Uji, mirësi nga Zoti – Meka 01.01.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar          17-05- 1442 H    01-01-2021 D

Shejh Salih Abdullah Bin Humejd        Tema Uji mirësi nga Zoti

Lavdërimet janë për Zotin. Zotin e lavdërojmë, dhuruesi i gjithë të mirave, garantuesi i dhuratave dhe shpërblimeve. Ai që merr dhe jet jetë, merr dhe jep pasuri, Ai; “që bën të rriten kullotat , dhe pastaj të shndërrohen, të vyshken e të thahen.” (El-A’la 4-5) 

“Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.” (Edh-Dharijati 22) Ai që ka bërë nga uji çdo gjë të gjallë! Allahun e Madhërishëm e falenderojmë, Mirësitë e Tij nuk kanë kufi, dhuratat e Tij nuk numërohet, tek Ai është siguria, tek Ai mbështetemi dhe prej Tij është furnizimi ynë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok,  Fjala e Tij  është ndarëse, në dorën e Tij është mirësia, gjykimi i Tij është drejtësi. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Fisniku i ndershëm dhe me prejardhje e mirë, i ngrituri në gradët më të larta, zotëria i arabëve dhe jo arabëve. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët janë modeli i zemrave të bindura, dhe shembulli i moralit të lartë, dhe mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi. Lutje dhe përshëndetje të shumta për të cilat nuk do të pendohemi.

Në vijim

O ju njerëz! Ju porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Zotin.  Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit,  dhe dijeni se njeriu nuk është i pagabueshëm, sikurëse nuk i kërkohet që të jetë i pagabueshëm. Por i kërkohet që nëse bën gabime të kërkojë falje, e nëse e tejkalon, bie në gjynah,  të pendohet. Të  pasojë të keqen me të mirë, sepse vërtetë të mirat fshijnë të këqijat. Le të falet në errësirën e natës, që ti shpëtojë errësirës së varrit. Të agjërojë në nxehtësinë e verës, në ditët me temperaturë të lartë, që të shpëtojë nga temperatura e ditës së ringjalljes. Të japë lëmoshë që të përfitojë nga lëmosha e tij në ditën e vështirë, në ditën e gjykimit. Synimi, apo ambicja e lartë e njeriut, duke ju mbështetur Zotit,  është shenjë e shpëtimit të tij. O rob i Zotit, nëse vendos për bërë diçka të mirë përshpejto në të, bëje, e nëse synon, ke ambicje në diçka të mirë, këmbëngul, dhe le  mos ta dijë mburrjen tënde ai që është në rreshtin tjetër, mos u mburr. “Prandaj përpiquni t’ia kaloni njëri-tjetrit, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, e që është përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafundme.” ( El-Hadid 21)

O muslimanë! Krijimi i ujit është mrekulli, dhe forma se si arrin tek ne është  e çuditshme. Ai është produkti më i lirë kur ekziston dhe më i shtrenjë se çdo gjë kur mungon. Zoti ynë e zbret atë, ujin e shiut,  pa ngjyrë, e krijoi pa shije dhe pa erë, i lehtë, dhe me shkëlqim të butë.  Shkatërron dhe dëmton kur rrëmbehet dhe vërshon, e nëse rritet, në nivel, mbytën dhe merr jetë njerëzish. Nëse pakësohet vështirsohet jeta dhe dobësohen gjallesat. E nëse ai humbet dhe  zhduket,  njerëzit janë të paaftë në kërkimin dhe gjetjen e tij. “ Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!” ( El-Mulk 30)

“A e shihni ujin që pini?  Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo jemi Ne që e dërgojmë?  Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!” (El-Uaki’a 68-70)

Kurani Famëlartë ka  përmendur ujit dhe dobitë e tij, ndikimin dhe begatitë e tij të mëdha, në më shumë se gjashtëdhjetë raste. Ai, uji, është bekim dhe mirësi, sikurse është vuajtje dhe ndëshkim. Ai, uji  i shiut, është  në mes erërave të buta dhe pikave të vogla, por dhe shi i bollshëm me  rrëbeshe dhe vërshime. “Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam juve në anije, për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.” ( El-Hakka 11-12)

O muslimanë! Kur zbret shiu, toka zbukurohet, pemët japin frutat e tyre, bimët të kënaqin me  lulet dhe erën e tyre. “ A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin bën të rriten kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!” (En-Neml 60)

“Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë.” (En-Nahl 10-11) 

Kur  bie shiu dhe rrjedhën në fusha dhe lugina njerëzit kënaqen dhe gëzohen. “Dhe kur Ai ia lëshon shiun kujt të dojë prej robërve të Vet, menjëherë ata gëzohen.” (Er-Rum 48) 

Për këtë arsye njerëzit  dalin në piknik, shëtitje dhe të qetësohen, e kjo është e drejtë legjitime, e kërkuar dhe  e dëshiruar nga  shumë njerëz. “ Vërtetë ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde.”

Në kohë me shi dhe me re të dendura, të mbushura për shi, me vetëtima të shndirtshme, lumej që rrjedhin, vrapojnë, diga të mbushura plot, me mëshirën e Zotit,  shpirtërat e njerëzve janë të lumtur dhe zemrat të gëzuara. “Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim.” (Esh-Shu’ra 28) 

O të dashurit e mi! Pikniku, shëtitja, është e dashur për shpirtin, sepse në të ka qetësi, aktivitet, gëzim dhe kënaqësi. Në piknik dhe shëtitje harrohet shokun, largoheni  nga vështirsitë,  fitoni aftësi të ndryshme, dhe shfrytëzoni nga mirësitë që të ka dhuruar Zoti.

Në piknik  dhe udhëtime shfaqet  kuptimi i vëllazërisë dhe altruizmi, shfaqet rregulli dhe miqësia e mirë. Shtohet hareja, buzëqesh fytyra, zbutet shpirti dhe ëmbëlsohen fjalët, shtohet mirësia, durimi dhe përulësia dhe të garuarit për në shërbim për të mirë. Udhëtimi rritën bashkëpunimin në atë që është i dobishëm,  fitohet nga ai qetësia dhe lumturia,  dhe sjellën  kënaqësi shpirtërore dhe shoqërore.

Imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe  Ebu Daudi në synenin e tij kanë sjellë një transmetim nga hadithet e treguara nga  Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të se; “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dilte shpesh  në kodra, udhëtim i shkurtër.” Një vend i ngritur, kodër  ku kishte dhe ujë. 

Me një rrugë transmetimi të saktë ka ardhur se Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka shkruar Omran Ibn Ensair që  në ditë pranvere të urdhërojë njerëzit  të dalin në shkretëtirë, piknik dhe  shëtitje, me qëllim që të shikojnë dritën dhe gjurmët e mëshirës së Zotit.

O ju muslimanë! Në fushën e gjërë i  mundësohet njeriut të meditojë përsosmërinë dhe fuqinë e Zotit, Madhështinë e Tij në  përsosmërinë e krijesave të  Tij, dhe  të meditojë në ndërtimin  që Ai i ka bërë universit. Në këtë mënyrë në zemër rritet besimi dhe mbushet shpirti me gëzim dhe lumturi.

O vëllezërit e mi! Që të kemi më shumë kënaqësi dhe pushim dhe që të përfitojmë sa më shumë nga këto udhëtime, po sjellim  disa rregulla dhe norma të cilat janë të lidhura me shiun,  ku para se të vendosim që të dal në udhëtim, është e dobishme që të dihen dhe të merren në konsiderat. Prej tyre: 

Zgjedhja e një vendi të sigurtë nga rreziqet dhe dëmet e gjarpërinjve, insekteve e dëmshme dhe nga rrjedhat e lumenjve apo përronjve. Nga hadithi ka ardhur se i dërguari ka thënë: “Nëse  vendosni të pushoni, gjatë udhëtimit  natën, shmangni rrugën, largohuni prej saj, sepse ajo është vendkalimi i kafshëve dhe streha e parazitëve, insekteve të natës.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Duhet që të zgjedhi shoqëruesin e mirë që ta ndihmojë në të mirë dhe ta këshillojë në të, dhe që futën në shpirtin e tij kënaqësi dhe gëzim. E nëse del nga shtëpia e tij për në udhëtim të mos harrojë lutjen e daljes nga shtëpia: “ Mbrohem me fjalët e përkryera të Zotit nga sherri i çdo gjëje që Ai ka krijuar. Atë nuk do ta dëmtojë asnjë gjë  e keqe deri sa të largohet nga  vendi i tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Duhet që të kujdeset në thënijen e lutjeve dhe duave të sakta, sepse ato janë mbrojtëset më të mira, me lejen e Zotit.

Nga lutjet që duhet ta dimë dhe ta themi është duaja në kohën kur bie shiu: “ O Zot, bëje shi të dobishëm. U furnizuam me shi nga mirësia, bereqeti dhe mëshira e Zotit.”

Në momentet e shiut pranohet lutja, sikurse ka ardhur në hadith: “ Lutjet e dy vetave nuk kthehen,  lutja gjatë thirrjes së ezanit, dhe lutja e atij që është nën shi.” Hadithin e ka trasmetuar Hakimi ndërsa Shejh Albani e ka konsideruar hadithë të saktë.

E kur shiu shtohet dhe rritet frika nga dëmi i tij,  le të thotë: “ O Zot rreth nesh lëshoje shiun dhe jo mbi ne. O Zot ktheje shiun kodrinave dhe bregoreve, luginave dhe kullotave, pyjeve dhe pëmëve.” Muttefikun Alejhi.

Kjo lutje nuk është për ndalimin e shiut, por se është lutje që shiu të zbresi në atë vend që është i dobishëm. Nevojat e njeriut për ujë nuk mbarojnë.  Kur të bjeri shi njeriu të ekspozohet në të, të heqi ndonjë nga rrobat e tij, deri sa të lagi trupin. Ta bëj këtë sikurse e ka bërë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të thotë sikurse ai ka thënë: “ Vërtet ai, shiu, është nga Zoti dhe prej Tij.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi. 

Nga mësimet madhështore dhe rregullat e mrekullueshme është thirrja e ezanit për namaz në kohën e tij, dhe  duke e ngritur më të zërin, sepse; “ Me të vërtetë  kush do  që e dëgjon ezanin deri ku mbërrin ai, ezani, nga njerëzit, xhinët, gurët apo çdo krijesë  tjetër, do të dëshmojnë për të, muezinin, në  ditën e kijametit.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

E nëse bie shiu, lagen rrobat e trupin, mbushen rrugët dhe tregjet me ujë dhe ka vështirësi në lëvizje, atëhere lejohet bashkimi i namazeve, ku bashkohet dreka me iqindinë, dhe akshami me jacinë. E nëse shiu shtohet dhe rritet frika e njerëzve për të shkuaj në xhami, u lejohet që të falen në shtëpitë e tyre. Në atë rast muezini në thirrjen e tij thotë; “Faluni në shtëpitë tuaja.  Faluni në vendet tuaja.”

Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë; “ Me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kemi dalë  në një udhëtim, dhe na kapi shiu. Ai na ka thënë; “ Kush të dëshirojë  nga ju le të falet në shtëpinë  e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O vëllezërit e mi! Nga ajo që duhet të theksohet në këto raste, udhëtime, që drejtuesi i mjetit të udhëtimi të jetë i zgjuar dhe i kujdesshëm, që të drejtojë me qetësi dhe vëmendje, të bëjë kujdes nga shpejtësia dhe nxitimi. Sikurëse duhet që të bëjë  kujdeset dhe të largohet nga ato zona ku mbund të ketë përmbytje me ujë. Sepsa ka disa nga drejtuesit e mjeteve, Zoti i drejtoftë, i drejtojnë mjetet e tyre me shpejtësi dhe përmes ujit sikurtë ishin barka e ky është abuzim me shpirtërat e njerëzve dhe pasurinë e tyre, që shpie në shkatërrim. Sa nga njerëz kanë humbur jetën nga këto pakujdesi, kanë humbur njerëz të dashur dhe kanë shkatërruar nga pasuria e tyre?! 

Zoti ju ruajt! Bëni kujdes nga  vendet e rrezikshme, zbatoni rregullat dhe ndiqni  informacionin e publikuara nga organet kompetente.

Nga edukata në udhëtime është kujdesi për ambjenti, pemët, barin e tij, lulet dhe të tjera duke zbatuar rregullat e vendosura në çdo vend. Duhet që të shmangim ndotjen e parqeve  me mbeturina nga ushqimet  dhe mbetje  të tjera, të mos dëmtojmë objekte dhe pasuritë publike.

Sikurse duhet të kemi kujdes që të shuajmë zjarrin natën kur biem në gjumë.

Nga edukata në udhëtime është të pyeturit e drejtuesit të udhëtimit, nëse e ka të nevojshme që të pyesi, për veten e tij, objektin e udhëtimit apo për  vendqëndrimin e tij.

Sikurse duhet të shmanget shqetësimi i pushuesve të tjerë që kemi pranë qoftë me ngritjen e zërave apo ndryshimin e vendit. Pushuesit  duhet të bëjnë kujdes nga shkeljet fetare, apo kryerja  e  gjynaheve  dhe të ndaluarave, dhe të mos tregohen të pakujdesshëm në kohët e namazeve dhe në plotësimin e tyre.

O adhurues të Zotit! Allahun e Madhërishëm e lusim që me Mirësinë dhe Bujarinë  e Tij, të furnizoj robërit e Tij me shi, të kënaqi me të zemrat e tyre dhe të lulëzojë  vendi, dhe ta bëjë shiun që zbret kënaqësi dhe mesazh për njerëzit,  për një kohë të caktuar. E lusim Zotin që ta bëjë atë shi mëshirë dhe bereqet, jo ndëshkim, fatkeqsi dhe përmbytje, me të vërtetë Ai është Dhurues  i madh dhe Bujarë.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar; “  Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat, kopshtet e dendura, pemët dhe gjithë barërat, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” ( ‘Abese 24-32)

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me  udhëzimin  në  Kuranin  Famëlartë, dhe në synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai  është Falës Mëshirues. 

 

LEXO  Itikafi dhe rregullat e tij - Meka 24.05.2019

Hutbeja e Dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet për Zotin që zbret bereqetin dhe dhuron mirësi të pafundme,  Ai i cili ringjallën tokën me shi pasi që ajo është tharë.

Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj,  Atij i  lutemi të na dhurojë  sukses dhe udhëzim, Atij i kërkojmë  mbrojte që të na largojë nga rruga e të dështuarve dhe të humburve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok,  dëshmi me të cilën do të shpëtojmë ditën e Kijametit.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari me udhëzim dhe urtësi. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ata që e ndihmuan dhe e mbrojtën, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë!  Shiu është ujë i pastë dhe i bekuar, Allahu i Madhërishëm e zbret ata nga retë; “Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme  për rritjen e drithërave, bimëve  dhe të kopshteve të dendura.” (En-Nebe’ 14-16)

 Zoti ju ruajt! Nga edukata në kohë shiu është të gëzuarit me zbritjen e tij dhe falenderimi i Allahut, të qenurit i bindur se ai, shiu është prej Zotit të Madhërishëm, dhe se nuk është për shkak të stinës, kohës apo yjeve. Sikurse   paralajmërimi për shi dhe parashikimi i kohës, era, shpejtësia dhe lëvizja e sajtë,  drejtimi i saj, dhe të dhëna  të tjera nga  parashkimet e kohës, të mbështetura në baza shkencore dhe llogaritje astonomike, nuk është e ndaluar dhe nuk ka ndonjë problem që të flitet sipas tyre. Sepse këto janë nga ligjet e Zotit dhe se çdo çështje është në dorë e Zotit të Madhëroshëm.  Mund të ndodhë ajo çfarë parashikojnë meterologët, por ka raste dhe që nuk ndodhën.

Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit dhe dijeni se nga arsyet më madhore për zbritjen e shiut janë; Frika e Zotit, qëndrueshmëria në urdhërat e Tij, pendesa dhe kërkimi falje tek Ai, përulësia ndaj Tij dhe lutja  sinqertë drejtuar Atij, bindja ndaj Tij dhe veprat e mira.  

“ Thatësirë  nuk konsiderohet kur nuk bie shi, por thatësi është kur bie shumë shi dhe toka nuk jep prodhim, humbën bereqeti.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën dhe udhëzimin e njerëzimit Muhamedin të dërguarin e Allahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë në Kuranin Famëlartë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, profetin tonë Muhamedin, të dashurin e përzgjedhur, udhëzuesin e njerëzimit, familjen e tij të pastër, gratë e tij nënat e besimtarëve. 

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër  Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, pasuesve të tyre (Tabiinët),  dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit. 

O Zot të lutemi të jesh i Kënaqur me ne dhe  me ta me Mëshirën, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot, shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), shkatërro tiranët, të padrejtët,  armiqt e popullit tonë dhe armiqt e fesë.

O Zot na jep siguri në vendet tona. 

O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden vetëm Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses  nga suksesi Yt, drejtuesit dhe kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, mbështete atë me Fuqinë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmues të Islamit dhe muslimanëve. 

O Zot jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoi ata në të mirë dhe devotshmëri.

O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me  synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bëj ata të jenë mëshirë për robërit e Tu besimtarë. 

Bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim,  o Zoti i Botrave. 

O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. 

O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre, dhe bashko fjalën e tyre  në të vërtetën,  udhëzimin dhe në synetit e profetit tonë.

O Zot të lutemi të na rush nga çdo fatkeqsi, na bëj të jemi falenderues për shëndetin qe na dhuron.

O Zot kërkojmë të na mbrosh nga çdo e keqe, dhe tek Ty kërkojmë mbrojtje nga të dëmet  e tyre.

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga lebroza, çmenduria, sëmundjet ngjitëse, dhe sëmundjet e këqia. 

O Allah,  Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje,  Ti je i Pasur ne jemi të varfër,  zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. 

O Zot zbrit tek ne shi. 

O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo re  mbi ne me Mëshirën Tënde.

O Zot bëje atë që ke zbritur tek ne forcë për ne në bindje ndaj Teje dhe mesazh për një kohë të caktuar.

O Zot na jep shi të begatë, të bollshëm, dhe të qetë, pasuron me të tokën dhe kënaqën njerëzit, dhe bëje atë mesazh për të tashmen dhe të ardhmen.

O Zot ynë, ne jemi robër nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësit Tua për shkak të gjynaheve tona. 

Zoti ynë tek Ti jemi mbështetur, dhe mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë).

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga të humburit. 

Zoti ynë na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Post Author: endrit