Lavdërimet për Zotin, të Plotfuqishmin, Dhuruesin e madh, “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë.”( Gafir 3)
Zotin lavdërojmë dhe e falenderojmë për të mirat e Tij, nga ato që dimë dhe ato që nuk i dimë. Ai meriton falenderimin dhe Madhërimin më të mirë, tek Ai mbështetem dhe tek Ai është kthimi.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, një i vetëm i pa Shok, Mëshiruesi, Pranues i pendimit. Dëshmoj se profeti ynë dhe zotërija ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i cili ka ardhur me dritën e sunetit dhë të librit Kuranit. O Zot fale , mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij të cilët ndihmuan Islamin, dhe e luftuan mohimin deri sa arritën ta zhdukin . Në vijim
Frikësohuni Allahut të Madhërishëm dhë bindjuni Atij, nuk ka fituar dikush veç se me frikën ndaj Tij, nuk ka humbur dikush veç se me kundërshtinë ndaj Tij. Allahu xh.sh ka thënë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (En-Nisa 69)
Allahu xh. sh thotë : “Këdo që s’dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të mbetet përgjithmonë.” (El-Xhinn23)
Adhurues të Zotit! Çdo njeri shpreson dhe dëshiron që të jetë dhe të ketë një gjendje shumë të mirë, me cilësitë më të mira, të jetë gjithmonë në grupin më të forte (ne besim), dhe të jetë gjithmonë I qendrueshëm në rrugën e drejtë. Këtij indiviti Allahu xh.sh të I dhuron jetë të mirë dhe vdekje të lehtë.
Të gjithë e urrejnë vështirsinë dhe mjerimin, humbjen dhe të pasurit pak, cilësitë e këqija dhe ndarjet e dhimshme, grupet e turpit dhe të humbjes, i urrejnë pasojat e të këqijave në të gjitha kushtet, i urrejnë pasojat e të këqijave në tërësi.
Të gjithë duan që ta mbrojnë veten e tyre nga dëmtimet e të keqes, dhe mundohen ta arrijnë këtë me çfarë të munden me arsyen e mbijetesës.
Për këto kërkesa a mund të ketë metodë për ti arritur? Arritja për të fituar këto të mirave dhe shpëtimi nga të këqijat, humbja nga joshja, pasojat e këqija të gjërave , për të gjitha këto a ka lehtësim?
Po lehtësimi është për atë që Allahu ja lehtëson. Rruga për tek këto të mira dhe mbrojtja nga dëmtimi i të keqes në këtë botë dhe pas vdekjes, është e vetmja mënyrë e drejtë, dhe nuk ka të dytë. Ajo është urtësia me kuptimin e plotë të sajë, Allahu xh.sh ka thënë: “Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.” (El-Bekare 269)
Ndërsa rrugët e lënijes dhe largimit nga urtësija janë të shumta i llogaritën vetëm Allahu xh.sh. Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara.” (En-Nur 21)
Gjurmët e djallit janë të gjitha shpifje dhe të shpien në humbje, sepse ai që i ka bërë ato gjurmë është Iblisi, gënjeshtari i gënjeshtarëve. Allahu xh.sh në suren Xhinn ka thënë : “Por disa të marrë nga ne flisnin gënjeshtra për Allahun.”(El-Xhinn 4)
Kanë thënë komentuesit e Kuranit se me fjalën të marrë në këtë ajet ka qëllim iblisin shejtanin. Allahu xh, sh i ka quajtur ndjekësit e iblisit të marrë mendjelehtë. Allahu xh.sh ka thënë: “Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej Kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” (El-Bekare 142)
Allahu xh.sh i ka përshkruar ata që i bëjnë shirk Allahut me mendjelehtë të marrë, verbëri mos shikim i të vërtetës, mendje e pakët, Allahu xh.sh ka thënë: “Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”(El-Bekare 130-131)
Rrugët e gabuara (ndjekja e të kotës ) janë të shumta dhe të gjitha kthehen në mënyra të mohimit të Zotit dhe në hipokrizisë, në gabime të mëdha dhe në të ndaluara, të gjitha ato përballen me metodat e urtësisë.
