Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 26- 09-1445 H 05-04-2024 D
Shejh Abdurrahman Sudejs
Tema Nga mirësitë e Ramazanit nxitja për të përfituar nga Nata e Kadrit
Vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Zotin e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi, Atë e lavdërojmë për të gjitha të mirat e Tij. Madhërimi është për Zotin, Dhënësi i dhuratave të shumta dhe dashamirësive të mëdha, e ka nderuar muajin e Ramazanit me mirësi, falje dhe largim nga zjarri i Xhehenemit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i ka veçuar dhjetë ditët e fundit të Ramazanit me zbritjen e Kuranit dhe me natën më madhështore në të gjitha kohët. Nata e Kadrit në të cilën zbresin Melaiket e të Gjithëmëshirshmit.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, modeli i atyre që shijojnë netët e bukura me mirësi. Paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij të pastër dhe të nderuar, të parët që këmbëngulën në fitimin e faljes dhe për fitim të kënaqësisë së Zotit, mbi tabi’inët dhe mbi ata që e pasojnë me vepra të mira, sa kohë flladet e dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji të sjellin aromën e Xhenetin.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Gjëja më e mirë që të bën të qëndrueshëm në Xhenet, me të cilën pastrohet gjuha, është porosia që ti frikësohemi Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut në fshehtësi dhe hapur, përmirësoni vetet tuaja në atë që duket dhe në atë që është e fshehtë.
“ Duhet ti frikësohesh Allahut, ti përmbahesh asaj dhe të fitosh, vërtetë i devotshmi është i lavdishmi dhe madhështori,
Puno për të ju bindur Atij që të fitosh nga Ai kënaqësinë, vërtetë ai që është i bindur ndaj Zotit të tij është më afër Tij.”
O ju musliman agjërues! Në këtë kohë të nderuar, umeti ynë Islam prej pak ditësh ka gjunjëzuar aktivitetin e tij në mesin e këtyre dhjetë ditëve madhështore, të nderuara dhe bujare, të mbushur me vepra të mira dhe me vlera të mëdha. Këto janë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, i mbulon me mëshirë e Tij Zoti, Falësi i madh. Ditët e tyre mbushen me adhurime dhe gëzim, ndërsa netët e tyre ndriçohen me ajetet që këndohen dhe me plot dritë.
O muslimanë! Nga mirësitë e Allahut të Madhërishëm ndaj këtij umetit të Muhamedit në këto kohë të nderuara dhe fisnike, është se Ai i ka favorizuar ata ndryshe nga popujt e tjerë para tyre me një natë të nderuar në caktimin e saj, madhështore në shpërblimin e saj. Asaj nuk i ngjason në mirësi, nder dhe pozitë asnjë natë tjetër nga netët në përjetësi. Kjo natë e bekuar shfaqet dhe drita e saj që shkëlqejnë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit të bekuar dhe me të krenohen dhjetë netët para netëve të tjera. Ajo është e parë dhe e fundit e këtyre netëve, ajo është nata e Kadrit, natë në të cilën është zbritur Kurani, në të shkruhen dispozitat, furnizimet, fatet dhe afatet nga Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm. “E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (El-Kadr 2-5)
O ju që ngriheni për namaz dhe të gëzuar! Ajo është nata në të cilën zbresin Melaiket aq të shumët në numër sa janë më shumë se numri i guralecëve në tokë. Ajo është natë në të cilën kush ngrihet, falet me besim dhe bindje tek shpërblimi i Zotit, i falen gjynahet e të kaluarës. Adhurues të Zotit, e fjala më e saktë për kohën e saj, se është në netët teke nga dhjetë netët e fundit të muajit, dhe se ajo lëvizën në mes tyre. Ndërsa fjala më e saktë tek shumica e dijetarëve se ajo është në natën e njëzetë e shtatë, sikurse e ka shënuar këtë Hafidh, Ibn Haxheri, Zoti e mëshiroftë. Mirëpo, thënia se lëviz në netët teke të dhjetë netëve të fundit është mendimi më i saktë, në dashtë Zoti, duke përmbledhur të gjitha hadithet. Muslimani duhet të përpiqet në të gjitha këto dhjetë netë. Njerëzit e dijes kanë thënë: “ Zoti e ka fshehur kohën e kësaj nate në mënyrë që njerëzit të përpiqen në adhurim, që të mos mbështeten tek mirësia e saj dhe të neglizhojnë në netët e tjera. Ai ka dashur me këtë përpjekjen e vazhdueshme të tyre.”
