Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 17- 10-1445 H 26-04-2024 D
Shejh Jaser Ed-Dosari
Tema Vlerat dhe dobitë e përmendjes së Zotit të Plotfuqishëm
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka lehtësuar përmendjen e Tij, ka dhënë shpërblim për ata që e përmendin Atë dhe ka bërë shpërblimin për ta të shtuar. “Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.” (El-Furkan 62) Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu tek njerëzit me lajm të mirë dhe paralajmërues, njëkohësisht thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira, Zoti ka përgatitur për ta një shpërblim të madh në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, sepse ajo me të vërtetë është një përgatitje e mjaftueshme dhe mbrojtje e bollshme, prandaj frikësojuni Zotit tuaj në fshehtësi dhe hapur dhe kërkoni ndihmë në këtë gjë me përkujtimin e Sunduesit të Madh, sepse përkujtimi i Tij sjell lumturi të qëndrueshme dhe shpëton nga ndëshkimi i rëndë.
O besimtarë! Vërtetë përkujtimi i Allahut të Madhërishëm është nga veprat më të pastra, nga cilësitë më të mira dhe më të dashura tek Allahu i Madhërishëm. Tekstet e dy shpalljeve, Kurani dhe synet, kombinuan dhe shtjelluan vlerën e përkujtimit, dhe rreth përfitimeve dhe shpërblimeve të mëdha që rrjedhin prej tij, përkujtimit të Zotit, të mirat, shpërblimet dhe mirësitë që janë përgatitur për njerëzit e tij, përkujtuesit e Zotit, dhe gradët e larta në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ për burrat dhe gratë që e kujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab 35) Tirmidhiu dhe të tjerë veç tij, kanë transmetuar nga Ebi Dar’da, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni të ju tregoj për veprat tuaja më të mira dhe më të pastra tek Sunduesi juaj, Allahu i Madhërishëm, që ju ngrenë më lartë në gradët tuaja, që janë më të mira për ju se të shpenzuarit e floririt dhe argjendit, në sadaka, dhe më të mira për ju se të takoni armikun tuaj, se xhihadi në rrugë të Zotit, të godisni kokat e tyre dhe të godasin kokat tuaja, të luftni?” Kanë thënë: “ Pa tjetër.” Ka thënë: “ Dhikrullahi, përkujtimi i Allahut të Madhërishëm.”
Adhurues të Zotit! Vërtetë, përkujtimi i Allahut të Madhërishëm kënaqësh të Gjithëmëshirshmin, shton besimin, largon shejtanin, çrrënjosën, largon shqetësimet dhe pikëllimet, dhe mbushën shpirtin me lumturi dhe kënaqësi. Ringjallet zemra pasi që ajo ka vdekur, qëndron në mes njeriut dhe afatit, vdekjes së tij dhe e zgjon atë nga gjumi i thellë. Ai, përkujtimi i Zotit, bëhet shkak për veprimtarin dhe forcën e tij, për freskinë dhe prestigjin e fytyrës së tij.
Adhurues të Zotit! Përkujtimi i Zotit lidhën përkujtuesin me të përkujtuarin, njeriun me Allahun, derisa të kthehet përkujtuesi i përkujtuar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El-Bekare 152) Sikur të mos kishte asgjë tjetër në vlerën e përkujtimit përveç kësaj, do të mjaftonte nga vlera dhe rëndësia. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Përkujtimi i Zotit, atij që i është dhuruar do e arrijë, ndërsa atij që i është mohuar ai do të izolohet.”
O ju besimtarë! Vërtetë përkujtimi i Allahut është më i madh se çdo gjë, ai është nga adhurimet më të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe!” (El ‘Ankebut 45) Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm, na ka urdhërua që ta përkujtojmë sa më shumë dhe ka thënë: “ O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab 41-42) Allahu e lidhur shpëtimin me vazhdimësinë e përkujtimit të Zotit dhe të shtuarit e tij, kur ka thënë: “ …dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni!” (El-Enfal 45) Ka lavdëruar atë që nuk e angazhon asnjë gjë nga përkujtimi i Zotit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun, për të falur namazin dhe për të dhënë zeqatin. Ata kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” ( En-Nur 37) Zoti ka kërcënuar me humbje të gjithë ata që neglizhojnë në përkujtimin e Tij dhe hutohet, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” (El-Munafikun 9)
O adhurues të Zotit! Dijeni se adhurimet janë urdhëruar, legjitimuar, vetëm se për përmendjen e Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” (Ta Ha 14)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë gjuajtja e guralecëve dhe vrapimi në mes Safas dhe Mervas janë legjitimuar për të përkujtuar Allahun.” Tirmidhiu ka thënë që ky hadith është i mirë i saktë, autentik.
Allahu ka për përmendje e Tij përfundim të veprave të mira, kështu që me të e mbyllim namazin në përgjithësi. Allahu ka thënë: “ Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur ose të shtrirë.” (En-Nisa’ 103) Ka përfunduar me të, përmendjen e Zotit, namazin e xhumasë në veçanti dhe ka thënë: “ Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni sa më shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni.” (El-Xhumu’a 10) Ka përfunduar me të agjërimin dhe ka thënë: “ Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185) Ka përfunduar me të, përmendje të Zotit, Haxhin dhe Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!” (El-Bekare 200)
Ai që fjalën e tij të fundit e ka ; “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut”, do të hyjë në Xhenet. Sikurse është saktësuar kjo nga i përzgjedhuri i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.
Zotit të Lartësuar dhe të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin Ai që meriton lavdërime dhe adhurime, Ai i furnizon njerëzit që i binden, mirënjohës për ata që i besojnë Atij duke ju dhuruar shumë mirësi. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij, dhe ata që pasojnë udhëzimin e tij.
Në vijim
O ju besimtarë! Përmendja e Zotit ka dobi dhe përfitime shumë të mëdha, sa mendja nuk është në gjendje t’i kuptojë begatitë e saj, shikimi është i shkurtër para horizontit të saj dhe vendi është i kufizuar për ta numëruar, për ta përfshirë ose hetuar atë. Përmendja e Zotit sjellën mirësitë e humbura dhe ruan ato ekzistuese.
Nga dobitë dhe përfitimet e përmendjes së Zotit janë:
Përmendja e Zotit i jep zemrës jetë, ai është si furnizim për të, e kush e braktisën atë është i braktisur dhe i urryer. Nëse njeriu humbën përkujtimin e Zotit ai kthehen në pozitën e trupit të pa jetë, apo si hiri i tretur, trupi i tij kthehet si një gërmadhë dhe qasja e tij ndaj qëllimeve të tij janë si një mirazh. Dy Shejhët, Buhariu dhe Muslimi, kanë transmetuar nga Ebi Musa, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i atij që përmendën Zotin e tij dhe atij që nuk e përmendën Zotin e tij, është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.”
Prej tyre: Ai, përmendja e Zotit, bën që njeriu të jetë afër, e pa të ai ndjenë vetmi dhe largësi. Në varësi të përkujtimit të Zotit nga njeriu është dhe afrimiteti i tij nga Allahu. Sikurse përmendja e Zotit ndikon tek njeriu për kontrollin nga Zoti derisa të arrijë me të gradën e mirësisë dhe të adhurojë Zotin sikur e shikon Atë.
Prej tyre: Përmendja e Zotit është qetësim për zemrat dhe lidhje e fortë me Atë që i di të fshehtat, Allahun e Lartësuar. “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)
Prej tyre: Përmendja e Zotit bëhet shkak për zbritjen e qetësisë, për vërshimin e mëshirës dhe prezantimin e Melaikeve. Kuvendet e përkujtimit të Zotit, janë kuvendet ku prezantojnë Melaiket e nderuara dhe fushat e arritjes së qëllimeve. Muslimi ka transmetuar në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra dhe Ebi Said El Hudrijin, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Atë popull që ulen në kuvende duke përmendin Allahun e Madhërishëm e mbulojnë, mbështjellin Melaiket dhe i mbulon ata mëshira, mbi ta zbret qetësia dhe Zoti i përkujton ata që ishin në mesin e tyre.”
Prej tyre: Allahu i Madhërishëm mburret me përmëndësit e Tij tek Melaiket. Muslimi ka sjellë në Sahihun e tij nga Muavijetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë para një grupi, kuvendi, nga shokësh të tij dhe u ka thënë: “ Çfarë ju ka ulur, bashkuar ju në këtë kuvend?” Ata kanë thënë: “ Jemi tubuar që të përkujtojmë Allahun dhe ta lavdërojmë Atë për atë që na ka udhëzuar me Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” Ka thënë: “ Pash Allahun, a nuk ju ka tubuar diçka tjetër veç kësaj?” Ata kanë thënë: “ Pasha Allahu, nuk na ka mbledhur, tubuar diçka tjetër përveç se kësaj!” Profeti ka thënë: “ Unë nuk ju kam bërë të betoheni për ndonjë akuzë kundër jush, por se ka ardhur tek unë Xhibriili dhe më ka thënë se Zoti i Lartësuar dhe i Madhërishëm mburret me ju para Melaikeve.”
Adhurues të Zotit! Prej dobive të përmendjes së Zotit është se ai bëhet shkak për angazhimin e gjuhës dhe largimin e saj nga përgojimit dhe thashethemeve, nga fjalët e turpshme dhe të këqija. Kush e mëson gjuhën e tij me përmendje të Zotit, gjuha e tij do të jetë e mbrojtur nga fjalët e kota dhe gjynahet.
Prej tyre: Përmendja e Zotit është shlyere e gjynaheve dhe veprave të këqija. Tek dy Sahihët, Buhari dhe Muslimi, ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush thotë njëqind herë Madhërimi është për Allahun dhe lavdërimet janë për Atë, i fshihen, falen gjynahet e tij dhe sikur të jenë si shkuma e detit.” Hadithet me këtë kuptim janë të shumtë.
Prej tyre: Përmendja e vazhdueshme e Zotit sjellën lumturinë e robit në kohë dhe fatin e tij të caktuar, e ai nuk do të jetë i mjerë në jetesën dhe në kohën e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” (Ta Ha 124-126)
Prej tyre: Përkujtimi i Zotit në fshehtësi me lotin që pikon bëhet shkak që njeriu në Ditën e Gjykimit të jetë në gradë të larta, dhe do të jetë një nga shtatë personat nën hijen e Arshit të Zotit në ditën e Gjykimit. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga hadithet e Ebu Hurejrsë, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shtatë persona Allahu do ti marrë nën hijen e Arshit të Tij, në ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij.” Dhe ka përmendur prej tyre: “ Një njeri që përkujton Allahun në fshehtësi dhe i rrjedhin lotët.”
Adhurues të Zotit! I zgjuar është ai që nënshtron veten e tij dhe punon për atë që është pas vdekjes. Ndërsa i pafuqishëm është ai që pason dëshirat e tij dhe më kot, pa vepra, shpreson tek Allahu shpërblim.
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni udhëheqësin e përkujtuesve të Zotit dhe modelin e atyre që Njësojnë Allahun, sikurse ju ka urdhëruar me këtë Zoti juaj në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë me udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, na ndihmo në përkujtimin Tënd, në falënderimin ndaj Teje dhe adhurimin Tënd të mirë.
O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, dhe pastroi ata, Ti je më i Miri që i pastron ata, Ti je kujdestari dhe sunduesi i tyre.
O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes nesh, bashko mes zemrave tona, dhe na udhëzo në rrugën e duhur, paqes. Na nxirr ne nga errësira drejt dritës, na beko në shikimin dhe dëgjimin tonë, në bashkëshortet tona dhe trashëgimtarët tanë, na bëj ne të bekuar ku do që të jemi.
O Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë.
O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, Mbretin Selman dhe princin e tij të kurorës, Muhamed Ibn Selmanin, shpërbleje atë për ne, vendin dhe popullin, për Islamin dhe mmuslimanët, me shpërblimet më të mira.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në udhëzimin Tënd, dhe bëj që punët e tyre të meritojnë kënaqësinë Tënde.
O Zot, ruaj dhe ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, bëhu për ta ndihmë dhe mbështetje, mbrojtës dhe përkrahës.
O Zot, të lutemi të jesh me të dobëtit dhe të shtypurit në Palestinë dhe në çdo vend.
O Zot, jepu atyre lehtësim në çdo shqetësim, në çdo vështirësi jepu rrugëzgjidhje dhe jepu shpëtim nga çdo fatkeqësi.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj