Sipas veprave do të shpërbleheni – Medina 10.01.2020

Më të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën,  e ai që e humbën veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, frikë të vërtetë, dhe kujtojeni Atë në fshtehtësi dhe në vështirsi.

O ju muslimanë! Allahu e ka filluar krijimin dhe përsosur atë që ka krijuar, duke vendosur rregull fenë e Tij dhe ligjet e sajtë. I Urti, i Gjithëditur,  Gjithëinformuar,  Mëshirplotë, ndaj  krijesave të Tij, urdhërat e Tij janë një natyrshmëri që nuk ndryshon  dhe nuk tejkalohet. Nga ato që i Madhërishmi ka caktuar janë dhe shpërblimet  që ka dhënë për veprat robërit e Tij, nëse janë vepra të mira, të mira do të kenë, e nëse janë të këqia të këqia do të kenë, “Si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).”(En-Nebe’ 26)  Allahu i Madhërishëm thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë  atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8)

Për të mirën Allahu ka caktuar sevape dhe shpërblime, për shumë prej tyre, atë që është shembull për to dhe i përshtashëm. Shpërblimi do të jetë nga lloji i të bindurit. Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Shpërblimi është gjithmonë nga lloji i vepruesit.” Dhe se për atë që punon vepra të mira do të ketë vetëm se të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?!Er-Rahman 60)

Ai që ruan kufinjtë që i ka caktuar Zotit dhe të drejtat e tij, Allahu e ruan atë në të dy botët. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ruaj Zotin, kufinjtë që të ka caktuar, Zoti të ruan ty.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Nëse njeriu kërkon udhëzimin me sinqeritet, Allahu e udhëzon atë dhe e forcon  në këtë udhëzim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.” (Muhammed 17)

Mbajtja e premtimit të dhënë Zotit është nga besimi  në Zot, dhe në atë që ka ardhur me të i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpërblimi i tyre është premtimi që u ka dhënë Zotit  me xhenet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t’ju futur në Xhenet).”(El-Bekare 40)

E ai që nënshkruan “marrveshje” me Zotin, Zoti e nderon dhe ja shton nderimin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse je i sinqerët , në qëllim, me Zotit, Ai është i sinqertë me ty, do të japë sinqeritet në vepra.” Hadithin e ka transmetuar Nesaiu.

Ibn Kajjimi, Zotit e mëshiroftë, ka thënë; “Për njeriun nuk ka gjë më të dobishme se sinqeriteti i tij me Zotin, dhe se ai që është i sinqertë me Zotin në të gjitha çështjet e tij, Allahu do të zbresë tek ai çfarë nuk ka zbritur tek të tjerë.”

Në bazë të afërsisë së robit me Zotin e tij, me anë të bindjeve dhe adhurimeve  është dhe afërsia e Zotit me të. Allahu i Madhërueshëm në një hadith Kud’si ka thënë: “Nëse robi më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash.” Muttefikun Alejhi.

Tek Zoti i tij, njeriu është sikurëse ai mendon per Zotin e tij, nëse mendon mirë është mirë  e nëse mendon keq është keq. Allahu i Madhërueshëm në një hadith Kud’si ka thënë: “Unë jam ashtu siç më parafytyron robi.” Hadithin e transmeton Buhariu.

Ai që bën më të mirën me besim dhe Njësimin e Zotit, Tevhid , ai do të jenë në botën tjetër në xhenet dhe do të ketë shpërblim shikimin e Zotit të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër!” (Juns 26)

Për namazfalësit do të ketë një portë në xhenet që do ti thërrasi për të hyrë nga ajo, dhe se njerëzit do të dallohen ditën e kijametit nga shenjat e pjesëve të trupit që merret abdes. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë populli im ditën e kijametit do të vinë të ndriçuar në pjesët e abdesit.” Muttefikun Alejhi.

Dhe do të arrijë ndriçimi, zbardhja e besimtarit deri në ato pjesë ku arrin abdesi. Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Muezini kur thërret ezanit, dhe për atë do të ketë sevape sipas veprës së tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Muezinët janë njerëzit me qafën më të gjatë  ditën e gjykimit.” Transmeton Muslimi.

