Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
26-5-1440 H 1-2-2019 D
Shejh Saud Shurejmi Largë ligjërimit të urrejtjes
Lavdërimet për Zotin, të Plotfuqishmin, Falësin, Ai që bën të kalojë dita në natë, dhe nata në ditë, Ai që di të fshehtën dhe të hapurën, di çfarë ka në lartësitë e maleve dhe në thellësitë e deteve, Atë nuk e arrin dot syri i njeriut, por Ai shikon çdo gjë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, krijon çfarë dëshiron dhe përzgjedhën prej tyre. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi pjestarët e familjes së tij të pastër, mbi gratë e tij, nënat e besimtarëve gratë më të mira, mbi shokët e tij prej të shpërngulurve (Muhaxhirinët) dhe ndihmuesve (Ensarët), dhe mbi ata që kan ecur në rrugën e tyre dhe kanë ndjekur udhëzimin e tyre derisa të ekzistojnë nata dhe dita, përshëndetje dhe lutje të shumta.
Në vijim
O ju njerëz! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, kapuni pas Islamit me lidhje të fortë, qëndroni në bashkësinë e muslimanëve, sepse me të vërtetë Ndihma e Allahut është me bashkësinë dhe unitetin. Pendohuni të gjithë tek Allahu xh.sh me qëllim që të shpëtoni.
Adhurues të Zotit! Me të vërtetë çdo shoqëri me thjeshtësi në të drejtën përhapën stabilitet, dhe ekujlibër në dialog, largon përçarjet dhe thirrjet e tij, duke u kujdesur që të përqëndrohet në shkaqet e sajë, të drejtës. Ajo se çfarë mund të ndikojë tek ajo nga qasja e ligjërimeve, apo çfarë e afron atë me të, nuk është tjetër vetëm se të vënit në dukje të mungesës së përqëndrimit tuaj, që mund ta ngrejë apo shtojë ndikimin. Ajo se çfarë është e dukshme nga ajo që vuan umeti i Islamit, është qasja ndaj leximit dhe dëgjimit, që tregon mungesë force në këtë aspekt, por do e kënë një kufi pa asnjë dyshim. Nga më irritueset e kësaj qasjeje është ligjërimi i urrejtjes mes njëri tjetrit, e për hapur në mesin e atyre që flasin për këtë dhe në këtë shoqëri Islame, me lapset dhe fjalimet e tyre, që janë përhapur siç përhapet zjarri në qymyr. Ky ligjërim në të cilin nuk ka përfitim, nuk ka ndonjë dobi bindëse dhe të bazuar diku, por vetëm se ato janë hollësi që nuk janë të mira, të pavlehshme dhe pa dobishme. Por ato janë hollësi në të cilat lëvizën djalli, duke bërë vesvese në mes atij që e shkruan ligjërimin e urrejtjes dhe atij që e predikon atë. Ai që ndikohet nga kjo lëvizje nuk do e pranojë tërheqjen, duke u bërë pengesë për ligjerimim e asaj që është më e mirë. Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaji, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre.”(El-Isra’ 53)
Me të vërtetë ligjërimi i urrejtjes është i gjithi fjalë e shkruar apo e dëgjuar që provokon acarim apo fitne përçarje, dhunë, mospërfillje, përsosmëri të individit, të gjitha këto në mes individëve dhe shoqërive. Rrezikshmërija e këtij ligjërimi qëndron në çrregullimin e mendimit dhe të sigurisë së shoqërisë, të cilat ndikojnë në cilësinë e njohjes dhe në homogjenitetin shoqëror. Me këto të dyja(njohja dhe unitetit) me suksesin e Allahut i ruajmë shoqëritë në stabilitet të qëndrueshëm, dhe me këto të dyja luftohet kaosi, duke i shmangur ato dhe vazhimin e komunikimit me individët dhe shoqërinë.
Ligjërimi i urrejtjes tenton të qëndrojë në nivel të qëndres duke shfrytëzuar të mesmen që është e njohur për stimulimin që i bën zmadhim apo hipërbolizim të paknaqsisë, dhe devijim të humbur, duke u bërë këshhtu ligjërimi i mesëm apo mesatarë, viktimë e këtyre metodave që thërrasin në urrejtje.
Ai që është i plotësuar dhe kupton e shikon se predikimi i tyre nuk është i drejtë, sepse ata janë pa ndonjë të kaluar dhe janë të ngushtë në komunikim. Ndërsa i devijuari kundërshtues pason ligjërimin e ashpër sepse ai nuk zbret shikimin në largësin dhe arratinë e tij.
Adhurues të Zotit! Këto ligjërime mbështeten në emra racional dhe nuk kanë mbështetje tek emra të mëdhenj dhe të njohur, apo të qartë dhe të provuar.
Ndërsa ligjërimi i mesëm, lëvizën si vetëtimë nga veshi për në zemër, mos u mashtoni prej tyre, sepse nuk ka më të pastër se gjuha e sinqeritetit, dhe se vendi i tij është gjithmonë në lartësi: “Dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.”(Merjem 50)
Ai që dëshiron që ligjërimi të pranohet tek njerëzit dhe të jetë ndikues për të mirë, le ta nderojë atë ligjërim si shërim për njerëzit, dhe jo tolerimi i tyre, të kujdesurit për të arritur atë që është e dobishme për ta, dhe jo atë që është e dëmshme për ta, duke jua dhënë atë me butësi dhe jo me ashpërsi. Sepse kështu na ka urdhëruar Allahu xh.sh, në ligjërimin e djalit të Ademit, zotërisë së njerzimit, të cilit i janë dhënë të gjitha format e ligjërimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të cilin Allahu xh.sh thotë: “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.”(Et-Teube 128) Mëshira dhe butësija, dhe kujdesi për njerëzit, janë cilësi që nuk bashkohen tek një njëri që ka gjuhë dhe predikim të urrejtjes.
Adhurues të Zotit! Populli e ka kuptuar në mënyrë të gabuar domethënijen e lirisë së shprehjes, që nuk ka lidhje me lirinë dhe nuk është prej kësaj lirije në bazë as në origjinë. Derisa ata e kanë konsideruar këtë liri nga pasuria e njerëzve dhe të shenjtat e tyre pjesë e tyre, të pëlqyeshme dhe lule të këndshme, nga e cila del erë e nxitjes, shkakut dhe e shkatërrimit.
Nga kjo dehen të luhaturit dhe të hutuarit, dhe guximtarët bartësit e fjalëve të thashë dhe më tha.
Adhurues të Zotit! Ligjërimi i urrejtjes është dhunë me shprehje, dhe se Allahu xh.sh atë që jep me butësi nuk e jep me dhunë. Allahu i Madhërishëm i thotë të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”(Al ‘Imran 150)
Ligjërimi i urrejtjes është ligjërim që ndanë dhe nuk bashkon, largon dhe nuk afron, prishën dhe nuk përmirson, ai është si ai që shikon gjahun dhe mbushën syrin duke e marrë në shenjë, por nuk e vret dot atë (gjahun). Ligjërimi i urrejtjes është si shkuma e ujit të lumit që përplaset në shkëmbinjë, që ikën menjëherë dhe nuk qëndron dot në tokë. Të gjithë ata që praktikojnë ligjërimin e urrejtjes, nga egërsija e tyre, urrejnë libra dhe emra të caktuar autorësh, urrejnë dëgjimin e thënijeve të tyre apo leximin e thënijeve të tyre. Ai është një ligjërim që e futën përsonin në një fushë të ngushtë veprimi, në të cilën nuk shikon vetëm se veten e tij, tek ai nuk ka vend për mendim të mirë apo kohë për ndryshim, por ai është vullkan që shpërthen dhe që gjuan vetëm me lavën e tij, dhe nuk shpëton asgjë që i del para atij pa u djegur apo dënuar.
Ligjërimi i urrejtjes është ndjenjë e trishtuar, armë e të nxituarit, ai është përkrahës i të fshehtës që është e mbushur me turp dhe kotësi dhe me përhapje të rreme.
Adhurues të Zotit! Ligjërimi i urrejtjes nuk është sëmundje që trashëgohet, për të cilën njeriu nuk ka mundësi për të zgjedhur, por ajo është e ndërtuar nga një përzierje tekanjoze që mbulohet nga një mendim i cekët dhe një shpirtë i hipnotizuar, ku të dyja sëbashku janë një bakterje e ngelur në ajër, që bie tek çdo njeri që është në boshllëk të moralit dhe drejtësisë. Rritja e këtij bakteri tek një njeri i tillë, është në varësi të mundësisë se sa bartën ai njeri nga dëmet e tij, ku ndoshta mundet që ta largojë para së të bieri mbi të dhe në varësi të tij, ose më e pakta largimin e tij pasi që ai të ketë rënë. Por mbrojtja është më e mirë se mjekimi apo shërimi prej tij, sepse ajo është më e gjërë dhe më e shëndetshme se përmirsimi nga këto lloj bakteresh.
Nëse njeriu nuk ka mundësi në përmirsimin e ligjërimit të tij, dhe ngjyrosjen e tij me ngjyrën e dëshiruar dhe të duhur, shërimin dhe këshillimin e të tjerëve, atëhere ilaçi i fundit për të është heshtja. Normal që është heshtja sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Kush ka besuar Zotin dhe ditën e gjykimit, le të thotë një fjalë të mirë ose të heshtë.” Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
Nga mirësitë e Allahut për pasuesit e Islamit, është se me legjitimitetin e tij të plotë thërret që të qëndrojmë sa më largë nga ligjërimi i urrejtjes, dhe nuk ka diçka të çuditshme në këtë sepse vetë Allahu xh.sh ka thënë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë.”(El-Bekare 143) Dmth drejtësia është më e mira, duke bërë përpara me drejtësi në fjalë dhe vendim ndaj atij që kundërshton. Me më të mirën bëjnë para në punë dhe në sjellje me të tjerët. Por analiza dhe diskutimi të cilin pasojnë grupi i tyre, është si pasoj e daljes dhe anashkalimit të kësajë mirësije dhe angazhimin në drejtimin e sajë. Shikojmë disa që largohen prej kësaj mirësije në drejtim të pa pëlqyer dhe jo lavdërues.
Nëse njeriu nuk ndjekën fjalën e Zotit të tij, duke marrë anën e atyre që flasin atëhere të ketë parasyshë se, më i miri ligjërim është ai që është i mëshirshëm dhe ligjërimi më i keq është ai që lejon urrejtjen.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet për çdo gabim dhe të metë, kërkoni falje tek Zoti dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zoti është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Allahun e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin që na jep.
Në vijim.
Friksojuni Allahut o adhurues të Zotit. Dijeni se është përhapur në këtë kohë një mendim negativ nga jomuslimanët në drejtim të Islamit dhe ndjekësve të tij. Ky mendim ka përhapur një ligjërim urrejtje ndaj Islamit dhe ndjekësve të tij, sa që ka shfaqur një tipar të hapur në një pjesë të mjeteve të tyre, është shtuar diskutimi rreth tyre, dhe rreth motiveve të tyre . Çështja nuk është më larg se ai që mbulon dhe predikon ligjërimin e urrejtjes kundra Islamit dhe muslimanëve, përveç se një kontrate e thellë(e heshtur), ose një kundër përgjigje në të kundërtën (negative) si mbyllje të papranueshme, nga njerëz që konsiderohen se janë nga ndjekësit e Islamit, ose me të dy çështjet sëbashku.
Çfarë do qoftë shkaku i tij, me kontratën e thellë, nuk mund të mashtrohet populli Islamit nga ajo kontratë. Çfarë do që të bëjnë nuk mund të heqin nga gjokset e tyre për veç se atë që ka dëshiruar Allahu. Ai që dëshiron të veçohet me diçka ai do të veçohet me çfarë ka kërkuar. Allahu xh.sh ka thënë: “Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.”(El-Buruxh 8)
Nëse shkaku i tij është përgjigje me vepra të kundërta, duke konsideruar gabim disa nga njerëzit e Islamit, kjo është ajo që na intereson që në fillim të herës, sepse njerëzit e Islamin janë ata që na interesojnë për shembull të mirë, dhe përputhja e veprave të tyre me atë se çfarë ju mveshin atyre. Me të vërtetë njerëzit e tjerë nuk ndajnë nga ajo që shpalosin njerëzit e Islamit dhe ajo se cfarë është Islami. Çdo gabim në të cilin bie ndonjëri prej tyre ata do ta konsiderojnë dhe e etiketojnë si gabim të Islamit.
Çfarë është për të ardhur keq o adhurues të Zotit se shumica e atyre që e urrejnë Islamin nuk është se urrejnë shembullin pozititv nga Islami çfarë përmban nga fjalët dhe veprat e tij dhe morali i tij, sepse tek ata nuk ka arritur kuptimi i eminencës së Islamit, universaliteti i tij, drejtësija e tij, gjithëpërfshirja e tij apo përsosmërija e tij në çdo kohë dhe vend.
Nga këtu është detyrë e të gjithë ndjekësve të Islamit në përgjithësi, dhe njerëzit e dijes në veçanti, që të jenë paraqitës të shkëlqyer të Islamit, në vendet e jomuslimanëve.
Përmes ligjërimit të mesëm, lapsit ekujlibrues dhe me veprime të lavdrueshme. Duke shpalosur në mes të atij populli kuptimin e vërtetë të Islamit, në shikimin e tij për jetën, nga ana politike, ekonomike, kulturore,cililizuese, për individin, femër apo mashkull, për familjen e përbërë nga antarë, dhe për shoqërinë e përbërë nga familjet. Duke treguar se Islami është fe e vlerës që përfshin çdo aspekt të jetës, dhe nëse ndodhën ndonjë gabim nga muslimanët, ai gabim është nga individi dhe jo nga Islami.
Sikurëse duhet që të ketë nga njerëzit e informacionit dhe organizatat dhe shembujt e tyre, përpjekje të pa reshtuara në këtë çështje të madhe. Ata kanë përgjegjësi çfarë nuk e ka dikush tjetër veç tyre, sepse ato janë mënyrat më të mira dhe me më ndikim dhe efekt për të treguar dhe ngritur lartë moralin e Islamit. Ligjërimi shërues është ligjërimi të cilin duhet ta përdori muslimani me atë popull. Sepse për moralin e humbur nuk ka dikush që e arrin veç këtij ligjërimi, Allahu xh.sh është Ai që tregon rrugën e drejtë.
Lutuni dhe përshëndeteni më të mirën krijesë dhe më të pastrin e njerëzimit, Muhamedin djalin e Abdullahit, poseduesi i ndërmjetësimit ditën e gjykimit, Allahu xh. sh ju ka urdhëruar me këtë duke e filluar me Veten e Tij, pasuar me Melaiket e Tij kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin a.s. dhe familjen e tij. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit Muhamed, paqja dhe shpëtimi I Zotit qoftë mbi të, mbi tabiinët dhe ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e kijamet, mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartësoje islamin dhe muslimanët, o Zot lartësoje islamin dhe muslimanët.
O Zot shkatërro mohuesit dhe politeistët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, sunetin e të Dërguarit Tënd dhe robërit e Tu besimtarë.
O Zot largo ankthet e atyre të shqetësuarve nga muslimanët, dhe largo vështirsitë e atyre që janë në vështirsi, mundëso larjen e borxheve atyre që kan borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na jep siguri në vendin tonë dhe përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden, janë të devotshëm ndaj Teje dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi.
O Zot jepi sukses kujdestarit dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjëndjes së vendit dhe njerëzve.
O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.
O Allah Ti je Zoti ynë nuk ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i Pasur ne jemi që kemi nevojë për Ty.
O Zot zbrit mbi ne shi, dhe mos na bëj nga ata që i humbin shpresat.
O Zot zbrit mbi ne shi, dhe mos na bëj nga ata që i humbin shpresat.
O Zot mos na e bëj të pa arrirë atë që është më e mirë tek Ty, dhe na largo çfarë është më e keqe tek ne, o më i Madhi më Bujari.
O Zot na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.