Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 16-03-1443 H 22-10-2021 D
Shejh Mahir El Muajkili Tema Begatitë në fshehjen e veprave të mira
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili krijoi njerëzit me fuqinë e Tij, dhe i dhuroi atij që dëshiron sukses në bindjen ndaj Tij. Ai është i pasur, nuk ka nevojë për asgjë, për Atë është Madhërimi dhe lavdërimi. Nuk i bën dobi bindja me të cilën i afrohen robërit e Tij, sikurse nuk e dëmton mosbindja e atyre që e kundërshtojnë Atë, në përsosmërinë e Tij dhe Madhështinë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa e përzgjedhur prej Tij. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumëta dërgojmë për të.
Në vijim
O besimtarë! Porosis veten dhe ju që ti friksohemi Zotit, frikësojuni Zotit të Madhërishëm duke ju bindur Atij në vazhdimësi, dhe duke u larguar nga të ndaluarat, bëhuni të sinqertë ndaj Zotit në synime dhe qëllime, sepse, me të vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit. Përshpejtoni në atë që e do dhe është i kënaqur Zotit juaj, sepse çdo njeri do të llogaritet për atë që ka fituar dhe ka bërë. “Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” (El-Isra’ 18-19)
O muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka krijuar njerëzit, ka dërguar profetë, ka zbritur Librat, për adhurimin e Tij të Vetëm të pa shok. “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Edh-Dharijat 56) Ky adhurim plotësohet vetëm se me sinqeritet, njeriu nuk kërkon diçka tjetër veç Allahut të Madhërishëm, në këtë dëshirë, nuk ka hipokrizi dhe reputacion, emër. Sinqeriteti është e vërteta e fesë, besimit, baza e adhurimit, dhe kushti për pranimin e tij, adhurimit. Sinqeriteti për adhurimin është në pozitën e shpirtit për trupin, nuk ka adhurim për atë që nuk ka sinqeritet në të. Përmes sinqeritetit ngrihesh në gradë, të falen gjynahet, të qetësohet zemra dhe mendja.
Adhurues të dashur të Zotit! Sinqeriteti ka nevojë për përpjekje dhe përgjegjësi të vazhdueshme. Ndërsa hipokrizia është më e lehtë se gjurmët e milingonës në një sipërfaqe të zezë, në një natë të errët, por ajo prishën adhurimin dhe humbën shpërblimin. Allahu i Madhërishëm, të bekuar janë emrat e Tij, është i Pasur, që nuk ka nevojë për diçka, i Gjithëpushtetshmi i Lavdishmi, nuk pranon që ti bëhet ortak në adhurim. Nëse njeriu vazhdon, këmbëngulën në shirk, të bërit shok Zotit në adhurim, Allahu do ta lëri atë me shirkun e tij dhe refuzon, nuk i pranon, veprat e tij. Në Musnedin e Imam Ahmedit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Gjëja për të cilën frikësohem më së shumti për ju është shirku i vogël”. I kanë thënë; “ E kush është shirku i vogël, o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Syfaqësia.” Allahu i Madhërishëm, kur do të shpërblehen njerëzit për veprat e tyre, do ju thotë; Shkoni tek ata të për të cilët dëshironit të dukeshit në dynja, dhe shikoni se a do të gjeni tek ata shpërblim?” “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” (Hud 15-16)
Vëllezër në besim! Ajo që ndihmon njeriun në edukimin e vetes në sinqeritet dhe e mbron nga shkaqet e hipokrizisë, është që besimtari të ndërtojë për veten “thesar” me punë të mira, ti fshehi ato, përmes ti të shpresojë shpërblimin tek Allahu i Madhërishëm. Në përmbledhjen e Ebi Shejbes, Zubejr Ibn Avami, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kush ka mundësi nga ju që të ketë një thesar, sekrete, për vepra të mira, le ta bëjë.” Thesar i veprave të mira, është, që e gjithë bindja ndaj Zotit të jetë në fshehtësi, për të cilat nuk është dikush në dijeni veç Allahut. Rekate namazi në errësirën e natës që i falën, lexim apo hatme të Kuranit që i plotëson, lëmosh që e jep fshehurazi, shqetësim që largon, nga dikush, mbështetje dhe kujdes për një grua të ve dhe për jetimë, kujdes ndaj babait dhe nënës, kërkim falje tek Zoti në vetmi, lotë që të rrjedhin nga frika dhe respekti ndaj Sunduesit të Gjithësisë, përmirësimin dhe pajtimin e njerëzve në fshehtësi, apo agjërim të cilin nuk e di askush për të nga njerëzit. Thesar i veprave të mira, është meditimi në ndryshimin dhe zëvendësimin e natës dhe ditës, të medituarit në krijimin e qiellit dhe tokës, dhe madhërimi i Krijuesit të tyre. Qëllimi i mirë është thesar i veprave të mira. Kush do që ka për qëllim një vepër të mirë por nuk e realizon atë, Allahu i Madhërueshëm do e shkruaj për të vepër të mirë të plotë. Kush i lutet Allahut për të rënë dëshmorë, shehid, me sinqeritet , Allahu do ta ngejë në pozitën e dëshmorëve, dhe nëse vdes në shtratin e tij. Në Synenin e Tirmidhiut, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë kjo botë është e ndarë në katër kategori njerëzish; Njerëzit që Allahu i ka furnizuar me pasuri dhe dije, në të cilat ata i frikësohen Zotit, dhe mbajnë lidhjet e gjakut, e dinë të drejtën e Zotit në to, dhe kjo është pozita më e mirë. Dhe njeriun që Allahu e ka furnizuar me ditur por nuk i ka dhënë pasuri, por ai ka qëllim të sinqertë, dhe thotë; “Sikur të kisha pasuri sikur filani do të bëja veprat e tij!” dhe kjo është në qëllimin e tij, do të kenë shpërblim të njëjtë.”
Thesari i veprave të mira është shenjë e ndershmërisë dhe e sinqeritetit, me të njeriu afrohet tek Zoti i tij, mbledhën të mira për veten e tij, dhe shpreson që të fitojë me të hijen e Arshit të Zotit, në ditën që nuk do të ketë hijet tjetër veç hijes së Tij, për të cilët i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Personi që e përmend Allahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot. Personi, të cilit një grua e bukur dhe me pozitë i kërkon për të bërë zina, tradhti bashkëshortore, dhe ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut”. Dhe personi që jep sadaka fshehurazi, duke mos e ditur dora e majtë se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë.” Muttefikun Alejhi.
Thesari i të mirës nuk mund të jetë vetëm se nga një zemër e shëndoshë, ka mendim të mirë për Zotin e tij, dëshiron të mirën nga Ai, fshehën punën e tij, dhe dorëzohet plotësisht tek Zoti i tij. Njerëzit me thesare veprash të mira kanë dritë në fytyrën e tyre, pëlqim dhe dashuri tek krijesat. Sepse, ata kur janë në vetmi me Zotin e Madhërishëm, Zoti i do dhe i mbulon me dritën e Tij, dhe i bën të dashur e të pranuar tek krijesat e Tij.
Ibn El Mubarik, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nuk kam parë njeri më të vlerësuar se Malik, d.m.th, për shkak të dashurisë dhe vlerës që ai kishte në zemrat e njerëzve, ai nuk kishte shumë namaze apo agjërim, vetëm nëse i kishte të fshehta, në thesarin e tij.”
“Vërtet, kur Allahu i Lartësuar e do një njeri, e thërret Xhibrilin, dhe i thotë: “Vërtet Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti!” Pastaj Xhibrili e do atë dhe thërret te banorët e qiellit, e u thotë: “Vërtet, Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju!” Dhe kështu e duan edhe banorët e qiellit, pastaj ai bëhet i pranuar në mesin e banorëve të tokës.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Ibn Xhevziu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Pasha Allahun, kam parë nga ata që shtojnë namazin, agjërimin dhe heshtjen, që janë të thjeshtë në vetet e tyre dhe në rrobën e tyre, ndërsa zemrat afroheshin pranë tyre, sepse fuqia e tyre nuk është në atë që duket. Sikurse kam parë ata që veshin rrobat e mburrjes, dhe pse nuk kanë ndonjë vepër të madhe dhe përulësi, dhe zemrat nxitojnë që ti duan. Kam medituar për shkakun dhe kam gjetur se është e fshehta. Kush përmirëson brendësinë, seksretin, e tij, në vepra, përhapën aromën e bujarisë së tij, zemrat mbushen me përhapjen e mirësive të tij. Allahu shpërblen veprat e mira në fshehtësi, sepse ajo që është e dobishme përkundër prishjes së saj është e mira e dukshme.”
O besimtarë! Nga frutet e adhurimeve në fshehtësi, është përmirësimi i zemrës dhe drejtimi i saj, pastrimi dhe forcimi i saj në rrugë të drejtë, largimi i saj nga epshet dhe të dyshimtat, dhe qëndresa e saj përballë fatkeqësive dhe sprovave. “ Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse.” (El-Muzzemmil 6) Prandaj, veprat e mira të fshehta janë veprat më të rënda ndaj shejtanit. Shejtani vazhdon të ndjeki njeriun derisa të largojë veprat e tij nga fshehtësia në dukje, hapur, nga sinqeriteti drejt ortakërisë dhe syfaqësisë, vetpëlqimit dhe famës.
Përfundimi i mirë është nga frutet e thesareve të mira, veprave që bëhen në fshehtësi. Fillimi i punëve është dhe adresa e përfundimit të tyre. Nëse njeriu është në të vërtetën dhe në të drejtë, punon me sinqeritet për hatrin e Zotit të Madhërishëm, Zoti është i Butë me robërit e Tij, Ai është më i Drejti, më Bujari dhe më Mëshirëbërësi, që të zhgënjejë atë që ka qenë në këtë gjendje. Ai do të jetë njeri i suksesit, udhëzimit qëndrueshmërisë dhe përfundimit të mirë. “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.” (Ibrahim 27)
Ndërsa tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ka prej njerëzve që punojnë vepra të banorëve të Xhehenemit, sipas asaj çfarë shikojnë njerëzit, mirëpo ata janë prej banorëve të Xhenetit.” Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: Fjala e tij, “sipas asaj çfarë shikojnë njerëzit,” është shenjë treguese se ajo çfarë duket është ndryshe nga ajo që është në të vërtetë, deri kur ai, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; Mundet njeriu të bëj vepra të banorëve të Zjarrit, por në brendësi, në të fshehtën e tij, ka cilësi të fshehta nga veprat e mira, të cilat e dominojnë atë në fund të jetës së tij, dhe do ti mundësohet përfundim i mirë.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Të parët tanë të mirë, Selefët, pëlqenin që njeriu të kishte thesare të vepra të mira, të cilat nuk i dinin bashkëshortja dhe fëmijët e tij, me ndryshim nga të tjerët. Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, në përshkrimin e sahabeve dhe tabiinëve që ka njohur, ka thënë: “ Kemi njohur njerëz, që kurrë nuk e bënin një vepër, punë hapur, nëse mund ta bënin atë në fshehtësi.”
O rob i Zotit! Kontrollo të dhënat e jetës tënde, në librin e veprave tua ke thesar me vepra të mira, me të cilat do të krenohesh në ditën e Kijametit?
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj. Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” ( Es-Sexhde 15-17)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e të dërguarit, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre të larta.
Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe për ju nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Zotin e lavdërojmë për të mirat e shumëta, Atë e falenderojmë për mirësitë e njëpasnjëshme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, udhëheqësi i njerëzve të devotshëm dhe zotëria i njerëzve të pastër. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, dhe shokët e tij të devotshëm, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O besimtarë! Tekstet e legjislacionit tonë nxisin në fshehjen e adhurimeve, dhe rekomandojnë kryerjen e tyre në vetmi. Lëmosha e fshehtë është shumë më e mirë se lëmosha e dhënë hapur. Namazi i natës është shumë më me vlerë se namazi i ditës, për shkak të madhërimit të Zotit të Madhërishëm dhe dëshira për atë që është tek Ai, pastrimit të zemrës nga sëmundjet e syfaqësisë, dhe të kërkuarit e dashurisë së të Lavdëruarit, Zotit. “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.” (El-Bekare 271)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka këshilluar shokët e tij që të kryejnë namazet në shtëpi, dhe pse namazi në xhaminë e tij është sa njëmijë namaze në vend tjetër, përveç xhamisë së shenjtë, Qabe. Në Synenin e Tirmidhiut, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Koha, kur Zoti është më afër robit të Tij, është në pjesën e fundit të natës. Nëse ke mundësi të jesh nga ata që e përmendin Allahun në këtë kohë, bëhu prej tyre.” Në këtë çështje hadithet janë të shumëta, por nuk është qëllimi i tyre izolimi i njerëzve, apo fshehja e të gjitha adhurimeve, sepse ka nga adhurimet që nuk plotësohen vetëm se duke u treguar dhe u bërë hapur. Allahu i Madhërishëm është i informuar dhe për të fshehtat. Kanë ardhur tekste nga Kurani dhe syneti që nxisin njerëzit në tubime dhe bashkësi, në bamirësi dhe në lutje, në bashkëpunim në të mirë dhe devotshmëri. Dhe qëllimi është që njeriu të përmirësojë marrdhëniet e tij me Zotin, të ketë prej thesareve nga veprat e mira që të shpresojë dhe të llogarisë shpërblimet e tyre, dhe të përmirësojë me to të fshehtat e tij. Përmirësimi i të fshehtave është rruga për tu ngritur në këtë botë dhe për të shpëtuar në botën Tjetër. Kush përmirson të fshehtën, të brendshmen, e tij, Allahu do të ja përmirësojë të dukshmen e tij, kush përmirëson çështjet e botës Tjetër, Allahu do ti përmirësojë jetën në këtë botë. Kush ka përmirësuar atë që është mes tij dhe Zotit, Allahu do të përmirësojë atë që është mes tij dhe njerëzve. Në Synenin e Tirmidhiut, tregohet se Muaviu, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka shkruar nënës së besimtarëve, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke i thënë; “Më shkruar një letër me të cilën të më këshillosh, dhe mos më ngarko shumë.” Aishja i shkruan Muaviut duke i thënë: “Paqja e Zotit qoftë mbi ty, në vijim; Kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Kush kërkon kënaqësin e Zotit përmes zemërimit të njerëzve, Allahu do ta lërë atë në dorë të njerëzve, në padrejtësinë e tyre. Kush kërkon kënaqësin e njerëzve përmes zemërimit të Zotit, Allahu e lë që ta ndihmojnë dhe mbështesin njerëzit.” Paqja qoftë mbi ty!”
O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot bekoje Muhamedin bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerë dhe tabiinët, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne sëbashku me ata, me Mirësin, Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, dhe të gjitha vendeve muslimanëve.
O Zoti ynë, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zoti ynë, të lutemi me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde që të na ruash nga çdo të keqe dhe e urryer.
O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, imoralitetin, termetet, dhe të vështirat, dhe fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta.
O Zoti ynë të kërkojmë mbrojtje nga sprovat e mëdha, nga fundi i fatkeqësive, nga gjykimi i keq dhe nga dashaligësia e armiqve.
O Zoti ynë të lutemi të na japësh gjitha të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
Zoti ynë, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, që i dimë dhe që nuk i dimë.
O Zot të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër.
O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, letësoua të sprovuarve nga ne, mëshiro të vdekurit tanë, të lutemi të jesh në ndihmë të atyre që janë të dobët nga ne, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë i Përhershëm, jepi sukses kujdestari të dy xhamive të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe shpërbleje atë për Islamin dhe muslimanët me shpërblimin më të mirë.
O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësin e tij besnik në atë që është e mirë dhe në dobi të Islamit dhe muslimanëve.
O Zoti ynë, jepu sukset të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, ruaj rininë muslimane nga grupacionet e devijuara, të humbura. O Zot shmang nga ata përçarjen, grupacionet, mundësoju atyre të drejtën dhe të mesmen. O Zot ynë, bëju atyre të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, bëj për ata të urryer mohimin, të keqen dhe shthurjen, dhe bëji nga njerëzit që ecin në rrugë të drejtë. O Zot bëj ata të dobishëm për vendet dhe popullin e tyre, më Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zoti ynë, ata që ne, vendit tonë, sigurisë tonë dhe rinisë tonë, i duan të keqen, angazhoi me vetet e tyre, shkatërroi ata me vetet e tyre, me Forcën dhe Fuqinë Tënde, o i Fortë dhe i Plotfuqishëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, sa më shpejt dhe jo me vonesë, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
“S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, ne jemi nga gabimtarët!”
Zoti ynë, prano pendesën tonë, pastro zemrat tona, përgjigju lutjeve tona, forco argumentat tona, udhëzo zemrat tona, lehtëso gjuhët tona, dhe largo mendjemadhësinë nga zemrat tona.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”(El-A’raf 23)
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)