Të gjithë  që e dëgjojnë ezarin, nga njerëzit, xhindët, gurët dhe pemët, do të dëshmojnë për të ditën e gjykimit. Transmeton Buhariu.

Allahu ka urdhëruar që të thirret dhe të përmendet emri i Tij në xhamia. Ai që ndërton një xhami për Zotin, Allahu do të ndërtoj një të tillë për të në botën tjetër. Transmeton Muslimi.

Lëmosha është argument dhe dritë për besimin dhe kredi e shtuar tek Allahu. Ai që shpenzon diçka, si sadaka, Allahu do të ja zëvendësojë me një më të mirë se ajo. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: Ka thënë Allahu i Madhërishëm, o biri i Ademit shpenzo, jep sadaka, që të shpenzohet, të jepet dhe për ty.” Muttefikun Alejhi.

Në çdo ditë që zbardhet tek njeru zbresin dy Melek, njëri prej tyre thotë, O Zot atij që shpenzon, jep sadaka, zëvendësoja atë. Ndërsa tjetri thotë. O Zot atij dorë shtrënguarit, koprracit, paksoja pasurinë.”Muttefikun Alejhi

Agjëruesve ju thuhet: “ Hani dhe pini, urime për shpërblimin e  atyre që kaluat në ditët që kaluat.” Muxhahidi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; Ka ardhur kjo për agjëruesit.

Agjëruesit thirren nga një portë e veçantë, e cila quhet Rejjan. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu  është më e mirë se era e miskut. Ai që vdes Muhrimen, me Ihram, Allahu i Madhërishëm do ta ringjallë me gjynahe të falura.

Përmendja e Allahut ngjallën zemrat, forcon trupat, dhe se për njerëzit e tij shpërblimi më i mirë është përmendja e Zotit për ta. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).” (El-Bekare 152) 

Kush përmendën Zotin në një gjendje, Allahu i Madhërishëm e kujton atë për këtë gjendje. Allahu i Madhërueshëm në një hadith Kud’si ka thënë: “Unë jam te mendimi i robit për Mua dhe jam me të kur më kujton. Nëse më kujton në veten e tij, do ta kujtoj në veten Time. Nëse më kujton në ndonjë kuvend, do ta kujtoj në një kuvend më të mirë.” Muttefikun Alejhi

Kuvendet e përmendjes së Zotit janë kopshte të xhenetit për ata që janë në të, njeriu tek Zoti i tij do të ketë çdo gjë që ka në të. Kanë ardhur tre njerëz tek i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Njëri prej tyre shikoi një vend bosh dhe u ul aty, në mexhlis ulje, i dyti u ul pas tyre ndërsa i treti vazhdoj të shkonte më para. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni tu tregoj për këta tre individë?! I pari prej tyre kërkoj vend  tek Allahu dhe Zoti e siguroi atë. I dyti u turpërua prej Zotit dhe Zoti u turpërua prej tij. Ndërsa i treti prezantoi tek Zoti dhe Zoti ju prezantua atij.” Muttefikun  Alejhi

Feja është krenari dhe nderë për ata që e zbatojnë atë. Ai që ndihmon fenë e Zotit ka siguruar ndihmën e Tij. Allahu i Madhërishëm  ka thënë: “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë.” ( El- Haxhxh 40)

Ai që ndihmon apo udhëzon në një të mirë ka shpërblimin sikur ai që e bën atë të mirë. Ai që ndërton një traditë të mirë, do të ketë shpërblimin e sajtë dhe të atyre që punojnë me të deri në ditën e kijametit. Fatkeqsitë janë caktime të Zotit tek krijesat e Tij. Vlera e shpërblimin është sipas madhësisë së fatkeqsisë. Ai që pranon dhe nënshtrohet, ai do të ketë kënaqsinë e Zotit, e ai që kundërshton do të ketë kundërshtinë, refuzimin e Tij.

