Njohuri për vepërmirët – Meka 17.05.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

12 Ramazan 1440 H   17-5-2019 D

Shejh Fejsal Gazavi       Njohuri për vepërmirët

Lavdërimet për Zotin që ka dhuruar për robërit e Tij sezone për vepra të mira, që të mbledhin në to kredite për vetet e tyre, ju falën atyre gjynahet dhe ju shpërblen çfarë kanë mbledhur nga veprat e mira. Zotin e lavdërojmë dhe Atë e falenderojmë, i ka dhënë sukses atij që Ai dëshiron nga robërit e Tij, dhe që i është bindur dhe frikësuar vetëm Atij,  e ka urryer atë që dëshiron dhe e ka humbur çështjen e tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Madhi i Lartësuari.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, që ka thënë: “Përshpejtoni në punë vepra të mira.” Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë pasuesit e tij në mirësi deri në ditën e Gjykimit. Në vijim.

Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut, sepse frika ndaj Zotit është këshillë nga vetë Allahu xh.sh për robërit e Tij, dhe shpëtim në ditën e gjykimit për ata që e kanë pasur frikë Zotin,.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!”(Al’Imran 102)

O ju muslimanë! Thirrësi në të mirë, që thërret në çdo natë të muajit të Ramazanit, i dërguar nga Allahu xh. sh  kur thotë: “ O veprues i të mirës vazhdo, o veprues i të keqes ndalo.” ka për detyrë ta përsërisi dhe ta përkujtojë në vazhdimsi pa ndërprerje, duke i drejtuar besimtarët duke ju thënë përparoni dhe vazhdoni në vepra të mira dhe  tek përfitimet e tyre. Ndalon ata nga punët e këqija dhe çfarë ka nga dëmet e tyre. Patjetër që po, sepse nga muslimani kërkohet që të shfrytëzojë  dhe shtojë punën derisa është në këtë jetë. “O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)

A ka më mirë për ne që në këto ditë të caktuara që të përpiqemi dhe të përfitojmë nga bujarija e tij dhe orët e mirësisë së tij, Ramazanit.

Adhurues të Zotit! Për këtë ja disa nga rregulla, njohuri dhe mënyra që i duhen  individit që bën mirë në këtë sezon Madhështorë. E lusim Allahu që të përfitojmë prej tyre.

 

Së pari;

Le të jetë vepra e mirë për ty shqetësim i vazhdueshëm, angazhim i përhershëm, ta kesh për qëllim që  ta arrish atë. Nëse Allahu xh.sh ta ka lehtësuar dhe të ka ndihmuar që ta zbatosh, e ke arritur shpërblimin e asaj që ke dëshiruar prandaj gëzohu. E nëse nuk ke mundur që ta realizosh, dhe ke ngelur në mes të qëllimit dhe veprimit, dije se ke shpërblimin e asaj që ke pasur për qëllim. Abdullah Ibn Imam Ahmed Ibn Hambel  një ditë i ka thënë babait të tij, Imam Ahmedit; “Më këshillo o babai im?” Ka thënë: “O biri im, të kesh për qëllim të mirën, veprën e mirë, sepse do të jeshë me të mirën tënde përderisa ke pasur për qëllim të mirën.” Kjo është këshillë e madhe, vepruesi dhe zbatuesi i saj ka shpërblime të mëdha në vazhdimsi pa ndërprerje. 

Nëse njeriu ka përmirsuar qëllimin, dhe nuk i janë plotësuar atij shkaqet e të vepruarit, ai me të vërtetë shpërblehet me atë qëllim që ai ka pasur edhe pse nuk e ka realizur atë vepër. Kush preukupohet  për një të mirë që nuk e ka vepruar, Allahu xh.sh ja ka shkruar të mirë të plotë, e nëse është  preukupuar dhe ka arritur ta veprojë atë punë të mirë, Allahu xh.sh i shkruan për atë vepër dhjetë të mira deri në 700 fish apo shumë fish më shumë. Kështu na ka lajmëruar i Ndershmi dhe i Besuari Muhamedi paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurëse të menduarit në vepra të mira dhe të punuarit për ti arritur ato, është mbështetje  për arritjen e asaj pune të mirë dhe të furnizuarit prej saj. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Të menduarit në të mirë, është thirrje për ta vepruar atë, dhe të penduarit nga e keqja, është thirrje për ta lënë atë.”

Le të jetë mendimi yt i angazhuar gjithmon për të bërë vepra të mirë, sepse  shpërblimi i tij dhe gjurmët  e tij të dobishme  do të kthehen tek ty.  Sikurëse është mirë për njeriun që të pendohet dhe të ndjejë keqardhje, për atë çfarë mund të ketë bërë ndonjë gjynah, nëse ka punuar ndonjë të keqe dhe është ndaluar nga ajo duke qenë i vetëdijshëm se ka bërë gjynahe.

 

LEXO  Tre mirësi themelore - Meka 29.05.2020

Së dyti:

Të qenurit  i bindur se të punuarit e veprave të mira është arritja  e  vërtetë nga e cila përfiton prej saj në ditën e kijametit, dhe do ti ngelet njeriut  si kursim që nuk i humbet prej tij qoftë i pakët apo i shumtë. Allahu xh.sh ka thënë: “ Çfarëdo të mire që të bëjnë, nuk do t’iu mohohet shpërblimi.”(Al’Imran 115) Prandaj bëni sa më shumë vepra të mira, këmbngul dhe puno sa më shumë nga veprat e mira. Allahu xh.sh ka thënë: “Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer.”(El-MUzzemmil 20)

Në fjalën e Allahut xh.sh: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “Çdo njeriu besimtar apo mohues që ka bërë një vepër të mirë dhe jo të keqe në këtë botë, Allahu xh.sh do ja kthejë atë vepër të mire. Besimtarit  do ti jepen të mira dhe të këqija e tij, i fshihen atij nga të këqijat dhe shpërblehet për të mirat e tij. Ndërsa mohuesit i tregohen të mirat dhe të këqijat e tij, i kthehen të mirat e tij dhe dënohet për të këqijat e tij.”

 

Së treti:

Shoqërohu me të  mirin në këtë botë, dhe  në këtë sezon të bekuar në veçanti, me të vërtetë është gjëja  më e mirë që  të shoqërohesh dhe të ndjekësh të mirët. Nga Hatim Asamime Zoti e mëshiroftë, tregohet se ka thënë: “Ka parë për çdo njëri shokë që i mbanin sekretin shokut dhe ankoheshin tek ai, me të vërtetë unë  shoqëroja njeriun e mirë, që të jetë me mua në llogari dhe të kaloj me mua Siratin(urën e Siratit).” Prandaj sa më shumë shoqërohu me të mirë në vazhdimsi  sepse ato janë dritë që i arrin në varr njeriut kur të vdesi.



Së katërti:

Bëhu o rob i Zotit çelës i të mirës dhe mbyllës i të keqes. Njerëzit janë dy llojesh sikurësë ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Me të vërtetë ka nga njerëzit që janë çelësa të të mirës dhe mbyllës të së keqes, dhe nga njerëzit që janë mbyllës të së mirës dhe çelësa të së keqes. Urime për atë që e ka bërë Allahu xh.sh çelës të së mirës, dhe mjerë për atë që e ka bërë Allahu xh.sh  çelës i të keqes.” Nga shenjat e kënaqsisë së Zotit me robin e Tij është të bërit e tij çelës të të mirës, nëse i është dhënë vizijoni i të mirës ai përmendën Zotin në vizijonin e tij dhe i drejtohet të mirës, vepron mirë, flet mirë, mendon vetëm në të mirë, përmban vetëm të mirën, ai është çelësi i të mirës ku do që të jetë dhe bëhet shkak në të mirë për çdonjërin që e shoqëron atë. Ndërsa tjetri i drejtohet të keqes, vepron të keqen, flet keq, mendon vetëm të keqen, dhe përmban vetëm të keqen, ai është çelësi i të keqes. O rob i Zotit dije se besimi i njeriut nuk plotësohet vetëm se me të mendurit dhe uruarit mirë për të tjerët nga muslimanët, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Nuk ka besuar asnjëri nga ju derisa të dojë për vëllain e vet atë që do për veten e tij nga të mirat.”

 

Së pesti:

A ka gjë më të madhe se të jetë besimtari tregues i të vepruarit mirë, që të meritojë me këtë shpërblimin e premtuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që thërret në  një të mirë, ka shpërblim sikurëse vepruesi i asaj të mire.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë thirrësi në të mirë është sikurëse vepruesi i kësaj të mire.” Më e dobishmja që mund tu ofrojmë njerëzve është të drejtuarit dhe të mësuarit e tyre, të qenurit shembull për ta, orientimin e tyre në të punuarit e veprave të mira, duke i porositur ata që të shfrytëzojnë kohën, inkurajimi i tyre që të kapen pas veprave të mira.

 

LEXO  Shfrytëzojeni Ramazanin në mirësi dhe bamirësi

Së gjashti:

Lute Allahun xh.sh për qëndrueshmëri në fenë e Tij, lutju Zotit që të bëjë nga ato që i zbatojnë rregullat dhe i binden Atij. Kërko mbrojtje tek Allahu xh.sh që të mos preki denimi, dhe të lësh veprat e mira dhe të largohen të mirat nga ty, të bësh vepra të këqija dhe të mbulosh veten tënde me to.  Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, trgohet se ka thënë: “Mos shpreso nga një njeri që ka qenë vepërmirë pastaj kthehet nga e keqja dhe vdes në këtë gjendje. Mos u dëshpëro nga një njeri që ka qenë nga vepër këqinjtë, pastaj kthehet dhe bën mirë dhe vdes në këtë gjendje.”

Prandaj duhet që ti bëjmë llogari veteve tona për braktisjen që i kemi bërë rrugës së Zotit, dhe të  lusim Zotin tonë që të na bëjë nga ata që bëjnë vepra të mira para momentit të fundit.

 

Së shtati:

Të jesh i bindur në  fjalën e Allahut xh.sh që thotë: “Çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di.”(El-Bekare 197). Kjo fjalë sjellën tek njeriu qetësinë dhe në zemrën e tij sigurinë, siguron mendimin e  mirë tek njeriu që është i sinqertë në këtë vepër, duke mos pritur vlersim dhe shpërblim nga krijesat. Ai që  në momentin kur bën vepra të  mira, i bindur se Zoti i tij është në dijeni të plotë për veprën e tij, ja ka arritur asaj që ka kërkuar nga vepra e tij. Disa njerëz bëjnë përpjekje që të mbulojnë disa të mira që  ata veprojnë dhe dhurojnë duke dashur të  mos shfaqin atë që janë duke vepruar por në të vërtetë ata janë duke pasuar fjalën e Allahut xh.sh që thotë: “duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!”(El-Insan 9)

Tek Zoti kërkoj falje për vete dhe ju, Zotit kërkoni falje sepse Ai me të vërtetë është Falës Mëshirues.

 

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin e Botrave, Çdo e mirë është në Dorën e Tij Ai është vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, nuk ka të mirë veç të mirës së Tij, asgjë nuk është e përhershme veç Tij. Dëshmojmë se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, s’ka të mirë për të cilën të mos na ketë orjentuar drejtë saj, dhe s’ka të keqe që nuk na ka paralajmruar që të ruhemi prej saj. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij. Në vijim

Dije o ti vepër mirë, se kuptimi i të mirës është i gjërë dhe nuk është i kufizuar. Ajo  është çështje  e përgjithshme nga e cila përfiton njeriu në moment ose pas një farë kohe.

Me të vërtetë këto ditë dhe netë janë shpëtim nga zjarri i xhehenemit, pranimin e pendesës, shumimin e veprave të mira, ngritjen në grada të larta, prandaj punoni o robër të Zotit në sezonin e të mirave, dhe mos i humbni këto të mira në këtë kohë. I mençuri nuk kufizohet  në fitimin nga veprat e mira, nuk falën dhe nuk vonohet në përfitimin e të mirave, përkundrazi tregohet vigjilent dhe nuk lë gjë që ti kalojë, nuk e lë të mirën e sotme për nesër sepse nesër nuk i dihet se ndoshta mund ta humbasë atë.

Muslimani duhet që ti çlirojë të mirat, ti shumojë ato deri sa ti bëhen normale për veten e tij si në vepra dhe në sjellje gjithashtu. 

Muavijetu  Ibn Ebi Sufjani, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregohet se ka thënë: “ Mësoni edukoni  vetet tuaja me të mirën, me të vërtetë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “E mira është zakon, e keqja është luhatje, atij  që Allahu xh.sh  i do të mirën, i jep dije në fe.”