Fjalët e komentuesve në sqarimin e kuptimit të urtësisë janë të larmishme dhe nuk ka kundërshti në mes tyre.
Imam Bagaviu në komentimin e fjalës së Allahut xh.sh në suren Isra: “Kjo është nga Urtësia që të ka shpallur ty , Zoti yt.” (El-Isra 39) ka thënë : “Çdo gjë që Allahu xh.sh ka Urdhëruar për të bërë dhe ka ndaluar për të bërë është Urtësi.”
Në fjalën e Allahut xh.sh : “ Allahu i dha atij pushtetin dhe profetsinë.”(El-Bekare251) Imam Bagaviu ka thënë se fjala profetsi ka kuptimin “diturinë me punë”.
Në fjalën e Allahut xh.sh : “Ai ia jep urtësinë kujt të dojë.”(El-Bekare 269) Muxhahidi ka thënë , urtësia është Kurani, dituria dhe rregullat e fesë.
Ibn Kethiri Zoti e mëshiroftë,ka thënë për fjalën e Allahut xh.sh : “I dhamë mençurinë.” (Sad 20) se Katade ka thënë “librin e Allahut dhe ndjekja e asaj që është në të”, ndërsa Muxhahidi ka thënë e saktë.
Urtësia është një bashkësi kuptimesh që të gjitha janë dituritë fetare dhe të punuarit me to, fjalë te sakta, gjykim fetar për veprimet, të dhuruarit përfitime për njerëzit nëse ka mundësi me këshilla, përshëndetje me sinqeritet të pastër për Allahun xh.sh, duke kërkuar sevape nga Ai dhe largim nga ndëshkimi i Tij.
Urtësija më e madhë është ajo që na ka përshkruar Allahu xh. sh në Librin e Tij në suren En’am kur thotë: “Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” (El-En’am151) Dhe dy ajete pas këtij ajeti.
Allahu xh.sh e ka porositur të dërguarin tonë në haxhin e lamtumirës i cili na thotë: “ Adhuroni Zotin tuaj, falni pesë namazet tuaja, agjërojeni muajin tuaj, jepeni zekatin e pasurisë tuaj, bindjuni kujdestarëve të çështjeve tuaja , do të hyni në xhenetin e Zotit tuaj” Transmeton Ahmedi nga hadithi i Ebu Umametu Zoti qoftë i kënaqur me të.
Porositë e njerëzve të urtë nga besimtarët të cilat pastrojë shpirtërat dhe forcojnë moralin, kthjellojn mendjet, pastrojnë zemrat, drejtojnë nga çdo e mirë dhe të largojnë nga çdo e keqe.
Nga njerëzit e urtë besimtarë ka shumë porosi të dobishme.
Nga shumë këto porosi është dhe porosia e njeriut të mirë Lukmanit, paqja e Zotit qoftë mbi të, të cilit i dha Allahu xh.sh urtësi për të cilin ka thënë në suren Lukman : “Kujto kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” (Lukman13)
Ai porositën njeriun më të dashur të tij , djalin e tij , në besimin në Një Zot dhe ti largohet shirkut në të gjitha format e adhurimit, është gëzim në këtë botë dhe lumturi në botën tjetër, bashkim i të gjithë të mirave. I dëshironte atij të mirën sado e vogël qoftë ajo, dhe të largohej nga e keqja sa do e vogël qoftë ajo. Allahu xh.sh e paralajmron atë se do meritojë dënimin nëse nuk e zbaton.
E porositën djalin e tij që të fali namazin të plotë dhe me mirësi. E porositën atë në urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja e ndaluara, sepse kjo është një detyrë e urdhëruar (Farz) nga Allahu xh. sh. E ka porositur që të jetë i duruar , sepse njerëzit i lëndojnë ata që u bëhen pengesë në arritjen e dëshirave dhe plotësimin e epsheve të tyre. Në këtë rast durimi ka shpërblim të madh. Ai e ka porositur djalin e tij në moral të mirë, që të ketë kujdes në ecjen dhe të folurit e tij. Dimë me siguri se Lukmani e ka porositur djalin e tij për përkujdesjen ndaj prindërve. Allahu xh. sh e ka bërë këtë në Kuran duke bashkuar porosinë e Tij dhe porosinë e Lukmanit për përkujdesjen ndaj prindërve, pasi që e ka porositur Zoti Lukmanin për të drejtën ndaj Allahut xh.sh. Këto porosi janë urtësi të mëdha dhe se të punuarit me to arrijnë urtësinë më të madhe në realitetin e kësaj jete.
Nga sekretet e kësaj sureje të madhe është përshkimi që i bën Allahu xh.sh Kuranit Famëlartë në fillim të sures se ai është “plotë Urtësi”. Sikurëse e ka përshkruar Veten Allahu xh.sh në fillim të kësaj sure “ Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
Këto porosi të urta nga Lukmani përputhen me çfarë ka ardhur në ajetet e para të sures El Issra, nga urdhërimet dhe ndalimet. Urëtsia e gjithë këtyre sëbashku kthehet tek ai që i zbaton këto urdhëra dhe u largohet të ndaluarave. Allahu xh.sh është i Urtë në Fjalën e Tij, Ligjin e Tij, në Caktimin dhe Gjykimit e Tij, në krijesat e Tij. Urtësia është Cilësi e Tij dhe ja jep pushtetin e Vet kujt të dojë. Njerëzit e urtë janë profetët e Allahut xh.sh, paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë, duhet ti pasojmë për aq sa mundemi nga shembujt e tyre. Ata janë njerëzit e mirësisë, të cilëve Allahu xh.sh u ka dhënë shpërblim nga Bujarija e Tij sepse ua ka premtuat, dhe premtimi i Tij është i Vërtetë kur thotë Allahu xh.sh : “ Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve. Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!” (El-Kehf 30-31)
Urtësija është gradë e lartë, punë e kënaqshme dhe e mirë e këndshme, të cilën ja dhuron Allahu xh.sh me Bujarinë e Tij robit të Tijë që Ai do. Nga këtu robi i Zotit punon me atë urtësi duke ju mbështetur Allahut xh.sh.
Nga arsyet e të fituarit të urtësisë nga Allahu xh. sh është besimi në Një Zot të Vetëm , Zotin e Botrave dhe të larguarit nga shirku të bërit shok Allahut xh.sh. Allahu xh.sh ka thënë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am 82)
Pastërtia e besimit (Akides) është dritë mbi dritën e natyrshmërisë, shpjegim mbi shpjegimet e mendjes, fuqi në trup dhe shpirtë, mëson çështjet në të cilat ajo qëndron. Allahu xh.sh thotë: “Ai të cilit Allahu nuk i jep dritë , nuk do të gjejë më dritë.” (En-Nur 40)
Nga arsyet e të fituarit të urtësisë është dhe falenderimi i Allahut xh.sh për mirësitë e tij, me fjalë dhe vepra. Allahu xh.sh ka thënë për Sulejmanit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të : “O Zoti im , më frymzo që të jem mirnjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira.” (En-Neml 19)
Profeti ynë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë : “ A nuk duhet të jem njeri falenderues?” Transmetuar nga Buhari dhe Muslimi.
Nga arsyet e të fituarit të urtësisë gjithashtu është ruajtja e njerut nga të ndaluarat, ruajtja e zemrës nga gjërat e këqija, lënija e asajt që nuk është çështje e tij(gjëra që si përkasin).
Historianët kanë përmendur në histori të kaluara se: “ Një burrë ka ndaluar tek Lukmani dhe i ka thënë ti je bari i deleve? Ka thënë po. I ka thënë : A je ti njeri i zi? Është përgjigjur se ngjyra ime e zezë është e qartë, çfarë është që të habitën ty nga unë? Njerëzit e shumtë që vijnë tek gjërsia jote(në dije), mësymja e tyre në derën tënde, dhe kënaqsija e tyrë me fjalët e tua. Ka thënë : O djali i vëllait tim! Nëse bën çfarë të them unë dhe ti do të jeshë i tillë. Ka thënë Lukmani : Ruaj shikimin, kontrollo gjuhën, jepu atyre që kërkojnë, ruaj pjesët e turpshme, thuaj të vërtetë, mbaje premtimin, nderoje mysafirin, ruaje fqinjin, lërë atë çështje që nuk të intereson , këto më kanë bërë mua ai që ti shikon.”
Nga arsyet e të fituarit të urtësisë është gjithashtu bujaria e shpirtit, passim i të mirës, dorë lëshuar (Bamirës), i dobishëm për njerëzit, ndalimin e përgojimit të tyre, ndalimin e lëndimit të tyre, paqen qetësinë e gjoksit nga smira dhe zilija, këto ndarje janë llogari për në sukses.
Bashkimi i të gjitha ardyeve është frika ndaj Allahut, në fshehtësi dhe hapur, lutjet e vazhdueshme , të cilat janë prej veprave më të mira pas obligimeve Farzeve, me të shtuarit e përmendjes së Allahut xh .sh. Allahu xh.sh ka thënë: “(Kujtoje), kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.” (Ibrahim 7)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi dhe nga udhëzimi i të dërguarit të ndershëm. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni falje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin. Lavdërimet për të Madhërishmin Bujarin, Sundues i të Mirës dhe Begatisë, Sunduesit që nuk e dëmton gjë në sundimin e tij, të Gjithëpushtetshmin që nuk ja pakson dikush Pushtetin. Zotin lavdërojmë dhe e falenderojmë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahu, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është Sunduesi, i Shenjti, Paqedhënësi. Dëshmoj se profeti ynë dhe zotërija ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. O Zot fale mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin , familjen e tij dhë shokët e tij të nderuar. Në vijim
Frikësojuni Allahut xh.sh që ju ka krijuar ju dhe ju ka mbuluar me të mira, dhe përkujtoni nga ajo që ju ka caktuar Allahu xh.sh nga Libri dhe urtësitë, të cilat i ka bërë dritë për ju që të ndriçoheni me ato duke ecur.
Besimtari nëse vazhdimisht i bën llogarinë vehtes së tij në këtë botë ja ka lehtësuar vetes llogarinë në botën tjetër. Vazhdimsia e llogaribërjes është të qenurit e ditës së sotme më mirë se dje në vepra. Allahu xh.sh ka thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr18)
Konkurenca gara e dobishme është ajo që ngelet,e njohur dhe e bekuar dhe të ndihmon në arritjen e urtësisë së plotë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Nuk lejohet zilia vetëm se në dy raste, të kesh zili njeriun që i ka dhënë Allahu xh. sh urtësi dhe ai gjykon me atë urtësi dhe ua mëson këtë të tjerëve , dhe njeriun që i ka dhënë Allahu xh.sh pasuri dhe e shpënzon atë në të drejtë dhe në rrugën e Tij.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga hadihtet e Ebu Hurejrës Zoti qoftë i kënaqur me të.
Suvejd Ibn Harith Hexhdi tregohet se ka thënë: “ Kam ardhur vetë i shtati nga populli im tek Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur hymë tek i dërguari dhe i folëm, i pëlqeu ajo çfarë shikoi nga paraqitja dhe veshja jonë, dhe na ka thënë : Çfarë jeni ju? I thamë: Besimtarë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka buzqeshur dhe u ka thënë: Çdo fjalë ka një të vërtetë, kush është e vërteta e fjalës tuaj dhe besimit tuaj? Suvejdi thotë: I kemi thënë: “Pesëmbëdhjetë 15 cilësi, pesë janë që ti besojmë nga ato që na ka urdhëruar përfaqsuesi që na ke dërguar, pesë janë që na ka urdhëruar që të punojmë me to, dhe pesë të tjera i kemi trashëguar nga koha e injorancës, ne i zbatojmë ato, veç nëse ti urren nga ato diçka prej tyre.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush janë ato të pestat për të cilat u ka urdhëruar i derguari im që ti besoni?” Kemi thënë: “ Na ka urdhëruar që të besojmë në Zot, në Melaiket e Tij, Librat e Tij, Profetët e Tij dhe në ringjalljen pas vdekjes.” Ka thënë : “Kush janë ato të pestat që ju ka urdhëruar të punoni me to?” Kemi thënë: “ Na ka urdhëruar që të themi se Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, të falim namazin, të japim zekatin, të agjërojmë Ramazanin, dhe të bëjmë haxhin nëse kemi mundësi për këtë.” Ka thënë : “Kush janë ato të pestat të cilat i keni trashëguar nga koha e injorancës?” Kanë thënë: “Falenderimi në mirëqenje, durimi në fatkeqsi, ndershmërija në takimin e njeriut, të pranuarit e gjykimit, durimi përballë zemërimit të armiqve.” Ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, : “Të urtë, të ditur, nga ndershmëria e tyre do të arrinin të bëheshin profetë.” Pastaj ka thënë Profeti a.s : “Unë do tu shtoj dhe pesë dhe do të plotësohen tek ju njëzetë 20 cilësi, nëse jeni sikurëse thoni. Mos e mblidhni atë që nuk e hani, mos i ndërtoni ato që nuk i banoni, mos garoni për diçka nga e cila nesër do të largoheni, frikësojuni Allahut tek i Cili është kthimi juaj, duajeni atë me të cilën do të paraqiteni ditën e kijametit (veprat).” U larguan dhe u kujdesën për porositë e të dërguarit. Hadithin e transmeton Ibn Esakir, dhe Said En Nesaburiji.
Adhurues të Zotit ! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një herë për mua Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndeteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët,
O Zot shkatërro mosbesimtarët,dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët) o Zoti i Botrave.
O Zot largoju muslimanëve të këqijat e veteve të tyre dhe të këqijat e armiqve të tyre, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi mos na lër ne në asnjë momen vetëm në dobësitë tona, na përmirso gjendjet tona.
O Zot ndihmo fenë Tënde, Librin Tënd, dhe traditën e profetit Tënd, o i Fortë i Plotfuqishëm.
O Zot të lutemi të kontrollosh çështjet e çdo muslimani dhe muslimaneje, dhe të çdo besimtari dhe besimtareje, me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot na bëj të ditur në fenë tonë , O Zot na bëj të ditur ne dhe muslimanë në fenë tonë.
O Zot bashkoj zemrat e muslimanëve, dhe drejtoi ata drejtë rrugës së paqes, nxirri ata nga errësira e injorancë në dritën e diturisë, o Zoti i Botrave.
O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe dhuro mëshirë nga Mëshira Jote, vërtet, Ti je Dhuruesi i madh.
O Zot na bëj që të jemi të bindur ndaj Teje, mos na bëj nga ata që të kundërshtojnë o Zoti i Botrave.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, ushtarët e tij, dhe shejtanët e tij, O Zoti i Botrave, dhe nga pasuesit e tij, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot ruaj muslimanët dhe pasardhësit e tyre nga shejtani i mallkuar, o Zoti i Botrave me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot ruaj vendit tonë nga çdo e keqe dhe e urryer. O Zot ruaj vendin tonë nga çdo e keqe dhe e urryer. O Zot ruaj ushtarët tanë , me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na ruaj ne nga smira, zilia, mendjemadhsija ,kamata, imoraliteti, fatkeqsitë, tërmetet.
O Zot na bashko zemrave tona dhe zemrat e muslimanëve. O Zot bashkoji zemrat e muslimanëve o Zoti i Botrave, dhe bashkoji ata gjithmonë në të vërtetën , me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot bëj që të dështojnë planet e armiqve të Islamit, O Zot bëj që të dështojnë planet e armiqve të Islamit, të cilët i duan të keqen Islamit o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, O më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, O Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, o më i Madhi Mëshirues o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde o Zot, O Zot jepi sukses zëvëndësit të tij në ndihmë të Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botrave, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot përhape Islamin mbi çdo fe, me të cilin je i Kënaqur Ti Vetë, dhe udhëzimin e të dërguarit Tënd paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, o Zot me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.