Durimi është obligim në urdhërime,  ndalesa dhe caktime të Zotit. Ai që bën durim, atë Zoti e bën nga durimtarët. Ai që e njeh Zotin në qetësi dhe rehati, Allahu e “njeh”, mbron  atë në vështirsi. 

Dituria është rruga që të shpie tek Zoti. Ai që merr rrugën për të mësuar dituri, Allahu do të ja lehtësojë atij rrugën për në xhenet. Atij që Allahu i jep sukses në pendesë dhe takon Zotin e tij duke qenë i penduar, Allahu e pranon pendesën e tij, e takon atë dhe e falën. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin.” (El- Ma’ide 39)

Besimtari kur i afrohet vdekja përgëzohet me kënaqsinë  e Zotit dhe nderimin e Tij.  Ai nuk ka gjë më të dashur për të, sepse e dëshiron takimin me Zotin, dhe se Zoti e do takimin me të.

Kush i trajton njerëzit me të mirë, Allahu e trajton atë me të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër. Krijesa më e nderuar është i dërguari ynë, Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kush e përshëndetën atë një herë, Allahu i Madhërishëm e përshëndetën atë dhjetë herë.

Ensarët nuk i duan vetëm se besimtarët, dhe se kush i do ata Allahu i Madhërishëm e do atë.

Allahu i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet.” Muttefikun Alejhi

Një grua e shthurur  ka mëshiruar një qen dhe i ka dhënë për të pirë ujë, Allahu i Madhërishëm e ka mëshiruar atë dhe ja ka falur gjynahet.

Njerëzit më primarë që të ndihmohen janë të afërmit e gjakut, kush mbanë lidhjet e tij të gjakut, Allahu i mbanë lidhjet me të.

Në përhapjen e selamit, përshëndetjes dhe paqes, ka paqe. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përhapeni selamin që të jeni në paqe, në selam.” Hadithin e ka trasmetuar Ibn Hibani.

Kush  kënaqet me atë që i ka dhënë Zoti, ai ngrihet dhe vlersohet në gradë. Allahu për njerëzit që janë të kënaqur zbret krenarinë dhe fitoren. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq!  Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?”( En-Nur  22) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Vërtetë shpërblimi është nga lloji i veprës, sikurëse ti falën atë që të ka bërë padrejtësi, njëjtë të falim dhe ty, dhe sikurëse ju shfaqni për njerëzit, njëjtë shfaqim  dhe për ju.”

Kush e do një njeri për hatër të Zotit, Allahu e do atë. Kush bën dua lutet për vëllain e tij në mungesë, Meleku  shoqësues i tij thotë; “Amin dhe për ty sikurëse ai”.

Kush lironi vende  në mësime dhe ulje dije shpërblimi është nga ato mexhlise. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kur ju thuhet t’u bëni vend të tjerëve në tubim, atëherë hapni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend (në Xhenet)!”  (El-Muxhadile 11)

Kush shfajson një musliman, Allahu do ta shfajsojë atë ditën e kijametit. Allahu do të jetë për njeriun, krijesën, sikurëse është ai për  vëllezërit muslimanë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i gjindet, ndihmon vëllain e tij në nevojë, Allahu do të jetë në ndihmë të nevojës së tij. Kush  i largon muslimanit një brengë, Allahu do ti largojë atij një të vështirë nga vështirsitë e ditës së kijametit. Kush ja mbulon të metat një muslimani, Allahu i Madhërishëm do ja mbulojë të metat e tij në ditën e kijametit.” Muttefikun Alejhi.

“Kush ja lehtëson atij që është në vështirsi, Allahu i Madhërishëm do të ja lehtësojë në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është në ndihmë të robit të tij , deri sa ai është në ndihmë të vëllait të tij.” Hadithin  e ka transmetuar Muslimi.

Ai që e tejkalon ndaj krijesave, Allahu do të ja kalojë kufirin atij. Kush mundon, torturon një njeri, Allahu do ta mundojë atë me të gjithë forcën nga dënimet prej zjarri. Kush shfyrtëzon nga pasuria e njerëzve për përfitim, Allahu do ta ndëshkoj atë.  Kush  është i kënaqur me Zotin dhe me atë që i ka caktuar, Allahu i Madhërishëm do ta pasurojë atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush është i kënaqur, me atë që ka, Allahu e pasuron atë.” Mutefikun Alejhi.

Nëse njeriu e frenon veten nga e ndaluara, dhe  të kërkuarit nga  krijesat, Allahu e falën atë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Me të vërtetë  kush bën durim dhe nuk kërkon, Allahu e furnizon atë.” Muttefikun Alejhi 

Kush e shoqëron vëllain e tij në një punë, nevojë,  Allahu është shoqëruesi i tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “O Zot, atij që merr përgjegjësi nga umeti im në diçka dhe shoqëron ata në atë përgjegjësi, bëhu  shoqërues i tij.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

E mira vjen vetëm nga e mira, me ndryshim nga e keqja  që vjen me të keqe, dhe shpërblimi i të keqes është njëjtë si ajo e keqe. “Dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!” ( Es-Saffat 39)

Kush verbëron, errëson zemrën e tij nga  e vërteta në këtë botë, Allahu i Madhërishëm do ja verbojë sytë e tij ditën e Mahsherit, kur do dalim  para Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai, që në këtë botë ka qenë i verbër, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe më i humbur nga rruga e drejtë.” (El-Isra 72)

Kush  është larguar nga e vërteta pasi që e ka mësuar atë, Allahu do të largojë zemrën e tij nga udhëzimi drejt dyshimit dhe humbjes. Allahu i Madhërishm ka thënë: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë).” (Es-Saff 5)

Ndërsa ai që kundërshton, refuzon të mirën dhe fenë, do të ndëshkohet  me shmangje  nga besimi dhe e mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, – pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë!”(Et-Teube 127)

Ai që braktisën adhurimin dhe bindjen duke tentuar me qëllim harresën e sajtë, Allahu do ta harrojë atë sikurëse ai  harroi veten e tij duke e lënë  atë në dënim.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata.” (Et-Teube 67)

Shthurja dhe e keqja ka ndëshkim më të rëndë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton.” (El-Bekare 10)

Kush që pengon shikimin, njohjen e tij ndaj fesë, Allahu do ti vendosë atij pengesë, perde që mos ta shikoj dot Allahun ditën e gjykimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre.” ( El-Mutaffifin 15)

Të bërit shok Allahut është gjynahi më i madh në tokë, e ai që e lidhën zemrën e tij me diçka tjetër veç Allahut, ai do ti lihet atij me të cilin është lidhur. Kush tenton emrin dhe pozitën do të shpërblehet sipas asajtë që ka kërkuar, apo vepruar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush kërkon  ekspozim me punët e tij,  Allahu i Madhërishëm do ta ekspozojë me atë që bën, poshtërojë. Kush do të duket, Allahu do ta bëjë atë të duket.” Muttefikun Alejhi

Adhuruesi i dikujtë tjetër veç Allahut do të jetë i zhgënjyer në këtë dynja dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata kanë marrë zota, në vend të Allahut, për t’i pasur ndihmës. Por jo! Ata  do ta mohojnë adhurimin e tyre  dhe do të bëhen armiqtë e tyre.”(  Merjem 81-82) 

Kush kryen një punë në të cilën bën ortak me Zotin dikë tjetër, Allahu e lë atë bashkë me ortakun e tij. Kush adhuron diçka tjetër veç Allahut, ai do ta pasojë atë në zjarrin e xhehenemit. Kush pason një popull jashtë Islamit, është në të gënjeshtërt dhe do të jetë sikurëse ata.

Kush ndërton një portret, pikturë,  do të ndëshkohet me të ditën e gjykimit dhe do ti kërkohet që ti japë shpirtë gjë që nuk mund ta bëjë.

Kush kërkon kënaqsinë e njerëzve duke ju larguar  Zotit, Allahu do ta largojë si dhe do ta braktisin atë dhe njerëzit. Kush urren takimin me Zotin, dhe Allahu e urren takimin me të.

Kush ngren kurthe, intriga dhe pengesa mbi fenë, Allahu i Madhërueshëm do ti shkatërrojë dhe do ti kthejë ato mbi kokën e tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth (dënim), se Allahu është strategu më i mirë.” (Al Imran 54) 

Sikurëse ka thënë i Madhërishmi: “Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata.” (En-Nisa 142)

Kush vonohet në rënditjen e rreshtave  në namaz, Allahu i Madhërishëm do të ja vonojë atë, shprërblimin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të ketë popull, njerëz që vonohen, në rregullimin e safit, deri sa do ti vonojë Allahu.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi

Kush  ka qëndruar larg sexhdes në këtë botë, do ti ndalohet kryerja e sajtë ditën e gjykimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden! Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).” (El-Kalem 42-43)

Mendjemadhësia është nënvlehtësim  i të vërtetës dhe krijesave , i konsideron  njerëzit si diçka e vogël dhe mund ti ketë poshtë këmbëve të tij.

Kush e tepron me gënjeshtra, do ti pritet një pjesë e gojës së tij ditën e kijametit. Transmeton Buhariu.

Imoralëve  do tu sillen zinxhirë prej zjarri nga poshtë tyre. Allahu e ka ndaluar kamatën dhe kush  e përdorën atë ditën e kijametit do ti vendosen gurë në gojën e tij.

Kush fshehën diturin nga njerëzit, nuk e jep atë, Allahu ditë e kijametit, do ta fshehi, groposi atë në një minjerë prej zjarri.  Kush përvetson diçka me pa tëdrejtë do të vijë i ngarkuar me atë që ka përvetsuar ditën e kijametit.

Kush ndalon mirësitë e diçkaje në këtë botë Allahu i Madhërishëm ditën e gjykimit do ti thotë, sot do të ndaloj, privoj nga mirsitë e Mija sikur ndalove atë që se bënin duart tuaja. Transmeton Buhari

Kush pi alkool në këtë botë dhe nuk pendohet prej asajt vepre ai do të privohet prej sajtë ditën e gjykimit. Ai burrë që veshën mëndafsh në këtë botë nuk do ta veshi atë në botën tjetër. Kush  bën thirrje të rreme duke e shpeshtuar atë, Allahu nuk i shto diçka të mirë, përveçse ja pakson ato. Mirsia e përpjekjes është në këmbënguljen e sajtë. Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon mirësinë e një populli dhe mënyrën e jetesës, derisa të ndryshojnë ata nga padrejtësitë dhe kundërshtitë. Tallja me fenë dhe besimin e tjetrit,  shpërblimi do të jetë me të njëjtën vlerë. Kush tallet me robërit e Allahut, Allahu do të tallet me të. Nga shenjat e hipokrizisë është urrejtja ndaj ndihmuesve të fesë,  dhe kush  i urren ata Allahu do ti urrejë. Kushdo që e vret veten e tij, me atë që vret veten do të dënohet ditën e gjykimit. Vjedhësi që e përlyen dorën e tij me të ndaluar e ka bërë hak prerjen e dores së tij. …… 

Për çdo individ që largohet nga vendi i tij, me forcë, do shkruhet për të një luginë që do thirret me emërin e tij ditë e kijametit. Kush mallkon dikë me patëdrejtë, ai mallkim i kthehet atij. Allahu i ka mallkuar ata që mallkojnë prindërit e tyre. Padrejtësia është errësirë për të padrejtin ditën e gjykimit. Kush do që bën një padrejtësi sa do të vogël Allahu do ta zbresë atë nga një lartësi sa shtatë herë madhësia e tokës. Ai që ndërpret  lidhjet farefisnore është shumë më i keq se sa ata që ai këputen lidhjet me ta, Allahu i Madhërishëm thotë për lidhjet e gjakut; “A nuk ishe i kënaqur për atë që  kishe si lidhje gjaku, dhe  u kënaqe me atë që ndërpreu lidhjet me ty?!” Muttefikun Alejhi

Allahu i Madhërishëm ka premtuar dënim për ata që i dënojnë njerëzit me pa të drejtë. I dërguari i Allaut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu do ti ndëshkojë ata të cilët i mundojnë njerëzit në këtë botë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Shtimi i dëmtimeve dhe vështirsive për krijesat është shtim i dënimit për të ditën e gjykimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i bën dëm dikujtë, Allahu do ti bëjë dëm atij, dhe kush vështirson tek njerëzit, Allahu ja vështirson atij ditën e gjykimit.”  Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Kush do që është kujdestarë i diçkaje dhe jua vështirson jetën njerëzve, Allahu do të ja vështirsojë atij  ditën e gjykimit, e nëse i pengon ata në nevojat e tyre, Allahu do ta pengojë atë në nevojat e tij.

Kush do që shfaqën të turpshmet e muslimanëve, Allahu do të shfaqi të turpshmet e tij deri sa ta fëlliqi atë brenda në shtëpinë e tij. Transmeton Ahmedi.

Përgojuesi që  shqetëson muslimanët  me gojën e tij, do të vijë ditën e gjykimit me thonj prej bakri që gërvishtin fytyrën e tij. Ai që dëgjon bisedat e një populli në fshehtësi, që është gjë e urryer për ta, do të vijë ditën e kijametit me veshë të bllokuar me plumb.

Qyteti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i sigurtë,  kush do që tenton të frikësojë popullin e këtij qyteti Allahu i Madhërishëm do ta frikësojë atë.

Kush do që ka dy gra, dhe mbushën me dyshim  njërën  prej tyre, ditën e kijamet do vijë i mbushur me dyshime.

Nëse njeriu hapën portën e një çështjeje të diskutueshme, të debatuar,  Allahu i Madhërueshëm do ti hapi atij portën e varfërisë. Koprracia dhe dora e shtrënguar është pengesë për bereqet dhe orjentues  për llogari të vështira. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos bëj llogari sepse Allahu i Madhërishëm do të llogarisi.” Muttefikun Alejhi.

Në vijim, O ju muslimanë! Allahu  i sheh vërtet robërit e Vet,  është gjithnjë në pritje të veprave dhe punëve të tyre, dhe se do ti shpërblejë të gjithë sipas veprave që kanë punuar. Shpërblimi i tyre është prej të njëjtave se çfarë kanë punuar, të mira apo të këqia qofshin. Atë çfarë u  bën të tjerëve  do të të bëhet ty. Kush dëshiron të shikojë vendin e tij lartë tek Zoti,  le të shikojë se çfarë ai ka punuar për  Zotin. 

Allahut të Madhërishëm i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” ( Fussilet  46)

Zoti ju begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është falës mëshirues.

 

LEXO  Merrni mësim nga popujt para jush - Medina 21.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Kjo botë është vendi i punëve ndërsa bota tjetër është vendi i shpërblimit. Allahu i Madhërishëm disa shpërblime ja jep robit të Tij që në këtë botë. Mirësia e tyre është në falenderim për njerëzit e bindur ndaj Zotit si shenjë përgëzimi për ta. Fatkeqsitë që kalohen me durim janë shlyerje  apo falje gjynahesh. Ndërsa i shthururi që është refuzues dhe kundërshtues që zgjatën në të, ndëshkimi i tij tek Allahu do të jetë më i fortë. E nëse ndëshkimi i tij vonohet,  është caktimi i Zotit që i vjen  në shenjë joshjeje për të.

Dijeni se  Allahu i Madhërishëm  na ka urdhëruar që të biem në Salavate për të Dërguarin e Tij kur na ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, bekoje  dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit,  dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. Shkatëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend të botës, o Zot bëj ata të kthehen tek Ti me mirësi o i Fortë, o Fuqiplotë.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi  i zjarrit.

O Allah! Ti je Zoti ynë,  s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur me ta, mbështeti ata në të mirë dhe devotshmëri. Bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët, o më i Madhi më Bujari.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit