Nga begatitë e të qëndruarit me njerëz me vlera dhe dijetarë

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      28-07-1445 H     09-02-2024 D 

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema    Nga begatitë e të qëndruarit me njerëz me vlera dhe dijetarë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili bekuar me shpalljen e Tij më të mirë zemrat e të dashurve të Tij, dhe përmirësoi me dritat e legjislacionit të Tij shpirtrat e të zgjedhurve të Tij. Atë e falënderoi për atë gjë na ka dhuruar nga mirësitë e Tij dhe i lutemi për më shumë nga Bujaria e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë për më shumë nga mëshira, mirësia dhe bekimet  e Tij.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, dhe mbi pasuesit e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut në fillim të përfundim të ditës, adhurojeni Atë ashtu siç e meriton në darkë dhe në mëngjes. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Gjërat më të çmuara, plantacionet më të mira dhe tubimet, kuvendet më të mira  janë tubime e përkujtimit të Zotit  dhe të diturisë. Ata janë tubimet më të bukura dhe më të pastra, më të mirat dhe më frutdhënëset, ato kanë rezultatin më të mirë, përfitimin më të madh  dhe kthimit më të shpërblyer. Ato janë drita e kërkuesit dhe ndihma e tij, ngushëllimi i të vuajturit dhe mburoja e atyre që janë të kujdesshëm. Ato janë kopshte diturie lulet e të cilit nuk njohin venitje, dhe një grup begatishë efektet e të cilave nuk fshihen dot  nga syri. Oh, çfarë fitoreje është për ata që gëzojnë shpërblimin e tyre dhe ndriçohet me shkëlqimin e tyre.

“ Dituria është gjëja më e çmuar që zotëron, prandaj mos rri i paditur që të pasojë keqardhja,

Mësoni diturinë dhe qëndro në kuvendet e saj, i mençuri nuk është zhgënjyer kurrë sa kohë ka qëndruar në kuvendet e dijes.”

Është thënë: “ Dijetarët janë zotërinjë, ndërsa qëndrimi me ta është shtim i mirësive.” Ndërsa Mejmun Ibn Mehrani ka thënë: “ Unë e kam gjetur përmirësimin e zemrës time në uljen me njerëzit e dijes.”     

“Ne kemi kuvende me erë të këndshme, të mbushur me pelte, trëndafila dhe jasemina,

Më kujtoi kohët e ëmbla dhe të mira, kuvendet e njerëzve që mbushin tubimet

me hadith, poezi, jurisprudencë, urtësi, drejtësi, mirësi dhe shoqërim të mirë.”

Sa shumë zemra pikëllohen për këshillën e një dijetari, veprimet e të cilit imitohen, i cili ka kaluar, ndërruar jetë, dhe mësimi i tij është bërë më i mësuari. Kur vdiq Muvafak Ed Din Ibn Kudamah, atë e ka lavdëruar Ebu Issa Musa el-Makdisi duke thënë:

“Ato këshilla u ndërprenë dhe ato kuvende janë shembur, të tilla kuvende uroj që të kthehen përsëri.”

O ju muslimanë! Kuvendet e diturisë janë kopshte të mbushura me erë të mirë dhe elegante, kopshte me lule të bollshme. Kush këmbëngulën me pjesëmarrjen në to arrijë gradë të larta dhe virtytet më të ndershme. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush ecën në një rrugë për të kërkuar dituri Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për të hyrë në Xhenet.”

Rruga për të kërkuar ditur përfshinë; ecjen për në kuvendet e diturisë, memorizimi dhe studimi i saj, leximi dhe mësimi i saj, të kuptuarit e saj, të medituarit në të dhe ulja me njerëzit e saj, me dijetarët.

“ Të ulesh me dijetarët dhe ndjekja e tyre do të sjelli dobi, ose do të mbrojë nga dëmet,

Ata janë zotërinjtë e vërtetë të popullit, dhe të ulurit në kuvendet e tyre është një shtesë mirësie, kështu ka ardhur në lajm të vjetër.”

Kuvendet e dijes zmadhojnë syrin e gëzimit, mbushin shpirtin me lumturi, shtojnë në zemër stabilitetin, qetësinë dhe njohjen. Nga Abdullah Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, kush është fitorja e kuvendeve të përkujtimit të Zotit?” Ka thënë: “ Fitorja, përfitimi i kuvendeve të përkujtimit të Zotit është Xheneti.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi ndërsa zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët, ndërsa disa nga njerëzit e dijes e kanë konsideruar të mirë. Ibn El Kajjimi ka thënë: “ Kush dëshiron të banojë në kopshtet e Xhenetit në këtë botë le të marrë pjesë në kuvendet e dhikrit, përkujtimit të Allahut, sepse ato janë kopshte të Xhenetit.”  Sikurse ai, Zoti e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu: “ Kuvendet e Dhikrit, përkujtimit të Zotit, janë kuvende të Melaikeve. Ndërsa kuvendet e fjalëve të kota dhe neglizhencës janë kuvende të shejtanëve. Njeriu le të zgjedhi atë që i pëlqen më shumë dhe atë që është më primarë prej tyre tek ai, sepse ai do të jetë me njerëzit e atij kuvendi në këtë botë dhe në botën Tjetër.” Nga Ata’i ka ardhur se ka thënë: “ Tubimet, kuvendet e Dhikrit janë tubimet e të lejuarës dhe të ndaluarës, si të bleshë dhe të shesësh, si të falesh dhe të agjërosh, si të martohesh dhe të divorcohesh, si të kryesh Haxhin dhe të ngajshme me këto!” Nga Jahja Ibn Kethiri tregohet se ka thënë: “ Ata janë kuvende të jurisprudencës Islame, Fikhut.”

LEXO  Nga kuptimet e fjalës së monoteizmit

“ Mendja e të riut është më e madhe se atij me të cilen ai ulet, prandaj bëj që kuvendin tënd nga kuvendet më të mira,

Dituria është llamba e devotshmërisë, por është miku im, cituar nga studiuesit.”

Nga Ebu Hurejra dhe nga Ebi Saidi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka ardhur se ata të dy kanë treguar që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ulet një popull në një mexhlis, kuvend  ku përmendet Allahu, përveçse i rrethojnë Melaiket, i mbulon mëshira e Allahut, zbret mbi ta qetësia dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai.” Transmeton Muslimi.

Nga Ebi Said El Hudriji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Muaviu ka dalë në xhami ku kishte njl kuvend, njerëz që përmendin Zotin,  dhe ka thënë: “ Çfarë ju ka shtyrë që të uleni në këtë kuvend?” Ata i kanë thënë: “Jemi ulur që të përmendim Allahun.” Muaviu ka thënë: “ A vetëm për Allahun jeni ulur këtu?” Kanë thënë: “ Pasha Zotin nuk jemi ulur këtu përveç për këtë arsye?” Muaviu ka thënë: “ Sa më përket mua nuk ju kam  përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Por, asnjëri prej jush që ka qenë në pozitën time tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka transmetuar më pak hadithe se unë. Vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një rast ka dalë në një kuvend, përmendje të Zotit,  i shokëve të tij, dhe ka thënë: “ Çfarë ju ka ulur,  në këtë kuvend?” Kanë thënë: “ Jemi ulur për të përmendur Allahun dhe për ta lavdëruar Atë për atë që na ka udhëzuar në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” Ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm se për Allahun?”  Ata kanë thënë: “ Pasha Allahun nuk na ka ulur këtu diçka tjetër përveç kësaj.”  Ka thënë: “ Sa më përket mua, nuk kërkova betimin tuaj se dyshoja sinqeritetin tuaj,  por se  më erdhi Xhibri’ili dhe më lajmëroj se Allahu i Madhërishëm mburret me ju para Melaikeve.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu ka caktuar Melaike që shetisin nëpër rrugë duke kërkuar ata që përmendin Allahun. Nëse gjejnë një kuvend ku përmendet Zoti ata ulen me ta, i mbulojnë me krahët e tyre deri sa i mbulojnë në mes tyre dhe qiellit të dynjasë. E kur njerëzit  shpërndahen Melaiket ngrihen për në qiell.” Ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm i pyetën, dhe pse Ai është më i ditur për ta, nga po vini?” Melaiket ta thonë: “ Po vijmë nga robërit e Tu në tokë, të cilët të Lartësoni dhe të Madhëronin, të Njësonin, të Lavdëronin dhe kërkonin nga Ty.” Zoti thotë: “ E çfarë kërkojnë nga Unë?” Melaiket thonë: “ Ata kërkojnë që të ju dhurosh Xhenetin Tënd.” Zoti  thotë: “ E a e kanë parë ata Xhenetin Tim?” Melaiket  thonë: “ Jo, o Zot.” Zoti thotë: “ Po sikur ta kishin parë Xhenetin Tim?” Melaiket thonë: “ Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Zoti  thotë: “ Përse e kërkojnë mbrojtjen Time?” Melaiket i thonë: “ Prej zjarri i Xhehenemit, o Zot.” Zoti thotë: “ E a e kanë parë ata zjarrin e Xhehenemin?” Melaiket thonë: “ Jo.” Zoti thotë: “ Po sikur ta kishin parë zjarrin e Xhehenemin?” Melaiket i thonë: “ Ata kërkojnë faljen Tënde.” Ka thënë: “Allahu thotë; I kam falur ata, u kam dhënë atë që kanë kërkuar dhe i kam mbrojtuar ata nga ajo kë kanë kërkuar mbrojtjen Time.” Ka thënë: “ Melaiket thonë: “ Zoti ynë, në mesin e tyre ishte filani, një rob gjynahqarë, por ai kaloj andej dhe u ul me ata.” Ka thënë: “ Zoti thotë: Dhe atij ja kam falur. Ai është kuvend (tubim), ku dhe ai që është rastësisht nuk do të dalë i humbur.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Kurtubiu ka thënë: “ Ky është përforcim në nderim të tyre dhe rritje në ngritjen e statusit të tyre.  A nuk e shikoni se Zoti nderoi pjesmarrësin në kuvendin e tyre me atë që i ka nderuar dhe ata që janë janë mbledhur për atë qëllim për hatrin e tyre,  dhe pse ata nuk kanë ndërmjetësuar për të dhe nuk kanë kërkuar gjë për të. Kjo është një gjendje dhe pozitë e nderuar, Zoti mos na zhgënjeftë, largoftë prej tyre dhe na bëftë prej tyre.

