejtul Makdis janë vizitorët e kësaj xhamie, zbatues të fjalës së vërtetë, të kapur pas synimeve dhe qëllimeve, të kapur pas vendosmërisë. Ju keni ruajtur vlerën e xhamisë së Aksasë, keni qëndruar pranë saj me shtëpitë dhe pasuritë tuaja, dhe me jetët  tuaja. Keni aktivizuar vakëfet tuaja,  përmirsuar qytetin tuaj, xhaminë tuaj, me fshatrat dhe qytetet tuaja. Ju keni qenë diga mbrojtëse, e palëkundur dhe siguri për vendin e shenjtë: “  rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra 1)  Prandaj ajo ka qenë xhami vetëm për ju pa asnjë ortakëri nga ata që e synojnë. 

Allahun e Madhërishëm e lusim të ju ruaj në këtë vend, të ruaj për ju fenë tuaj, pasurinë tuaj, tokat dhe vendin tuaj. O Zot ruaj çdo njërin që është përpjekur, është i lidhur dhe i vendosur me këtë vend. O Zot përmirso sigurinë dhe qetësinë në të gjitha vendet muslimane, largo të keqen, fatkeqsitë dhe epideminë prej tyre.

O Zot ata që synojnë të keqen e kësaj xhamie, Aksasë, vizitorëve dhe kujdestarëve të saj, ktheju planet në shkatërrim për ta, me të vërtetë je i Fuqishëm dhe ndëshkues i drejtë. “  Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me zemërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh.” ( El-Ahzab  25)

Prandaj qëndroni në lidhjen tuaj me sinqeritetin tuaj. Muslimanët në të gjithë botën do të donin që të ishin prezent në xhaminë e Aksasë, sikurse ju,  jo vetëm për ta vizituar apo për ta shikuar atë, por që të jenë përballë luftës dhe sulmeve që i bëhen asaj (Aksasë), dhe që të thithin ajrin të cilin thithni dhe ju, me shpresën që ti preki dhe ata ajo çfarë ju ka prekur  ju nga nderi dhe krenaria, që të jenë nga ata: “që nuk ju intereson se kush janë përballë dhe kundra tyre.”

 

LEXO  Umeti Islam sëmuret por nuk do të vdesë kurrë

Vazhdimsinë  e të sinqertëve në punët e tyre e mësojmë nga rastet e njerëzve të mëdhenj dhe veprave të tyre. Meslemetu Ibn Abdul Melik, drejtues i njohur i ushtrisë muslimane ka dalur për të çliruar një nga kalatë e tiranëve dhe të padrejtëve  ndaj të shenjtave  të muslimanëve. Kaloi një kohë e gjatë në rrethimin e kalasë,  ushtarët  e tij filluan të dëshpëroheshin. Çdo njëri jepte supozimin e tij.  Një burrë nga muslimanët shikoi një pikë të dobët në murin e kalasë. Fillo që të hapi një tunel që të depërtojnë në pjesën tjetër të kalasë. Arriti ta bëjë këtë  natën, depërtoi në brendësi të kalasë, vrau rojet e portës, i  hapi ato, nga ku hynë muslimanët në kala, çlirimtarë dhe triumfues, duke Madhëruar Zotin, i udhëhiqte  Meslemetu Ibn Abdul Melik. Udhëheqësi i ushtrisë duke qëndruar në mes të ushtarëve të tij filloi të pyes se kush është ai që hapi atë tunel, të cilit Allahu i Madhërishëm i dha çlirimin e kalasë në duart e tij dhe nuk e njeh atë asnjë njeri. Ai thirri nga mesi i ushtrisë; dua të takoj përsonin që ka hapur tunelin? Por nuk i është përgjigjur asnjë njeri. Ka thënë: Unë betohem në Allahun që përsoni që ka hapur tunelin, shkaku i kësaj fitoreje, të më prezantohet vetë. Por përsëri nuk u përgjigj kush. Unë betohem në Allahun që përsoni që ka hapur tunelin, shkaku i kësaj fitoreje të më prezantohet vetë, dhe  kam urdhëruar rojet që ta lejojnë të prezantohet tek unë. Natën ka ardhur një burrë tek çadra e komandës së ushtrisë, i frikësuar dhe i ndrojtur. Roja e ka pyetur: “ Ti je përsoni që ka hapur tunelin? Ka thënë; Unë vërtetë e njoh atë dhe se do të tregoj për të. E lejuan që të hynte tek udhëheqësi pasi mori leje. Udhëheqësi e pyeti: “ Ti je përsoni që ka hapur tunelin, çelësin e kësaj fitoreje?” Ka thënë: Unë e njoh atë dhe se do të jua tregoj, por me tre kushte. Prijësi i ka thënë; “Jam gati të plotësoj kushtet dhe çfarë kërkon.” Njeriu i sinqertë ka thënë; “ Kushtet e mia janë; Së pari që të mos i japësh atij shpërblim, sepse shpërblimin ja jep Zoti. Së dyti të mos e pyesësh atë për emrin e tij, kjo nga frika se me emrin e tij, të afërmit, familja apo pasardhësit e tij mund të kërkojnë të mira nga kjo vepër e tij. Dhe së treti që të mos shkruash për të tek Prijësi i besimtarëve, nga frika se mos i cakton atij ndonjë pozitë apo i ofron ndonjë post.” Udhëheqësi i ka thënë: Nëse dëshiron kështu  atëhere kështu do të jetë.  Atëhere burri ka thënë: “Unë jam përsoni që kam hapur këtë tunel. Pastaj kërkoj leje nga udhëheqësi dhe u largua.” Meslemetu Ibn Abdul Melik kur i vështirsoheshin gjërat, lutej duke thënë: “ O Zot më ringjall me përsonin që ka hapur tunelin.” 