Adhurues të Zotit! Ajo është natë në të cilën kalojnë penat e gjykimit, duke sjellë lumturi tek të lumturit dhe mjerim tek të mjerët. “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.” (Ed-Duhan 4) Prandaj, adhurues të Zotit, kërkojeni atë në këto dy netët teke të mbetura, do Zoti jua mundëson që ta kaloni atë me besim dhe bindje tek shpërblimi i Tij, ua falën gjynahet tuaja të kaluara dhe ju shpëton nga zjarri i Xhehenemit me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij. Në Sunen ka ardhur nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ Kam thënë, o i dërguari i Allahut, e ke parë nëse e mësj se cila natë është nata e Kadrit, çfarë të them në të?” Ka thënë: “ Thuaj, O Zot, Ti je falës, e do faljen më fal mua.” Hadithin e ka sjellë Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë, i saktë.
“ Muaj, natë, në të cilin zbresin Melekt e qiellit, dhe deri në mëngjes nuk pengohet, preket nga asnjë e keqe,
E nata e Kadrit, nëse e arrin atë, është më e mirë se një mijë muaj dhe për të ka shpërblim të pa shembull.”
O ju besimtarë! E gjithë kjo jetë është një shkëndi rrufeje apo një mbyllje syri, e çfarë mund të themi për disa ditë dhe netë të numëruara?! Çfarë mund të themi për një të tretën e fundit të këtij muaji dhe çfarë kanë mbetur prej tij? Koha është e shkurtër nuk meriton të neglizhohet. E shumica nga bukuria e këtyre ditëve të lumturua dhe e netëve të bekuara kanë kaluar, ka mbetur përfundimi i muajit dhe shpresa e tij. Shumica e tij ka kaluar por ka mbetur më madhështorja prej tij. Shumica e muajit ka shkuar por ajo që ka mbetur prej tij është më e çmuar se floriri. Kanë fituar dhe janë të lumtur, me lejen e Zotit, ata që janë të suksesshëm në arritjen e saj dhe në kryerjen e punëve dhe të veprave të mira në të. Kush ka neglizhuar dhe është vonuar në të kaluarat, le të shpejtojë në atë që ka mbetur. Le ta kalojë këtë natë në namaz, i bindur, në ruku dhe në sexhde, me shpresë të kompensojë të kaluarën dhe të fitojë me pranim të lutjeve dhe me kënaqësinë e Zotit. Në natën e Kadrit njerëzit lavdërojnë Zotin në qetësi dhe fshehtësi.
“ Ngrihu natën me durim dhe përgatitu për ditën e takimit, për ditën e Kijametit,
Adhuro Zotin, bjer në sexhde shpesh dhe shmang gjumin e gjatë.”
Umeti i agjërimit dhe namazit! Kanë mbetur vetëm pak ditë që t’i japim lamtumirën këtij sezoni fisnik. Tendat e tij u shembën, ditët e tij u shkurtuan, është afruar largimi i tij dhe vetëm pak prej tij ka mbetur. E zemrat dhe shpirtrat e njerëzve të drejtëve dhe të mirë, që e duan këtë muaj, rënkojnë nga dhimbja e ndarjes me të. E si mund të mos jetë kështu për ata, kur jetuan kohët dhe momentet më të bukura? Aty derdhen mësimet dhe drejtohen lutjet për tek Zoti i tokës dhe i qiejve. Aty zbresin mëshirat, fshihen gjynahet, veprat e këqija shndërrohen në vepra të mira, lirohen kokat nga zjarri i Xhehenemit dhe nga fatkeqësisë, ngrihen gradët në lartësitë e Xhenetit. E si mund të mos rënkojnë zemrat e të dashuruarve me të nga trishtimi i ndarjes me të?!
Ky muaj i shenjtë do të përfundojë për pak ditë, në të cilin disa njerëz kanë bërë mirë e të tjerë keq. Ai do të jetë dëshmitarë për ne ose kundra nesh. Dëshmitar për agjërimin dhe namazin e tij të natës, bamirësinë dhe mirësinë e tij, dhe dëshmitar kundër për njeriun e pakujdesshëm, neglizhent, refuzues, për koprracinë dhe mosbindjen e tij. Ne nuk e dimë nëse do e takojmë përsëri, apo në mes nesh dhe atij do të vij shkatërruesi i kënaqësive dhe ndarësi i grupeve, exheli i ndarjes nga kjo botë. Në këtë muaj i lumtur është ai që arrin ta kryejë punën dhe të jetë i sinqertë në të, që e merr veten e tij në llogari dhe kërkon falje tek Zoti dhe bën pendim të sinqertë në përfundim të tij.
“Sytë e Xhudit janë plot me lot keqardhjeje për ndarjen nga netët e ndritshme,
Për netët e muajit të agjërimit, e ajo çfarë kemi bërë vetëm për të pastruar gjynahet dhe gabimet.”
Me të vërtetë Zoti juaj është Dhurues Bujar, derdh mirësinë dhe bujarinë e Tij mbi robërit e Tij agjërues dhe namazfalës. Në përfundim të muajit liron kë dëshiron me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij, nga zjarri i Xhehenemit. Është transmetuar se Allahu falën nga robërit e Tij agjërues deri në natën e fundit të Ramazanit. Sa e madhe është Mirësia e Zotit ndaj krijesave të Tij?! Sa e gjerë është mëshira e Tij nda robërve të Tij?! Prandaj tregoni më të mirat tuaja tek Zoti. Urime dhe urime për atë që i falen gabimet e tij, i pranohet pendesa e tij dhe i hiqet barra e tij. Mjerë për gjynahqarin të cilit nuk i falen gjynahet e tij dhe nuk i fshihen të metat e tij. Hunda e tij i ka rënë në tokë, është poshtëruar, dhe janë shtuar gjynahet e tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I poshtëruar, i rëntë hunda në tokë, ai njeri tek i cili ka hyrë Ramazani dhe pastaj kalon pa ju falur gjynahet.” Hadithin e ka sjellë Tirmidhiu në Sunen.
“Përfundoi muaji, çfarë brenge dhe keqardhje, veçohen me fitore të Xhenetit ata që i shërbyen,
Ndërsa i mjeri dhe neglizhenti u shkatërrua prej tij, mjerë për atë nga çfarë gjëje madhështore është privuar.
Kush e ka humbur kohën e mbjelljes së tij, ajo që shikon nuk korr asgjë përveç shqetësimit dhe keqardhjes.”
O ju agjërues dhe namazfalës! O ju që ju përgjigjet Zotit tuaj në agjërimin dhe namazin tuaj! Përgjigjuni Atij në të gjitha veprat tuaja dhe në të gjitha ditët e jetës tuaj.
Adhurues të Zotit! A nuk ka ardhur koha për ne që zemrat tona ti nënshtrohet përmendjes së Zotit, që drejtimet të bashkohen në rrugën e Zotit, që shoqëritë të shmangin të metat dhe që të marrin fund në mes vëllezërve armiqësitë dhe luftërat?! Kështu që zemrat bashkohen dhe marrin fund fitnet dhe ndasitë.
O vëllezër në Islam! Frikësojuni Allahut, merri vetet tuaja në llogari, shikoni me seriozitet çështjen tuaj dhe mendojeni mirë atë që keni para jush. Vazhdoni në bindjen ndaj Zotit tuaj, nxitoni në përfundimin e muajit tuaj me vepra të mira, shfrytëzojeni dhe mbusheni atë me lutje dhe mirësi, me falënderime, me lutjen dhe madhërim të Zotit, sepse veprat janë, vlerësohen, me përfundimin e tyre. “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)
Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve.
