Emigrimi i Profetit a.s – Ismail Neuahida – 14.09.2018

Aksa 14.9.2018

Emigrimi i Profetit a.s

Dr. Ismail Neuahida

 

Falënderimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë, falje e udhëzim dhe çdo lavd ia dedikojmë Atij!

Mbrojtjen e Allahut e kërkojmë nga të këqijat e vetes dhe veprave tona, atë kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb, e atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi, për të janë lavdet, Ai ngjall dhe vdes dhe ka mundësi për çdo gjë.

Dëshmoj se zotëria ynë, udhëheqësi ynë, i dashuri dhe gëzimi i zemrave tona Muhamedi a.s, është rob dhe i dërguar i Tij!

Ai e kreu misionin, e çoi në vend amanetin, e sqaroi më së miri Umetin e tij, e la në një rrugë të qartë, qartësia e natës është si ajo e ditës, nuk devijon prej kësaj rruge vetëm se i humburi.

Allahu e shpërbleftë me të mira, si nuk ka shpërblyer Profet më parë për umetin e tij, paqja e Zotit qoftë mbi ty, o flamuri i udhëzimit dhe orientimit, mbi familjen dhe shokët e tu të ndritur dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën tënde deri në ditën e fundit.

Të nderuar besimtarë! Këshilloj veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut të Madhëruar e të ecim hapave të Profetit alejhis selam!

Thotë Allahu i Lartësuar: “Përkujto, kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje, të ngujojnë, të vrasin, ose të dëbojnë. Ata planifikonin dredhi, por dhe Allahu u ngrinte kurthe atyre, Allahu është më i miri i atyre që bëjnë kurthe” Enfal 30.

Të nderuar besimtarë! Për çdo vit ne kalojmë përkujtimoren e emigrimit të Profetit a.s nga Meka për në Medine, gëzojmë ndodhitë që përsëriten çdo vit në muajin Muharrem.

Ky kujtim mban në vete virtytet profetike dhe moralin e duhur, mësime e këshilla, bazat jetike, të cilat shëmbëllehen nëpërmjet besimit, durimit, vendosmërisë, sakrificës dhe sinqeritetit.

Kjo përkujtimore na vërteton edhe një herë tjetër, përkujdesjen hyjnore që Zoti ka për këtë mision profetik, një mision që filloi në Mekë për të vazhduar më pas rrugën në Medinën e ndritur.

Të nderuar besimtarë! Madhështia e këtij emigrimi, ripërtërihet për çdo vit, për vetë personazhet dhe vendet që i përjetuan.

Kjo përkujtimore madhështore, i ofron mundësinë mbarë botës islame për të marrë mësime e dobi, për t’i ngulitur këto detaje historike në zemrat tona dhe të familjarëve tanë.

Emigrimi i Profetit nuk ishte një arratisje si pasojë e frikës, por ishte zbatim i urdhrit të Zotit, i Cili  garantonte mbrojtjen e kësaj thirrje nga intriguesit, pasi ishin shtuar sprovat dhe mundimet për ndjekësit e besimit.

Kur intrigat sa vinin e shtoheshin ndaj Profetit a.s dhe shokëve të tij, kur Kurejshët diskutonin rreth mënyrës se si t’i zhduknin myslimanët, vjen leja për emigrim.

Ky lejim do ishte një fazë e re për ndërtimin e një shoqërie të lirë islame dhe të një shteti të drejtë islam.

Të nderuar besimtarë! Leximi i ndodhisë së hixhretit dhe të gjithë jetës profetike, me imtësi, të mësuarit e njerëzve për këto ngjarje është diçka tepër e rëndësishme, në mënyrë që të njihen me aspekte të rëndësishme të historisë tonë të ndritur, por dhe të sakrificave të brezit të parë, ata që e përqafuan islamin, por dhe që e praktikuan atë në mënyrën e të besuarit, të sjelljeve dhe të normave.

LEXO  Bindja e plotë në madhështinë e Zotit është rruga drejt sigurisë dhe fuqizimit

Ata sakrifikuan në jetën e kësaj bote, morën shpërblimin e sakrificës së tyre në këtë jetë, për të përjetuar dhe shpërblimin e shumëfishtë në botën tjetër, ku do futen në xhenete nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë dhe të përjetshëm.

Të nderuar besimtarë! Me rastin e përkujtimores së emigrimit, ne të gjithë duhet të meditojmë e t’i kërkojmë llogari vetes.

Të meditojmë rreth asaj që e ka kapluar këtë umet në këto kohë. Kemi bërë pas, nënçmim, varfëri e zi, frikë e pasiguri, miqësi me jobesimtarët dhe mbështetja e tyre, mosmarrja e vendimeve të duhura, të gjitha këto janë gjëra që nuk përshtaten aspak me këtë kujtim.

Nëse shikojmë me vëmendje, mërgimtarët e dëbuar në botë, më të shumtët janë myslimanë dhe arabëve, njerëz që dëbohen, të tjerë që vriten, fëmijët, gratë dhe të moshuarit tanë kanë hipur mbi varkat e vdekjes me shpresën e jetës.

Rinia jonë po largohet pasi nuk gjen askënd që t’i ofrojë kushte dhe ambient të përshtatshëm.

Është për të ardhur keq që një pjesë e mirë e myslimanëve, këtë ndodhi e kanë kthyer në një festë zyrtare me urime të ndryshme, në kohën e konferencave.

Ne kemi dashuri për historinë tonë të ndritur, por themi se kjo dashuri duhet të përkthehet në praktikë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë e t’ju falë mëkatet, se Allahu është Falës e Mëshirues i Madh” Ali Imran 31.

Ndërsa Profeti a.s ka thënë: “Nuk beson asnjëri prej jush, derisa dëshirat e tij t’i nënshtrohen asaj me të cilën jam dërguar”.

Të nderuar besimtarë! A është e hijshme për ne, të pretendojmë se e duam Allahun dhe të dërguarin e tij, ndërkohë që nuk ecim gjurmëve të tij, i kthejmë shpinën rregullave të fesë në jetën tonë të përditshme duke u kapur pas zakoneve dhe traditave të kota.

Si mund të pretendohet dashuri, ndërkohë që gjaku, nderi dhe pasuritë tona, po cenohen nga ne vetë?!

Si mund ta pretendojmë dashurinë, ndërkohë që ne gjykohemi me ligjet njerëzore duke harruar fjalën e Allahut të Madhëruar: “Për Zotin Tënd, jo ata nuk janë besimtarë të asaj që të zbriti ty, derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, e pas gjykimit tënd të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe të mos nënshtrohen plotësisht!” En Nisa 65.

Ne duhet të bëjmë kthesë, duhet të pendohemi sinqerisht, t’i japim përparësi jetesës islame, sepse moszbatimi i këtyre rregullave etike me përpikmëri nuk dhuron kënaqësi e rehati.

Allahu e mëshiroftë atë që ka thënë: “Vallë si e kundërshton Allahun, ndërkohë që pretendon se e do?”

Vërtet kjo është diçka e pështirë

Nëse dashuria jote për Të do ishte e sinqertë, padyshim që do i bindeshe. Ai që e do dikë duhet dhe t’i bindet.

Aisheja r.a përcjell se Profeti a.s ka thënë: “Nuk ka emigrim nga Meka pas çlirimit të saj, por ka xhihad e vendosje me zemër, e në ju kërkohet të ndihmoni, vraponi!” Mutefekun Alejhi.

LEXO  Kuptimi i vërtetë i emrit të Zotit i Plotfuqishëm

Dijeni se ai që pendohet prej gjynaheve, është si ai që s’ka gjynahe, lutuni Allahut duke qenë të bindur në Të, lum për ata që kërkojnë fale, Allahut i kërkojmë falje!

Falënderimet i takojnë Allahut vazhdimisht, e veçanërisht që të na udhëzojë për në rrugë të drejtë, pa udhëzimin e të Cilit nuk do mundeshim të udhëzohemi.

Dëshmoj se nuk ka Zot të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, sikurse dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ty, o zotëria ynë, o i dërguar i Allahut, mbi familjen dhe shokët e tu, si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin udhën tënde deri në ditën e fundit!

Të nderuar besimtarë! O ju banorë të Kudsit dhe përreth tij, në këtë kohë trazirash dhe paqartësish e tymnajash, shtrohet me të drejtë një pyetje: Ku është shpëtimi dhe zgjidhja për këtë Umet?

Vjen përgjigja për të: Krizat ekonomike dhe politike që po përjetojmë, nuk mund të zgjidhen vetëm nëse do zbatojmë ligjin e Zotit, të ecim në rrugën e Tij, të kapemi pas litarit të fesë së Tij fort, t’i mbështetemi vetëve tona dhe jo të tjerëve, të përpiqemi vetë dhe të lemë mënjanë egoizmin dhe interesat personal. Të largohemi nga gjërat e dyshimta, të unifikohemi e të bëhemi si një grusht i vetëm ndaj armiqve tanë, të bashkëpunojmë në të mira e devotshmëri, të duhemi për hir të Tij.

Thotë Allahu i Lartësuar: “ Ndihmohuni mes jush, në të mira e devotshmëri, mos në mëkate e armiqësi. Kini frikë dënimin e Allahut se vërtetë Allahu është Ndëshkues i fortë” Maide 2.

Thotë gjithashtu: “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të ishin një ndërtesë e unifikuar” Saf 4.

Thotë Profeti a.s: “Gjaku i myslimanëve është i njëjtë (në çështjet legjislative), besën e tyre e kërkojnë shumë njerëz, ata janë të bashkuar kundër armiqve” Ebu Daudi.

Të nderuar besimtarë! Jobesimtarët dhe shtetet e tyre, edhe pse në të kotë lidhin aleanca me njëri-tjetrin, ndërsa ne myslimanët që na bashkon një besim, dotë ishim më primare që të unifikoheshim kundër armiqve të popujve e njerzillëkut.

Ne duhet të jemi si një pritë e fortë kundër sulmeve dhe intrigave të tyre të ndyra, duhet të jemi të fortë, sikurse shkëmbinjtë, të mos zbutemi e thyhemi përballë fuqive, harbutërisë dhe intrigave të tyre.

Të nderuar besimtarë! Pasuritë dhe mirësitë që kanë vendet dhe popujt tanë, do të ishin të mjaftueshme që ne të jemi në krye të mbarë kombeve, të jemi zotërinj dhe jo shërbëtorë, të jemi të fortë dhe jo të dobët, të dëlirë dhe jo të poshtëruar, komandues dhe jo  të komanduar.

Të nderuar besimtarë! Bota islame në përgjithësi dhe ajo arabe në veçanti, akoma dhe më gjerë toka e Palestinës, përjeton sulme nga më të pabesat, armiq që i kanë nxjerrë dhëmbët e tyre duke shpallur luftë të hapur, luftë pa kthim.

Ata na luftuan për fenë tonë, për tokën tonë, duke na nxjerrë nga shtëpitë dhe trevat tona, duke na imponuar embargo dhe rrethime nga më të ndryshmet, duke i dhënë atë që s’u takon armiqve, duke u përgatitur fuqishëm për të na luftuar, për të na shtypur e përdhosur dinjitetin dhe shenjtërit tona.

LEXO  Këshilla për drejtësi dhe përmirësim

Torturat e tyre kundra nesh sa vijnë e shtohen, myslimanit nuk i lejohet të miqësohet me ta, të afrohet me ta, sikurse nuk tolerohet në mënyrë absolute që të tërhiqemi qoftë dhe në një pëllëmbë të tokës sonë.

Ajo që vihet re është se pushtuesi ka synime të qarta, organizata të shpejta, të cilat organizojnë sulme të vazhdueshme ndaj xhamisë Aksa dhe lëshojnë akuza, pengojnë faljen në të, cenojnë shenjtërinë e saj, sikurse kanë marrë vendim për prishjen e Han Ahmer dhe dëbimin e banorëve prej aty.

Forcat hebrenje kanë kërkuar prerjen e ndihmave që vijnë nga kombet e bashkuara për Palestinën, nga ndërprerja e mjeteve dhe medikamenteve, që vijnë për spitalet tona.

Sikur të mos mjaftonin këto krime, ata kanë kërkuar dhe gjykime në gjykatat ndërkombëtare për zyrtarë të lartë palestinezë dhe për çështjen tonë, e krime të tjera që s’kanë të sosur.

Të nderuar besimtarë! E gjitha kjo ndodh në mes heshtjes islame dhe arabe, në mesin e mos reagimeve zyrtare, përvecc disa reagimeve, të cilat kanë lidhje me dëbimet dhe këto reagime vijnë të nxitur nga turpi.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe atyre të cilëve dikush iu tha: -Populli është tubuar t’ju sulmojë, pra kini frikë! Por kjo vetëm ua shtoi besimin dhe më shumë e thanë:-Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është Mbrojtësi më i Mirë” Ali Imran 173.

Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është Mbrojtësi më i mirë. Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është Mbrojtësi më i mirë.

Prej myslimanëve, arabëve dhe Palestinezëve, kërkohet që t’i ribëjmë llogaritë, ta rregullojmë lidhjen me Zotin, t’i rregullojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, t’i forcojmë lidhjet dhe të mos endemi pas vërshimeve, turbullirave dhe ëndrrave.

Ne duhet të bashkëpunojmë për bashkimin dhe rimëkëmbjen tonë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje ka argumente” Kaf 37.

O Allah, Lartësoje islamin dhe Myslimanët, lartësoje fjalën e drejtë dhe fenë!

Zot bëj që fjala e besimit të valëvitet lart e më lart, fjala e idhujtarisë të fundoset poshtë!

Zoti ynë! Kushdo që synon lartësimin e islamit ndihmoje, e kush synon të kundërtën shkatërroje, ashtu siç di Ti!

Zot bëje këtë vend të sigurt, të bollshëm, të rehatshëm si dhe mbarë trevat islame!

Zot ruaje xhaminë Aksa nga çdo e keqe, bëje Kudsin qytetin e sigurisë dhe paqes, derisa të popullohet nga njehsuesit, të cilët vijnë nga treva të largëta!

Zot mëshiroji dëshmorët tanë, shëroji të plagosurit tanë, liroji të burgosurit tanë!

Zot ruaji myslimanët nga gjakderdhja kudo që ata janë, bashkoji në lartësimin e fjalës së fesë, largojua vështirësitë e shtrëngimet kudo që ata janë!

Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit e tyre!

O robër të Allahut: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim!” Nahl 90.

Kujtojeni Allahun t’ju kujtojë, falënderojeni t’ua shtojë, kërkojini falje t’ju falë!

Aksa / by

Post Author: admin