Muslimani është i urdhëruar që ta kërkojë të mirën me gjithë qënijen e tij, por është  e kërkuar prej ti që ta gjejë atë dhe të shfrytëzojë ditët e vlersuara dhe të bekuara, siç është mundësija e këtij muaji të bekuar në të cilin hapen dyert e xhenetit. Nuk ngelet për punëmirët vetëm se të jenë të pranuar, nuk ka ngeluar për garuesit vetëm se të përshpejtojnë. Të shpëtuarit janë të bindur se nga padrejtësija dhe privimi I veteve tona është që të privohet njeriu nga mirësitë e këtij muaji. Në një hadith të saktë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, tregohet se ka thënë: “I turpëruar (i ka rënë hunda në tokë) qoftë ai njëri që e ka arritur muajin e Ramazanit dhe ai  muaj kalon pa ju falur gabimet e tij.”

Kjo është një periudhë e ndryshme nga kohët e tjera të vitit, sikurëse ka thënë Ibn Xhevziu Zoti e mëshiroftë, : “Muaji i Ramazanit në mes të  muajve të vitit është sikurëse Jusufi në mes të vëllezërve të tij, sikurëse ishte Jusufi djali më i dashur për Jakubin a.s, kështu është dhe Ramazani, muaji më i dashur për të Gjithëdijshmin e të fshehtave Allahun e Madhërishëm. Jakubi kishte njëmbëlljet djem, nuk ja ktheu shikimin asnjë rrobë nga rrobat e tyre, por ju kthye shikimi nga këmisha e Jusufit. Kështu është dhe për gjynahqarin dhe atë që gabon, nëse shijon erën e Ramazanit. 

Ramazani është i mbushur me mirësi dhe bereqet, të mira dhe largim nga zjarri i xhehenemit, falje nga Sunduesi i Gjithsisë për të gjitha që kemi përjetuar dhe gabimet që kemi bërë në gjithë muajt e tjerë të   vitit.

Duhet të të shmangim çfarë kemi bërë në muajt e tjerë dhe të përmirsojmë  gjendjet tona. Prandaj shfrytëzojeni këtë mirësi në këto ditë të pakëta që tju mbulojë mirësija dhe shpërblimi i madh, të ngriheni në gradë, dhe të ju mbulojë qetësija e gjatë me lejen e Zotit Inshallah.

Adhurues të Zotit!  Derisa të realizohet kjo mundësi  duhet të shfrytëzojmë dhe të kujdesemi për kohën tonë në Ramazan, të ruhemi nga djajtë njerëz të cilët përpiqen në dëmtimin e muslimanëve në atë që është e mira dhe përmirsimi i tyre.

Sikurëse është detyrë për ne që mos të na humbi koha por të vazhdojmë të ndjekim  kohën në këtë muaj të mirësive, sepse ka disa njerëz që angazhohen pas argëtim dhe kënaqsive të kota, duke lënë pas dore më të rëndësishmet dhe më seriozet duke humbur nga ky sezon i mirësive.

Prandaj  adhurues të Zotit, përshëndeteni dhe lutuni për atë që ju ka urdhëruar Allahu xh.sh kur ka thënë në fjalën e Tij:   “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të . O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot fale dhe  mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin a.s,  siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin a.s familjen e tij,  siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi mohuesit dhe politeistët,  ndihmo robërit e Tu që të Njësojnë  në besim.

O Zot shkatërroi  armiqt e Tu dhe armiqt e fesë Tënde

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot na jep siguri në atdheun dhe shtëpinë tonë.

O Zot përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj ata nga njerëzit që të frikësohen dhe të binden Ty, dhe meritojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat e tyre o i Gjallë i Përhershëm, drejtoi ata drejtë  të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, që përpiqen në rrugën Tënde, ata që janë të vendosur në kufinjtë tanë, o Zot të lutemi të jesh ndihmë, mbrojtje, dhe mbështetje për ta.

O Zot të lutemi të na japësh sukses në punë të mira dhe të largohemi nga të ndaluarat,  na jep dashurin për të varfërit.  

O Zot të lutemi të na falësh dhe të na mëshirosh.

O Zot nësë ke caktur fitne për një popull nga largo nga kjo botë pa na prekur ajo fitne.

O Zot të lutemi për dashurin Tëndë dhe dashurinë e atyre që të duan Ty, dashurinë për punë që na afrojnë tek Ty dhe tek dashurija për Ty.

O Zot na jep sukses që të përfitojmë nga muaji i Ramazanit, na bëj ne nga ato që largon nga zjarri o Zot, dhe na shkruaj nga njerëzit e falur dhe që kanë fituar Kënaqsinë Tënde.

Lutja jonë e fundit është lavdërimi është për Zotin e Botrave.

 

Post Author: endrit