O Zot na mbështet me individë që janë si shembulli i përsonit që ka hapur tunelin, ata të cilët e kanë mundur këtë botë dhe e kanë mbushur  atë me fenë dhe legjislacionin e Zotit. 

“ O robërit e Mi, me të vërtetë ju  bëni gabime natën dhe ditën dhe Unë  ua fali të gjitha gabimet, prandaj më kërkoni falje të ju fali.”

Tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Larg tradhtisë dhe hipokrizisë - Aksa 14.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, që di të fshehtat, Ai që di fshehtësitë e zemrave, Falësi i gjynaheve.

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij të mirë, dhe mbi ata që pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e kijametit, lutje dhe përshëndetje të shumta.

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Sulme të nëpasnjëshme, dëmtimin e gurëve, njerëzve dhe pemëve, dhe  për çfarë normalizimi flet qeveria  e tyre?! Abuzimet ndaj njerëzve dhe vendit  që kanë përballë  njerëz të lidhur me këtë tokë, të vendosur dhe durimtar që janë të bindur në premtimin e Zotit. “Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.”  (El-Haxhxh 40)

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Njerëzit e mirë dhe të sinqertë kanë paralajmëruar nga planet shkatërruese nga armiqt tanë, që duan të shkatërrojnë paqen dhe qetësinë e shoqërisë,  përmes ndikimin të tyre në ndryshimin e mendimit dhe prishjen e rregullit. E sikur të mos ishte vullneti i Zotit dhe më pas ndërhyrja e njerëzve të mirë në këtë gjë nuk do të ishte ndaluar gjakderdhja. Janë ata të cilët udhëhoqën fushatën  në dhënijen e çdo njërit të drejtën e tij që meriton. “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa’ 65)

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Qendrimet  e sheriatit Islam janë  në mbrojtje të jetës dhe ruajtjes nga e keqja, përmes marrjes në konsiderat të shkaqeve, sebepet,  në përballje me këtë epidemi botërore.

Marrja në konsideratë, bërja e sebepeve,  është pjesë e mbështetjes tonë  tek Allahu i Madhërishëm.  Mos marrja në konsideratë e shkaqeve do të thotë mos marrja e përgjegjësive dhe të treguarit  të papërgjegjshëm. Në këtë  situatë  dhe kohë  epidemi është  shfaqur ndjenja e bashkëpunimit dhe përkrahjes, duke  mundësuar ndihma dhe mbështetje të shumta për ata që janë në nevojë, dhe kanë  mundësi të kufizuara. Ata meritojnë mirënjohje dhe falenderime. Sa më shumë dhembshuri dhe përkrahje, do Zoti na mëshiron të gjithëve.

O Allah, që e ke konsideruar salavatin ndaj të dërguarit tonë nga veprat me të cilat afrohemi tek Ti, të lutemi që të afrohemi tek Ti me çdo salavatë dhe përshëndetje që i dërgojmë profetit tonë.

O Zot të lutemi që të japësh durim  dhe qetësi në zemrat e të burgosurve tanë, tek familjarët dhe të gjithë të afërmit e tyre. 

O Zot largo sprovat  dhe vështirsitë nga të gjithë të bllokuarit,  në embargo.

O Zot jep shërim të shpejt dhe të plotë për të gjithë të sëmurët.

O Zot mos lër tek ne gjynah pa na falur, shqetësim pa na  larguar, merrua hakun tonë të padrejtëve, mos lër borxh tek ne pa shlyer.

O Zot shpërbleje për të mirat qe kemi zotërinë tonë Muhamedin, shokët dhe familjarët  e tij. O  Zot shpërblei mësuesit dhe dijetarët tanë, prindërit dhe familjarët tanë me shpërblimet më të mira.

O Zot çdo njërit që është bërë shkak për të mirë për ne, jepi shpërblimin më të mirë. 

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit është; të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedit, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

Post Author: endrit