Hytbe e Qabes 29-02-1442 H 16-10-2020
Shejh Fajsal El Gazauij Tema Të ndërtojmë modele në të mirë
Falenderimi i takon Allahut i cili i shfaqet miqëve të tij me atributet e tij madhështore. Ai ua ndriçon atyre zemrat me njohjen e cilësive të Tij të plota. Ai është prezantuar me ta sa herë që u jep prej mirësive të Tij. Ata e kanë mësuar që Ai është Njëshi, i Vetmi, i Gjithëkërkuari që nuk ka të njëjtë qoftë në Qënien e Tij, në Atributet e Tij apo në Veprimet e Tij. Ai është ashtu sikurse e përshkruan vetë Qënien e Tij. Ai qëndron më lart se ç`mund ta cilësojnë krijesat e Tij në atë që Ai shton e pakëson. Askush nuk mund ta lavdërojë atë ashtu sikurse Ai e meriton. Ai vetë e lavdëron veten e Tij siç e meriton nëpërmjet gjuhës së atyre që i nderoi e i përzgjodhi si të dërguar.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq, Sunduesi, i Madhi, i Lartmadhërishmi. Ai i ka bërë të ndryshëm njerëzit në krijim, ka bërë dallim në të mirat materiale të tyre dhe në cilësi.
Ai robërve të Tij u ka mundësuar nivele të ndryshme vlerash. Këtë e ka bërë me qëllim që robërit e tij të dinë se Allahu e ka vendosur suksesin dhe vlerat në në vendin e duhur dhe se Ai përzgjedh me mëshirën e Tij kë të dojë. Ai është i pasur e dhuruesi i mirësive.
Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dëruari i Tij. Ai është krijesa më e devotshme dhe më e pastër e Alalhut. Ai është më i udhëzuari në fjalë e në vepra. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij të cilët posedonin vyrtyte të larta dhe kryen vepra fisnike.
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe dijesi se Ai është mbikqyrës mbi ju. Bëjini veprat vetëm për të. Sa mirë për atë që i bën veprat e tij me sinqeritet për Allahun që me to kërkon të afrohet sa më shumë me Allahun e të ruhet prej dënimit të Tij. Sa mirë për atë që pendohet tek Allahu dhe punon më pas atë që e don e kënaqet Allahu.
Përpiquni dhe nxitoni të bëni vepra të mira e ti shtoni sa më shumë ato sepse ato do ju bëjnë dobi në të ardhmen.
O musliman prej mirësisë së Allahut ndaj robërve të Tij është fakti prej tyre ga bërë pararendës në veprat e mira për të arritur pozita të nderin e për të qenë sa më
afër me Allahun. Të parët në punë të mira e të vlefshme dhe që për njerëzit janë shembuj.
E vërtetë është fjala e Allahut mbi ta: “Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira.” (Enbija; 73). Ata qenë të udhëzuar dhe udhëzues prej robërve të sinqertë të Alalhut. Ata me pararendjen e tyre fituan gradat e larta dhe pozitat e merituara. Kjo është një prej mirësive më të mëdha të Allahut ndaj robit të Tij, Të jesh prijës që udhëheq e udhëzon të tjerët e që të marrin si udhëheqës të devotshmit e që njerëzit të zgjedhin rrugën e tij.
Allahu ka përmendur pararendjen e disave prej tyre ku thotë:
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Teubeh; 100)
Këta madhështorë me pararojën qenë pishtarë ndriçues në udhëzim për të tjerët dhe shembull i mirë për ta.
Rob të Allahut, sahabët ikështuan rëndësi atyre që qenë të parët që përqafuan islamin. Për këtë ka shumë transmetime. Ibn Kethiri, Alalhu e mëshiroftë ka thënë: Është e vërtetë se Aliu është i pari musliman prej fëmijëve, Hatixhe është e para muslimane prej grave, Zejd ibnu Harithe është muslimani i parë prej skllevërve dhe Ebu Bekër Es Sidik është i pari musliman prej burrave të lirë.
Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Hatixhe ka një veçori që ajo i paraprin të gjithë grave të këtij umeti në besim.
Ajo e nisi këtë rrugë për të qenë shembull për këdo që besoi pas saj. Për këtë ajo do të meritojë edhe shpërblimin e të gjithë atyre që besuan pas saj.
Në hadith të saktë transmetohet se: Kush nis një traditë të mirë e që më pas veprohet sipas saj do të përfitojë shpërblimin e të gjithë atyre që e ndjekin këtë traditë pa pakësuar shpërblimin e tyre. Pjestar me të në këtë gjë ka qenë edhe Ebu Bekër Es Sidiku përsa i përket burrave. E masën e shpërblimit që do të kenë këta të dy për këtë arësye e di vetëm Allahu i madhërishëm.
Vështroni, Allahu u mëshiroftë shpërblimin që kanë arritur ata që ishin pararendës. Ata qenë të parët që e dorëzuan fytyrën e tyre për Allahun dhe pasuan fenë e vërtetë të këtij umeti. Ata fituan nderin e të qënit pararojë. Ata u bënë model për të tjerët. Njerëzit pas tyre rradhë rradhë iu bashkangjiyën karvanit të besimtarëve të shpëtuar.
Nga Abdullah ibn Mes`ud r.a transmetohet se ka thënë: Të parët që e shfaqën islamin qenë shtatë; I Dërguari i Alalhut (salallahu alejhi ue selem), Ebu Bekër, Amari dhe nëna e tij Sumejeh, Suhejbi, Bilali dhe Mikdadi. Transmeton ibn Maxheh.
Ky është nder e çfarë nderi!? Të nxitojë njeriu të hyjë në fenë e Allahut e të shfaqë islamin duke kundërshtuar atë që ishte populli i tij prej humbjes dhe mohimit. I durueshëm në mundimet që i vinin prej idhujtarëve. I kapur pas fesë së saktë të Allahut i qëndrueshëm në të dhe ftues për tek ajo.
O rob të Alalhut, prej të parëve që përmeden dhe për nxitimin e tyre në mirësi është miku i Allahut Ibrahimi a.s
Ibn Asakir, transmeton nga Ebu Hurejra se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: I pari që mikpriti miq ka qenë Ibrahimi. Allahu e ka lëvduar atë në Librin e Tij fisnik në lidhje me nderimin e musafirëve të tij, Melaiket e nderuar.
Allahu thotë: “A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?” …deri në fjalët…. “E pa u vënë re, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli një viç të majmë. Pastaj ua afroi atyre e u tha: A nuk po hani?” (Dharijat; 24-27).
Kjo vepër e lartë është një vlerë madhështore e Ibrahimit a.s sepse ai ka qenë i pari që e ka nisur këtë sjellje të lëvduar. Pas tij njerëzit vazhduan ti mikëpresin miqtë e ti nderojnë vizitorët. E kur erdhi islami e ngriti akoma më lart pozitën e kësaj sjelljeje madhështore duke e konsideruar një degë prej degëve të besimit.
Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) për kët ë ka thënë: Ai i cili beson Allahun dhe botën tjetër le ta nderojë mysafirin e tij. Buhariu dhe Muslimi.
Në dy sahihet përcillet se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Ibrahimi u bë synet në moshën tetëdhjetë vjeçare më sopatë.
Dijetarët jatë të një mendimi unanim se ibrahimi është i pari njeri që është bërë synet e pastaj ndoqën edhe profetët e tjerë fenë e Ibrahimit e ndër rregullat e saj edhe ky rregull i natyrëshëm islam. Synetlliku vazhdoi të kryhej pas tij nga të gjithë profetët (paqja qoftë mbi ta) dhe pasuesit e tyre.
Vllezër në islam prej shembujve nismëtarë në mirësi është edhe ajo që na përcillet në dy sahihet kur Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të) iu nda nga Profeti (salallahu alejhi ue selem) një tokë në Hajber. I Dërguari i Alalhut (salallahu alejhi ue selem) i tha: Po dë duash mbaje pronësinë e saj dhe dhuro sadekah prej saj. Përcjell Ahmedi dhe të tjerë se i biri i Umerit ka thënë: Sadekaja e parë (vakëf) në islam ka qenë sadekaja e Umerit. Ky hadith që përcjell tregimin për Umerin është bazik në ligjërimin e vakëfit. Pas kësaj u lanë shumë vakëfe prej sahabeve të nderuar dhe prej shumë të tjerëve pas tyre. Ata me të kërkonin të fitonin pëlqimin e Allahut dhe afrimin me Të.
Shembuj të tjerë në këtë është edhe ajo që përcjell Muslimi në sahihun e tij në lidhje me tregimin pranimit të islamit nga Ebu Dher El Gifarij. Ai, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Unë kam qenë i pari që përshëndeta të dërguarin e Allahut me përshëndetjen islame. Ai më tha: edhe mbi ty qoftë edhe mëshira e Allahut. Ky sahabij i nderuar arriti të përfitojë këtë mirësi. Ai ishte i pari që e përshëndeti të dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ajo është përshëndetja islame, përshëndetja e banorëve të xhenetit të cilën duhet të përpiqemi ta përhapim sa më shumë e jo ta këmbejmë me ndonjë përshëndetje tjetër apo të mjaftohemi me diçka tjetër në vend të saj. Ajo është e para përëshëndetje. Përshëndetja më e lartë e më e nderuar.
Umejr ibn Uehb r.a në diskutimin e tij me Profetin (salallahu alejhi ue selem) para se të hynte në islam i tha: Mirëmëngjes! E cila ka qenë përshëndetje e kohës së injorancës. I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i tha: Allahu i madhërishëm na ka nderuar mbi përshëndetjen tënde dhe ka zgjedhur si përshëndetje për ne paqen e cila është përshëndetje e banorëve të xhenetit. Umejri tha: Ti e ke pasur tëndet atë pak më parë. I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) tha: Allahu na e ka zëvedësuar me më të mirë se ajo. Transmeton Taberaniu.
O rob të Allahut prej pararojës në mirësi është edhe ajo që përcillet prej Xhabir ibn Semurah r.a i cili ka thënë: I pari që ka qëlluar me shigjetë në rrugë të Alalhut është Sead ibn Ebi Uekas. Në këtë hadith paraqitet vlera e Sead ibn Ebi Uekas r.a me kontributin dhe pararojën e tij në islam, për mbrojtjen e fesë dhe ruajtjen e kufijve të saj. Seadi krenohej me këtë pozitë duke thënë: Unë kam qenë i pari prej arabëve që kam qëlluar me shigjetë në rrugë të Allahut. Buhariu dhe Muslimi.
I Dërguari i Allahut ditën e Uhudit nxirrte shigjetat prej trastës së tij, ia jepte Seadit duke i thënë: Qëllo, ti bëfsha kurban babain ti dhe nënë time! Transmeton Buhariu.
Në këtë temë mund të përmendim edhe Sumejen nënë e Amar ibn Jasir, Allahu qoftë i kënaqur me të dy është dëshmorja e parë në islam. Ajo u torturua për besimin e saj në Allah e që të hiqte dorë prej fesë së saj. Ajo nuk pranoi dhe e dha shpirtin e saj në rrugë të Allahut për të fituar pastaj këtë pozitë nderi.
Ibn Sa`di me zinxhir të saktë përcjell prej Muxhahidit së ka thënë: Dëshmorja e parë në islam është Sumeje, nëna e Amar ibn Jasir. Ajo ka qenë plakë e madhe në moshë dhe e pafuqishme.
O muslimanë prej të parëve është Bilal ibn Rrabah r.a me ezanin e tij. Kasim ibn Abdurrahman ka thënë: I pari që ka thirrur ezanin ka qenë Bilali. Çfitore me këtë vepër madhështore e cila është shenjë prej shenjave të islamit, një prej veprave më të mira që të afrojnë me Allahun, është thirrje për tek Allahu, thirrje për kryerjen e namazit shtyllës së islamit.