LEXO  Vlera e adhurimeve dhe shumëllojshmëria e tyre - Shejh Abdul Bari eth-Thubejtij

Nga vlerat dhe bekimet e kuvendit të përkujtimit të Allahut, është ajo çfarë ka transmetuar Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka një popull që janë mbledhur për të përmendur Allahun  duke mos dashur për këtë diçka tjetër përveç kënaqësisë së Tij,  përveç se të  thërrasi aty një lajmëtar nga qielli dhe të ju thotë;  Ngrihuni se ju janë falur gjynahet, veprat tuaj të këqija u janë shndërruar në të mira.”  Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Bezari.

Zoti është më i Madhi! Çfarë nderimi dhe çfarë vlerësimi, çfarë mirësie dhe çfarë bujarie? “Ngrihuni se ju janë falur gjynahet, veprat tuaj të këqija u janë shndërruar në të mira.”

Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të ulurit me popull, njerëz, që përmendin Allahun e Madhërishëm nga namazi i Sabahut deri sa të lindi dielli është më e dashur për mua se sa të liroj katër nga pasardhësit e Ismailit. Sikurse të ulurit me popull, njerëz, që përmendin Allahun nga namazi i Asrit deri sa të perëndojë dielli është më e dashur për mua se sa të liroj katër robër.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij…” (El-Kehf 28) Ibn Kethiri ka thënë: “ Do të thotë, qëndro me ata të cilët përmendin Allahun dhe e Njësojnë Atë,  e Lavdërojnë, Lartësojnë dhe e Madhërojnë Atë, dhe që i kërkojnë, i luten Atij mëngjes dhe në darkë, nga robërit e Zotit,  qofshin ata të varfër apo të pastër, të fortë apo të dobët.”

Sa lajm  i mirë për ata që marrin pjesë në këto tubime, kuvende dije dhe përmendje të Allahut, dhe që qëndrojnë me njerëz të vlerave, jurisprudencës dhe kuptimit. Muadhi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Mësojeni diturinë sepse të mësuarit e saj është e mirë,  të kërkuarit e saj është adhurim, përsëritja e saj është Madhërim i Zotit, kërkimi i saj, diturisë, është përpjekje në rrugë të Allahut, dhënija e saj është mirësi  dhe të mësuarit e saj të tjerëve, që nuk dinë, është lëmoshë.”

“Qëndo me dhënësit e diturisë dhe dëgjo fjalët e tyre,  sa prej tyre kanë folur nga ato që pastrojnë fjalët,

Kuvendet e tyre janë si kopshtet e bollshme, në të cilat janë të këndshme ngjyrat, aromat dhe shijet,

A lodhesh nga këto kopshte të këndshme dhe të mira e tij, për tubimet e kësaj bote të mbushura me gënjeshta dhe gjynahe?!”

LEXO  Dashuria e Zotit, kuptimi, ndikimi dhe rezultatet e saj

O Zot, me mirësinë Tënde na mundëso të arrijmë gradët më të larta, na ringjall nën shoqërinë e atyre burrave dhe grave që e përmendin shpesh Allahun, na jep sukses të ndjekim shembullin e paraardhësve tanë të drejtë me qëllime të pastra.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit  nga sëmundja që ti shërojë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Largohu nga tubimet e pakujdesisë, imoralitetit dhe poshtërimit dhe largohu nga vatrat e imoralitetit, shturjes dhe gjynahit. Kush do që shkon pas tyre nuk do të ketë një përpjekje dëshpëruese, përfundim të keq dhe kokë poshtë, i poshtëruar, i mbështjellë në të tashmen me gjëra të vogla dhe i ekspozuar në të ardhmen ndaj humbjeve. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka një popull që ngrihen nga një kuvend, tubim, në të cilin nuk përkujtohet Allahu i Madhërishëm, vetëm se ata të ngrihen si kufoma e gomarit dhe përfundimi i tyre është dëshpërim, humbje.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi me zinxhir transmetimi të saktë.

“ Largohu nga shoqërimi me njerëz të këqinjë,  njihuni me të nderuarit, bijtë e të nderuarve.

Bëhu për dijen kërkues i saj, diskuto në të për atë që është e lejuar dhe e ndaluar.

Mos fol me të kotën por thuaj ato fjalë që kënaqin Zotin.

Plani më i vështirë dhe çështja më e rëndë  është të ulesh me të këqinjtë para të nderuarve.

Do të çlirohem nga çdo e metë dhe  do të jem i lirë nga çdo gabim.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në një popull që ulen në një kuvend, tubin në të cilin nuk përmendin Allahun e Madhërishëm, dhe nuk dërgojnë në atë kuvende lutje dhe përshëndetje për të dërguarin e tyre, përveç se atyre do të jepet një afat, e nëse Ai dëshiron i ndëshkon e nëse dëshiron i falën.”  Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë.

“ Mos lejoni që më të mirët tuaj të humbasin kuvendet tuaja, dhe mos u bëni sikur jeni në letargji,

As sikur njerëzit që biseda më e rëndësishme e tyre është çfarë kanë ngrënë dje dhe çfarë kanë gatuar.”

O Zot, na zgjo nga gjumi i neglizhencës dhe gjumit të thellë, na bëj nga ata që e dëgjojnë fjalë dhe ndjekin më të mirën e saj.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin, përgëzues i mëshirës dhe shpërblimit, paralajmëruesi i dënimit dhe ndëshkimit, ndërmjetësuesi i atyre që meritojnë ndërmjetësim në ditën e Llogarisë.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro idhujtarinë, politeistët dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë, mbretërinë e Arabisë Saudite nga planet e keqbërësve, nga sulmet e armiqve tanë,  nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve dhe të gjitha vendet muslimanë,  o Zoti i Botëve.

O Zot, jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve  në atë që është në të mirë të Islamit  dhe dobi  të muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë,  mbro kufijtë tanë, bashko forcat tona, mposht armiqt tanë, drejto të rinjët dhe të rejat tona, jepu sukses dhe beji ata të lumtur.

O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, dhe të gjithë muslimanët, o Zoti i botëve.

O Zot, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi popullit tonë në Gaza lehtësim nga çdo shqetësim, rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi.

O Allah, Ti je Zoti ynë, Ti je streha dhe mbrotja jonë, tek Ti është mbështetja jonë, largo nga ata çdo fatkeqësi, mjerim dhe vështirësi. O Zot, ruaj nderin dhe gjakun e tyre,  ndihmoi ata përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga papastërtitë e jehudëve uzurpues dhe pushtues. 

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

Post Author: endrit