Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për Zotin e Botrave. Lavdërimet për Zotin që nuk na e ka sjellë exhelin , afatin e fundit, derisa të kemi pranuar dhe zbatuar Islamin. Lavdërimet për Zotin, na ka bërë të qartë të mirën nga e keqja. Lavdërimet për Zotin që na ka krijuar ne në natyrshmërinë Islame, na ka udhëzuar për në moralin e lartë, dhe rrugën e drejtë.
Lavdërime për Zotin, ka caktuar për ne kufinjtë dhe paralajmëruar nëse i kalojmë ato. Zotin e lavdërojmë që ka caktuar trashëgiminë për burra dhe për gra.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Tij, që ka thënë: “E të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” ( El-Ahzab 39)
O Zot na ruaj me syrin Tënd që nuk fle, na mbro me forcën Tëndë që nuk paksohet, na ruaj ne nga e keqja e natës dhe e ditës, në shkretëtirë dhe gjithandej.
Zoti është më i Madhi, për të gjithë ata që janë lidhur dhe qëndrojnë të lidhur me tokën, shtëpinë dhe familjen e tij. Zoti është më i Madhi për të gjithë ata që janë lidhur dhe qëndrojnë të lidhur me tokën e Israsë dhe të Miraxhit.
Dëshmojmë se zotëria dhe i dashuri ynë, udhëheqësi, shembulli dhe ndërmjetsuesi ynë, Muhamedi është rob i Allahut, profet dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve dhe shembulli i dijetarëve që me të vërtetë punojnë, që ka thënë: “Kush ndërpret, ndalon trashëgimin e fëmijëve të tij, Allahu i Madhërishëm do të ndërpresë trashëgiminë e tij nga xheneti në ditën e gjykimit.” E përsëris : “Kush ndërpret, ndalon trashëgiminë e fëmijëve të tij, Allahu i Madhërishëm do të ndërpresi trashëgiminë e tij nga xheneti në ditën e gjykimit.” Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty o i dashuri ynë o i dërguari i Allahut, mbi familjen tënde të pastër, mbi shokët tu, të parët e të mirëve dhe mbi të gjithë ata që i pasuan ata dhe kanë bërë përpjekjet e tyre deri në ditën e fundit.
Në vijim
Allahu i Madhërishëm thotë në librin e Tij: “Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” (En-Nisa 13-14) Allahu thotë të vërtetën.
O ju muslimanë! O ju Namazfalës! Këto dy ajete të mëdha nga sureja Nisa, (Gratë), na bëjnë të qartë se kufijtë e caktuar nga Zoti dhe rregullat e tyre janë të qarta dhe të njohura. Ai që i njeh dhe i zbaton, plotëson këto kufinjë do të ketë shpërblim të madh, dhe Allahu i Madhërishëm do ta shpërblejë me xhenet. Ndërsa ai që i kalon kufinjtë që ka caktuar Zoti, ai bën gjynahe duke vepruar të ndaluara, Allahu i Madhërishëm atë e dërgon në zjarr të xhehenemit përgjithmonë.
O ju muslimanët! O ju namazfalës! Vërtetë Allahu i Madhërishëm i ka përmendur këto dy ajete të ndershme, pas ajeteve të trashëgimisë. Po pas ajeteve të trashëgimisë, të cilat përcaktojnë grupet që meritojnë trashëgiminë, dhe pjesën e çdo njërit prej tyre. Është e ditur se nga grupet që meritojnë atë janë dymbëmbëdhjetë përsona. Prej tyre janë katër nga meshkujt dhe tete nga femrat. Po, katër nga ata janë meshkuj dhe tetë femra. E përmendin dhe e kujtojmë këtë për të gjithë ata që thonë se Islami është prapambetje që i bën gruas padrejtësi dhe e dhunon atë. Sikurëse dhe u themi të gjithë namazfalësve se të gjithë grupet të cilët meritojnë trashëgiminë, nga burrat janë; Bashkëshorti, babai, gjyshi dhe vëllai nga nëna, vetëm këta. Ndërsa, grupi i atyre që e meritojnë trashigiminë nga femrat janë: Bashkëshortja, nëna, gjyshja, vajza, vajza e gjyshit, motra e barkut, motra e babait dhe motra e nënës. Sikurëse në shumicën e rasteve grupi që meriton nga trashëgimia prej femrave është shumë më shumë se grupi i burrave.
E çfarë është për të ardhur keq është se ata që akuzojnë dhe shajnë në lidhje me trashëgimin tek muslimanët, shpifin më së shumti ose nga padija ose nga armiqsia dhe urrejtja e tyre ndaj Islamit.
O ju muslimanë! O vëllezër të besimit në çdo vend! Pyetja që shtrohet në lidhje me këtë temë është; Përse vëllai merr dy pjesë më shumë se motra e tij në trashëgimi? Përgjigja është; Allahu i Madhërishëm thotë në suren Nisa: “Allahu ju urdhëron kështu në lidhje me trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave.” (En-Nisa 11) Sikurëse thotë gjithashtu në suren Nisa; “Por, nëse ai ka edhe vëllezër edhe motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa pjesa e dy femrave.” (En-Nisa 176)
Këto dy ajete të ndershme, caktojnë rregullin e trashëgëmisë vetëm në mes vëllezërve dhe motrave dhe nuk i bien ndesh njëri tjetrit në realitet. Ndërsa urtësia e Krijuesit që vëllai merr dy pjesë të motrës në trashëgëmi është sepse vëllai ka detyrime materiale shumë më shumë se detyrat e motrës. Sepse vëllai është i detyruar që të shpenzojë dhe për motrën nëse ajo nuk është e martuar.
Marrja e vëllait dy pjesë në trashëgimi nuk nënkupton se ai është më i mirë se motra, sepse motra ka vlerën e vet sikurëse dhe vëllai ka nderin dhe vlerën e tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.”(El- Isra 70)
Ndarja e trashëgimisë është e lidhur me vendim apo rregull nga Allahu i Madhërishëm. “Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.”(El-Kehf 49)
Diskutimi dhe pretendimi se vëllai i bën padrejtësi motrës në trashëgëmi është pretendim ndaj vendimeve të Zotit të Madhërishëm, por se është kundërshti ndaj urdhërave të Zotit të Madhërishëm, e kjo është dalje nga kufinjtë që ka caktuar Zoti. Këto pretendime të ulëta, për gjoja barazi e ka burimin në atë që njihet si konventa e SEDAW, (Konventa për ti dhënë Fund të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Grave,) që ka për qëllim shkatërrimin e familjes muslimane. Kjo konventë e cila thërret në barazinë mes burrit dhe gruas, është dalje nga bindja dhe morali jonë. Është për të ardhur keq se si disa organizata në vendet tona bëjnë thirrje apo kërkojnë këtë barazi të rreme sipas kësaj marrveshje.
O muslimanë! U jepni zgjidhje grave, u jepni zgjidhje grave, në emër të përparimit, familjes dhe të fëmijëve?! Kjo nënkupton shthurjen dhe dëmtimin e familjes nga një drejtim, dalje nga rregulli i trashëgimisë sipas sheriatit Islam, legjislacionit Islam. Allahu i Madhërishëm thotë: “Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. ”( El-Ahzab 5)
Pastaj ata të cilët mbrojnë konventën e SEDAW-it, pretendojnë se ajo nuk e kundërshton nuk i bie ndesh legjislacionit Islam. E nëse është ashtu sikurëse ata pretendojnë atëhere përse nuk praktikojnë legjislacionin Islam?! Përse thërrasin në rregulla dhe vendime të reja nga jashtë?!
O ju muslimanë! O ju namazfalës! O ju baballarë! Po, unë i drejtohem babait në këtë kontekst dhe i them se ti kur ke dëgjuar për të drejtat e pandryshueshme në trashëgimi, a mos vallë o ti baba mendon që të privosh vajzën tënde nga trashëgimia, si do që të jetë ajo e martuar ose jo?! Dhe se me çfarë do të pëballesh kur të marrësh një hap të tillë në të privuarit e vajzave në trashëgimi, kjo në këtë botë dhe pas vdekjes tënde? Dhe se a do të shoqërojë ndonjë gjë nga kjo çështje në varrin tënd pas vdekjes tënde? Ai në këtë mënyrë dërgon veten e tij në zjarr, duke mos përfituar asnjë gjë. Nuk do të ketë ndihmës dhe mbështetës ditën e llogarisë. “Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.” (Abese 34-36)
Ndërsa ju o fëmijë, djemë! Dhe ju gjithashtu përfshiheni në gjynahe nëse mbështesni babin tuaj në ndarje të padrejtë dhe të ndaluara me anë të privimit të vajzave nga trashëgimia. Gjynahi nuk qëndron vetëm tek babai ose prindërit, por ju përfshinë dhe ju gjithashtu.
Prandaj, o ju djemë! Dëgjojeni mirë këtë nga unë; Nëse dëshironi që të pastroni vetet tuaja nga gjynahet, në ndarje të trashëgimisë, dhe nëse dëshironi që të shpëtoni baballarët tuaj nga dënimet e varrit dhe dënimet e zjarrit të xhehenemit, duhet që të ju kujtoni atyre që të zbatojnë rregullat e Kuranit Famëlartë dhe dispozitat fetare të cilat bëjnë të qarta grupet dhe mbrojnë të drejtat e tyre.
Gjithashtu në këtë aspekt ju themi vëllezërve që të mos heshtin para padrejtësive të baballarëve të tyre sepse do të ringjalleni të heshtur në ditën e kijametit nga padrejtësia juaj ndaj motrave tuaja. Ka raste që vëllai e ndalon motrën e tij që të martohet deri sa të heqi dorë nga e drejta e sajtë në trashëgimi, ose të bjerë dakort që të ja shesi pjesën e sajtë me një çmim minimal. Gjynahet nuk fshihen nga vëllezërit deri sa të kthejë të drejën tek e motra e tij.
O ju muslimanë! O ju namazfalës! Me të vërtetë ata që bëjnë këto padrejtësi sot nuk përfaqsojnë Islamin, dhe se nuk lejojmë që armiqt e Islamit të shfrytëzojnë këto padrejtësi, që të ja mveshin këtë të metë Islamit. Islami është madhështorë dhe i pastër nga veprat e këtyre individëve, dhe këto padrejtësi.
O ju muslimanë! O vëllezër në besim nga çdo vend! Trashëgimia në Islam përfaqson një dituri në vete, Allahu e ka marrë Vetë Ai përgjegjësin e sajtë, duke e shpjeguar atë në Kuranin Famëlartë, sikurëse nuk gjindet një shpjegim i tillë në asnjë fe dhe në asnjë ligj ndërkombëtarë. Duke parë rëndësinë e trashëgimisë, Allahu i Madhërishëm e ka caktuar vetë shpjegimin dhe hollësitë e kësaj çështjeje, në Kuranin Famëlartë, ndryshe nga rregullat e tjerë fetare, sepse rregullat e tjerë të fesë i ka shpjeguar dhe cilësuar i dërguari i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë, bëjmë të qartë se populli i Palestinës është popull besimtarë, dhe se është pjesë nga umeti Islam. Populli i Palestinës është popull i vjetër që ka nderin dhe krenarinë e tij. Vërtetë populli i Palestinës është mbrojtës i nderit dhe i të drejtave dhe nuk do të jetë i humbur.
Populli i Palestinës eshtë i vendosur dhe i lidhur me vendet e tij të shenjta, kurora e të cilave është xhamia e bekuar e Aksasë.
O Zot unë lajmërova, o Zot dëshmo për këtë.
Ka ardhur në një hadith të ndershëm: “ Dy sy nuk i prekën dot zjarri, syri që qanë nga frika ndaj Zotit dhe syri që rri zgjuar duke ruajtur në rrugë të Zotit.” I dërguari i Zotit thotë të vërtetën, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dashurin tonë, Muhamedin të ndershmin dhe besnikun, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.
O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!
Do të jap në këtë pjesë të fjalës time, hutbes, vetëm dy mesazhe shkurtimisht.
Mesazhi i parë; Ka të bëjë me krimet e vrasjeve me dashje. Kam diskutuar për këtë çështje para dy muajsh, dhe se vazhdon që ky krim të jetë i përhapur në mes të arabëve, vrasja me plumba, ose me thikë për shkaqe përsonale, familjare apo mendore. Nuk kalon një ditë pa ndodhur ndonjë vrasje ose tentativë për vrasje.
O ju namazfalës! Vërtetë ai që kryen krimin e vrasjes me qëllim ai nuk mendohet për problemet e kësaj bote, e as për problemet e botës tjetër. A nuk mendon ky vrasës se lë të ve një grua, plagosën zemrën e një nëne, apo lë fëmijë jetim? A nuk e di ky vrasës se krimi i tij shpie në humbje, shthurje dhe pasiguri në shoqëri?! Kjo sa i përket kësaj bote.
Ndërsa në botën tjetër, për vrasësin me dashje, me qëllim, nuk ka pendesë, do jetë në zjarr përgjithmonë, derisa nuk ka marrë falje dhe shpagim nga njerëzit e të vrarit, ose nuk është zbatuar mbi të e drejta e shpagiumit, ndëshkimit.
O ju namazfalës! Pyetja që shtrohet është, përse nuk bëhet e mundur kapja e vrasësit? Kjo do të thotë se kjo çështje është e sajuar apo e thurrur kundra nesh dhe popullit tonë durimtarë. Prandaj ju bëjmë thirrje njerëzve edukatorë, prindërve, mësuesve dhe mësueseve, drejtuesve të xhamive dhe ligjëruesve në to, që të kujdesen për kulturën e dialogut, faljes dhe të qëndruarit larg forcës e në veçanti tek brezi i ri.
O Zot unë lajmërova, O Zot dëshmo për këtë.
O ju namazfalës! O ju të lidhur ngusht me vendet e shenjta, burra dhe gra! Të gjithë ne jemi të lidhur me këto vende!
Mesazhi i dytë dhe i fundit: Në lidhje me xhaminë e bekuar të Aksasë, e cila përballet me vështirsi të mëdha e më të mëdha në vazhdimsi çdo ditë gjatë gjithë javës. Ndërsa grupet jehude të ekstremit, nuk ndalen në përdhosjen e saj në vazhdimsi. E ata të cilët udhëheqin këto sulme dhe përdhosje, janë nga ministrat dhe nga antarët e Kenisas, parlamentit jehudi, të cilët kan synim vendfaljen e Portës së Mëshirës në veçanti.
Kjo duke marrë masa nga ata dhe duke ndërhyrë në çështjet e brenshme të xhamisë së bekuar.
Pushtuesi vazhdon që të kërkojë në këtë çështje nga komisioni i trashëgimisë, komision i cili e ka mbaruar legjitimitetin e tij që nga viti 2003, dmth që para 16 vitesh. Ky komision nuk egziston tashmë dhe nuk është prezent në vendfalje tek Porta e Mëshirës. Prandaj për këtë mbyllet. Ky është vendim i refuzuar, dhe pa vlerë.
O ju namazfalës! Ne përsërisim se vendfalja Porta e Mëshirës është pjesë e pandarë nga xhamia e bekuar e Aksasë, dhe se e gjithë Aksaja me të gjitha pjesët e sajtë është vendfalje, duke përfshirë në të dhe vendfaljen Porta e Mëhirës. Sikurëse sigurojmë gjithashtu se Aksaja është më e madhe dhe më e rëndësishme se sa të përfshihet në bisedime dhe marrveshje, dhe se nuk heqim dorë nga asnjë pëllëmbë toke të sajtë. Porta e Mëshirës do të qëndrojë e hapur dhe nuk do të mbyllet me lejen e Allahut të Madhërishëm. Kundërshtojmë, refuzojmë sulmet ndaj namazfalësve muslimanë dhe muslimane, sikurëse refuzojmë dhe kundërshtojmë me të madhe shoqërimet dhe pengesat që u bëhen me patëdrejtë të lidhurve me xhaminë e Aksasë nga ana e pushtuesit. Përshëndesim dhe nderime për rojet besnik dhe të sinqertë të kësaj xhamie, të lidhurit me këtë xhami, nga burrat dhe gratë, të cilët e ruajnë dhe e mbrojnë Aksanë. Nuk ka vend në botë që përdoret forcë në vendet e adhurimit përveç se nga ana e jehudëve pushtues. Pse? Sepse autoritete e pushtuesit planifikon dëmtimin e namazfalësve në tokën tonë, prandaj ato arrestojnë namazfalës dhe nxjerrën vendimet kundra tyre.
I sigurojmë se kjo dhunë dhe këto proçedura ekstreme nuk u bëjnë gjë tjetër muslimanëve vetëm se i bëjnë më të lidhur me Aksanë e tyre. Prandaj kërkojmë prej të gjithëve që kanë mundësi që të vinë në Aksa që të shpeshtojnë ardhjen në të sa më shumë.
Sikurëse refuzojmë ndërhyrjen dhe kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare për Aksanë, sepse kjo tregon për neglizhencë, dakortësinë politike dhe papërgjegjshmëri. Ne nuk duam mbrojtje ndërkombëtare. Muslimanët janë të aftë të mbrojnë veten dhe të mbrojnë Aksanë sepse ajo është vetëm e muslimanëve.
Nuk na ngelet vetëm se të themi, Zoti të ruajt o Aksaja jonë. Thoni Amin.
O ju namazfalës! Kjo është koha që është premtuar përgjigje, prandaj thoni pas meje Amin, me shpresën se mund të jetë dikush në mesin tuaj shpirt i pastër që i pranon Allahu lutjen e tij.
O Zot na jep siguri në vëndet tona, largo të vështirat nga ne.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga duart e keqbërësve, dhe nga sulmet e armiqve.
O Zot të falenderojmë për bereqetin që na ke zbritur nga qielli. O Zot na jep shi të mëshirshëm, jo të dëmshëm dhe të rëndë, ndëshkim.
O Zot të lutemi që çdo dëshmor ta mëshirosh, të plagosur ta shërosh, të burgosur ta lirosh.
O Allah, ndihmuesi dhe shpresa e atyre që janë të dobët, të lutemi me gjithë zemër dhe bindje, që të jeshë me muslimanët në forcë, qëndresë, dhe vendosmëri.
Zot ruaj atë që mundohet të bashkojë muslimanët, dhe jepi forcën e Salahud Dinit.
O Zot të lutemi të na japësh pendesë të sinqerët, pendesë para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e drejtë dhe fenë Tënde.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)