Në lidhje me të qënit pararojë transmetohet përkujdesja e Umer ibn Abdulaziz mër të mbledhur hadithin. Ai i shkroi Ebu Bekër ibn Hazmit dhe urdhëroi Ibn Shihab Ez Zuhriun të bënin diçka të tillë.
Ibn Haxher Allahu e mëshiroftë ka thënë: I pari që ka shkruar në hadith është ibn Shihab Ez Zuhriu në krye të njëqindvjeçarit me urdhër të Umer ibn Abdulaziz. Pastaj u shtua shënimi i hadithit dhe librat rreth tij. U arrit mirësi e madhe e për këtë falenderimi i takon Allahun. Shikoni si është shtuar më pas shkrimet dhe librat mbi traditën profetike. Këtu vlen të përmendet se i pari që ka shkruar vetëm mbi hadithet e sakta është imam Buhariu Allahu e mëshiroftë e pastaj shembullin e tij e ndoqën edhe të tjerë.
Prej shembujve të nxitimit në vepra të mira është edhe rasti i fisit që vinte prej Mudarit tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Ai kur pa gjendjen e tyre të varfër iu mrroll fytyra, mbajti fjalim përpara shokëve të tij ku i nxiste për të dhënë sadekah. Një burrë prej Ensarëve solli një qese (me para monedha) të cilën mezi e mbante në dorë dhe vërtet se mbante dot me një dorë. Pastaj erdhën njerëz të tjerë derisa u mbushën dy stivë të mëdhenj me ushqime e me rrobe. Atëherë i ndriçoi fytyra të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe tha: Kush fillon i pari një vepër të mirë në islam ai do të marrë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e të gjithë të tjerëve që veprojnë si ai pa pakësuar asgjë prej shpërblimit të tyre. Ndërsa ai i që fillon një vepër të keqe në islam do të marrë gjynahun e saj dhe gjynahun e të gjithë atyre që veprojnë më pas si ai pa pakësuar asgjë prej gjynaheve të tyre. Transmeton Muslimi.
Ky hadith nxit nismën në vepra të mira me qëllim që të shërbejë si shembull dhe tërheqje e vërjetjes ndaj nismës së një vepre të keqeje që të mos shërbejë si shembull për tu ndjekur më pas.
Allahu na bëftë dobi me udhëzimin në Librin e Tij dhe me traditën e Profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem). Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të madhërishëm për veten time, për ju dhe për të gjithë besimtarët për çdo gjynah. Ai është Falësi Mëshiruesi.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut i cili është i gjerë në bujari e në dhurim. E falenderoj me një falenderim me të cilin shpresoj të afrohem sa më shumë me Të e të fitojmë pozitat e lumturisë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq.
Dëshmoj se i nderuari ynë profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij i cili veproi për të realizuar të drejtën e Allahut, besniku në shpalljen e Allahut dhe më i miri i krijesave të Tij. Allahu e dërgoi atë mëshirë për gjithë botët, prijës për të devotëshmit, pikëllim për mohuesit, argument ndaj të gjithë robërve. O Allah nderoje dhe shpëtoje Atë, familjen e tij, shokët e tij dhe ata që pasojnë rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.
O rob të Allahut sikundër ka njerëz nismëtarë në të mirën dhe prijës në udhën e mbarë po kështu ka të tjerë që janë në anën e kundërt të kësaj shumë larg në humbje e kotësi, në të keqen e në devijim. Ata janë njohur për vepra dhe gjendje të shëmtuara. Ata ndoqën rrugën e tekanjozëve mendjelehtë të vendosur në krye të karvanit të gafilave keqbërës u bënë model për njerëzit e prishur, të devijuar e të poshtër. Mbi ta vlen të përmendet fajla e të Lartit, Mposhtësit të gjithëfuqishëm: “Ne i bëmë ata udhëheqës, që thërrisnin për në zjarr.” (Kasas; 42). Ata janë të humbur dhe dërgojnë të tjerët në humbje.
