Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 17-01-1445 H 26-04-2024 D
Shejh Halid Ebu Xhumua
Tema Mesazhe mbështetëse për durimtarët dhe paralajmërime për agresorët
Lavdërimet janë për Zotin e botëve. I Urtë në atë që vendosën në çdo kohë dhe vend, i Butë me robërit e Tij kur ata i prekin shqetësimet dhe pikëllimet, u ka premtuar njerëzve durimtarë për shpërblim të pa numër dhe të pa llogaritshëm.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Sunduesi, Gjykuesi i drejtë, nuk e ka bërë këtë botë vendin e lumturive për të zgjedhurit e Tij dhe as vend të përhershëm për robërit e Tij, por Ai me Urtësinë e Tij ka dashur ta bëj atë vend të sprovave, të testimit dhe të shqyrtimi, sprovon robërit e Tij me fatkeqësi dhe i teston ata me vështirësi dhe mundime. Ai i sprovon ata me vështirësi, në mënyrë që të dallojë të sinqertin nga gënjeshtari dhe të dallojë të keqen nga e mira.
Dëshmoj se i dashuri, modeli dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, bëri durim në bindjen ndaj Zotit dhe bëri durim përballë caktimeve të Zotit, duroi përballë lëndimit të idhujtarëve. Ai ishte model i durimtarëve që shpresojnë shpërblimin tek Zoti, model i qëndrueshmërisë me bindjen në premtimin e Zotit të botëve. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka paralajmëruar nga padrejtësia dhe ka thënë: “ Frikësojuni padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësirë në ditën e Gjykimit.”
O Zot, lutje dhe paqe të plotë mbi zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutje me të cilat zgjidhen nyjet, lehtësohen shqetësimet, plotësohen nevojat, përmbushen me to dëshirat dhe me to arrihet përfundimi i mirë. Lutje dhe përshëndetje për familjarët dhe shokët e tij në çdo shikim dhe frymëmarrje, me numrit e çdo gjëje të njohur për Ty, o Zoti i botëve, deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju namazfalës! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102) Allahu i Madhërishëm ka lavdëruar robërit e Tij të devotshëm në librin e Tij Famëlartë, në Kuran, dhe ka thënë: “ Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).” (Et-Teube 4) Përmes devotshmërisë njeriu arrin shoqërinë e Zotit, e ajo është shoqëri suksesi, mbështetjeje, ndihme dhe përkrahjeje. Me këtë shoqëri Allahu i Madhërishëm mbështeti të dërguarin e Tij të madh dhe mbështeti robërit e Tij të mirë për gjatë gjithë kohërave dhe viteve. “ Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Bekare 194) Ai që urdhëroi për devotshmëri është Allahu, Ai që ka ndaluar padrejtësinë është Allahu. Padrejtësia me të gjitha format, llojet dhe ngjyrat e tij është haram, i ndaluar, sepse në të ka shkelje të shenjtërisë së Zotit dhe prishje të vendimeve të Tij. Ajo, padrejtësia, përfshinë shkeljen ndaj krijesave dhe shkeljen e gjërave të ndaluara, shkelje të nderit të njeriut dhe grabitje të pasurisë. Nga padrejtësitë më të rënda është padrejtësia e njeriut ndaj njeriut, e kjo e shtynë atë të kryej imoralitet, në mosbindje, në vrasje dhe në krim. Dijeni se ajo që më shumë është përmendur në Kuranin Famëlartë në lidhje me kërcënimin ndaj të padrejtëve, janë synuar idhujtarët dhe janë veçuar me të mushrikët, idhujtarët. “O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.” (El-Bekare 254)
Po, o ju të lidhur lidhur me këtë vend! Nuk ka shpëtim, sukses, me padrejtësinë, nuk ka mbijetesë për të padrejtin, nuk ka stabilitet për agresorin, sa do që të zgjasë me të koha, apo sa do e rëndë të jetë me të situata. Allahu thotë, Kurani na përgëzon, prandaj përgëzoni: “ Vërtet, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.” (El-En’am 21) Gjithashtu thotë: “ Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.” (El-En’am 45) Sikurse thotë: “ … a do të zhdukej kush përveç popullit keqbërës?” (El-En’am 47) Ndëshkimi i padrejtësisë mund të vonohet për një kohë, të cilën e di dhe e cakton vetëm Zoti. Zoti i jep afat zullumqarit, duke e lënë atë të vrasë, të bëj keq, të komplotojë, të shkatërrojë dhe të rrënojë, të gërryej dhe të gërmojë në tokë. Por dënimi Hyjnorë është ligj nga Allahu, i cili nuk ndryshon dhe nuk zëvendësohet, është bërë i qartë në librin e Tij, Kuranin Famëlartë: “ Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.” (Ta Ha 111) Po, do të jetë i zhgënjyer dhe i humbur, do jetë i privuar dhe i trishtuar, nuk do të marrë atë që ka kërkuar, sikurse ky i padrejtë, zullumqarë, nuk do të arrijë asnjë gjë nga ajo që ai dëshiron, nuk do të mundet sa do që të ngrihet lartë, sado tiran dhe arrogant që të jetë.
O ju që na sulmoni! Nuk do të arrini vetëm se një zhgënjim të madh. O ju që na sulmoni! Nuk do të arrini vetëm se dështimin! O ju që na sulmoni! Përgëzohu me zhgënjim! “Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.” (Ibrahim 15) O ju që na sulmoni! Dije se padrejtësia është errësirë dhe të vepruarit e padrejtësisë sjell zemërim dhe mallkim. Allahu na ka lajmëruar se nuk i do të padrejtët, dhe ka premtuar për zhdukjen e kriminelëve, atyre dhe keqbërësve. “Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t’i ndihmojë.” (El-Bekare 270)
Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka bërë dhunën në mes tyre të rëndë, d.m.th, u jep pushtet ndaj njëri-tjetrit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.” (El-En’am 129) Do të thotë, do tu japin pushtet mbi njëri-tjetrin, i shkatërrojmë në mes njëri-tjetrit, hakmerremi nga disa prej tyre me të tjerët, shpërblim për padrejtësinë dhe shkeljen e tyre. O Zot, përshpejto këtë ndëshkim ndaj tyre. Allahu i ka kërcënuar ata me një përfundim të keq. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)
Shurejhi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Vërtetë zullumqari, i padrejti pret ndëshkimin, ndërsa i shtypuri, ai që i është bërë padrejtësi, pret fitoren. Ditët e zullumqari në këtë botë janë të numëruara por se Allahu i jep afat.” “ Andaj, mos kërko shkatërrimin e tyre të shpejtë, se, me të vërtetë, Ne ua numërojmë ditët e caktuara.” (Merjem 84) Atij që i zgjatet agresioni do ti humbi autoriteti.
O ju të dashurit e mi! Si të përballemi me padrejtësinë dhe tiraninë e të padrejtëve? Të përballemi me ta përmes armëve të durimit dhe bindje në shpërblim tek Zoti, me siguri dhe vendosmëri se Allahu i Madhërishëm është i sinqertë me, e përmbushën, premtimin e Tij. Dijeni se durimi për fenë është si pozita e kokës me trupin, kështu që nuk ka besim ai që nuk ka durim. “ Atij që bën durim Allahu do ti japi durim.” “ Askujt nuk i është dhënë një dhuratë më e mirë dhe më e gjerë se durimi.” Çdo fatkeqësi që e godet besimtarit do të jetë bekim për të nëse ai bën durim dhe kërkon shpërblim.
O ju të lidhur me këtë vend! Sa nga zërat e përvuajtur kanë belbëzuar dhe belbëruar në historinë tonë?! Sa sy të të shtypurve kanë derdhur lot, kanë qarkulluar dhe kanë rrjedhur në të kaluarën tonë?! Sa thirrje për ndihmë nga të shtypurit janë ngritur në kohën tonë?! Tek paraardhësit e umetit, selefët tanë, këto nuk ishin vetëm britma në ajër, apo rënkime të mbyllura në ndërgjegje. Përkundrazi, ato patë ndikimin dhe nxitjen e tyre në ndezjen e xhelozisë Islame dhe nxitjen e vlerës Islame. Kjo, në ditën kur ishim umeti më i mirë, ku gjaku ynë kishte vlerë, inferiorët, më të dobëtit nga ne, kërkonin mbrojtjen tonë dhe ne ishim një dorë për ata të tjerë përveç nesh. Ditën kur ishim populli më i mirë, i lehtësuam të shtypurit, iu përgjigjëm atij që thirri, ndihmuam nevojtarët dhe ndihmuam të shtypurit. Ditën kur iu përgjigjëm Zotit dhe të Dërguarit me të vërtetë, zbatuam me të vërtetë fjalën e Allahut: “ E, nëse ju luten që t’i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t’u dilni në ndihmë…” (El-Enfal 72) Historia ka ruajtur për ne momente të ndritshme të të parëve tanë, të cilët kanë lëvizur nga klithmat e atyre që kërkonin ndihmë dhe janë ndezur nga rënkimet e të lënduarve.
Po, është zemërim për Zotin dhe të dërguarin e Tij, dhe për të shenjtat e muslimanëve. Ndërsa gjuha e këtyre njerëzve këto ditë thotë dhe pyetur në privatësi, fshehtësi, dhe në publik: Nëse nuk zemërohemi nëse shkelen ndalesat tona, na hidhen në erë monumentet, na vritet njerëzit tanë, na prishen xhamitë, dhe përsëri nuk zemërohemi, atëherë më thuaj, për hir të Zotit, kur do të zemërohemi? Në Gazan qëndrestare, ku kanë kaluar shumë muaj, ndërsa gjendja po ashtu, në dhunën, gjakderdhjen dhe brutalitetin e saj, në të ka frikë, padrejtësi, dhimbje dhe vrasje, dhe vuajtjet vijnë në format nga më të ndryshme. Në mediat arabe dhe ato Islame nga njëra anë, dhe në mediat globale perëndimore nga ana tjetër, nuk shikojmë veç numrit të të vdekurve, të plagosurve, të zhvendosurve dhe të dëbuarve. Këto media dhe e gjithë media, janë të zbrazëta dhe pa asnjë gjurmë apo mbetje të një feje të shëndoshë, pa asnjë moral të mirë, dhembshuri, nder, zakon dhe traditë, apo fisnikëri Islame. Me shikimin e atyre fotografive të tmerrshme dhe dëgjimin e atyre lajmeve zemërthyese, nuk shikojmë gjë tjetër veç denoncim dhe dënim.
O ju muslimanë! Përkundër plagëve dhe dhimbjeve, gjakderdhjes dhe shpërnguljes, besimi është në premtimin e Zotit të botëve, një premtim që nuk është i rremë. Zoti nuk i drejton komplotet e tradhtarëve dhe as nuk e korrigjon punën e të prishurve. Ashtu siç kanë rënë regjimet e padrejta dhe kanë rënë agresorët tiranë, ligjshmëria Hyjnor duhet të vazhdojë në vendin dhe atdheun tonë. E gjithë bota po shikon se çfarë po ndodh në vendin tonë, britmat e nënave për ndihmë, dëgjojnë klithmat e fëmijëve të vegjël, lexojnë për kushtet e të pastrehëve, shikojnë mizori dhe krime nga të gjitha anët, por nuk ka përgjigje. Një popull që masakrohet para syve të botës, që nuk bën asgjë. Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi përveç Allahut të Madhërishëm.
Ai që përgjigjet është Vetëm Ai, Mëshirbërësi që është Afër, është Ai në dorën e të Cilit është menaxhimi i çështjeve, Ai që përgjigjet është Allahu, i Forti dhe i Fuqishmi, i Gjalli i Përhershëm që nuk vdes kurrë, Ai që dëgjon dhe shikon. “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit!” (Ibrahim 42)
O ti botë e “qytetëruar”! Ju shikoni dhe dëshmoni, ju pyesim: Ku janë kartat dhe marrëveshjet ndërkombëtare?! Ku është ajo që pretendoni për demokraci?! Ku janë organizatat humanitare?! A na mbrojnë ne sistemet dhe organizatat ndërkombëtare?! A do të na mbrojnë ne fjalët si ligji, legjislacioni dhe kushtetuta?! Apo këto janë vendosur për t’i shërbyer një populli dhe jo një populli tjetër?! Dhe se ato kanë standarde dhe masa të veçanta? Ku janë organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat këto ditë kriminalizojnë ata që i përmbahen Islamit, mësimeve të tij, tolerancës dhe drejtësisë së tij?! Nëse bëhet e qartë se alkooli është i ndaluar, haram, tradhtia bashkëshortore është e ndaluar, homoseksualiteti është i ndaluar dhe kamata është e ndaluar, i shikoni këto asociacione, organizata të qëndrojnë si një njeri i vetëm dhe mbledhin një fjalor me fjalë për të denoncuar dhe kriminalizuar.
O ju besimtarë! Me gjithë skenën e errët, mizorinë e ngjarjes, shëmtinë e krimit dhe brutalitetin e tmerrshëm e të padrejtëve, tiranëve, në shtypjen, vrasjen dhe shkatërrimin e saj, ne përsëri pasha Allahun ne jemi optimist. Ngjarjet mbartin brenda tyre shumë të mira, me lejen e Allahut, sepse shtypja dhe mizoria janë shenja të falimentimit dhe të vdekjes, rënies dhe zhdukjes, konfuzionit dhe kolapsit, përfundimit dhe shkatërrimit, të tiranëve.
O sundimtarë dhe përgjegjës në botën arabe dhe Islame: Denoncimi, dënimi dhe ngarkimi i përgjegjësisë për armikun a i ndalojnë klithmat e fëmijëve, rënkimet e të sëmurëve dhe rënkimet e të lënduarve? Apo, a futin ndonjë copë bukë apo një shishe ujë, apo ilaç për të rrethuarit? Dënimi dhe denoncimi a e ndaluan shembjen e banesave?! Dënimi dhe denoncimi a e ndaluan nxjerrjen e familjeve në sheshe?! Në asnjë mënyrë dhe në asnjë mënyrë nuk i ndalojnë këto fatkeqësi, në asnjë mënyrë dhe në asnjë mënyrë, o ju të lidhur me këtë vend.
O ju përgjegjës! Kush do të jetë përgjigjja juaj para Zotit të botëve? Ju do të pyeteni: A nuk i dëgjuat ato britma dhe rënkime?! A nuk e shikuat me sytë tuaj atë gjak dhe trupa të coptuar?! A nuk i shikuat varrezat masive?! Shikoni në situatën tuaj, atdheun tuaj dhe vendet tuaja! Çfarë ka ndodhur me ju dhe disa nga vendet tuaja? Ngjarje dhe trazira, përleshje dhe konflikte, konfrontime, grindje dhe luftëra, vrasje dhe shkatërrime, a nuk e pyesni veten tuaj për shkaqet dhe arsyet e tyre? Kur do të ndikojë tek ju lavdia e Farukut, Omerit?! Kur do të lëvizi tek ju shembulli i vëllazërisë së Mu’tesimit?! Ku është periudha e Salahudinit?!
Ndërsa ju, o njerëz të shtypur, ju njerëz të vendosur: Mbështetuni në Zotin tuaj dhe shpresoni në të mirë. Vërtetë armiqtë e Zotit komplotuan, thurën kurthe, por sado komplotues dhe shkatërrues që të jenë, Zoti do t’i godasë nga atje ku nuk e dinë. “Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!” (El-Kalem 45)
E lusim Allahu që të largojë brengat nga umeti ynë, të zbresë mbi të padrejtët dënimin e Tij, i cili nuk largon nga populli kriminel, me të vërtetë Ai është që dëgjon dhe është afër, lavdërimet janë për Zotin e botëve: “ Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139) Nga prijësi i besimtarëve, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai thoshte: “ Nuk do të ndihmoheni nga numri i shumët, por do t’ju jepet fitorja nga qielli. Unë nuk e mbart shqetësimin për përgjigjen, por shqetësimin për lutjen. Nëse jeni të frymëzuar me lutje, përgjigjja do të vijë me të.”
Luteni Allahun duke qenë të sigurt në përgjigje. Zoti i kërkoj falje për vete dhe ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e botëve, Mbrojtësi i njerëzve të mirë, Atë e lavdëroj me lavdërimet e përkujtuesve dhe falënderuesve.
Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin mëshirë për mbarë botën, zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij të nderuar, mbi tabiinët dhe mbi ne së bashku me ata, o Zoti i botëve.
I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lavdëruar muslimanët që banojnë në Bejtul Makdis, Kuds, dhe se prej tyre është grupacioni triumfues në dashtë Allahu. Bejtul Makdis, Kudsi, është tokë që e ka bekuar Allahu i Madhërishëm dhe e ka përshkruar atë me të shenjtë. Shtëpia e profetëve të Zotit dhe djepi i mesazheve, dërgesave Hyjnore. Në të ndodhet xhamia e Aksasë, xhamia e dytë e ndërtuar në tokë, kibla, drejtimi i parë i muslimanëve dhe xhamia e tretë në të cilat kërkohet udhëtimi drejt tyre. Gabon ai që mendon se Kudsi është një vend si çdo vend tjetër, apo qytet si çdo qytet tjetër, në të cilën ka ndërtesa, objekte, rrugë dhe institucione, me të cilat mund të sillen sipas dëshirës dhe të nxjerrin vendime në lidhje me të me pronësi ose dhuratë. Jo, ky qytet është lidhur me Islam, ky qytet është lidhur me të dërguarin e Islamit, Muhamedin, ky qytet është lidhur me muslimanët, në zemrat e tyre, në mendjet dhe trupat e tyre. Qyteti i Kudsit, flamuri i tij është monoteizmi, besimi në Një Zot, që kur tokën e saj e kanë shkelur këmbët e të dërguarve të Zotit për gjatë epokave dhe shekujve. Kudsi është vend i pafajësisë, i pastër nga të gjitha manifestimet e politeizmit dhe mosbesimit.
Vërtetë vendi ynë, vend i bekuar, ka refuzuar pushtuesit gjatë historisë, e ne jemi të besimplotë dhe të bindur në Zotin e botëve se ky vend do e dëbojë këtë pushtues me lejen e Allahut. Vargjet Kuranore ende përsëriten në veshët tanë dhe që lëvizin zemrat tona. “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6)
O ju të lidhur me këtë vend! O ju që e doni tokën tuaj! Jemi të sigurt se sado të forta dhe të errëta të bëhen vështirësitë dhe sado të errëta të jenë ditët, dëshpërimi nuk do të zëri vend në zemrat tona dhe kurrë nuk do t’i themi Kudsit dhe xhamisë së tij të bekuar vetëm se: “ Ngadalë, ngadalë, o tokë e mesazheve Hyjnore! Durim i bukur, nëna e profetëve!”
O ju namazfalës! O ju të dashurit e kësaj toke të bekuar! Zemra e të dashurit të Kudsit të dashur pothuajse plasën kur shikon se çfarë ndodh në tokën e tij të pastër, dhe se çfarë komplotesh dhe makinacionet po krijohen kundër saj. Balli i tij skuqet dhe fëmijët bëhen gri nga tmerri në të. Ju, të dashur, ndërsa jetoni në këtë tokë, jeni të lidhur me të me gjithë forcën, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë që keni. Jeni të durueshëm me vështirësitë dhe ashpërsinë e jetës. Jeni të ekspozuar përballë padrejtësive të të gjitha llojeve dhe formave, por, pavarësisht të gjitha këtyre, jeni të durueshëm, tek Allahu jeni mbështetur, jeni këmbëngulës që t’i përmbaheni të drejtës suaj në tokën tuaj dhe në xhaminë tuaj, Aksanë. Jemi të lidhur me xhaminë Aksa, lidhemi me besim dhe siguri. E si të mos jemi të tillë? Ajo përmban historinë e lashtë Islame, e cila po mbillet fuqishëm në qytetin e Kuds, në çdo rrugë të tij, në çdo gur të tij, në çdo monument të tij, në shtëpitë e tij të lashta, në rrugët dhe rrugicat e tij të bukura. Ajo është toka në gjirin e së cilës kemi lindur, hamë nga të mirat e saj, pimë nga uji i saj, pushojmë nën hijen e saj dhe falemi në xhaminë e saj, Xhamia Aksa, e cila është besimi ynë, historia jonë, qytetërimi ynë, e tashmja dhe e ardhmja jonë, dhe ajo do të jetë vetëm se e jona.
E si jo?! Dheu i pastër i këtij qyteti dëshmon për këtë, në çdo vend të tij është falur një profet, ka rënë në sexhde në të një sahabij, e ka lavdëruar Zotin një tabiin, ka përmendur Zotin në të një njeri i mirë, ka lavdëruar Zotin një musliman i devotshëm d dhe ka madhëruar Zotin “Allahu Ekber” një shërbëtor i pastër. Ajo është Kibla, drejtimi i çdo dijetari të pastër. Korridoret e tij, tarracat e dijes, oborret, dhomat dhe pemët dëshmojnë për monoteizëm, besimin në Një Zot, dhe lavdërimin e Tij. Ne jemi të ngjashëm dhe të afërt, ndërsa të tjerët janë të çuditshëm dhe të përkohshëm.
O ju të lidhur me këtë vend! Një nga kuptimet më të afërta të besnikërisë është që të ruajmë vlerën e njerëzve me vlera. Vëllezërit tanë të marrë robër janë nga njerëzit me vlera, kështu që është detyrë për ne që të përjetësojmë kujtimin e tyre, të qëndronim në anën e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre. Një nga më të thjeshtat prej këtyre të drejtave është që ata të fitojnë lirinë.
O ju besimtarë! Konventat ndërkombëtare dhe ligjet globale garantojnë trajtim njerëzor për të burgosurit, a nuk i ndalojnë këto konventa të gjitha format e torturës dhe abuzimit?! A nuk dolën ata garant se nuk do të ekspozoheshin ndaj ofendimeve apo ndonjë gjëje që do të dëmtonte dinjitetin e tyre?! Të tilla si zhveshja, mallkimi dhe sharja me fjalët më të rënda dhe më të shëmtuara?! Nuk u garantuan atyre ushqimin, pijen dhe vendin e përshtatshëm?! Por për fat të keq, rojtari i burgut sot nuk u kushton vëmendje atyre të drejtave dhe nuk kujdeset për ato sisteme nëse i njeh ato, e nëse i njeh, nuk ndryshon dhe nuk i zëvendëson ato.
O ju muslimanë! Në të vërtetë kjo është një histori ku i forti dominon mbi të dobëtin. Pra ku janë parimet dhe morali?! Ku janë vlerat dhe idealet njerëzore?! Realiteti dëshmon dhe është plot prova se është një turp për njerëzimin që të burgosurit janë të ekspozuar ndaj urisë dhe abuzimit, kërcënimit dhe frikësimit, me neglizhencë mjekësore dhe mungesës së plotë të ofrimit të ilaçeve dhe trajtimit.
O Zot, ankohemi tek Ti për dobësinë e forcës sonë, mungesën e shkathtësisë sonë dhe përçmimin tonë ndaj njerëzve. O Zot, ta besojmë Ty mbrojtjen e xhamisë Aksa, vendin e Israsë dhe Miraxhtit të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Ti tek i Cili nuk humbin depozitat, o Allah, ruaj me mbrojtjen Tënde xhaminë e Aksasë, ruaj popullin e Palestinës, dhe ruaj popullin e Gazas, o Zoti i botëve.
O Zot, ruaj popullin e Gazas, o Zoti i botëve, të lutemi të jesh për ata mbështetje dhe mbrojtje, dhe ndihmë për ta. O Zot, zbrit mbi ata mëshirën, o Zot, mbuloi ata me butësi! O Zot, mundësoju atyre ushqim dhe largoju etjen, shëro të sëmurët dhe të plagosurit e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre, dhe largo nga ata gjendjen në të cilën janë. O Zot, fut gëzim në çdo zemër në të cilën ka dhimbje, largo prej tyre shqetësime, na furnizo me kënaqësi dhe lumturi, me qetësi dhe stabilitet, me kënaqësinë Tënde, o Zot.
O Zot, na fal dhe na mëshiro, dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El-Ankebut 45)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Dhe fto për namaz!
Afrim Smakaj