Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 27-03-1447 H 19-09-2025 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Të ecësh drejt Zotit është fitore dhe shpëtim
Lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, falje dhe udhëzim kërkojmë. Atij i besojmë, nuk e mohojmë dhe jemi armiq me ata që nuk e besojnë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai e dërgoi atë me udhëzim, me fenë e vërtetë, me dritë dhe këshillë pas një periudhë kohe pa të dërguar, udhëzues, me dituri të kufizuar dhe me njerëz që kishin humbur rrugën, me kohë të ndërprerë, me afrimin e orës dhe ku koha e caktuar ishte afër. Kush i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij, me siguri që është udhëzuar, e kush nuk i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij ka humbur rrugën e drejtë, ka lënë pas dore dhe ka devijuar shumë largë rrugës së duhut.
Në vijim
Kini frikë Allahun, i Cili nuk ju krijoi më kot dhe as nuk e ka lënë çështjen tuaj pas dore. Vërtet, ka fituar ai që i bindet Zotit të tij, i përkushtohet Atij me përkushtim të plotë dhe i kryen detyrimet e Tij në një mënyrë të plotë, të saktë. Ka dështuar dhe humbur ai që e kalon kohën e tij në të kotë, dhe e shtynë jetën e tij duke mos qeni i bindur dhe i pa angazhuar.
O ju njerëz! Meqenëse njeriu duhet me pa tjetër të kalojë nga kjo botë në botën Tjetër, Ahiret, Zoti i botëve, Allahu i Plotëfuqishm, solli të dërguar nga mesi i robërve të Tij për t’i informuar ata për vendbanimin në të cilin do të shkojnë dhe për rrugën që i çon ata në atë vend. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, i shpalli të dërguarit të Tij, Muhammedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe mbi familjarët e tij, përshkrime koncize, të qarta, gjithëpërfshirëse dhe të mjaftueshme për ditën e Kijametit, për shkatërrimin e të gjithë botës dhe ringjalljen që do të vijë pas saj, derisa çdo njeri të hyjë në vendin e tij. Zoti i Lartësuar ka thënë, e Ai është më i sinqerti në fjalën e tij, Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!: “ Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin. Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. Secilit do t’i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar. Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t’u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar nga gjiri juaj, të cilët ju lexonin Shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve. Atyre u thuhet: “Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni gjithmonë!” Sa vend i shëmtuar që është ai për arrogantët! Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” Ata do të thonë: “Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt! Do t’i shohësh engjëjt të tubuar rreth Fronit, duke lavdëruar me falënderim Zotin e tyre. Njerëzimi do të gjykohet me drejtësi dhe të gjithë do të thonë: “Falënderimi qoftë për Allahun, Zotin e botëve!” (Ez-Zumer 68-75)
O vëlla musliman! Medito mbi këto ajete në fundin e sures Zumer dhe kupto se çfarë ato tregojnë. Medito mbi madhështinë e Allahut dhe përsosmërinë e fuqisë së Tij derisa të jesh i sigurt, i bindur se Ai është Një dhe i Vetëm, Unik dhe Absolut, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë! Ai është i Gjalli, i Përjetshmi, Ai nu ka partner, ndihmës apo shërbëtor. Përkundrazi, i gjithë krijimi është në dorën dhe kontrollin e Tij. Ai i shikon ata, dëgjon fjalët e tyre, i di sekretet dhe pëshpëritjet e tyre.
O ti musliman! Nuk të lejohet që të kërkosh ndërmjetës në mes teje dhe Zotit tënd, të Madhërishëm dhe të Lartësuarit. Ai është afër teje, më afër teje se damari yt i qafës. Ai, Zoti i Lavdëruar, është i veçuar nga krijimi i Tij, i vendosur në Fronin e Tij. “ Asgjë e askush nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura 11)
O ti musliman! Frikësoju Zotit! Mbështeti shpresat tua vetëm tek Zoti, mbështetu tek Ai në të gjitha çështjet, dhe kërko në Madhështinë dhe Fuqinë e Zotit në të gjitha rrethanat. Kërkoni ndihmë prej Tij dhe në përmbushjen e nevojave, sepse Ai është Zoti, në dorën e të Cilit janë fatet e të gjitha gjërave, thesaret e qiejve dhe të tokës dhe çelësat e çdo gjëje. Çdo gjë tjetër i përket Zotit, prandaj drejtohuni për tek Ai, sepse ata nuk posedojnë për veten e tyre asnjë dëm ose dobi përveç asaj që dëshiron Zoti. Dhe : “Askush nuk mund të pengojë atë që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij dhe askush, përveç Tij, nuk mund të japë atë që Ai e pengon. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Fatir 2)
Kërkoni nga Zoti udhëzim dhe sukses, sepse askush nuk i posedon ato përveç Tij. O Zot, na frymëzo të bëjmë atë që është e drejtë, na mbro nga të këqijat e veteve tona dhe nga ligësia e veprave tona. O Zot, kërkojmë ndërmjetësimin e profetit Tënd Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lejo atë të ndërmjetësojë për ne. O Zot, na beko me Kuranin Fisnik, na bëj dobi nga ajetet dhe përkujtimet e tij të urta që ai përmban.
Zotit të Plotfuqishëm i kërkoj falje për veten time, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Ai kërko falje, sepse vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë për bekimet dhe mirësitë e Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira.
Në vijim
Vërtetë fjala më e mirë është Libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i profetit tonë Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë ato që shpiken, risitë, çdo çështje e shpikur është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në Zjarr të Xhehenemit.
Adhurues të Zotit! Mbrohuni veten me Librin e Zotit, Kuran, dhe me sunetin e profetit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nga çështjet e shpikura, risitë. Adhuroni Zotin me dituri dhe mençuri. Kini frikë Zotin dhe kini kujdes prej Tij, sepse Ai ju shikon dhe ju dëgjon. Bëni dëshirat tuaja të ndjekin atë që solli i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Thoni sa më shpesh: “S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, sepse kjo fjalë është çelësi i Xhenetit dhe zbatoni kuptimin e kësaj fjale. Dërgoni lutje dhe përshëndetje mbi profetin tonë fisnik, sepse Zoti juaj, i Madhërishëm dhe i Lartësuar, ju ka urdhëruar duke thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) E ajo është nga e drejta e tij mbi umetin e tij, nëpërmjet saj ngushëllohen zemrat tuaja, lehtësohen shqetësimet tuaja, plotësohen nevojat tuaja falen gjynahet tuaja dhe me të do të meritoni ndërmjetësimin e tij për ju.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, poseduesin e pozitës së lavdëruar dhe i luginës së premtuar, në Xhenet.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e e tjerë të dërguarit, me tabi’inët dhe me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, bashko fjalën e muslimanëve në të vërtetën, shkatërro armiqtë e fesë dhe mbro ndjekësit e Islamit, o Zoti i botëve.
O Zot, na jep siguri dhe stabilitet në vendet tona, ruaj udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, dhe princin besnik të kurorës, udhëzoji ata drejt asaj që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur në fjalë dhe vepra, dhe drejt asaj që është përmirësimi i vendin dhe popullin.
O Zot, mbështeti ata të dy me Islam dhe ndihmo muslimanët nëpërmjet tyre. O Zot, mbroji të gjithë sundimtarët e muslimanëve dhe jepu atyre sukses që të punojnë me Librin Tënd, Kuranin, dhe me sunetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.
O Zot, shpëtoni muslimanët e shtypur dhe të dobët në Palestinë. O Zot, të lutemi të na mbushësh zemrat plot gëzim me çlirimin e xhamisë Aksa nga duart e sionistëve uzurpues.
O Zot, largo nga ne rritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, tradhtinë bashkëshortore, tërmetet, fatkeqësitë dhe sprovat e liga, të dukshme dhe të fshehura, nga ky vendi ynë dhe nga të gjitha vendet muslimane.
O Zot, fali të gjithë muslimanët që dëshmuan për Njëshmërinë Tënde dhe për mesazhin e të dërguarit Tënd dhe vdiqën në këtë gjendje.
O Zot, lehtëso shqetësimet e të shqetësuarve, largo vuajtjet e të pikëlluarve, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe dhe shëro sëmundjet e muslimanëve.
O Zot, na dërgo shi dhe mëshirë dhe mos na bëj prej të dëshpëruarve. O Zot, të kërkojmë falje, sepse Ti je Falës, prandaj dërgo nga qielli shi të bollshëm mbi ne. O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.
O Zot, ki mëshirë për robërit e Tu, tokën Tënde dhe kafshët, krijesat Tua, shpërndaje mëshirën Tënde dhe ringjalle tokën Tënde të vdekur, Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
“Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj