Sinqeriteti në Njësimin e Zotit të botëve

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    20-10-1446H   18-04-2025 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema   Sinqeriteti në Njësimin e Zotit të botëve

Lavdërimet janë për Zotit. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka vendosur të mos adhurohet askush tjetër përveç Tij,  nuk ka kush që ta devijojë atë që Ai udhëzon, sikurse nuk ka kush që mund ta udhëzojë atë që Ai e humb dhe e verbon.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi e të vërtetës dhe sigurisë të cilën e ruaj tek Allahu.  

Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Zotit, atë e përzgjodhi Allahu dhe e dalloi, e nderoi, e favorizoi dhe e veçoi. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata që ndoqën traditën e tij dhe u kapën fort me udhëzimin e tij.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë  është fjala e Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, djalit të Abdullahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përgatitja më e mirë është frika, devotshmëria ndaj Zotit, kusht i saktësisë së veprave dhe i pranimit të tyre  është të Njësuarit e Zotit dhe pasimi i të dërguarit të Tij. “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (El-Kehf 110)

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe pengoni, frenoni shpirtërat tuaja nga  dëshirat, egoja. Merrini vetet tuaja në përgjegjësi, llogari para të merren në përgjegjësi dhe bindjuni Zotit në fshetësi dhe hapur.  “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju njerëz! Frikësojuni Zotit, dijeni se Ai nuk ju ka krijuar më kot dhe nuk do të ju lëri më kot në këtë botë. Ai ka krijuar jetën dhe vdekjen për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë. Ai  ka marrë nga ju fjalën, besëlidhjen dhe zotimin tuaj për të pranuar Sundimin dhe Njësimin e Tij dhe ka thënë: “ Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë ndaj vetes së tyre, u tha: “A nuk jam Unë Zoti juaj?”. Ata iu përgjigjën: “Po, dëshmojmë se Ti je.”. Kështu bëri Ai, në mënyrë që ju (o njerëz) të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Këtë nuk e kishim ditur.” Ose që të mos thoni: “Me të vërtetë, etërit tanë ishin idhujtarë para nesh, kështu që edhe ne jemi pasardhësit e tyre. A mos vallë do të na shkatërrosh për veprat e atyre që ndoqën mashtrimin?” Kështu, Ne i shpjegojmë hollësisht shpalljet, që ata të kthehen (në rrugën e drejtë).”(El-A’raf 172-174) Ai ka marrë nga ju fjalën, besëlidhjen dhe zotimin tuaj për të adhuruar Vetëm Atë, Një të Vetëm duke mos i bërë Atij shok dhe ortak. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armiku juaj i shpallur, por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë.” (Ja Sin 60-61) Ai ju ka nxitur dhe ju ka këshilluar që ta bëni këtë kur ka thënë: “ Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” (El-En’am 151)

LEXO  Nga kuptimet e agjërimit dhe shpjegimi i statusit të muajit Shaban

O ju njerëz! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka krijuar njeriun për një qëllim të madh dhe synim të lartë që është Njësimi dhe adhurimi i Tij. Gjëja më e madhe me të cilën Allahu ka urdhëruar robërit e Tij, ua ka bërë obligim arritjen e këtij synimi dhe me të cilën ka dërguar të gjithë profetët e Tij është Njësimi i Tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Allahu i Lartësuar ka thënë: “  Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat 56) D.m.th që ta Njësojnë dhe ta Veçojnë Atë me adhurim, askush nuk lutet dhe tek askush nuk shpresohet përveç se tek Ai, nuk i frikësohet dikujt tjetër përveç Tij, nuk sakrifkohet, bëhet kurban, dhe nuk bihet në sexhde përveç se për Atë, nuk betohet vetëm se në Atë, nuk mbështetet tek dikush tjetër përveç se tek Ai.  Të Njësuarit e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij është qëllimi i ekzistencës dhe përgjegjësia më e madhe për njeriun. Për këtë Allahu ka legjitimuar ligjet, vendimet e Tij, ka dërguar profetë dhe ka zbritur libra. Kjo është çështje për të cilën kanë rënë dakort të gjitha fetë qiellore dhe me të janë pajtuar të gjithë profetët dhe të dërguarit e popujve të më parshëm, të kaluar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej atyre (popujve) Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje…” (En-Nahl 36) Sikurse ka thënë: “ Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”(El-Enbija’ 25)

O rob i Zotit! Njësimi i Zotit në besim dhe adhurim është qëllimi i ekzistencës tënde,  synimi i krijimit tënd dhe rruga e vetme që të shpie për në Xhenet.

O ju besimtarë! Zoti ka vendosur, sjellë prova të qarta dhe argumente përfundimtare për Njëshmërinë e Tij, të cilat i vërtetojnë sheriati, ligji fetar, mendja dhe arsyet e shëndosha.    Universi është një libër i shkruar që flet për lavdërim dhe Njëshmëri të Zotit,  dhe atomet e tij, universit, e shprehin Atë në shenjtërim dhe lavdërim të Tij. “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata.” (El-Isra’ 44)

Monoteizmi, Njësimi i Zotit, është e vërteta e qartë, prova e ndritur dhe e vërtetë që është në harmoni me realitetin. Zoti e krijoi njeriun në monoteizëm duke e bëri atë, Njësimin e Zotit,  burim të dinjitetit dhe vlerës së tij, dhe nëpërmjet tij bëri të paprekshme  gjakut dhe pasurinë e tij.

O ju njerëz! Vërtetë realiteti i monoteizmit, Njësimit të Zotit është të veçosh Allahun e Plotfuqishëm me atë që Ai është unike përmes Hyjnores, Zotërimit, Emrave dhe Atributeve të Tij,  të besurit se Zoti i Plotfuqishëm është Një, nuk ka shok në mbretërinë, sundimin dhe menaxhimin e Tij, se Ai është Një i Vetëm që meriton të adhurohet dhe nuk duhet ti drejtohet dikujt tjetër veç Tij. Ky është monoteizmi, Njësimi i Zotit, me të cilin muslimani çlirohet nga barra dhe poshtërimi i adhurimit të idhujve, nga ndjekja e njerëzve të tekave, nga sharlatanët, magjistarët dhe fallxhorët, bindja ndaj njerëzve rebelë dhe xhinëve, dhe nga nënshtrimi i tiranisë së ndihmësve të shejtanit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).” (Et-Teube 31)

LEXO  Madhështia e parimeve Islame në luftë dhe paqe

Ky është monoteizmi, Njësimi i Zotit me të cilin muslimani del nga balta e devijimit dhe iluzioneve,  nga thellësitë e errësirës, ​​drejt dritës së udhëzimit dhe Islamit.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar! “ Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”(El-Bekare 257)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit i kërkoj falje, prandaj, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka krijuar njerëzit për adhurimin e Tij, ka përzgjedhur prej tyre njerëz që i binden Atij, i ka nderuar ata me njohjen e Tij dhe me sinqeritetin në monoteizmin, Njësimin e Tij.

O ju njerëz! Njësimi i Allahut të Lartësuar është shpriti dhe thelbi i Islamit, por se ai është themeli, fillimi dhe shtylla e tij. Ndërsa fjala e Njësimit të Zotit, monoteizmit,  “ S’ka Zot tjetër përveç  Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.”, është porta e hyrjes në të, Islam, dhe përkatësia në të. Ajo, dëshmia,  është slogani i Islamit dhe kriteri ndarës në mes njerëzve të idhujtarisë dhe besimit. Ajo është çelësi i Xhenetit, çmimi i tij dhe ngritja e njerëzve tek Zoti i tyre. Për arsye të saj, dëshmisë,  Zoti ka krijoi njerëzit, dërgoi profetët dhe shpalli librat. Adhurues të Zotit! Dijeni se Njësimi i Allahut të Madhërishëm është kusht për pranimin dhe vleshmërinë e veprave. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” (Ez-Zumer 65) Sikurse ka thënë: “ Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.”(El-En’am 88) Shejtani vazhdon të qëndrojë në pritë për bijtë e Ademit, njerëzit që t’i tundojë  dhe t’i largojë nga monoteizmi, Njësimi i Zotit,  sikurse Zoti i Madhëruar tregon  për të se është betuar duke thënë: “(Iblisi) tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj (njerëzit) të gjithë, përveç robërve të Tu të sinqertë!” ( Sad 82-83) Ndërsa në një hadith Kud’si, Allahu ka thënë: “ Vërtetë Unë i kam krijuar të gjithë robërit e Mi në besim të pastër, në fenë e vërtetë. Pastaj atyre u erdhën shejtanët dhe i devijuan nga feja e tyre e vërtetë. Ata ua ndaluan atyre atë që Unë ua kisha lejuar,  i urdhëruan që të më bëjnë Mua shok, gjë për të cilën Unë nuk kisha dërguar bdonjë argument.”  Hadithin e ka tranmsetuar Muslimi.

O ju njerëz! Diijeni se idhujtaria, të bërit shok Zotit në adhurim, është dy llojesh:

Lloji i parë: Shirku i madh, idhujtaria e madhe që të nxjerrën nga feja. Ai është të kushtuarit e diçkaje nga adhurimi për dikë tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, si; Lutja drejtuar dikujt tjetër përveç Zotit, ofrimi i sakrificave dhe zotimeve për dikë tjetër përveç Zotit, mbështetja në diçka tjetër përveç Zotit për diçka që nuk mund ta bëj dikush përveç Tij. E ky shirk është nga gjynahet më të mëdha. Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ E kam pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kush është gjynahi më i madh tek Zoti?”  Ka thënë: “ T’i bësh Zotit rival, shok,  ndërkohë që Ai të krijoi ty.” Muttefikun alejhi. Ky është shirku i madh të cilin Zoti nuk e falën e as nuk e anashkalon. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.” (En-Nisa’ 48) Zoti ua ka ndaluar Xhenetin atyre që e kryejnë këtë shirk, vepër, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri.” (El-Ma’ide 72)

LEXO  Bindja ndaj të Gjithëmëshirshmit dhe mbështetja për njerëzit e besimit

Lloji i dytë: Shirku i vogël që nuk është aq i madh sa të arrijë në shirkun e madh, por është pretekst dhe mjet për të rënë në të, për të shkuar drejt tij. Të tilla si;  Betimi në dikë tjetër përveç Zotit, bestytnitë, pesimizmi, hipokrizia dhe kërkimi i famës. Quhen politeizëm, shirk i fshehtë, sepse është i fshehur nga disa njerëz. Ky lloj shirku nuk e nxjerrën vepruesin e tij nga Islami as nuk i hedhën poshtë themelet e besimit prej tij por se ai është në rrezik të madh.

Adhurues të Zotit! Politeizmi, shirku, të bërit shok Zotit,  nuk është vetëm në adhurimin e idhujve, por është në çdo zemër që është e lidhur me dikë tjetër përveç Zotit, në çdo veprim që njeriu e përzien me hipokrizi, në çdo lutje që i drejtohet dikujt tjetër përveç Zotit, në çdo betim në dikë tjetër përveç Tij, Allahun e Madhërishëm, në çdo bestytni, pesimizëm dhe mbështetje tek të tjerë përveç Tij.  Nga Mahmud Ibn  Lebidi,  Allahu qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Ajo që kam më shumë frikë për ju është politeizmi, shirku i vogël. Ata thanë: Çfarë është politeizmi i vogël, o i dërguar i Zotit? Ai tha: Hipokrizia, syfaqësia.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

O ju muslimanë! Kurani është libri i Njësimit të Zotit, ai është burimi i legjislacinit Islam, prandaj duhet që të jetë burim i të gjithëve. Nën këtë qiell nuk ka një libër që përmban prova, ajetet, argumente,  dëshmi  dhe kërkesa të larta nga Njësimi i Zotit dhe vërtetimi i atributeve, cilësive të Tij, dëshmi për botën Tjetër dhe për profetësitë, përgënjeshtrim të sekteve të rreme dhe mendimeve të kota  sikur Kurani. Ai është garant i të gjitha këtyre, duke përfshirë në mënyrat më të përsosura dhe më të mira, më të afërta me mendjet dhe më elokuente në shpjegim. Ai është shërimi i vërtetë për sëmundjet e dyshimeve dhe mëdyshjeve, por kjo në varësi të kuptimit të tij dhe njohjes së asaj që nënkuptohet me të.

Në vijim

O njerëz të besimit! Zoti ju mëshiroftë, dijeni se mirësia më e madhe që trashëgohet në zemër, thesari më i çmuar që depozitohet në gjoks dhe e vërteta më sublime që njihet në këtë jetë është Njësimi i Zotit. Ai është çelësi i suksesit dhe shkaku i sigurisë në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Njësimi i Zotit nuk është thjeshtë vetëm një fjalë e thënë me gjuhë, por përkundrazi është besëlidhje e dhënë me Mëshiruesin,  pakt i ndërmarrë me Gjykatësin e Drejt dhe dashuri që asnjë krijesë nuk mund ta rivalizojë në zemër.

O Zot, të lutemi besimin në Një Zot që të mbushi zemrat tona, sinqeritet që nuk përzihet me të hipokrizi, vërtetësi që nuk njolloset nga mendjemadhësi dhe siguri që nuk e depërton dot dyshim.

O Zot, na e bëj dëshminë “S’ka Zot tjetër përveç  Allahut.”, fjalën e fundit që shqiptojnë gjuhët tona në këtë botë, dhe na bëj të qëndrueshëm në të me thënien e fortë në këtë jetë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

O Zot, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, o Kontrolluesi i zemrave forco zemrat tona në fenë Tënde. O Zot, o Drejtuesi  i zemrave, drejto zemrat tona në bindjen ndaj Teje.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.

O Zot, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/657580390396848

Post Author: endrit