Zoti i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotit me mirësitë e të Cilit plotësohen veprat e mira dhe me Mëshirën e Tij arrihen lartësitë e Xheneteve. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj për Mirësitë e Tij dhe e falënderoj Atë për suksesin dhe arritjet që na ka dhuruar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, madhërim për Lavdinë e Tij, Zotin e Lartësuar.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ftues në kënaqësinë e Tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, vëllezërit dhe mbështetësit e tij.
Në vijim
Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut. Zoti ju mëshiroftë, dijeni se Allahu ka legjitimuar për ju në përfundim të muajit tuaj një vepër madhështore që mbushën boshllëkun, plotëson të metat, perfeksionon mangësitë dhe që rritën shpërblimin dhe mirësitë. E nga ajo që ka legjitimuar për ju në përfundim të muajit tuaj, sadakanë e Fitrit, falënderim për Zotin për suksesin që na ka dhënë për plotësimin e agjërimit dhe namazit të natës, pastrim për agjëruesit nga fjalët e kota dhe të veprat e turpshme, ushqim për të varfrit dhe nxitje të ndjesës së vëllazërisë dhe familjaritetit në mes muslimanëve, nga të pasurit dhe të varfrit. Ajo, sadakaja e Fitrit, është një sa’a nga ushqimi nga gruri apo të ngjashme me të nga ushqimi i vendit, sikur është orizi dhe të ngjashëm me të. Është obligim dhënia e tij nga i madhi dhe i vogli, mashkulli dhe femra, i liri dhe robi. Është e pëlqyer që të jepet dhe për fëmijën që është në barkun e nënës së tij. Më mira është që ajo të jepet në mes namazit të Sabahut dhe namazit të Bajramit. Por nëse sadakaja e Fitrit jepen një ditë apo dy para ditës së Bajramit nuk ka ndonjë problem. Sunet është që ai të jepet ushqim, sikurse është tradita e të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe jepeni sadakanë e Fitrit që të pastroni me të shpirtrat tuaj. Jepeni atë tek ata që e meritojnë atë nga të varfrit dhe nevojtarët, dhe të ngjashmit me ta. Binduni Zotit për kohën dhe masën, llojin dhe metodologjinë.
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se Allahu i Madhërishëm ka legjitimuar për ju Tekbiret, Madhërimin e Allahut, me plotësimin e ditëve, plotësimin e muajit të agjërimit, ka legjitimuar për ju namazin e Bajramit, festën e gëzimit të çmimeve, shpërblimeve. Prandaj drejtojuni namazeve tuaja me të gjitha rrobat e mira dhe të reja, tregoni begatitë e Allahut ndaj jush me mirësi dhe falënderim, sepse mirënjohja, falënderimi është sjellëse e më shumë begative. Përpiquni në lutje drejtuar të Gjithëdijshmit të Lavdëruarit, luteni Atë, Allahun e Madhërishëm, për përmirësimin e gjendjes së muslimanëve dhe për suksesin e tyre në çështjet e kësaj bote dhe fesë.
Përveç kësaj, ne i shprehim falënderimet dhe lavdërimet tona Zotit të Plotfuqishëm për suksesin që u kanë dhënë kujdestarëve të çështjeve tona, Zoti i ruajt, nga kujdesi për dy xhamitë e shenjta dhe ata që i vizitojnë ato, për atë u kanë ofruar atyre që kryejnë ritualin e Umres dhe pelegrinëve, vizitorëve, nga një atmosferë besimi dhe mjedis adhurimi, ku e rrethon paqja dhe siguria, qetësia dhe stabiliteti, në mes një sistemi të integruar dhe shërbimesh të shkëlqyera. Zoti i shpërbleftë me të mira, kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e tij të besueshëm, princin e kurorës, njerëzit tanë të sigurisë dhe ata që punojnë në shërbim të dy xhamive të shenjta.
Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni për më të mirin që ka agjëruar dhe që ka falur namaz nate, për të dërguarin tonë, Muhamedin, të birin e Abdullahut, zotërinë e profetëve dhe të dërguarve, i dërguari mëshirë për mbarë njerëzimin. Për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalë fisnike: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, poseduesin e fytyrës së ndritshme dhe ballin shkëlqyes.
Kënaqësia e Zotit qoftë me katër Halifet e parë të drejtë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerët të tij dhe me tabi’inët dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit. Të lutemi të jesh i kënaqur me ne së bashku me ata me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, jepu paqe atyre që bëjnë Umren dhe vizitorëve të xhamive të shenjta.
O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe të sigurt si dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, mbështet me të vërtetën dhe të drejtën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është e mira dhe udhëzimi për popullin dhe vendin. O Zot, shpërblej ata të dy me të mira për atë çfarë ofrojnë nga shërbimet e shkëlqyera për dy xhamitë e shenjta dhe vizitorëve të tyre.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe pasimin e traditës së të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot, ruaje për ne besimin tonë, udhëheqjen tonë, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin tonë, jepu sukses njerëzve tanë të sigurisë, shpërbleji me të mira për atë që u kanë ofruar atyre që kryejnë Umren, që kanë për qëllim vizitën e vendeve të shenjta.
O Zot, jepu sukses atyre që janë të lidhur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë, jepu atyre fitore të lavdishme, prano dëshmorët e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, forco shikimin dhe gjuajtjen e tyre dhe ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre.
O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, bashko zemrat e tyre, përmirëso marrëdhëniet e tyre dhe udhëzoi ata në rrugë të drejtë. Largo prej tyre fitnet, ato që janë shfaqur dhe që nuk janë shfaqur, përmirëso gjendjen e tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre, të lutemi të jesh me të dobëtit në çdo vend.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, të lutemi të jesh me vëllezërit tanë në Palestinë, ndihmoi dhe jepu atyre fitore përballë uzurpatorëve, pushtuesve dhe agresorëve.
O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, ngri lartë pozitën e saj, forco shtyllat e saj, bëje atë të krenare dhe të fortë deri në ditën e Kijametit. O Zot, ruaj vendet e shenjta të muslimanëve nga kurthet e kebërësve, nga intrigat e atyre që thurin intriga, dhe nga sulmet e armiqve.
O Zot, ata që ne, Islamit dhe vendeve muslimane i duan të keqen, angazhoi me vetet e tyre, shkatërroi me vetet e tyre, shkatërroi me vetet e tyre, bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i dëgjon lutjet. O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran, dhe synet, o Ti që dhuron Mirësi dhe Begati.
O Zot, largo nga ne sherrin e të këqijve dhe kurthet e mohuesve, dhe sherrin e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën, o i Gjithëpushtetshëm, o Falës i madh.
O Zot, vërtetë Ti je Falës e do faljen, na fal ne O Zot, na e mundëso ta përfundojmë muajin e Ramazanit me kënaqësinë Tënde dhe me shpëtim nga zjarri i Xhehenemit Tënd. O Zot, na bëj nga ata që janë të suksesshëm në arritjen e natës së Kadrit, që u shkruhen sevape dhe shpërblim i madh dhe që fshihen prej tyre çdo gjynah dhe gabim. O Zot, na shkruaj nga ata që Ti largon nga zjarri i Xhehenemit në këtë muaj. O Zot, na mundëso të kalojmë shumë Ramazane dhe sezone tjera të mira, duke qenë mirë, me shëndet dhe jetë të lumtur.
O Zot, na mundëso që ta mbyllim me të mirë këtë botë, bëj përfundimin e çështjeve tona të mirë, bëj jetën tonë më të mirë fundin e saj, bëj veprat tona më të mira përfundimin e tyre dhe bëj ditën tonë më të mirë ditën kur të takojmë Ty. Bëj që ti mbyllim me të mira veprat tona dhe me lumturi afatet tona.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë. Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.
O Zot, mos na kthe të zhgënjyer, as të privuar nga mëshira Jote dhe as të dëbuar nga dera Jote.
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj