Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
23-11-1440 H 26-7-2019 D
Shejh Abdurrahman Sudejsi Haxhi shenjë uniteti
Me të vërtetë Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë, tek Ai pendohemi, Allahun e Madherishëm e lavderojmë, që ka bërë rregullat e haxhit vend fitim të mirësive dhe shumim të tyre, lavdërimet janë për Ty o Allah dhe falenderimet për Ty, që dëgjon thirrjet tona dhe i di ato, Lavdërimet nga ata që bëjn tavafin që tu përgjigjen thirrjes, dhe kur qëndrojnë në vendet e shenjta Ty të Madhërojnë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi me të cilën mbështillemi në qetësi dhe në zhvillim.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i mirë që e ka kryer haxhin, vizitën e shtëpisë së shenjtë, Qabes, duke shtuar me të devotshmërinë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, më të pastërit në histori, mbi tabiinët dhe ata që i kanë pasuar dhe ndjekur gjurmët e tyre me mirësi dhe me sinqeritet, duke shpresuar shpëtimin dhe vlersimin, lutje dhe përshëndetje të shumta për ata deri në ditën e gjykimit.
Në vijim.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe dijeni se frika ndaj Zotit është mënyra më e mirë për të arritur qëllimet, dhe metoda më e përshtatshme për tu larguar nga ndëshkimet dhe vuajtjet. Prandaj, Zoti ju mëshiroftë, mbushini me të zemrat dhe kohët tuaja, dhe tentoni të shfrytëzoni kohën për të zëvëndësuar atë që ju ka kaluar, duke shfrytëzuar shenjtërinë e kohës, të vendit dhe të rastit: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!”(El-Bekare 197)
Ai që i frikësohet Zotit në brendësinë e vet duke ju drejtuar Atij, do të ngrihet në gradë të lartë, duke e arritur të vërtetën, dhe me përpjekjet e tij frenon veten nga të këqijat, nëse vuan nga devijacione të ndryshme.
O umeti musliman! Ja ku jemi në fillimet e sezonit më të mirë dhe në ditët e vizitës së madhe, Haxhit, vendi i shumimit të të mirave dhe paksim i të këqijave, thesar i të mirave dhe adhurimeve, i mbushur me dobi të shumta. Janë ditë të pakëta, në të cilat, umeti Islam dhe muslimanët janë në këto ditë të përqëndruar me sytë drejtuar Qabes, në vendin dhe kohën e caktuar, për të kryer obligimin e Haxhit, vizitën e shtëpisë së bekuar të Zotit, Qabes. Shtylla e pestë nga shtyllat e Islamit, për të cilën Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën.”(Al Imran 97)
Mirë se keni ardhur o Haxhinj, vizitorë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, ju urojmë mirëseardhjen dhe ju urojmë që të keni ardhur rehat, vendet e shenjta janë të nderuara me ju, udhëheqja dhe populli i tyre. Ju urojmë për mbërritjen shëndosh e mirë, dhe arritjen e qëllimit.
O ju muslimanë! Haxhi, ky kusht i rëndësishëm i Islamit, nga çështjet më të rëndësishme të cilat ka rregulluar, është forcimi i Tevhidit, Njësimi i Zotit të Vetëm, që është e drejta e Zotit tek njerëzit, dhe adhurimi i Tij i Vetëm e i pa Shok. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”(El-Enbija 25)
Qëllimi më i madh i Haxhit dhe ritualeve të tij është vërtetimi i Tevhidit të pastër, dhe se telbija e haxhinjve, thirrja e tyre, me të cilën tronditen të gjitha anët e këtij vendi të ndershëm, është vetëm se adresë e Tevhidit e besimit, bindjes dhe shfaqjes së sajt.
Xhabir Ibn Abdullah, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, e ka përshkruar pritjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “Është mirpritur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me Tevhid, Njësim të Zotit: “Tu përgjigjëm Ty o Allah tu përgjigjëm, tu përgjigjëm se nuk ka Zot tjetër veç Teje, Me të vërtetë Lavdërimet janë për ty, Mirësia është nga Ty, Ty të përket çdo gjë, i pa Shok je Ti.”
Me Tevhidit janë ngritur bazat e kësaj shtëpie të bekuar: “Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim).”(El-Haxhxh 26)
O robër të Mëshiruesit, lutjuni Zotit tuaj që është Një i Vetëm, dhe mos lutni me Allahun diçka tjetër. Ata që kryejnë vizitën e shtëpisë së Tij, Qabes, që i janë drejtuar Atij duke ju përgjigjur Atij dhe janë veshur me Ihram, duke zbuluar kokat për Madhështinë e Tij me shpirt i luten dhe Atë e Madhërojnë. Të përgjigjen Ty o Zoti i haxhinjve, të janë drejtuar vetëm Ty, të përgjigjen, punët dhe veprat e tyre janë në Dorën Tënde.
O vizitorët e shtëpisë së Zotit! Ja ku jeni në mjediset e vendeve të shenjta, përgatisni shpirtërat tuaj për të plotësuar ritualin Madhështor të Haxhit, dhe të qëndruarit në vendet madhështore. Për hir të Allahut, ndiqni udhërrëfyesin tuaj nga vëllezërit tuaj, të kuptueshëm dhe të qetë, të cilët dëshirojnë kënaqsinë e Zotit, dhe për të këmbëngulin dhe bashkpunojnë e ndihmojnë, duke ju dhuruar aromën e besimit që të jetë zbukurim i dobishëm për ju dhe në vazhdimsi.
Islami e ka të nënshkruan marveshjen, në kohën më të përshtatshme ku mund të bëhet kjo marveshje, dhe është e plotësuar me haxhin dhe ritualet e tij, e cila është paraqitja e unitetit Islam si një shoqëri e vetme trupore dhe shpirtërore, që mposhtën dhe nuk merr parasyshë asnjë profesion dhe nivel shoqërorë. Allahu i Madhërishëm thotë: “Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!”( El-Mu’minun 52) Sikurëse Allahu i Madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.”(El-Huxhurat 10) Allahu i Madhërishëm thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran 103)
Vëllezër në besim! Ky vend i pastër në të cilin do të kaloni ditë të bekuara, e ka veçuar Allahu i Madhërishëm me specifika, që nuk i kanë vende të tjera si ky, me e dukshmja e tyre është mirësija e sigurisë dhe e qetësisë, kur thotë: “Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit.” (El-Bekare 125) E kjo siguri është Hyjnore nga Zoti i Gjithësisë, mrekulli e paarritshme nga çdo përpjekje njerëzore, që gjindet në vendin e shenjtë që do të vazhdojë të zgjerohet deri në ditën e Kijametit. Nuk do të largohen nga ky vend i ndershëm në asnjë rast, e ai që përpiqet që ta dëmtojë apo ta prishi këtë qetësi, Allahu do ta bëjë të shijojë denim të pashembullt: “Ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.”(El-Haxhxh 25)
Kur pemët e tij nuk thyhen, drurët e tij nuk priten, gjuetija e tij nuk lejohet, zogjtë, kafshët, gjallesat jetojnë në të me qetësi të vazhdueshme dhe siguri të përhershme, e si duhet të jetë për muslimanin?! Si duhet të jetë sigurija dhe qetësija e muslimanit, për të cilin është e shenjtë (ndaluar) gjaku, pasurija dhe nderi i tij?!
Zoti ju ruajt! A keni para pas gjithë kësaj sigurijë të plotë, thirrje më të ndershme dhe të arritshme se thirrja e Islamit për në mëshirë, falje dhe paqe, dashuri dhe tolerancë?!
O ju haxhinj të nderuar! Të mbështetemi tek Allahu në ruajtjen e kësaj mirësijë madhështore, përpjekje dhe përpjekje në madhërimin e këtyre vendeve të ndershme me edukatë dhe me norma, me mirmbajtje dhe me pastërti, kujdes dhe ruajeni nga çdo njëri që tenton të prishë qetësinë, sigurinë dhe stabilitetin e tij. Dhe se nuk duhet ta harrojmë se çështja e sigurisë e këtyre vendeve të shenjta dhe e haxhinjëve është nga çështjet bazë dhe konstante të qëndrueshme, e cila nuk pranon pazare dhe negociata. Prandaj nuk ka vend në to për parullat politike, apo për thirrjet raciste, sektare dhe të medhhebeve të ndryshme, apo ndarje dhe grinde, përhapjen e përçarjeve dhe të grupacioneve të ndryshme. Por është obligim fetar, përmbushje e besimit, nuk ka mardhënije(intime me gruan), grindje dhe sharje në haxh. “ Ai që bën haxhin, nuk kryer mardhënije dhe nuk grindet, do të kthehet i pastër nga gjynahet si ditën që e ka lindur nëna e tij.”
Haxhiu duhet që të bëj kujdes që të ruaj sinqeritetin e nijetit për Zotin, të shmanget nga të dukurit, shfaqja dhe prestigji, duke u mbështetur në diturinë e dobishme, duke i zbatuar rregullat, duke pyetur njerëzit e dijes për atë që ka dyshim në të. Duke forcuar vlerat me moralin lavdërues, virtyte të çmuara, edukatë të qëndrueshme, duke braktisur çdo gjë që është kundra moralit dhe edukatës me Zotin e Madhërishëm apo me njerëzit, krijesat e Zotit, të cilat ndikojnë në ndjenjat e brendshme dhe morale.
Haxhi është adhurim dhe sjellje e qytetëruar, forcon metodën e mesme dhe të drejtë. Praktikimi i haxhit ndikon në anën fetare, shpirtërore dhe kulturore, duke shfaqur universalitetin e kësaj feje të qëndrueshme dhe përpjekjen e sajt për mëshirë dhe tolerancë, luftën e sajtë kundra ekstremizmit dhe terrorizmit. Si dhe kujdesin e kësaj feje për forcimin e sigurisë dhe qetësisë në të gjitha vendet.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe punoni më njohje të fesë, në madhërimin e vendeve dhe kohëve të shenjta: “ Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32)
E lusim Allahu që të na japi të gjithëvë qëndrueshmëri dhe udhëzim, sukses dhe pranim, me të vërtetë Ai është Dhurues dhe Bujarë.
O Haxhinj të shtëpisë së Zotit, Zoti i pranoftë nga ju dhe nga ne veprat e mira, Zoti bëftë haxhin tuaj të pranuar, mundin tuaj falenderues, dhe gjynahet tuaja të falura me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (si): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim) dhe (fakti që) kush hyn në të është i sigurt. Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, (ta dijë se) Allahu nuk ka nevojë për askënd.”(Al Imran 96-97)
Zoti begatoftë ju dhe mua në Kuranin Famëlartë dhe në Synetin e të dërguarit, dhe na bëftë dobi nga argumentet dhe urtësitë e tyre. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, kërkoni falje dhe pendohuni tek Zoti i Gjithësisë, Ai me të vërtetë është Falës për ata që pendohen.
Hutbeja e Dytë
Lavdërime për Zotin që ka bërë për të gjithë umetin vend adhurimi dhe ibadeti, duke mundësuar për ata rrugë dhe forma për ti arritur ato. Paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin për zotërinë e të parëve dhe të fundit, mëshira e Zotit për të gjithë Botërat, mbi familjen dhe shokët e tij të mirë dhe të pastër, mbi tabiinët dhe ata që i pasuan me mirësi deri në ditën e Kijametit. Lutje dhe përshëndetje të pafundme.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe pasojeni Atë, drejtojuni Atij me falenderime dhe mos e kundërshtoni, e sidomos në këto kohë të vlersuara dhe të çmuara dhe vende të bekuara.
Vëllezër në besim! Nga këtu ajo se çfarë është e bërë në të gjithë vendin në përgjithësi dhe në dy qytetet e shenjta në veçanti me përkushtimin e shtuar, është vepër e njerëzve të sigurisë nga këto vende të bekuara duke shtuar rregullat dhe shërbimet duke u përpjekur që të ju ofrohen të gjitha shërbimet dhe lehtësimet.
Prandaj o haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, bëhuni ndihmues dhe bashkpunues të vëllezërve tuaj nga njerëzit e sigurisë në xhamija, të cilët ruajnë sigurinë dhe rregullin, duke ju drejtuar që të ndalojnë trafikun dhe bllokimin nga haxhinjtë. Prandaj bashkëpunoni me ata që janë në shërbimin tuaj nga institucionet në rolin drejtues tek te dy vendet e shenjta, udhëheqës dhe mbrojtës. Ata me të vërtetë punojnë me kujdes me zell, vullnet. Sa kanë qëndruar, planifikuar dhe zbatuar, për shërbimin tuaj dhe se ata sakrifikohen dhe mundohen për qetësinë tuaj. Ata mundohet dhe përpiqen vetëm për hir të shëndetit dhe qetësisë tuaj. Me të vërtetë sistemi i plotë i shërbimeve të tilla, është lehtësim për haxhinjtë dhe ata që vizitojnë vendet e shenjta, ku kanë për qëllim shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, dhe xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpërblimet e Zotit qofshin mbi të, që të përfitojnë ndjenja të forta besimi, dhe këto janë të mbuluara me siguri dhe qetësi të plotë.
Për këtë ata kanë bërë përpjekjet e tyre me gjithë zemër, me lodhje dhe me mund, por me krenari dhe të lumtur, se do të ngrihen lartë duart dhe ti drejtohen Zotit të Madhërishëm që ta shpërblejë kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësin e tij me shpërblimet më të mira, për mundin në arritjen e këtyre sukseseve të mëdha, në shërbimin e dy xhamive të shenjta dhe çfarë ato përmbajnë.
Vendet e shenjta janë në duar besnike dhe të sigurta, nuk tolerojnë dhe nuk pranojnë prishjen e qetësisë dhe sigurisë, përdhosjen e mashështisë së këtyre vendeve të shenjta, kjo në shërbim të çështjes së Islamit dhe muslimanëve. Zoti i shpërbleftë dhe i ngritë në gradë të larta të xhenetit, dhe të jua shkruaj këto vepra në peshoren e veprave të mira. Kjo lutje nuk ndalet dhe përsëritet, kujtohet dhe ripërsëritet disa herë, me të vërtetë Zoti ynë është që dëgjon dhe është afër, Bujar dhe i përgjigjet lutjes.
Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni atë që e ka kryer në mënyrën më të mirë këtë ritual, haxhin, duke e bërë të qartë për çdo pasues, për të cilin na ka urdhëruar Sunduesi ynë në më të drejtën fjalë të Tij, dhe me të besueshmin Libër i Zbritur në tokë, Kuranin, që të lutemi dhe ta përshëndesim, Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalën e Ndershme: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Për atë është lutur dhe e ka përshëndetur më i Madhi Allah.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje, të dashurin tonë, dhe shembullin tonë, Muhamedin djalin e Abdullahut, familjen e tij të pastër, shokët e tij të përzgjedhur, Muhaxhirinët nga ata dhe Ensarët, deri ditën që të errësohet natë dhe të lindi ditë, dhe ne me ta me Madhështinë dhe Bujarinë Tënde o i Gjithëpushtetshëm o Falës.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me ata që kanë ecur në rrugën e tyre, o më i Miri që pranon dhe Falën.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohuesit dhe politeistët, shkatërro armiqt e fesë Tënde.
O Zot jepu paqe haxhinjëve, atyre që bëjnë umren dhe vizitorëve, mbro mbartësit e fesë.
O Zot bëje të paqtë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimavëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta, jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoje atë në punë të mira, jepi atij mbështetje të fortë, shpërbleje atë në mënyrën më të mirë, për atë që ka dhënë dhe jep në shërbim të vendeve të shenjta dhe çfarë ato përmbajnë.
O Zot mbështeti ata të dy në të mirë për vendin dhe popullin, dhe në të mirë të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve në çdo vend, bëj ata gjykues me ligjet e fesë Tënde, pasues të synetit të të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, o Zot bëj ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ndalo gjakderdhjen e tyre, njëso rreshtat e tyre, bashko fjalën e tyre në Librin tënd dhe në synetin e të dërguarit a.s, o Ti që Dhuron dhe jep Mirësi.
O Zot shpëto xhaminë Aksa, o Zot shpëto xhaminë Aksa, o Zot shpëto xhaminë Aksa nga pushtuesit mizorë, nga të këqijat dhe duart e jehudëve. O Zot bëje atë të qëndrueshme dhe të dashur deri në ditën e Kijametit.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtartet, përmirso mardhënijet mes tyre, drejtoi ata në rrugën e paqes, largo nga ata të këqijat dhe fitnet, ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot largo shqetësimet nga muslimanët, largo vështirsitë e tyre, laj borxhin e atyre që janë në borxh, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot pranoje nga ne, Ti je që dëgjon gjithçka dhe je i Gjithëdijshëm, na prano pendesën tonë, me të vërtetë Ti je që pranon pendesën je Mëshirues.
O Zot na fal ne, prindërit tanë, prindërit e tyre, të gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallët nga ata dhe të vdekurit, me të vërtetë Ti je që dëgjon je afër i përgjigjesh lutjes.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat : 180-182)