Disa cilësi të  besimtarëve – Meka 28.01.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       25-06-1443 H   28-01-2022 D

Shejh Usameh Khajat                Tema  Disa cilësi të  besimtarëve

Lavdërimet janë për Zotin,  Mëshirëplotin, të Gjithëmëshirshmin, robërit e Tij të devotshëm dhe besimtarë i ka veçuar me drejtim,  mbështetje, nderim dhe mirësi. 

Zotin e Madhërishëm e lavdëroj.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, që adhurohet në çdo kohë.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi në rrugën e kënaqësisë së Zotit, udhëzuesi me lejen e Tij për në Xhenetet e larta. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të parët që u bindën dhe e pasuan, dhe ata që i pasojnë me mirësi sa të vazhdojë kjo botë, lutje dhe përshëndetje të shumëta dërgojmë për ta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe kujtoni se Ai ju ka krijuar që të adhuroni Atë të Vetëm, pa shok dhe ortak, të jeni të sinqertë në besimin vetëm për Të dhe përmirsoni veprat vetëm për Të. I lumtur është ai që besimin e tij e ka të sinqertë për Zotin, dhe pason të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  deri sa ti vijë urdhëri i Zotit.

O ju muslimanë! Në pasimin e njerëzve të zgjedhur, dhe në mbështetjen  tek njerëzit e drejtë, në ndjekjen e gjurmëve të njerëzve të ndershëm, dhe të ecurit në metodën e tyre, si dhe të pasuarit e  rrugës së tyre është fitore e madhe dhe përfitim shumë i madh, lumturi e pashembull dhe sukses i pa kufishëm dhe i pafund. Atë që Allahu i Madhërishëm e përmendën në Librin e Tij, Kuran, nga të drejtuarit e këshillave, tek rregulluesi i çështjeve, shpjegimin për  robërit e Mëshirbërësit, dhe për rrugën e njerëzve të drejtë, arritja dhe plotësimi i këtij qëllimi,  është shembulli i cili duhet të ndiqet dhe qasja e cila duhet të imitohet.

Nga këto shembuj, është fjala e Allahut të Madhërishëm: “ Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë (të këqija), ata përgjigjen (me mirësi): “Paqe!” (El-Furkan 63) Ata ecin mbi këtë tokë me ecjen e besimtarit i cili tregon qetësin dhe thjeshtësin e tij, nuk tregohet mendjemadh dhe nuk tregohet arrogant, “nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë.” (El-Kasas 83) E nëse të paditurit zgjasin gjuhën e tyre duke i përmendur  për të keq, ata nuk ua kthejnë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtat fjalë, por me butësi, falje, tolerim, duke lënë mënjanë rrëshqitjen e tyre, dhe anashkaluar gabimet e tyre. Ata janë, sikurse ka thënë Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë; “ Të urtë që që nuk bien në padituri, e nëse i paraqesin të tillë ata nuk bëhen, injorantë.”

Adhurues të Zotit! Kjo është dita e tyre, por si është nata e tyre? Ajo është nata më e mirë, është natë e bardhë që shkëlqen me ngjyrat e bindjes ndaj Zotit, me të cilën nxitojnë për tek Zoti i tyre: “dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë!” (El-Furkan 64) Drejtuan këmbët, derdhin lotët e tyre dhe zëri i tyre është ngritur lart sepse i frikësohen botës Tjetër dhe shpresojnë Mëshirën e Zotit të tyre, të përgjëruar tek Ai, ata thonë: “ O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i përjetshëm.” (El-Furkan 65) Sepse ai është shkatërrim i përhershëm dhe humbje e përhershme. “dhe ai është vendbanim dhe vendstrehim i keq.” (El-Furkan 66) E këtu ka lavdërim dhe vlersim për ata hapur, çfarë nuk fshihet, kjo sepse është nga sjellja e mirë e tyre me krijesat dhe përpjekjet e mëdha të tyre në adhurimin e Krijuesit të Vetëm dhe të pa shok. Ata frikësohen se mos bie mbi ta ndëshkimi i Tij,  prandaj i luten që ta largoj atë prej tyre, duke mos i kushtuar vëmendje dhe kujdes të gjitha punëve të tyre të mëdha dhe kreditit tyre të madh që kanë mbledhur prej tyre.

Ndërsa në shpenzimet për veten dhe familjet e tyre ndjekin  rrugën më të drejtë duke pasuar drejtimin më të mirë dhe të saktë: “dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëlëshuar, as dorështrënguar, por i përmbahen së mesmes.” (El-Furkan 67) Kanë qenë në mesin e drejtë, pa shpenzuar shumë dhe pa u treguar koprracë. Nuk ishin nga ata që shpenzonin shumë sikur  shembulli i atyre që janë të dhënë në shpenzime ekstreme. Sikurse nuk ishin gjithashtu dashamirës të atyre që ndalonin shpenzimet e domosdoshmet, të cilët mbajnë dorën e tyre dhe në shpenzimet e obliguara, që tregohen bamirës dhe bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu. Sepse nga shpërdorimi i pasurisë është të shpenzuarit e saj në vende jo të duhura. Në këtë mënyrë ndërpritet shpenzimi, dhe thahet fruti, apo lulja e tij, sepse nga synimet e atyre që janë dorështrënguar është grumbullimi i pasurisë dhe të privohen prej saj ata që e meritojnë.

Gjithashtu nga cilësit e Robërve  të Gjithëmëshirshmit, largimi dhe braktisja e të këqijave, ku u larguan nga idhujtarija, të bërit shok Allahut në adhurim, u larguan nga vrasja, marrja e jetës që e ka ndaluar Allahu, dhe u larguan nga imoraliteti. E kjo ka ardhur në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.” (El-Furkan 68)

Ky është sinqeritet besimi për Zotin,  të kryerit e të gjitha adhurimeve vetëm për Të dhe jo për dikë tjetër, në vështirësi nuk i luten dikujt tjetër veç Tij, nuk kërkojnë ndihmë, nuk shpresojnë mbrojtje dhe nuk kërkojnë keqardhje vetëm se prej Allahut. E në çdo çështje të jetës së tyre mbështeten vetëm se tek Allahu i Madhërishëm, dhe se nuk i friksohen dikujt tjetër veç Tij. E ky është Tevhidi, besimi i drejtë në një Zot, dhe besimi i plotë me të cilin Allahu ka lartësuar popuj duke i bër udhëheqës në të mirë. Sikurse ka ulur, humbur popujt të cilët e kanë refuzuar, nuk e kan ndjekur këtë besim, dhe e kanë kundërshtuar. Ata kanë merituar atë që Allahu u premton në fjalën e Tij kur thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (El-Ma’ide 72)

Ata sikurse kanë vrapuar në shirk, idhujtari dhe të bërit shok Zotit në adhurim, njëjtë kanë vrapuar dhe në sjelljen shkattërrim në tokë, ku përfshihet derdhja e gjakut të ndaluar, vrasjen e njerëzve të pafajshëm, sulmet ndaj shoqërisë njerëzore duke përhapur shthurje dhe prekje të nderit të tjetrit, duke përhapur kriminalitetin e zinasë, imoralitetit. E kush ngjyroset me bojrat e idhujtarisë, apo lejon vrasjen e njeriut, gjë të cilën e ka ndaluar Allahu i Madhërishëm, apo përhapën imoralitetin, do të marri ndëshkimin për gjynahin, veprën e ndaluar që ka bërë, dhe  do të ketë dënim të rëndë në zjarrin e Xhehenemit në ditën e Kijametit. Me përjashtimin e vetëm nëse përshpejton me pendesë të sinqertë në këtë botë dhe pastrohet nga gjynahet, ndjenë keqardhje për atë që ka bërë, dhe jem fjalën, premton që nuk do të kthehet më në ato gjynahe, si dhe kthen padrejtësitë që ka bërë dhe kthen të drejtat tek të zotët e tyre. Gjithashtu vazhdon të pastrojë veten me vepra të mira, vërtetë Allahu e pranon pendesën e tij, e falën dhe e largon nga dënimi i Tij, por dhe e shpërblen për veprat e tij të mira. Kjo nga Mëshira, Mirësia dhe Bujaria e Tij. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El-Furkan 70)

Të këqijat e kaluara përmes kësaj pendese të sinqertë kthehen  në të mira, e kjo sikurse Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kjo sepse sa herë që ai kujton se çfarë ka kaluar, ndjenë keqardhje, pendohet dhe kërkon falje, dhe gjynahet shndërrohen në bindje në këtë këndvështrim. Sikurse është saktësuar për këtë dhe në synet dhe thënijet e Selefëve, të parëve tanë të mirë, Zoti i mëshiroftë.”

Adhurues të Zotit! Friksojuni Zotit, dhe ndiqni shembullin e elitës, të parëve tanë të mirë dhe të përzgjedhurve nga robërit e Zotit, ndiqni rrugën e tyre, mjaftohuni me pasimin e gjurmëve të tyre, dhe vishuni me moralin e tyre, sepse ata kanë qenë të udhëzuar dhe në rrugën e drejtë.

“Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.” (Ez-Zumer 17-18)

Zoti na bëftë dobi me udhëzim në Librit të Tij, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Besimi ushqen zemrën dhe është burim lumturie

Hutbeja e dytë

 

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. O Zoti ynë, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Njerëzit e dijes, cilësit e robërve e të Gjithëmëshirshmit, të cilët i ka përmendur Zoti në fundin e kësaj sureje madhështore,  suren Furkan, i kanë ndarë në katër pjesë, apo grupe.

Pjesa e parë prej tyre; shfaqja e përsosmërisë në besim, dhe që është filluar me to, në fjalën e Allahut të Madhërishëm, ku thotë:  “ Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë…. ajeti” (El-Furkan 63)

Pjesa e dytë, braktisja e devijimeve të  idhujtarisë, e që vjen me fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër… ajeti” (El-Furkan 68)

Pjesa e tretë, ajo që ngrihet nga legjislacioni i drejtë Islam, që është fjala e Allahut të Madhërishëm: “dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë!” (El-Furkan 64) dhe fjala e Tij: “ dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëlëshuar, as dorështrënguar, por i përmbahen së mesmes.” (El-Furkan 67) dhe nga fjala e Tij: “ nuk vrasin njeri..” (El-Furkan 68) deri tek fjala e Allahut që thotë: “ (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt…(El-Furkan 72)

Ndërsa pjesa e katërt është nga kërkimi më shumë për përmirsimin e gjendjes që në këtë botë, e që tregohet me fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”.(El-Furkan 74)

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe shtoni sa më shumë meditimin dhe të menduarit në këto cilësi të mëdha, dhe atribute të larta, vazhdoni që të kujdeseni për mbrojtjen e tyre dhe të largoni ato që i dëmtojnë ato. Vërtetë në to ka shpëtim, lumturi, fitore dhe arritje. “Njerëz të tillë do të shpërblehen me Xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe.  Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!” (El-Furkan 75-76)

Kujtoni në vazdhimësi se Allahu i Madhërueshëm ju ka urdhëruar për lutje dhe përshëndetje ndaj vulës së të dërguarve të Zotit, Allahu i Madhërishëm në Librin e Tij, Kuran, ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)  

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerë, familjarët dhe tabiinët, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne sëbashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot ruaj mbrojtësit e fesë, shkatërro armiqt e fesë, tiranët dhe ata që sjellin shkatërrime në tokë.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rradhët e tyre, përmirso udhëheqësit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetë, o Zoti i Botrave. 

O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, dhe synetin (traditën) e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmo  robërit e Tu besimtarë që përpiqen në rrugën Tënde me sinqeritet.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, përmirso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, jepi atij mbështetës, këshilltarë të mirë, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur Ti, o Dëgjues i lutjeve. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të popullit dhe vendit, o tek i Cili është kthimi ynë në ditën e Fundit. 

O Zot ynë, jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre. 

O Zot  ynë, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso për ne  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë.

O Zoti ynë, na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe.

O Zoti ynë, të lutemi na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe t’i lëmë veprat e këqija, t’i duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

O Zot, nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, na merr shpirtin duke mos na sprovuar. 

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt. 

O Zot largo nga ne armiqt Tu dhe armiqt  tanë në mënyrët që do, o Zoti i Botrave. 

O Zoti ynë, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu dhe  armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre. 

O Zoti ynë na shto dhe mos na e pakësor furnizimin Tënd,  na dhuro dhe mos na privo, na ndero dhe mos na poshtëro,  na bëj fitimtarë dhe jo të mundur. 

O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër. 

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na mundëso të bëjmë vepra që arrinë kënaqësinë Tënde, dhe na jep fund me vepra të mira. 

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

O Zoti ynë, na mbro nga lebroza, çmendurija,  epidemia dhe të gjithë sëmundjet e këqija, o Zoti i Botrave.

O Zot largo nga muslimanët sherrin fatkeqësive dhe katastrofave, të keqen e urisë, ftohtit, sëmundjeve.

O Zot largo nga robërit Tu të këqijat në çdo vend ku ata janë o Zoti i Botrave.

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

Post Author: endrit