Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 02-11-1445 H 10-05-2024 D
Shejh Abdul Bari Eth-Thubejti
Tema Vëllazëria në fe është lidhja e besimtarëve
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka krijuar njerëzit, e prej tyre ka të padrejtë dhe prej tyre ka të devotshëm. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, e Ai është i Plotëfuqishëm, Falës i madh.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, u ka premtuar njerëzve të devotshëm Xhenete ku rrjedhin në të lumenj.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, vëllazëroi në mes Muhaxhirinëve dhe Ensarëve. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, sa numri i pikave të shiut.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
Mbi dheun e tokës së mirë, Medines, dhe gjatë epokës së të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndodhën situata të paharrueshme të cilat i ka sjellë Kurani dhe i kanë përcjellë transmetuesit. Ajo është historia e dy fiseve Eus dhe Hazrexh, të cilët merituan kurorrëzmin me gradën e nderit, të cilët Allahu i ka quajtur Ensarë. Ata janë që ishin në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai është emër lavdia e të cilit mbetet dhe përshkrimi i tij nuk do të ndalojë kurrë. Ensarët e deshën të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me sinqeritet, e inkurajuan fuqishëm dhe e mbështetën me vendosmëri në të gjitha etapat e mesazhit profetik, pas shpërnguljes, Hixhretit.
Nga shembujt e dashurisë së Ensarëve për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është mikpritja e tyre e ngrohtë me ardhjen e tij në Medine. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë në Medine, i gjithë populli i tij kanë dalë duke brohoritur nga gëzimi dhe lumturia. Ajo ditë është kthyer në ditë gëzimi dhe lumturie të cilën qyteti nuk e kishte parë kurrë. Zoti u ka dhuruar këtë nder, pasi që vendi i tyre u bë vend për qëndrimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe shokët e tij nga Muhaxhirinët, e më pas u bënë ndihmues për Islamin.
Duke u nisur nga ky gëzim i madh, historia ka shënjuar dashurinë e Ensarëve për ata që kanë emigruar tek ata. Dashuri e mbushur me kuptime sinqeriteti, besnikërie, dhurimi dhe altruizmi. Muhaxhirunët erdhën tek Ensarët të varfër dhe pa pasuri, të pa strehë që të strehoheshin. E ata i ngushëlluan, i mbështetën me pasurinë dhe me vetet e tyre dhe ndanë me ta shtëpitë e tyre. Rezultoi në mes tyre një vëllazëri e sinqertë dhe u zbriti Kurani për ta lexuar: “Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë.” (El-Hashr 9)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vëllazëroi në mes Abdurrahman Ibn Auf dhe Sa’d Ibn Rebia, e Sa’di i ka thënë Abdurrahmanit: “Unë jam që kam pasurinë më të madhe nga të gjithë Ensarët, prandaj e ndaj pasurinë time në dy pjesë. Unë kam dy gra, shiko se cila të pëlqen nga ato të dyja, vëri emrin që ta ndajë, dhe kur të plotësohen ditët e saj të pritjes martoje atë.” Ka thënë: “ Zoti të bekoftë në familjen dhe pasurinë tënde, por ku është tregu juaj?” Dhe i kanë treguar tregun.
Vëllazërim që historia nuk e ka dëshmuar kurrë. Themeloi rilindjen e një umeti, populli, dhe qytetërimin e një shteti, nga ku u përhap paqja, qetësia dhe drejtësia. Ensari ofron për vëllain e tij Muhaxhir që të ndaj me të pasurinë e tij në dy pjesë. Ky qëndrim fisnik u prit me një madhështi më të lartë, dëlirësia e shpirtit e stolisur me nder dhe krenari e ka bërë atë që të thotë: “ Zoti të bekoftë në familjen dhe pasurinë tënde, më treg se ku është tregu juaj?”
Vëllazëria në fe bën mrekulli. Ajo është një nga pikat referuese të fesë, të cilën e ka theksuar Kurani dhe e ka lavdëruar syneti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…” (El-Huxhurat 10) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jini vëllezër, siç i ka hije robve të Allahut. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e nënçmon dhe nuk e braktisën.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Në ditën e Kijametit, kur dielli u afrohet krijesave vëllazëria lartëson njerëzit e saj dhe do ti mbrojë ata nën hijen dhe mbrojtjen e Gjithëmëshirshmit. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kud’si thotë: “ Ku janë ata që janë dashur në emër të Madhërisë Sime? Sot do t’i strehoj nën hijen Time, nën ditën që nuk ka hije tjetër përveç hijes Time.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Asnjë njeri racional nuk dyshon se kjo vëllazëri është vrarë në kohën tonë. Rrugët materialiste mbizotëruan në atë që shohim për konkurrencën për të mirat e kësaj bote, lidhjet e dobëta, marrëdhëniet e përkeqësuara dhe prishjen e lidhjeve.
Rigjallërimi i kuptimeve të vëllazërisë së vërtetë është një kërkesë fetare dhe e kësaj bote. Në përmbushjen e vëllazërisë, muslimani qetësohet nga vëllai i tij, shpirti i tij është në paqe me veten e tij, ndihet rehat duke folur me të, dëshiron ta shohë atë, ndan dhimbjen e tij dhe e ngushëllon në pikëllimet e tij. Kështu i shton bukuri jetës dhe i jep gëzim shpirtit. Ensarët mbaruan shkollën e Muhamedit, të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe u edukuan në sytë e tij. Prandaj, nuk është për t’u habitur që gjen mes tyre dikë që krijon një situatë me të cilën Zoti qeshën dhe e admiron.
Një mysafir erdhi tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ai thotë: “Kush e pret këtë, e merr për mysafir?” Ngrihet një burrë nga Ensarët e merr me vete dhe shkon me të në shtëpinë e tij. Bashkëshortja e tij i thotë: “ Kemi ushqim vetëm për djemtë, fëmijët.” Por ata përdorin një marifet për ta nderuar duke fikur llambën dhe duke i vënë fëmijët në gjumë, që kur ta fusin ushqimin, ta bëjnë të ftuarin, mysafirin të mendojë se po e ndajnë ushqimin me të, edhe pse qëndruan të uritur nga uria.” Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i lajmëron ata të dy me të qeshurën e Zotit dhe me habinë e Tij nga ajo që ata vepruan. Këtë rast nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ku mjafton habia dhe e qeshura e Zotit nga veprimi i atyre të dy bashkëshortëve.
Nderimi i mysafirit është nga sjelljet e njerëzve të mirë dhe morali Islam. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Kush beson në Zoti dhe në Ditën e Gjykimit le të nderojë mysafirin e tij.” E nderon atë duke kërkuar shpërblimin e Zotit.
Nga pozitat e Ensarëve është dhe lajmërimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për një burrë prej tyre i cili ecën mbi tokë dhe është nga banorët e Xhenetit. Po, një burrë për të cilin është përgëzuar me Xhenet dhe ka siguruar një ulëse në Xhenet. Ai e ka arritur këtë vlerë përmes adhurimit të përzemërt, integritetit, qetësi të zemrës, pastërtisë së sjelljes, pastërti të historisë së tij që thotë vetëm të mirën, nuk gjen në veten e tij për asnjërin nga muslimanët mëri apo zili për mirësitë që atij i ka dhënë Zoti. Besimi pastroi zemrën e tij, devotshmëria rafinoi shpirtin e tij. E nuk është një çështje e lehtë t’i rezistosh prirjeve të shejtanit, të sundosh mbi mendimin e keq, ndjenjave të hakmarrjes, shfaqjes së përbuzjes së tjetrit, fjalëve lënduese, padrejtësisë ndaj një vëllai, shkeljeve ndaj fqinjit dhe keqpërdorimit të një të afërm. Jeta nuk është pa shembuj të ndritshëm që janë prekur me ato që preket njeriu nga shkeljet, padrejtësitë dhe shkelja e të drejtave. Më pas ai e kalon natën me gjoksin e tij të paprekur, duke fshirë çdo pikë të zezë, duke harruar çdo situatë që ka kaluar.
Sa bukur është që njeriu të ketë qetësinë shpirtërore si karakteristikë e një robi! Ai bëhet sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe i ka falur dhe fshirë ata që i kanë bërë të padrejtë dhe e kanë shtypur, duke shpresuar në atë që është tek Zoti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nur 22) Që do të thotë: Shpërblimi është nga i njëjti lloj i punës. Ashtu sikurse e falën gjynahqarin dhe ne do të falim ty, dhe sikurse ti tregohesh falës ashtu do të tregohemi falës me ty. Nëse këto kuptime përhapen në të gjithë shoqërinë dhe anëtarët e saj aspirojnë t’i arrijnë ato, ajo, shoqëria, do të ngrihet dhe lartësohet, struktura e saj do të fuqizohet, siguria e saj do të forcohet, dhe do të mbizotërojë shpirti i familjaritetit, dashurisë dhe dhembshurisë. Do të mposhten rivalitetet, do të zvogëlohen konfliktet dhe do të mbyllet porta e dyshimeve dhe obsesioneve. Nga ajo që nuk ka dyshim se person i shëndetshëm fle me qetësi shpirtërore dhe një gjendje të lumtur, ndërsa të tjerët shtrihen dhe ngrihen nga shtrati duke u ndjerë të trishtuar, duke rënkuar me zemërim, të ushqyer nga ndjenjat e hakmarrjes, zilisë dhe urrejtjes, nuk janë të qetë natë dhe nuk janë të lumtur gjatë ditës.
Ndër situatat e paharrueshme të Ensarëve në mbështetje të fesë është qëndrimi i tyre në ditën e Bedrit. Ajo u përfaqësua në fjalët e mbartësit të flamurit të tyre Sa’d Ibn Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur me të, drejtuar të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Ne të besuam ty, të pranuam dhe dëshmuam se ajo me të cilën ke ardhur është e vërteta, të kemi dhënë për këtë besën dhe fjalën tonë për dëgjim dhe pranim, bindje. Kështu që, o i dërguari i Allahut, vazhdo në atë që dëshiron, pasha Atë, i Cili të ka dërguar me të vërtetën nëse do të kaloje me ne këtë det ne do të hynim me ty, asnjëri prej nesh nuk do të linte, prandaj na drejto, udhëheq, me bekimin e Zotit.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u kënaq, është gëzuar.
Ndihma e fesë është obligim për çdo musliman duke e ndjekur dhe ju përmbajtur asaj, duke braktisur të ndaluarat e saj dhe zbatuar kufijtë e vendosur prej saj, duke hedhur poshtë, mënjanuar dyshimet, dhe duke thirrur në të me urtësi dhe këshilla të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed 7)
Tek Zoti i Madhërishëm kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Zotit kërkoni falje sepse Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Zotin e falënderojmë në çdo situatë, Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë në çdo kohë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Madhi i Lartësuari. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, zotëronte cilësi fisnike, madhështore dhe të bukura. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje të cilat na presin deri në Ditën e Fundit.
Në vijim
Porosis veten time dhe ju që ti frikësohemi Allahut.
Ensarët janë mjaftueshëm krenar që strehuan të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën kur populli i tij e detyroi të largohet nga vendi i tij, dhe llogaritet në krenarinë e tyre deri në Ditën e Fundit. Pas kësaj nuk është çudi që Ensarët morën gradën e nderit me të cilën i nderoi i dërguari i tyre, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “ Shenjë e besimit është dashuri për Ensarët, ndërsa shenjë e hipokrizisë është urrejtja për Ensarët.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. Sikurse dhe fjala e tij: “ O Zot, fali Ensarët, bijtë e Ensarëve, dhh bijtë e bijve të Ensarëve.” Dhe fjala e tij: “ Ata që i duan Ensarë, ata i do Allahu, e kush i urren ata, Allahu i urren.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Adhurues të Zotit lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin dhe udhëzuesin tonë, Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot, të lutemi të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.
O Zot, të lutemi të na japësh hapje dhe mbyllje të mirë, fillimin dhe fundit e mirë, të parat dhe të fundit e tyre, të dukshmet dhe të padukshmet e tyre, të lutemi të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i Botëve.
O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, dhe na ndihmo kundra atyre që na bënë padrejtësi.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.
O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largoje fatkeqësinë prej tyre, shëro të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit e tyre dhe jepu atyre fitoren mbi ata që i kanë sulmuar. O Zot, bëhu Ndihmës, Mbështetës dhe Përkrahës i tyre. O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore.
O i Gjallë o i Përjetshëm, me Mëshirën Tënde kërkojmë mbrojtje, përmirëso të gjitha çështjet tona dhe mos na lër në dorën tonë as sa hapim dhe mbyllim sytë.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë do dhe je i kënaqur. O Zot, jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde. O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij në çdo gjë të mirë, o Zoti i botëve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj