Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut – Aksa 27.03.2020

Lavdërimet për Zotin i Cili jep lumturinë dhe pikëllimin, jep jetë dhe merr jetë, tek  Zoti yt do të jetë kthimi; “ Ai jep gazin dhe vajin  dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën;  se Ai krijon çiftet, mashkull e femër,  nga një pikë fare kur derdhet,  dhe se Atij i takon të krijojë përsëri (të ringjallë); se Ai jep pasuri dhe kënaqësi të mjaftueshme.”(En-Nexhm 42-48) 

Ai ka nderuar besimtarët me mirësi dhe gradë të larta. O Zoti ynë me dritën Tënde jemi udhëzuar, me Mirësinë Tënde jemi mjaftuar, me emrin Tënd jemi zgjuar dhe jemi ngrysur. Gjynahet tona janë në dorën Tënde, tek Ty kërkojmë falje dhe pendohemi.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, me emrin e Tij plotësohen veprat e mira, me Bujarinë e Tij zbresin begatitë. Ai i jep sukses njërëzve bujarë në bamirsi, dhe nga mirësitë më të mira është përkrahja në vështirsi. Vetëm Ti meriton lavdërime të pafundme, Ty të falenderojmë në mënyrën që meriton Madhështia dhe Bukuria Jote, o më i Madhi më Bujari.

Përshëndetjet dhe selamet për atë tek i cili është dërguar Xhibriili,  u zbrit Kurani Famëlartë i mbushur me urtësi, zotëria ynë Muhamedi, zotëria i të parëve dhe të fundit, atyre që kanë kaluar para tij dhe që kanë ardhur pas tij. Për atë që është i veçantë për popullin  e tij, popull  që e ka bërë Allahu i Madhërishëm nga popujt më të mirë, duke i përshkruar si populli i mirësisë dhe bujarisë. Ka përzgjedhur prej tyre Muhamed Mustafanë. Kënaqsia e Zotit të Madhërishëm qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, për të cilët Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve  dhe ensarëve.”(Et-Teube 100) Sikurëse ka thënë gjithashtu: “Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë  i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë.”(El-Hashr 9)

Në vijim

O adhurues të Zotit! Bota përjeton momente të vështira si rezultat i asajt që ndodhën nga përhapja e kësaj sëmundjeje, dhe epidemisë që është përhapur në të gjithë tokën. Numri i vdekjeve është shtuar, bota sot është përball rënijes, nuk ka zgjidhje dhe strehë tjetër vetëm se tek Allahu. Ai është i butë me robërit  e Tij.

Ne nga këtu ju bëjmë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre që të ruajnë shëndetin dhe  jetën e tyre, dhe të zbatojnë rregullat e izolimit, karantinës. Le të marrim në konsideratë shkaqet dhe të ruajmë jetët e qytetarëve tanë. Të shtojmë sa më shumë kërkimin falje dhe pendesën tek Allahu i Madhërishëm. Shkenctarët sot nuk gjejnë diçka më të dobishme se mbështetja  tek Allahu i Madhërishëm, të dorzuarit në Mëshirën e Tij, të kërkojnë mbrojtje Hyjnore dhe strehim  në Fuqinë e të Madhërishmit, para të cilit, virusit,  janë dorëzuar, janë të pafuqishme të gjitha fuqitë përveç të Plotfuqishmit, Ai është i Madhërishmi i fuqishëm për çdo gjë.

Lavdërimi i takon Allahut, njerëzit  janë dorëzuar tek Zoti i tyre, kanë ngritur duart e tyre duke ju drejtuar Atij.  Ata pranojnë pafuqinë e tyre dhe gjynahet e tyre, dobësin dhe mungesën e forcës së tyre. Deklarojnë hapur  se janë të pafuqishëm dhe se Allahu i Madhërishëm është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. 

Virus që arriti që të nënshtrojë ata që janë të përparuar nga ana  shkencore, materiale,  ekonomike, dhe ja doli  kështu që të të kërcënojë të gjitha vendet e botës. 

Adhurues të Zotit! Në islam, kjo që na ka prekur është nga gjynahet dhe të kryerit e krimeve, dhe përhapja e padrejtësive në mes njerëzve. Është shfaqur hapur kamata dhe imoraliteti. E dini si ka ardhur në hadith; “Kur shfaqet kamata dhe imoraliteti në një fshat, (vend) është bërë e lejuar për ata dënimi i Allahut.”

Shikoni botën sot. Praktikimi i kamatës dhe shfaqja e imoralitetit është shtuar.

“Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.” ( En-Nazi’at 26)

Ne sot jemi të braktisur në një botë të tmerruar në një kohë që është e mbushur me të papritura, e mbuluar me fitne dhe të këqia. Allahu i Madhërishëm  me urtësinë e Tij ka  caktuar qetësinë e robërve, që në momentin që i ka krijuar, përndryshe do ti shoqëronte ata në vazhdimsi me vështirsi, me hidhërime dhe fatkeqsi, me marrje dhe dhënije, (nga jeta dhe pasuria), ankthe dhe shqetësime e gjitha kjo në diturinë e Zotit të Masdhërishëm si kontrolluesi i çështjeve dhe interesave, (dobi)  të njerëzve. “Allahu nuk synon padrejtësi për robërit e Vet.” ( Gafir 31)

A doni të ju tregoj dhe tu mësoj një diçka, lutje, që nëse zbret tek ndonjë njëri nga ju ndonjë vështirsi apo fatkeqsi prej kësaj botë, dhe me të i lutet Allahut,  Ai  ja largon   atë vështirsi?  Ajo është lutja e Junusit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur thotë; “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”  Shtoni sa më shumë këtë dua sepse përgjigja është e Zotit tonë Bujar.

Kush shpeshton të kërkuarit falje tek Zoti, atij për çdo vështirsi Zoti i jep rrugëzgjidhje, “ Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.”(Et-Talak 2-3)

Nuk ka forcë dhe pushtet  tjetër veç fuqisë së  Allahut, kjo fjalë është ilaçi i nëndhjetë e nëntë sëmundjeve, dmth shqetësime dhe ankthe.

Prijësi i besimtarëve, Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka thënë; “ Sa çudi është me ata që shkatërrohen duke e pasur me vete shpëtimin.” E ka pyetur se çfarë duhet të thotë? Ka thënë: “Kërkimi falje tek Zoti, istigfari.”

Imam Katade, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kurani ju udhëzon, tregon sëmundjen  dhe shërimin tuaj.  Shëndeti jua varet nga gjynahet ndërsa shërimi juaj është kërkimi falje tek Zoti.”

Madhërimi i takon Allahut që na ka dhënë mundësinë që ti lutemi të na largojë fatkeqsitë, Madhërimi i takon Allahut që na jep mundësinë e falendrimit të Tij në kohë qetësie. 

O Mëshirues i kësaj bote dhe i botës tjetër, fale dhe përshëndete të dashurin dhe të përzgjedhurin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Largo nga ne atë që është e vështirë  që ta kalojmë me durimin  tonë, dobësohet me të durimi jonë dhe paksohet prej sajtë fuqia e jonë. O largues i çdo vështirsie dhe fatkeqsie, o Ti që di çdo sekret dhe gjynah, o më i Madhi Mëshirues. O largues i vështirsive largo nga ne këtë fatkeqsi që ka rënë mbi ne, tek Ty ankohemi për këtë vështirsi, dhe pse ne e meritojmë këtë. Me emrin Tënd të Lartësuar të lutemi, nëse tek ne janë shtuar gjynahet, na fal dhe na mëshiro.

Popuj para nesh janë ngarguar me gjynahe, por i ke larguar ndëshkimet prej tyre.

Ne jemi umeti i Muhamed Mustafasë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ne tek Ti shpresojmë faljen dhe mëshirën. Ky është i dërguari i Allahut i cili u përball me vështirsi në rrugën e Zotit, por atë e shoqëroi  ndihma dhe mëshira e Krijuesit.

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit të Madhërishëm me lutje, Zotit lutjuni sepse ju jeni të premtuar për përgjigje. Me të vërtetë fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Larg të ushqyerit me haram -Aksa 17.04.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që ka bërë që pas vështirsisë të vijë rrugëzgjidhja, dhe pas shqetësimit dhe ankthit, qetësim dhe lehtësim, shëroi Ejubin nga sëmundja, 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ndëshkues i popujve mosbindës, të shthurur, çlirues i popujve të bindur, të nënshtruar vetëm Atij, lehtëson për ata vështirsitë dhe largon nga ata fatkeqsitë.

O Zot përshëndete robin Tënd të zgjedhur Muhamedin, i dërguar durimtarë, besnik dhe i sinqertë. Lutjet dhe përshëndetjet për familjen dhe shokët e tij. Lutje me të cilat qetësohet shpirti dhe fitohet kënaqsia.

Në vijim

O adhurues të Zotit! “Kush zgjohet në mëngjes dhe është i sigurtë (qetë) në familjen e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe e ka ushqimin për atë ditë, ai është sikur t’i jetë dhënë e tërë bota”

“Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit!” (El-Bekare 153)Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.”( Esh-Shura 30)

“Kërkojini Allahut falje dhe shpëtim (shëndet) sepse askujt nuk i është dhënë gjë më e mirë pas besimit të fortë se sa shpëtimi (shëndeti).”

A doni të ju tregoj për atë që i frikësohet Zotit? Zotit i frikësohet ai që nuk ua humbën shpresat njerëzve nga mëshira e Zotit, ai që nuk i lejon njerëzit në kundërshtitë ndaj Zotit, nuk i siguron ata nga ndëshkimi i Zotit, nuk e lexon Kuranin sipas dëshirës së tij për vete dhe ndryshe për  të tjerët. Me të vërtetë ska dobi në atë adhurim pa dituri.

A nuk ka thënë Allahu i Madhërishëm: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)!”(El-Bekare 152) Sikurëse ka thënë: “  Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe!”(El ‘Ankebut 45)

“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”(Er-Ra’d 28)

Por se kjo arrihet vetëm se me suksesin e Allahut të Madhërishëm, kush do  që i lutet Zotit dhe largohet nga gjynahet, atij i hapen portat e mëshirës dhe rahmetit. Me të vërtetë adhurimet më të mira janë plotësimi i obligimeve dhe shtimi i veprave vullnetare.

Me të vërtetë Zoti ynë nuk e zbret fatkeqsinë nga qielli vetëm se pasi që jemi mbushur me gjynahe dhe se nuk e largon atë vetëm se me pendesë, teube. Këto janë duart tona të drejtohen vetëm  Ty, sepse jemi të mbushur me gjynahe dhe gabime. Ti je i Plotfuqishëm që drejton ata të humburit, devijuarit. O Zot na ndihmo dhe udhëzo, o Zoti ynë.

O Zoti ynë që e di të fshehtën dhe të hapurën.

Zoti ynë mbi qiell ka Fronin e Tij,  i Cili në qiell ka emrat e Tij të bekuar, sundues i qiellit dhe i tokës, na largo këtë fatkeqsi, na  fshij gjynahet dhe gabimet tona. Me të vërtetë je që dëgjon lutjet, i Gjithëdijshëm, Falës dhe Mëshirues.

O Zot zbrit tek ne nga mëshira Jote, dhe shërim nga shërimi Yt, o Allah, o Zoti ynë.

O Zot tek Ty kërkojmë falje për çdo gjynah, o Zoti ynë, o shpresa jonë në vështirsi, o Zoti i Qabes, na nxirr nga kjo vështirsi për në rrugë të drejtë. 

O Zot largo nga ne çdo shqetësim dhe ankth, largo çdo pikëllim dhe merzi, o Larguesi i shqetësive dhe fatkeqsive. O Ti që i përgjigjes lutjes së atij që është në vështirsi, o Allah, o Zoti ynë.

Adhurues të Zotit! Drejtojuni Zotit me lutje, Ai është Bujar.

“Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.”(El Ankebut 45)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit