Tronditja e vdekjes dhe pasojat e saj

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   03-03-1446 H   06-09-2024 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Tronditja e vdekjes dhe pasojat e saj

Lavdërimet janë për Allahun,  Krijon dhe shkatërron, jep pasuri dhe pasuron më shumë, merr dhe jep jetë,  dhe çdo gjë tek Ai ka një afat të caktuar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij; “Ai nuk flet sipas dëshirës së vet, por ajo (që thotë) është vetëm Shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (En-Nexhm 3-4) Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin,  sepse ajo është përgatitja më e mirë e njeriut dhe ajo që i sjellë atij shpëtim në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.  

Vdiq filani, shprehje që përsëritet në çdo kohë dhe moment, troken në veshët e njeriut në çdo moment, ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, përbën një pikë kthese në realitet dhe shkakton shok, traum për momentin. Ky filani më parë shkonte dhe vinte, ëndërronte dhe uronte, shpresonte dhe kishte shumë shpresa, lëvizte në jetën e tij, në shtëpinë e tij dhe në mes fëmijëve dhe familjes së tij. Ai urdhëronte në të mirë dhe ndalonte nga e keqja, dhe ecte në tokë i gëzuat,  por pastaj ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, u bë një kufomë e pajetë me sy të mbyllur, nuk posedon asnjë gjë për vete dhe nuk është i aftë për asgjë. Në këtë moment ai nuk është më zyrtari i madh dhe poseduesi i autoritetit të madh, i janë hequr titujt dhe kanë ranë medaljet. Del, largohet nga shtëpia e tij e gjerë dhe pallati i tij i mrekullueshëm me rrobë të bardhë për në një grogë e cila do të mbushet me dhe. Kur shikon filanin, dikë të shtrirë, trup i vdekur, që nuk ka në dorë për veten e tij as dobi e as dëm, të bëhet e qartë realiteti i dobësisë njerëzor sa do i madh që të jetë dhe paaftësia e tij sa do lartë që të shkojë. Kushdo që e shikon veten si më i larti në prejardhje, më i larti në status, më i pasuri, i sigurt në vetvete dhe i shquar, kjo është fundi i historisë së tij në këtë botë, vdekja!

Kur vdes njeriu, familja e tij mblidhet rreth tij, shikojnë gjendjen e tij, duan ta shpëtojnë, dhe kërkojnë mjek, ndërsa gjuha e personi që nuk flet më ju thotë: Sot nuk shikoj mjek që më ndihmon. Ky është afat i caktuar dhe çështja është e pa shmangshme. Por se, i gjithë njerëzimi qëndron i pafuqishëm, me gjithë njohuritë që zotëron, dhe që është i etur për jetën, për të shtyrë afatin për një orë të ditës ose për një moment të kohës.  Kjo është mrekulli Hyjnore dhe fuqi e Krijuesit, i Cili ka thënë në Librin Famëlartë: “ Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” ( El-A’raf 34) Sikurse ka thënë: “ Asnjë njeri nuk di se ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë.” (Lukman 34)

LEXO  Vetëm Zoti e di të fshehtën

Kur do të ndodhi vdekja? Ku do të shkojë shpirti? Të gjitha këto janë fshehur  në librin e të fshehtës.

Filani tani më është nga të vdekurit, ai nuk shkon nesër në punën e tij, nuk ulet në zyrën e tij, nuk do të përqafojë fëmijët e tij dhe nuk do të takojë të dashurit dhe miqtë e tij! Libri i veprave të tij është palosur, mbyllur, së bashku me të janë palosur, mbyllur veprat dhe ëndrrat e tij, pasuria e tij është kthyer në pasuri e trashëgimtarëve dhe shtëpia është pjesë e saj, trashëgimisë. Vdekja e befasoi atë pa paralajmërim, e kjo është gjendja e çdo njeriu. “ Çdo njeri do ta provojë vdekjen dhe pastaj të gjithë do të ktheheni tek Ne.” (El ‘Ankebut 57)

Vdiq filani: Lajm që zgjon zemrat dhe një mesazh kujtese për fatin e pashmangshëm. Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Çdo ditë thuhet, vdiq filani dhe filani, dhe me patjetër që në një ditë do të thuhet vdiq Omeri.”

Vdiq filani, është lajm tronditës, e është më e rëndë dhe e dhimbshme kur bëhet fjalë për një nga prindërit tuaj, fëmijën tuaj, vëllain tuaj ose shokun tuaj më të mirë. Njerëzit ndryshojnë në përballimin dhe tronditjen e tyre nga marrja e lajmit në varësi të gradës së besimit të tyre, në varësi të besimi të fortë njeriu do e kalojë me durim dhe shpresën në shpërblim, dhe kënaqësinë me caktimin dhe vullnetin e Zotit.

Për sa kohë exheli, afati i ndarjes nga kjo botë, është i fshehtë, mund të jetë sot ose nesër, ndërsa  e nesërmja në këtë këndvështrimin është afër, njerëzit me gjykim të kthjellët vendosin të përgatiten me furnizim të mirë. Njeriu kontrollon, inspekton adhurimin e tij, ndjek rrugën e përmirësimit të tij,  rishikon marrëdhënien e tij me Krijuesin e tij, rishikon faqen e llogarisë së tij dhe përparimin e punëve të tij, lutjet, namazin e tij, të drejtat e të tjerëve mbi të, nderimin e prindërve të tij, agjërimin e tij, zekatin e pasurisë së tij, leximin e Kuranit, qëndrimi i tij ndaj kufijve të Zotit nga të ndaluarat  dhe nga të shenjtat. Në një hadith i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Xhibri’ili më ka thënë: “ O Muhamed, jeto sa të duash një ditë do të vdesësh, duaj kë të duash një ditë do të ndahesh, puno çfarë të duash një ditë do të shpërblehesh. Hadithin e ka transmetuar Bejhakiu.

Do të mërziten familja dhe miqtë, do qajnë bashkëshortja dhe fëmijët, dhimbje nga ndarja nga kjo jetë e filanit. Nga natyra e situatës dhe e rrethanave, me kalimin e ditëve dhe muajve do të thahen lotët dhe fshihen pikëllimet, do të ngelet kujtesa një spektër i imagjinatës. Por se të arrijë situata sikurse ka lajmëruar Zoti, Allahu i Plotëfuqishëm dhe i Madhërishëm  për ditën e Ringjalljes dhe situatën e saj: “ … atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë.” ( ‘Abese 34-37)  Kuptimi është se çdo individ në ditën e Gjykimit do të vijë tek Zoti i tij i vetëm, pa pasur pasuri, pa fëmijë dhe pa ndihmës, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar.” (El-En’am 94) Vërtetësisë së kësaj pamje i shtohet fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë: “ Ditën, kur çdo njeri do të vijë duke mbrojtur veten…” (En-Nahl 111) Që do të thotë: Kërkon falje dhe lufton për veten e tij,  nuk shqetësohet për askënd tjetër, dhe nëse është njeriu më i afërt, dhe nuk ka se si të bëjë atë që dikur mashtronte në këtë botë dhe të përpiqet të mashtrojë përsëri. Kështu që, u bashkangjitet të tjerëve në gabimet, dobësitë dhe të metat e tyre, ose arsyeton rënien e tyre në gjëra të ndaluara dhe të gabuara për shkak të numrit të madh të njerëzve që i bëjnë  dhe i përhapin ato. E shikojmë qartë këtë të vërtetë të dukshme në vdekjen e filanit, kur familja e tij e dashur dhe fëmijët e tij, ata  që e mëshirojnë, e mbajnë atë në arkivol. Pasi të mbulohet me dhe, të gjithë do të kthehen dhe asgjë nuk do të mbetet me të në varrin e tij përveç punës së tij. Veprat e tij të mira janë ata që e shoqërojnë në varrin e tij,  sa vendbanimi i bekuar është ai për atë që bën mirë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e përshkruan këtë me fjalën e tij: “ Të vdekurin e përcjellin tre gjëra, dy prej tyre kthehen dhe ngelet me të vetëm njëra. E përcjellin familja, pasuria dhe veprat e tij. Kthehen familja dhe pasuria e tij, e ngelen me të vetëm veprat e tij.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. 

LEXO  Premtimet e Zotit - Shejh Ali Hudhejfi - Medinë 14.12.2018

Zotit të Madhërishëm i kërkoja falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai që u mësoi njerëzve të mirën dhe udhëzimin. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pishtarët ndriçues në netët e errëta.

Në vijim

Porosis vetën dhe ju që ti frikësohemi Allahut.

Pas vdekjes së filanit, njerëzit entuziazmohen duke folur për ndikimin dhe dobitë e tij,  për veprat e tij të mira dhe moralin e tij. Fqinji lavdëron fqinjësinë e tij të mirë, i afërmi vlerëson lidhjet dhe shpenzimet e tij, ndërsa i varfëri përmend bamirësinë dhe dashamirësinë e tij.

Njerëz largohen por ngelet regjistrimi i librit të veprave të tyre të zgjatura, dhe veprat e tyre të mira rrjedhëse që shtohen; Me një dhurim të përhershëm, ose me një fëmijë të mirë,  ose me një dituri që është e dobishme në tokë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur vdes njeriu i ndërpritet e tëra puna e tij, përpos tre gjërave: Sadakaja, lëmosha rrjedhëse, e vazhdueshme,  ose dituri nga e cila përfiton njerëzimi, ose fëmija i devotshëm i cili i lutet Zotit për të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Sikurse ka nga ata që kur ai vdes gjuhët hezitojnë të përmendin ndikimin e tij dhe të përshkruajnë punën e tij, për shkak të sjelljes së tij të keqe dhe punëve të neveritshme të tij. Por se person i shtypur lutet kundër tij për shkak të ashpërsisë së padrejtësisë së tij. Sa të drejta ka shkelur? Sa padrejtësitë ka bërë? Apo një vepër të urryer që e ka lënë  dhe pas vdekjes së tij? I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar pranë një xhenazeje dhe ka thënë: “ I qetësuar dhe të qetësuar prej tij.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Zotit, çfarë është i qetësuar dhe të qetësuar prej tij?” Ka thënë: “ Robi besimtar qetësohet nga lodhjet dhe mundimet e dynjasë dhe shkon për tek mëshira e Allahut.  Ndërsa njeriu i keq, imoral, kur largohet qetësohen prej tij njerëzit, toka, pemët dhe kafshët.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Ndërsa Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!” (En-Nahl 25)

LEXO  Ramazani: Pastrim, solidaritet dhe drejtësi

Adhurues të Zotit lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin dhe udhëzuesin tonë, Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit,  dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.

O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, dhe na ndihmo kundra  atyre që na bënë padrejtësi. 

O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësinë dhe të keqen që i ka goditur.  O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë do dhe je i kënaqur, dhe bëj ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin, Sheriatin Tënd, o Zoti i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm dhe të Lavdishëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.

Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1517368392242111

Post Author: endrit