Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 28-09-1446H 28-03-2025 D
Shejh Muhamed Hysejn
Tema Lamtumirë Ramazanit nga xhamia e Aksasë
Lavdërimet janë për Zotin, u dha sukses muslimanëve në agjërimin e muajit të Ramazanit.
Lavdërimet janë për Zotin, u dha sukses namazfalësve që të ngrihen në netët e tij për namaz. Lavdërimet janë për Zotin, u dha sukses atyre që qëndruan në i’tikaf, qëndrim në xhamit, që të ringjallin sunetin e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, për Atë janë lavdërimet, në dorën e Tij është çdo e mirë, Ai është i aftë për çdo gjë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, modeli dhe shembulli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për robërit dhe për të burgosurit, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.
Në vijim
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e kësaj toke të bekuar me të cilën ju ka bekuar Allahu. Ju jetoni në tokën më të mirë, prandaj ju duhet të kujdeseni për këtë vend dhe për këtë të mirë me të cilën Allahu ju ka veçuar nga i gjithë umeti musliman.
O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinave të tij! Ky muaji i bekuar i Ramazanit është afruar drejt largimit, përfundimit. Urime për atë që e agjëroi atë me agjërim të vërtetë nisur nga fjala e të dashurit tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, i falen gjynahet e mëparshme.”
Gjithashtu urime për ata që u ngritën për namaz në netët e Ramazanit dhe përjetuan namazet e teravive, namazit e tesabiheve dhe namazin e natës, në ambjentet e kësaj shtëpie madhështore dhe të bekuar, në Aksa, të cilën e ka bekuar Allahut atë dhe rrethinat e saj, dhe praktikuan synetin e të dashurit tonë të madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili thotë: “Kush falet (teravitë) gjatë Ramazanit, me besim në Allahun dhe duke shpresuar shpërblim tek Ai, i falen gjynahet e kaluara.”
Urime për ju, o banorë të kësaj toke të bekuar. Si dhe urime për të gjithë ata që u janë bashkuar ju nga bijtë e umetit, popullit musliman duke marrë udhëtimin e tyre për në xhaminë e bekuar të Aksasë, me besim dhe për të adhuruar Zotin, me besim me me qëllim për tu afruar për tek Allahu i Lartësuar, Ai i Cili e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra. Ai i Cili dërgon Melaiket e Tij fisnikë që rrotullohen, bëjnë tavaf në xhamia, shikojë ata që janë në sexhde, në ruku dhe që përkujtojnë dhe e madhërojnë Allahun, e kërkojnë falje tek Zoti për ta, e Zoti është i mirë informuar për të gjitha këto.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Pavarësisht kushteve të vështira me të cilat përballet populli ynë Palestinez në të gjitha vendet ku ata gjinden në këtë tokë të bekuar, atje në Gaza dhe këtu në Bregun Perëndimorë, në qytetet, kampet dhe në fshatrat e tyre, pavarësisht gjithë këtyre vështirësive dhe gjithë këtij agresioni, përsëri bijët e popullit tonë durimtarë dhe të lidhur me këtë vend vazhdojnë të jenë në beslidhjen e tyre me Zotin, me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe me robërit e Tij besimtarë dhe të sinqertë. Ata të cilën na e kanë dorëzuar emaetin e kësaj toke për të qenë ne rojet e saj të sinqertë dhe kujdestarët e saj besnik, deri sa Allahu të përmbushi atë që është caktuar.
Zoti ynë, të lutemi nga lartësia e këtij minberi të nderuar që të mëshirosh popullin tonë Palestinez të lidhur dhe të vendosur. O Zot, jepu siguri të frikësuarve prej tyre, mundëso ushqim për uriturit prej tyre, largo etjen atyre që janë të etur nga mesi i tyre, mundëso veshjen të zhveshurve prej tyre, mbroji ata nga çdo frikë dhe e keqe, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi vetëm Ty, e Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë, Ti je që bën çdo gjë, që të na bësh të qëndrueshëm në tokën tonë, të largosh armikun, agresorin nga ne, të na bësh nga të sigurtët, në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.
O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kur jemi afër përfundimit të këtij muaji të begatë, të cilin paraardhsëit tanë të mirë e prisnin me muaj të tërë dhe i luteshin Allahut pas tij me ditë të tëra që Ai të pranojë prej tyre agjërimin, namazet e tyre dhe veprat e tyre të mira në muajin e Ramazanit. Prandaj, të lutemi, o Zoti i botëve, o më i Madhi Mëshirues, që të pranosh agjërimin tonë, namazet tona, zekatet, sadakatë tona, dhe të gjitha veprat e mira në këtë muaj të begatë dhe pas tij. O Allah, o Bujar i madh, të lutemi të na bësh nga ata që Ti liron nga zjarri i Xhehenemit në muajin e Ramazanit, të fusësh ne, prindërit tanë, të gjithë ata që kanë të drejtë ndaj nesh dhe muslimanët nga porta e Xhenetit, porta Rejan, të cilën e ke përgatitur për robërit e Tu agjërues. Amin, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi që të pranosh dëshmorët tanë në Xhenetet e Larta, të shërosh të plagosurit dhe të sëmurët tanë, të përshpejtosh lirimin e të burgosurve tanë, të na mbulosh me të mira dhe pranim të veprave, o Zoti i botëve.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky vend i juaji është vend që e ka bekuar Allahu i Madhërishëm, ka bekuar shenjtërinë e tij, ka bekuar xhaminë e tij dhe ka bekuar ata që falen në të, të lidhur, vigjilentë, duke shpresuar shpërblimin e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. I dashuri ynë i nderuar dhe i dërguari ynë i madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka thënë: “ Lidhja, vigjilenca e një dite në rrugë të Zotit është më e mirë, më me vlerë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Sikurse vendi i vogël i dikujt nga ju në Xhenet është më i mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Vajtja, ardhja, apo të ecurit që bën robi në rrugë të Zotit është më e mirë se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.”
Allahun e Madhërishëm e lusim që të na bëj ne nga të lidhurit, vigjilentët në këtë tokë, nga të qëndrueshmit dhe të vendosurit në këtë tokë të bekuar deri sa Allahu të urdhrojë për ndihmën e Tij. “Ja, ndihma e Allahut është afër!”(El-Bekare 124) “ Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir 51)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Udhëtimi i juaj dhe grumbullimi juaj madhështorë për në Kud’sin e shenjtë dhe për në xhaminë e tij, Aksanë e bekuar, japin mesazhe të qarta për të afërmit dhe të largëtit, për armiqtë dhe për miqtë, për të gjithë botën mbarë se ju jeni të lidhur dhe vigjilentë në këtë vend, dhe se ju, cilat do qofshin sakrificat dhe sa do të mëdha të jenë vështirësitë, jeni të vendosur, këmbëngulni në mbrojtje të të drejtës tuaj për të arritur në xhaminë e bekuar të Aksasë, për ta mbushur atë dhe për të falur namaz në të, pavarësishtë të gjitha pengesave dhe portoblloqeve që ngre pushtuesi në rrugën e atyre që kanë marrë udhëtimin e tyre për në xhaminë e bekuar të Aksasë. O ju vëllezër të nderuar! Kujdesuni për këtë synet fisnik, të nderuar, për të cilën Allahu i Madhërishëm ka premtuar se kush e kalon duke qenë i lidhur ose vdes duke qenë i lidhur, se do ta sigurojë, shpëtojë nga fitnet e joshjes dhe do e shpërblejë atë për veprën që ka qenë duke e bërë. Ka ardhur në shumë nga Etharet se: “ Lidhja, vigjilenca e një dite dhe një nate, në rrugë të Zotit, është më mirë se agjërimi i një muaji dhe namazit në të.” Agjërimit dhe namazit vullnetar.
O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Beslidhja e Zotit me të gjithë ju është të jeni ashtu sikurse Zoti do që të ju shikojë, adhurues për Zotin, agjërues për Zotin, duke qëndruar para Allahut të Lartësuar me lutje, dua, vendosmëri dhe lidhje, deri sa Allahu të përmbushi atë që është caktuar. E ndërsa ju me këtë qëndrim kryeni obligimin në vend të gjithë umetit. Këtij umeti të cilit në këtë ditë të bekuar, në këtë xhuma të bekuar nga ky muaj i bekuar dhe nga lartësia e këtij minberi të bekuar, i themi: A nuk është koha që ju të ktheni shikimin tuaj drejt Kud’sit dhe vendeve të shenjta të tij?! A nuk ka ardhur koha që të jenë pranë këtij populli durimtatë dhe të lidhur me këtë tokë?! A nuk ka ardhur koha që të bartni emanetin që Allahu e ka vendosur mbi qafat tuaja?! Në mënyrë që nesër ta takoni Atë dhe Ai të jetë i kënaqur me ju. Mos i bëni njerëzit e lidhur me këtë vend që të thonë; Mjerim, keqardhje për popullin Arab dhe muslimanët mbarë! Ose, çfarë tragjedije për ne me popullin Arab dhe atë muslimanë!
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! I dashuri ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka përgëzuar se ne jemi grupi i lidhur, vigjilent dhe i vendosur deri në ditën e Kijametit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti, populli im të qëndrojnë në të vërtetën, të përballen me armikun e tyre. Nuk ju intereson se kush i braktisën apo i tradhton ata, deri sa të ju vij urdhri i Zotit duke qenë në këtë gjendje.” Sahabet, shokët e tij, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë thënë: “ e ku janë ata, o i dërguari i Zotit?” Ku është ky grup i dalluar, i veçantë? Ku është ky grup i vendosur dhe i lidhur nga ana gjografike dhe në përshkrimin e tij? I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ata janë në Bejtul Makdis, Kuds, dhe rrethinat e tij.”
Allahun e Madhërishëm e lusim që të jemi të tillë dhe që të jemi grupi për të cilin ka përguazuar i dashuri ynë i madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri sa ta takojmë atë në luginën e tij të bekuar, në Xhenet, ku Allahu të jetë i kënaqur me ne dhe i dërguari i Zotit të jetë i kënaqur me ne, dhe të na japi të pimë nga dora e tij e ndershme, pas të cilës nuk do të kemi më etje kurrë.
O Zot, na ringjall nën flamurin e tij, bëj që të jemi me shokët e tij të nderuar në Xhenetet e Tua, o Zoti i botëve.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju. Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe i pa shok, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi të gjithë shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! Mos i ndërprisni adhurimet dhe as veprat e mira, bamirësitë, me përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Muaji i Ramazanin hapën një fazë tjetër pas tij për të bindurit, ata që punojnë dhe adhuruesit. Dëgjoni se çfarë na ka thënë i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Kush agjëron muajin e Ramazanit dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin, apo, është si ai që e ka agjëruar të gjithë vitin.”
O ju muslimanë! Adhurimet dhe bindja ndaj Zotit nuk ndërpriten pas muajit të Ramazanit. Agjërimi, do të thotë agjërimet sunet, vullnetarë dhe sadakatë vullnetare dhe punët e mira, bamirësitë, të gjitha ato mund t’i vazhdojmë pas muajit të Ramazanit që të marrim shpërblimin nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Sikurse mjafton që të kujtojmë se muaji i Shevalit hapën sezonin e Haxhit për në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe.
Allahun e Madhërishëm e lusim që të pranojë nga ne të gjitha adhurimet dhe të na bëj nga ata që Ai liron nga zjarri i Xhehenemit në këtë muaj të begatë.
O ju muslimanë! Vjen Bajrami në të cilin është shpërblimi për të cilin Melaiket thonë: “Ejani për të marrë shpërblimin tuaj!”
O ju të nderuar! Ju kujtoj që të nxitoni për nxerrjen e sakas së Fitrit sepse koha e tij është muaji i Ramazanit dhe para namazit të Bajramit. Nëse muslimani e harron apo e vonon këtë sadaka deri pas namazit të Bajramit llogaritet sikur sadakatë e tjera dhe nuk shpërblehet për sadaka të Fitrit. Prandaj, përshpejtoni në këtë vepër në çfarë ka ngelur nga ditët e muajit të Ramazanit. Në mënyrë që ta kemi dhënë këtë sadaka, e cila është pastrim për agjëruesin, ndihmë dhe lëmoshë për të varfrim nevojtarë.
O ju vëllezër të nderuar! Sikurse ju kujtojnë se orari i faljes së namazit të Fitër Bajramit do të jetë në mëngjesin e ditës së Bajramit në orën 06:05, në gjashtë e pesë minuta, sipas kohës dimërore për xhaminë e Aksasë. Ose në orën 07:05, në shtatë e pesë minuta, sipas kohës verore me të cilën punohet tani.
E lus Allahun e Madhërishëm që të pranojë nga ne dhe ju adhurimet, të na bëj nga ata që Ai liron nga zjarri i Xhehenemit në muajin e Ramazanit, dhe tëna fusi në Xhenetet e Tij, vendet e paqes së përhershme me paqe.
O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso për ne dhe muslimanët rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona dhe të na japi fitore.
O Zot, mëshiro besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, dhe na mundëso të mbyllim vepra tona me punë të mira.
O ju të dashurit e mi! Do të falim namazin e xhenazes në mungesë pas namazit të xhumasë, me lejen e Zotit.
Dhe ti që fton për namaz, fto për namaz!
Afrim Smakaj.