Udhëzime Profetike në agjërimin e Ramazanit – Meka 25.03.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       22-08-1443 H   25-03-2022 D

Shejh Usame Khajat        

Tema  Udhëzime Profetike në agjërimin e Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin që ka krijuar njeriun në formën më të përsosur. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj, kumtoi  për robërit e Tij fenë dhe i udhëzoi  ata në rrugën e Tij të drejtë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, poseduesi i pozitës së nderuar, dhe udhëzuesi i urtë. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij,  të parët në argumente, të devotshmit dhe njerëzit e vlerave.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe kujtoni  se një ditë do ta takoni dhe do të qëndroni para Tij. I lumtur është ai që përgatitet për këtë moment, dhe ka marrë masat për këtë takim, mbledhën furnizime,  ecën  për tek Zoti i tij në çdo rrugë, duke kërkuar çdo mjet nga fjalët dhe veprat dhe shpresuar pranimin, faljen dhe kënaqësinë e Tij.

O ju muslimanë! Jeta e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në muajin e Rmazanit, sikurse është dhe në kohët e tjera, model i gjallë, praktik, shembull dhe metodë që e marrin muslimanët dhe me të cilin kapen të devotshmit, ndjekin qasjen e tij, udhëzohen me udhëzimin e tij, dhe pasojnë  hapat e tij. Në përputhje  me fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) Dhe në përputhje me fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj…” (El-Hashr 7)

Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë obligim në vitin e dytë të Hixhretit, kështu që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka agjëruar nëntë Ramazane. Agjërimi në fillim ishte mes të zgjedhjes së agjërimit ose të ushqyerit e një të varfëri çdo ditë, pastaj është kthyer në formën e domosdoshmërisë, së agjërimit. Por se agjëruesi nëse flinte para se të hante, në kohen kur e prishte agjërimin, i ndalohej të ngrënit dhe të pirit deri në natën tjetër. Pastaj është zëvendësuar ky rregull, dhe u vendos obligimi i agjërimit në formën e njohur sot, për të qenë e tillë deri në ditën e Kijametit.

Nga udhëzimi i tij, profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte se në pritje të Ramazanit ndalonte që të paraprihej me agjërim një ditë apo dy ditë, me përjashtim të atij që kishte agjërim nga Ramazani i kaluar pa plotësuar,vetëm ai mund të agjëronte. Sikurse ka ardhur në hadithin të cilin e kanë sjellë dy Shejhët, Buhariu dhe Muslimi, në librat e tyre të saktë, ndërsa teksti është tek Buhariu, Zoti e mëshiroftë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Askush nga ju nuk duhet t’i paraprijë Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç atij i cili e ka bërë zakon agjërimin (nafile) dhe kjo ditë e tij përkon me këtë ditë (një a dy ditë përpara Ramazanit); vetëm atëherë ai mund ta agjërojë këtë ditë.”

Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte, që në pritje të ditës së agjërimit ai hante syfyrin para agimit, sabahut, inkurajonte në të dhe e quante atë, syfyrin, “Ushqim i bekuar.” Sikurse ka ardhur në hadith të cilin e kan sjellë Buhariu dhe Muslimi, Zoti i mëshiroftë ata të dy, në librat e tyre të saktë, nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Hani syfyr pasi në të ka shumë bekime e mirësi.” Sikurse preferonte që ta vononte  syfyrin, sa që në mes të syfyrit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ezanit të sabahut  kohë për lexim të pesëdhjetë ajeteve Kuranore,  mesatare, as të gjata dhe as të shkurtëra. Sikurse ka ardhur në hadith të cilin e kan sjellë Buhariu dhe Muslimi, Zoti i mëshiroftë ata të dy, në librat e tyre të saktë, nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga Zejd Ibn Thabit, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë;  “Kemi  ngrënë syfyr me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pastaj është ngritur për në namaz.” Enesi ka thënë: “ I kam thënë: Sa ka qenë koha në mes ezanit dhe syfyrit?” Ka thënë: “Koha e mjaftueshme për të lexuar pesëdhjetë ajete Kuranore.” 

Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në prishjen e agjërimit, është se ai përshpejtonte yftarin, dhe i nxiste njerëzit në përshpejtimin e tij, duke treguar vlerën e përshpejtimit të tij, dhe dakortësinë  me traditën,  synetin e tij. Sikurse ka ardhur në hadith, të cilin e kanë  sjellë Buhariu dhe Muslimi, Zoti i mëshiroftë, në librat e tyre të saktë, nga Sehl Ibn Sa’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojmë në rrugë të drejtë për sa kohë që të nxitojnë në çeljen yftarin.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hante yftarë para se të falej dhe nxiste që të bëhej yftarë me hurma të pjekura, nëse nuk kishte me një hurmë të thjeshtë,  e nëse nuk kishte atëhere me ujë. Ai e bënte këtë, sikurse ka ardhur në hadith  të cilin e ka transmetuar imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe Ebu Daudi në Synenin e tij, me një zinxhir transmetimi të saktë,  nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, prishte agjërimin, bënte yftarë me hurma të pjekura mirë para se të falej, nëse nuk kishte hurma të pjekura, atëhere me hurma të thjeshta, e nëse nuk kishte pinte disa gëllënka me ujë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur hante yftarë thoshte: “ Etja u shua, damarët u njomën, dhe u garantua shpërblimi me lejen e Zotit të Madhërishëm.” Transmeton Ebu Daudi në Synenin e tij, Nesaiu në Sunenil Kubra,  me zinxhir transmetimi të mirë, nga hadithet e Ibn Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy.

Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është dhe lutja në kohën e yftarit, ai thoshte: “Agjëruesi ka një lutje që nuk i kthehet mbrapsht, kjo lutje është në kohën e iftarit.” Transmeton Ibn Maxhe nga hadithet e Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ndërsa Hafidh Ibn Haxher, Zoti e mëshiroftë,  e ka konsideruar hathit të mirë.  

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “ Tre lutje nuk kthehen mbrapsht, lutja e prindit për fëmijën e tij, lutja e agjëruesit, dhe lutja e udhëtarit.”  Transmeton Bejhakiu në Syneni El Kubra, dhe Dajau El Makdesi në El Muhtare, me zinxhir të saktë transmetimi nga hadithet e Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të. 

Nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në muajin e Ramazanit ishte të shtuarit e të gjitha llojeve të adhurimeve, si; sadakaja, bamirësia, namazi, përmendja e Zotit, leximi i Kuranit, namazi i natës, dhe itikafi, qëndrimi në xhami në dhjetë ditëshin e fundit të muajit.  Nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në leximin e Kuranit dhe dashuria për bamirësi, ajo çfarë ka transmetuar Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se ai ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte njeriu më bujar. Bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin. Xhibrili e takonte atë për çdo natë të Ramazanit dhe i lexonte Kuranin të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kur takohej me Xhibrilin ishte më zemërgjerë në mirësi se një erë e lehtë (të cilën e sjell Allahu si lajmëtare të shiut).” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre.

Adhurues të Zotit! Në këto mësime Kuranore, leximi i Xhibri’lit,  ka argumente të qarta për vlerën e madhe të mësimit të Kuranit në muajin e Kuranit, në Ramazan, si dhe të pëlqyerit në shtimin e leximit të tij në këtë muaj, të shtuarit e leximit të Kuranit është më mirë se përkujtimet e tjera, si dhe tëheqja e vëmendjes në atë që është në mes leximit, bujarisë në bamirësi dhe forcimit të lidhjeve.  Kjo sepse, këto mësime, sikurse kanë thënë disa nga njerëzit e dijes, rinovojnë marrëveshjen me të për të shtua pasurimin e shpirtit, dhe se pasurimi i shpirtit është shkak i bujarisë.

Sikurse Ramazani është sezoni i veprave të mira, sepse mirësitë e Zotit ndaj robërve të Tij janë të shtuara, ndryshe nga muajtë e tjerë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vendoste theksin në ligjshmërinë e Zotit tek robërit e Tij. Nga shumica e atyre që janë përmendur, nga koha, e ai është Ramazani,  nga ai që i është zbritur atij, e ai është Kurani, dhe zbritësi i Kuranit, e ai është Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, e që është përkujtimi, ka fituar shumë nga bujaria. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në shpejtësinë në bujari ka qenë më i shpejtë se era e dërguar, ka qenë më i shpejtë se era e dërguar, e cila është gjithmonë e mbushur me  mëshirë.  E ajo është shenjë e përgjithshme e bujarisë së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sikurse era përshkon çdo gjë që frynë. E kjo ka ardhur në fundin e hadithi të transmetuar nga Ahmedi, “ Çdo gjë që kërkon i jepet.”  E kjo është shenjë e përsosmërisë dhe kulmit të bujarisë.

Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke pasur qëllimin e agjërimit, këshillat dhe urtësitë e tij, ai ndalonte agjëruesin nga fjalët e kota, të pahijshme, të turpshme, mallkimet dhe e urdhëronte që ti përgjigjet atij që shanë duke i thënë: “Unë jam me agjërim.” D.m.th me gjuhë, sipas mendimit të shumicës së njerëzve të dijes. Kjo bazuar në atë që kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre nga Ebi Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai tregon që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “   Kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të pista dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë agjëroj!” Si dhe në atë që ka transmetuar Buhariu, Zoti e mëshiroftë, në Sahihun e tij, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimet sipas tyre, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.” 

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe le të jetë për ju në këtë udhëzim profetik të Muhamedit, modeli dhe shembulli i mirë, sepse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe se në pasimin e tij fitohet dashuria e Zotit dhe falja e Tij. “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. (Al ‘Imran 31)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, vërtetë Ai është Falës, Mëshirues.

 

LEXO  Agjërimi mundësi për ndryshim - Meka 01.05.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.  Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi  është rob dhe i dërguari i Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Ka qenë nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në lidhje me prishjen e agjërimit, shpjegimi i tij se agjërimin nuk e prishën vetëm se ushqimi, pija, marrëdhënijet intime bashkëshortore, vjellja e ushqimit dhe hixhami, kupat në trup. Nuk ka transmetim të saktë që ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të ketë bërë hixhamin duke qenë me agjërim. Tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka puthur disa nga bashkëshortet e tij duke qenë me agjërim në Ramazan. Sikurse ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pastronte dhëmbët me misvak duke qenë me agjërim. 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hedhte ujë mbi kokën e tij duke qenë me agjërim. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ishte me agjërim shpërlante gojën, merre erë me hundë, por se ka paralajmëruar që të bëhet kujdes nga të ekzagjëruarit nga të nuhaturit, marrit erë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kishte raste kur e zinte agimi, sabahu duke qenë xhunub, i papastër, në familjen e tij, pastaj ai lahej pas agimit dhe vazhdonte  agjërimin. Nga udhëzimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në butësi dhe lehtësim tek ata që ishin me agjërim, ishte se ai ja ka hequr gjykimin atij që hante dhe apo pinte nga harresa, sepse për atë që harron nuk ka përgjegjësi. Kjo nga ajo që kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush harron duke qenë agjërueshëm han apo pi, le ta plotësojë agjërimin, ngase Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.” 

Ka qenë nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që kur udhëtonte në Ramazan një herë agjëronte dhe herë të tjera nuk agjëronte, dhe ju mundësonte shokëve të tij që të zgjidhnin në mes dy rasteve. Sikurse ka ardhur tek dy Sahihët  nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: Kemi udhëtuar me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në muajin e Ramazanit, ku disa nga ne agjëruan dhe disa nga ne nuk agjëruan. Agjëruesi nuk e ka fajësuar atë që e kishte prishur agjërimin sikurse dhe ai që e ka prishur agjërimin nuk e ka fajësuar atë që ka agjëruar.” Por se, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i urdhëronte ata që të prishnin agjërimin kur i afroheshin armikut, me qëllim që të ishin të fuqishëm në përballjen me ta. Sikurse ka ndodhur në ditën e çlirimit të Mekes, kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë, shokëve të tij; “Ju vërtetë do të përballeni me armikun tuaj, të ushqyerit është forcë për ju, kështu që prisheni agjërimin tuaj.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, nga hadithet e Ebi Said El Huderij, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Sikurse është nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për përfundimin e muajit të  Ramazanit, që nëse dy përsona dëshmojnë se kanë shikuar hënën e Shevalit, atëhere ai ka prishur agjërimin dhe ka urdhëruar njerëzit që të prishin agjërimin.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe merrni nga udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përgatitjet dhe përfitimet më të mira nga Ramazani, sepse ai është udhëzesi më i përsosur dhe më i madh për të arritur qëllimin dhe më i lehti për njerëzit.

Sikurse përkujtoni në vazhdimësi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për lutje dhe përshëndetje për vulën e të dërguarve të Zotit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë me katër halifet e parë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët, shokët e tij, dhe tabiinët, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Mirë që shpërblen dhe falën. 

O Zot ynë, lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot mbro ndjekësit e fesë.

O Zoti ynë, shkatërro armiqt e fesë, tiranët dhe ata që sjellin shkatërrime në tokë. 

O Zoti ynë, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rradhët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre, dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, ndihmo fenë dhe librin Tënd, dhe synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe robërit e Tu besimtarë që përpiqen në rrugën Tënde me sinqeritet. 

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona. 

O Zot, mbështet në të vërtetën kujdestarin e çështjeve tona, jepi atij mbështetës të ndershëm, dhe jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, o Ti që i përgjigjes lutjes.

O Zot, jepu sukses atij, zëvendësit të tij, në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit, o Ti tek i Cili është kthimi në ditën e Fundit.

O Zoti  ynë,  dhuro devotshmëri vetet tona, pastroi ato sepse Ti je më i miri pastrues e tyre, Ti je kujdestari i tyre dhe ndihmësi i vërtetë. 

O Zot  ynë, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. Bëje jetën tonë shtim të çdo mirësie, vdekjen rehati prej çdo të keqeje.

O Zoti ynë, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara dhe ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.  Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën. 

O Zoti ynë,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro prej poshtërimit në këtë botë dhe ndërshkimit në botën Tjetër. 

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, na i shto të mirat dhe mos na i pakëso ato, na dhuro dhe mos na privo nga të mirat Tua, na ndero dhe mos na poshtëro, na bëj të ndikojmë dhe jo të  ndikojnë mbi ne, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, na ndihmo në agjërimin dhe faljen në Ramazan, dhe pranoje nga ne, me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe i di të gjitha.   

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona, na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira. 

O Zoti ynë,  na mbro prej armiqve të Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botrave! 

O Zoti ynë, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!

O Zoti ynë na rauj nga planet dhe kurthet e ziliqarëve dhe  të këqinjëve o Zoti i Botrave.  

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

O Zoti ynë, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, profetin tonë Muhamed, familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

 

Post Author: endrit