Të ligat me të cilat s’duhet te pajtohemi – Shejh Muhamed Selim Muham Ali – AKSA – 12.10.2018

Hytbeja e Kudsit 12.10.2018

Të ligat me të cilat duhet te pajtohemi

Shejh Muhamed Selim Muham Ali

Falënderimet i takojnë Allahut i Cili thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht që Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona, vërtet Allahu është me punëmirët” Ankebut 69.

O mysliman! Nëse arrin t’i mbyllësh sytë e të flesh pa e rezervuar një vend në Xhenet, atëherë kontrollo veten dhe lufto egon, pasi që luftimi i egos është lufta më e madhe, një adhurim për të cilin je krijuar.

Zoti të drejtohet e të thotë: “Dhe adhuroje Zotin Tënd derisa  të të vijë e vërteta” Hixhr 99, dhe e vërteta është vdekja.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut i Cili ka thënë:”Ti mere të lehtën, urdhëro për mirë dhe distancohu prej të paditurve” Araf 199.

Ky ajet ka përmbledhur cilësitë e mira, pra ta falësh atë që të ka bërë keq është burrëri, t’i japësh atij që s’të ka dhënë është mirësi, të mbash lidhje me atë që i ka shkëputur është moral i lartë.

Të distancohesh prej të padrejtëve dhe të mos hakmerresh, nëse ti nuk e fal atë që të ka bërë padrejtësi, vallë kush do të sillet drejtë me të, pushtuesi?

Nëse ti nuk i jep atij që s’të ka dhënë, kush do t’i japë atij, armiku mosbesimtar?

Nëse ti nuk i forcon lidhjet me atë që i ka shkëputur, kush do lidhet me të? E nëse nuk sillesh drejtë me atë që s’ta ka ditur vlerën, si do jetë halli e përfundimi jot?

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ai është i dashuri ynë, dashuria e të cilit mbush zemrat tona dhe rrjedh në venat tona, ai është që ka thënë: “Sjellja e mirë dhe fqinjësia e mirë, e ndërtojnë vatanin dhe e shtojnë jetën” Ahmedi, saktësoi Albani.

O ti mysliman palestinez! Ndërtoje vatanin dhe shtoje jetën, duke u sjellë mirë me fqinjin, përgjigju urdhërit të Profetit a.s, i cili të drejtohet ty me fjalën: “Dhe me njerëzit sillu me moral të lartë.

Zot bekoje e begatoje Muhamedin dhe mbarë ithtarët e ndjekësit e tij, deri në ditën e fundit.

O banorë të Kudsit, të çdo qyteti dhe kampi në vendin tonë të bekuar. Pas përfundimit të betejës së Bedrit, Sahabët debatuan rreth ndarjes së plaçkës së luftës, pasi gjithë secili e lakmonte për vete.

Ubadetu ibn Samit tha: “Morali ynë është prishur, kështu që rrezikojmë të humbasim”.

Edhe ne banojmë si luftëtarët në fushëbetejë në këto treva, por prishja e moralit tonë na rrezikon që të na e marin.

Ne duhet të kontrollojmë vetet tona, të kapemi pas kësaj feje me dhëmballë dhe ta mbrojmë Kudsin e Aksanë.

Për të treguar realitetin e hidhur mund të përmend një shembull që nuk është i vetmi që tregon gjendjen e moralit dhe besimit tonë.

Paradat e kërcimeve kolektive mes dy gjinive që zhvillohen nëpër rrugët e Kudsit, për herë të dytë nuk tregon tjetër vetëm se për prishjen e moralit tonë, pajtim me armikun, tradhëtinë e fesë dhe e zakoneve, ndërsa masat, udhëheqja dhe dijetarët me heshtje e tyre tregojnë gjumin e thellë në të cilin ndodhen.

Tradhëtia dhe bërja e gjunaheve publikisht, është një fenomen i cili duhet zhdukur me gjithë rrënjë, duhet të mos diskutohet gjallërimi i rrugëve tona natën me gjynahe e mjete të ndaluara.

Spiunlliku,tradhëtia dhe miqësimi me armikun, është një tjetër fenomen i cili nuk paralajmëron shkatërrim, në të kundërt shkatërrimi do bij mbi ne dhe shembull konkret ja tek e keni Sirinë, që nuk i mbajtën lidhjet e forta me Zotin dhe i kaploi ajo që i kaploi.

LEXO  O Zot të kërkojmë të na japësh durim dhe shpërblim

A mos keni dëshirë që dhe juve t’ju kaplojë e njëjta situatë dhe të çirreni duke thënë: “S’kemi tjetër veç Teje, o Allah!”, Allahu ishte me ju në kohë rehatie, mirëpo ju e  e kundërshtuat duke publikuar gjynahet, ndërsa Ai ju ka paralajmëruar duke ju thënë: “Ata janë fshatra që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të saktë” Kehf 59.

Të nderuar muslimanë! Shenjë e mospërfilljes së Zotit dhe fesë së tij është dhe fakti se disa baballarë, as që e marin mundimin t’i drejtojnë fëmijët  e tyre, duke shkaktuar kështu shthurjen dhe devijimin e tyre, në përdorimin e lëndëve narkotike, në shkaktimin e sherreve që çojnë deri në vrasje.

Nëse të tillë babai i kërkon ta ndërgjegjësojë djalin apo t’i tregojë cakun, ai me paturpësi të thotë: “Pasha Zotin, s’kam ç’ti bëj”.

E ne i themi këtij: “Nëse nuk mundesh t’i bësh gjë fëmisë e ta ndryshosh, vish rroba femrash e rri në shtëpi me plakat, se atje e ke vendin.”

Allahu e ka bërë burrin përgjegjës dhe drejtues të familjes, dhe ne kemi nevojë për burra dhe jo për meshkuj, ndërsa Zoti thotë: “Burrat janë përgjegjës për gratë” Nisa 34, dhe nuk ka thënë se meshkujt janë përgjegjës për femrat.

Femrat në ditët e sotme janë ortake të baballarëve në keqedukim dhe në mosmarrjen e përgjegjësive.

Dijeni se ajo që e edukoi Imam Shafiun ishte një grua, e cila na la trashëgim një dijetar të madh, edhe Imam Ebu Hanifen e edukoi nëna e tij, për të na lënë pas një dijetar edukator, grua ishte dhe nëna e Imam Ahmedit, por edukoi një luan që nuk i frikësohej burgut për të mbrojtur besimin dhe synetin.

Shihni sot një pjesë të nënave se çfarë lindin e çfarë edukojnë, dhe për t’u prezantuar me to, mjafton të shohim fëmijët e tyre.

Dikush ka thënë: “Nëna është shkolla të cilën nëse e pregatisim mirë, do nxjerrë një komb të edukuar si duhet.”

Vëllezër të nderuar! Një ndër fenomenet e hidhura që kundërshtojnë krijuesin, fenë dhe traditat, është dhe dejathe, dhe dejathe do të thotë, të mos xhelozosh për familjarët e tu, të mos të të lëvizë qimja, kur i sheh me sjellje të këqija dhe në punë të ndyra.

Ai që lejon vajzën, apo bashkshorten të dalë në rrugë e pambuluar, apo mblidhet me fëmijët të shohë telenovela të cilat ftojnë në imoralitet, apo predikojnë imoralitetin, ky është  dejuth-që nuk xhelozon, dhe e ka të ndaluar hyrjen në xhenet, derisa të pendohet e të bëjë kthesë.

Profeti a.s ka thënë: “Tre persona nuk do hyjnë në xhenet: Mosrespektuesi i prindërve, femra që i ngjason burrave dhe dejuthi.”

Ku janë ata që xhelozojnë për fenë e Zotit dhe nuk i shkelin kufijtë? Ku janë ata që xhelozojnë për nderin e tyre? A nuk është ruajtja e nderit një ndër bazat e patjetërsueshme të fesë sonë? Atëherë pse po tolerohet në të?

Profeti a.s ka thënë: “Xhelozia është prej besimit e indiferentizmi është prej hipokrizisë.”

Indiferentizëm do të thotë që të afërmit e tu të bashkohen në prezencë tënde me të tjerët dhe ti të mos e çash kokën.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” Tahrim 6.

LEXO  Përmirësimi i vetes dhe integritet

Abdullah ibn Mes’udi ka thënë: “Kur Zoti drejtohet në Kuran me termin ‘O ju që keni besuar!’ dëgjoje se është urdhëresë për mirë, ose ndalim nga e keqja.”

Të nderuar besimtarë! A nuk jeni dëshmitarë të asaj që ne jetojmë, zakone e tradita të cilat i urren Allahu dhe me to nuk pajtohet Profeti a.s, fenomene që janë shkaqe të nënçmimit në të cilin ndodhemi.

Kur morali dhe sjellja prishet, mos prit mirësi, sikurse ka thënë dhe poeti: “E kur morali të humbë tek njerëzit, atëherë organizo ngushëllim të madh.”

Vëllezër të dashur! Një ves i shëmtuar me të cilin është sprovuar shoqëria jonë palestineze, është dhe hulumtimi në të metat e tjetrit, apo fryrja e gabimeve të tyre, a nuk është ky një realitet i përhapur tek ne? Aq sa nuk mbulojmë gabimin e të afërmit dhe as nuk falim gabimin e të largëtit, apo të pavëmëndshmit.

Kush është ai që çdo veprim e ka të drejtë, mjafton si dëshmi e mirë për njeriun që gabimet i numërohen.

Kërkoni justifikim për tjetrin se ky është morali I lartë, myslimani i vërtetë është ai që kërkon për justifikime, ndërsa hipokriti kërkon për të meta e gabime.

“Justifiko dhe mbulo të metat e tjetrit, se ky është morali i lartë dhe virtyte e burrave, sikurse është thënë: Ai që hulumton të metat nuk është lider, lider i vërtetë është ai që gabimeve të të tjerëve s’u kushton vëmëndje.”

Gjëndja në të cilën kemi mbërritur sot, prej konflikteve e të ngjashmëve, vjen si pasojë se nuk meremi me punët tona, por i kushtojmë vëmëndje gabimeve të të tjerëve.

Zoti i gjithësisë na drejtohet duke na përshkruar Profetin tonë: “Muhamedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të, janë të ashpër kundër mosbesimtarëve, të mëshirshëm ndërmjet tyre” Fet’h 29.

O ti besimtar! Pranoje justifikimin e atij që justifikohet, nëse sheh që justifikohet nga ti e në të kundërt merre për keq.

Të nderuar besimtarë, o ju dashamir të Aksasë! Shkëputja e lidhjeve dhe  dhe kthimi shpinës njëri-tjetrit, a nuk është diçka prej të cilës na ka ndaluar feja? A nuk buron nga largimi prej fesë?

Profeti a.s ka thënë: ‘Mos u urreni, mos kini smirë njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe as mos i shkëpusni lidhjet.”

A nuk e di ti, o mysliman, se të mos i flasësh vëllait mysliman për një vit rradhazi është e njëjtë si ta kesh vrarë, duke mos harruar gjunahun e atij që vret.

Profeti a.s ka thënë: “Kush nuk i flet vëllait musliman për një vit, është si ta ketë derdhur gjakun e tij.” Ahmedi,Ebu Daudi dhe e saktëson Albani.

Dije vëllai im, se nëse vdes duke mos folur me vëllain tënd, nuk do të hysh në xhenet, thotë Profeti a.s: “Nuk i lejohet myslimanit që të mos flasë me vëllain e tij më gjatë se tre ditë, e kush vdes duke mos i folur vëllait pas tre ditëve, hyn në zjarr” Ebu Daudi.

O vëllai im! Mos ju bind shejtanit, por shko dhe pajtohu me vëllain, mos ia mbyll vetes derën e xhenetit, se dynjaja me ç’ka në të, nuk vlen sa një fllad prej fladeve të xhenetit.

Transmetohet një hadith: “Nuk ka gjë që peshon më shumë se morali i mirë në peshoren e ditës së gjykimit” Tirmidhiu.

Zoti ynë! Ashtu sikurse e përsose krijimin tonë, përsose dhe moralin tonë. Të nderuar besimtarë kërkojini falje Allahut dhe luteni duke qenë të sigurtë se do t’ju përgjigjet.

LEXO  Pendohuni tek Zoti - Aksa 20.03.2020

Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Zot bekoje e begatoje  Muhamedi, familjen e tij, shokët e tij, ata që i pasuan ata dhe pasuesit e tij deri në ditën e kiametit!

Të nderuar besimtarë! Kinezët ndërtuan murin kinez, për t’u mbrojtur nga armiqtë, e megjithatë Kina u sulmua shumë herë dhe muri nuk i erdhi dot në mbrojtje pasi që armiqtë blinin rojet  dhe hynin nga porta kryesore.

Kjo ndodhte se kinezët shpenzuan shumë për ndërtimin e murit, por harruan ndërtimin e njeriut, edhe ne kemi nevojë të kapim për dore njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë palestinezët.

Ne nuk duam palestinezin e ri, synojmë palestinezin  e hershëm i cili  karakterizohej nga feja dhe besimi i tij, krenohej me të shkuarën e tij.

Ne duam djem, sikurse të Hatixhes, Esmasë, Haules dhe Fatimes dhe nuk duam kategori tjerë njerëzish.

Situate e tensionuar në të cilën ndodhemi, kërkon prej nesh që të bashkohemi të gjithë në fe, besim, moral të lart e në krye të këtij morali të jetë tolerimi i njëri-tjetrit.

Tolerimi zgjidh shumë konflikte, tolerim do të thotë moral i lartë dhe sjellje e duhur.

Përmendet në një fjalë: “Kreu i çdo gjëje mosbesimit në Zot është tolerimi i njerëzve.”

Faleni gabimtarin, tolerojeni atë që të ka bërë keq, të keqen mos e kthe me të tillë, jinni sikurse Profeti a.s, i cili të keqen e kthente me të mirë, nuk ishte fjalërëndë, nuk ishte sharës, nuk ishte ofendues e mallkues.

Njerëzve i flisni butë dhe distancohuni nga fjalët që i cënojnë, sikurse përmendet një fjalë e urtë: “Me njerëzit sillu drejtë e me politikë”, që do të thotë t’i mbështesësh kur bëjnë mirë dhe t’i këshillosh kur gabojnë.

Besimtarë të nderuar! Nëse doni të mirën e shoqërisë mos pranoni servilizëm, dhe servilizëm do të thotë të heshtësh ndaj padrejtësive, apo veprimeve të papëlqyera.

Bëni kujdes nga servilizmi dhe lajkatarët, ne jemi të rrethuar nga armiq dhe nëse do pranojmë servilizëm shumë shpejt do e shohim veten si të huaj në tokën tonë!

Jini mbrojtës  dhe përgjegjës të xhamisë Aksa, ashtu sikurse kërkon Zoti që të jemi, paqje e bekime pastë kushdo që e do fenë e tij dhe punon për të, paqje e bekime pastë kushdo që i del në mbrojtje Kudsit, paqje e bekime pastë  kushdo që ndal paudhësitë dhe instalohet pranë xhamisë Aksa, për t’i ardhur në ndihmë!

Zoti ynë! Ti që je shpresa e atyre që të lusin e të drejtohen, na e shpëto xhaminë Aksa e ne na e mundëso që të qëndrojmë në të të fortë e të devotshëm!

Zoti ynë! Armiqtë t’i kemi lënë në dorën Tënde, intrigat e tyre shndërroji në shkatërrim për ta, mundësona t’i falim mbarë kohët e namazit në xhaminë Aksa!

Zot pranoje të penduarin, forcoje të dobtin, shëroje të sëmurin, liroje të burgosurin tonë, na jep siguri, na e ruaj nderin, na i mbulo të metat, na i shlyej borxhet, na i largo brengat dhe hallet tona!

Riktheje atë që mungon, bashkona në një fjalë të vetme, unifikoji taborët tanë, dhe pranoji lutjet tona!

Namazi ndalon nga e liga dhe e ndyra, përmendja e Allahut është gjëja më e madhe,Zoti di atë që ju veproni.

Aksa / by

Post Author: admin