Prej shembujve të tillë transmetohet në hadith të saktë prej Profetit (salallahu alejhi ue selem) përcillet se ka thënë: Unë kam parë Amr ibnu Amirin ibn Luhajin El Khuzaij duke tërhequr zorrët e tij nëpër zjarr. Ai ka qenë i pari që zotonte bagëti për idhujt. Ai ka qenë i pari që ndryshoi fenë e Ibrahimit a.s dhe ftoi në idhujtari dhe në adhurimin e idhujve. Për këtë si ndërshkim do të tërheqë zvarrë zorrët e tij nëpër zjarr e që kjo të shërbejë si vërejtje për këdo që vepron si Ai.
Në lidhje me këtë përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Sa herë që dikush vritet padrejtësisht biri i parë i Ademit ka pjesë të gjynahut në gjakun e tij sepse ai ka qenë i pari që nisi vrasjen. Ky është ndërshkimi ndaj tij përshkak se ai e filloi vrasjen. Kushdo që vret dikë padrejtësisht më pas ai do të marrë një pjesë të gjynahut.
Dijetarët në çështjet e besimit kanë përmendur se i pari që ka filluar të flasë në kader (paracaktim, determinim) Ma`bed El Xhuhenij. Pra ai ka qenë i pari që ka mohuar kaderin dhe ka pretenduar se Allahu nuk i di gjërat para se ato të ndodhin. Me këtë ka gënjyer ndaj Allahut ka humbur e ka shpifur. I lartë është Allahu prej asaj që trillojnë zulluqartët.
O rob të Allahut besimtari duhet të kujdeset e të garojë në fitimin e mirësisë. Ai duhet të nxitojë të kryejë atë që e kënaq Zotin e tij e të jetë model për të tjerët. Allahu kur e pyeti profetin e tij Musain a.s me fjalën e Tij: “Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?” (Taha; 83) (Musai) tha: “Ja, ata, shkojnë pas gjurmëve të mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”. (Taha; 84). Pra nxitova o Zot të jemë pranë Teje, të fitoj kënaqësinë Tënde dhe malli për Ty.
Besimtari gjithashtu besimtari duhet të frenojë veten e tij të mos rendë pas gjynaheve dhe gabimeve apo të jetë model i keq e të ndiqet prej të tjerëve në punët e këqija. Për këtë Allahu u tërheq vërejtjen dhe ua ndalon Beni Israilëve nxitimin drejt mohimit.
“Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!” (El Bekare; 41). Pra mos u bëni grupi i parë prej Ithtarëve të librit që mohoni Kuranin e pastaj shembullin tuaj ta ndjekin të tjerët e kështu të bëheni prijës në mohim e të merrni gjynahun tuaj dhe gjynahun e të gjithë atyre që ju pasojnë ju.
O Umet i islamit, sa ka pasë në të kaluarën prej të parëve tanë të mirë nismëtarë të lavdishëm të cilët kanë lënë shembujt më të bukur në garimin për të mirën. Ata kanë arritur nderin e nismës dhe vlerën e kryesimit në dije e në vepra.
Sa nevojë ka umeti sot për nismëtarë dhe kryesues nëpër shtigjet e shumta të mirësisë, për mjeshtra të përsosur që përfitojnë prej mjeteve bashkëkohore dhe mundësive në to. Të njihen për nismat dhe kryesimin e tyre për zell, durim dhe përpjekje të mbështetur në Librin e Zotit të tyre dhe traditën e Profetit të tëyre (salallahu alejhi ue selem).
Sa të nevojshme e kanë njerëzit sot të kenë kryesues që të jenë nismëtarë në vepra të mirë e që më pas njerëzit të ndjekin shembullin e tyre. Kështu lartësohen shpirtrat e tyre dhe ngrihen ambicjet. Sa nevojë që kanë për kryesues në dijeni ku të shohin zgjuarsi e perfeksion, kuptim e bamirësi, dhe përpjekje në kumtimin dhe pëhapjen e saj ndër njerëz.
Të kenë kryesues në gjërat e larta e të vyera. Të kenë kryesues në moralet fisnike, në cilësitë e lëvduara, në sjelljet e larta, në veprat e mira.
Të kenë kryesues që pajtojnë mes njerëzve e që i ftojnë në dashuri mes njëritjetrit, afrimitet dhe unitet.
Të kenë kryesues në thirrjet drejt mirësive, bërjes së ndonjë të mire, përmbushjes së nevojave të njerëzve e largimit të brengave të tyre.
Të kenë kryesues në fisnikëri, bujari dhe shpenzim për nevojtarët.
Të kenë kryesues në shfrytëzimin e shtigjeve të thirrjes islame, në përhapjen e fesë së pastër dhe vlerave të isalmit në tërë botën.
Të kenë kryesues në orientimin dhe edukimin e brezave duke i angazhuar me atë që është e mirë dhe e dobishme.
Umeti ka nevojë gjithashtu për kryesuese të mira të devotshme në paraqitjen e krenarisë me fenë në kujdesin për urdhëresat e Zotit të botëve.
Ne o rob të Allahut kemi shumë nevojë të ndjekim hapat e çdo personi që e kemi model në fushën e tij që janë nismëtarë me vlera dhe kryesues në to. Të ndjekim rrugën e dijetarëve edukatorë në dijen e tyre, rrugën e njerëzve të bindur, adhurues e të nështruar ndaj Zotit të tyre. Rrugën e të penduarve e të kthyerve tek Allahu. Rrugën e atyre që e përmendin shumë Zotin. Shembullin e durimtarëve, mirënjohësve, të sinqertëve të qëndrueshmëve në fenë dhe në parimet e tyre, të zellshmit që i realizojnë punët e tyre me përpikmëri.
Shembullin e atyre që kujdesen për kohën e tyre me përpjekje të pandërprera, që janë bamirës ndaj prindërve, që mbajnë lidhje me farefisin e tyre.
E kështu me rradhë në çdo aspekt të ndjekjes së udhës së besimtarëve.
Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e njerëzve ashtu sikurse ju ka urdhëruar Allahu i madhërishëm:
“Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam”! (surja Ahzab; 56)
O Allah nderoje Muhamedin robin dhe të dërguarin Tënd, ashtu sikundër e nderove Ibrahimin.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve dhe poshtëroje mohimin dhe mohuesit dhe mbroje fenë!
O Allah bëje të sigurtë këtë vend dhe tërë vendet e muslimanëve!
O Allah na mbro me islam kur jemi në këmbë, na mbro me islam kur jemi ulur, na mbro me islam kur jemi shtrirë, mos i gëzo me ne armiqtë dhe ziliqarët!
O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.
Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.
O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që Ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjalli e Kujdestari përjetshëm. Udhëzoje atë drejt bamirësisë dhe devotshmërisë!
O Allah ndihmo vëllezërit tanë të pafuqishëm, luftëtarët në rrugën tënde, ata ruajnë kufijtë tanë, O Allah bëhu ndihmëtari i tyre, mbështetës dhe përkrahës!
O Allah mos na largo mirësitë e tua, mos na e largo faljen tënde, na ruaj prej ndëshkimin të papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt!
O Allah shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë, n ai realizo shpresat tona nëse ato janë të pëlqyera prej Teje, na mundëso ta mbyllim jetën me vepra të mira!
O Allah na mbro prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës dhe prej çdo smundjeje të keqe!
O Allah largoje prej nesh dhe prej muslimanëve çdo, sëmundje epidemi dhe fatkeqësie!
O Allah na jep përfundim të mirë në çdo çështje na mbro prej poshtërimit në këtë botë e prej ndëshkimit në botën tjetër!
Zoti ynë i kemi bërë padrejtësi vetvetes sonë e nëse nuk na fal e nuk na mëshiron kemi për të mbetur të humbur!
O Allah na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!
O Allah nderoje dhe shpëtoje profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Falenderimi i takon Allahut Zotit të botëve.