Mirësitë e harmonisë dhe dashurisë

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      01- 04-1446  H    04-10-2024 D

Shejh Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla     

Tema  Mirësitë e harmonisë dhe dashurisë

Lavdërimet janë për Allahut, Dhuruesi i gjerë, Bujari  zemër gjerë, Mbajtësi i mbulesës së madhe. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, Zotëruesi i Bujarisë, Dhurimit, Mbrojtjes dhe Mirësive. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, në dorën e Tij janë depozitat e tokës dhe qiellit. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, bujari dhe dhuruesi më i madh, ndër njerëz,  dhe njeriu më besnik. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij të nderuar dhe të mirë, mbi tabiinët, mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e prezantimit dhe shpërblimit, ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, jini të dashur dhe të mëshirshëm, që të jeni të lumtur në këtë botë dhe të fitoni në ditën e takimit, ditën e Gjykimit.

Adhurues të Zotit! Mirësitë dhe begatitë e Allahut mbi robërit e Tij janë të panumërta dhe nuk llogariten dot, nuk kufizohen dhe as që mund të tregohen dot. Mirësi materiale dhe shpirtërore, morale, fetare dhe të kësaj bote. E ndër mirësitë morale, shpirtërore më të mëdha të Zotit është mirësia e dashurisë dhe harmonisë,  dhe dhurimi i harmonisë dhe mëshirës.  Mirësi e madhe me të cilën jeta bëhet më e mirë, zgjasin lidhjet farefisnore dhe lulëzojnë marrëdhëniet në mes njerëzve. Bekim dhe mirësi e madhe të cilën e dhuron i Gjithëmëshirshmi, e cila nuk blihet dot me pasuri dhe as që mund të çmohet me çmime të larta. “ Duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (El-Enfal 63)

Harmonia është nga cilësitë dhe karakteristikat më të mira të besimtarit, nga cilësitë dhe përparësitë e tij më fisnike. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari njihet, është burim i njohjes për shkak të karakterit të tij të mirë,   dhe se nuk ka të mirë nga ai  që nuk ka njohje dhe nuk njihet me të tjetër.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij.

Adhurues të Zotit! Njohja, harmonia e sinqertë është ajo që bazohet në besim të mirë, qëllim të pastër dhe shoqërim të mirë. Në këtë mënyrë njohja, harmonia jep fryte, derdhën begati, mbyllën një sy, tejkalon gabimet dhe injoron, neglizhon hapat e gabuar. Harmonia e bartën poseduesit e saj drejt rrugës së drejtë, në këtë mënyrë ata, thërrasin në vepra të mira kur shfaqet veprat e gabuara, në të gjitha kohët dhe në të gjitha marrëdhëniet.

O ju muslimanë! Harmonia e vërtetë është rregulli më i madh dhe baza e fortë mbi të cilën ngrihet themeli i lumturisë në jetën e njerëzve. Kjo harmoni, afrimitet dhe njohje, ndodhën në mes kujdestarit dhe atyre që ai ka nën kujdesin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Imamët, udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju i doni dhe që ju duan, që luten për ju dhe për të cilët luteni.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij, nga hadithet e Auf Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të.

LEXO  Frikësojuni Allahut! - Meka 05.03.2021

Harmoni në mes të bashkëshortit dhe bashkëshortes së tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari nuk e urren  besimtaren, edhe nëse ai nuk pëlqen një sjellje të saj, pëlqen një sjellje tjetër.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Harmoni në mes të fqinjëve. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur nga hadithet e Aishes dhe Ibn Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregojnë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Aq shumë më porosiste Xhibrili për fqinjin  sa mendova se do të bëhej edhe trashëgimtar i pasurisë së njeriut pas vdekjes (krahas familjes së tij).’’

Harmoni në mes të njeriut dhe atij që ka nën vete prej shërbëtorëve. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur nga hadithet e Ebi Dherit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ O Ebu Dherr, me të vërtetë ti njeri që bartën me vete mbeturina të kohës së injorancës, para Islamit. Ata janë vëllezërit tuaj të cilët Allahu i ka vendosur nën pushtetin tuaj, prandaj ushqejini ata me atë që ju ushqeheni, vishini me atë që ju visheni, mos i ngarkoni me diçka që është e tepërt për ta, e nëse i ngarkoni ndihmojini ata.”

Harmoni në mes punëtorit dhe punëdhënësit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jepi punëtorit shpërblimin, rrogën e tij para se t’i thahet djersa e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe në Sunen nga hadithet e Abdullah Ibn Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy.

Adhurues të Zotit! Harmonia është motivim për bashkëpunim në drejtësi dhe devotshmëri dhe për bashkëpunim në kohë fatkeqësie. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I shikon besimtarët në dhembshurinë, dashurinë dhe simpatinë në mes tyre, si shembulli i një trupi të  vetëm:  nëse një nga gjymtyrët e tij ankohet, i gjithë trupi i tij vuan, ka dhimbje, me pagjumësi dhe ethe.”  Muttefikun Alejhi.

E për shkak të statusit dhe ndikimit të madh të saj, harmonisë, Zoti i Plotfuqishmi ka nxitur në të dhe e bëri atë një nga qëllimet e ligjit të Sheriatit, madje edhe me jomuslimanët. Ka legjitimuar atë për zbutjen e zemrave të tyre, kur e ka bërë një nga tetë grupet që meritojnë zekatin, me të cilën synon të fitojë bujarinë e zemrave të tyre dhe të largojë me të mëritë e zemrave të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Lëmosha e zeqatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” ( Et-Teube 60)

LEXO  Umeti ynë në mes të poshtërimit të përçarjes dhe lavdisë së unitetit

Harmoni është një nga llojet e mëshirës dhe lloj nga llojet e dashurisë, por se ajo është një nga efektet e saj. Tek Musnedi dhe Suneni nga hadithet e Abdullah Ibn Amrit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Ata që janë të mëshirshëm do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi. Mëshironi  ata që janë në tokë që të t’ju mëshirojnë Ai që është në qiell.”

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, të Butin, të Gjithëmëshirshmin,  Zotëruesi i të mirave dhe begative, bujarisë dhe dashamirësisë. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qoftë  mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, zotëria i bijve të Ademit, njerëzimit mbarë, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e drejtësisë dhe njohjes, falënderimit dhe përsosmërisë, mbi tabi’inët dhe ata që i pasuan ata në mirësi për sa kohë të zëvendësohen ngjyrat, nata me ditën, dhe të zëvendësohen hëna dhe dielli deri në ditën që të mblidhen bashkë dy botët.

Në vijim

Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut, dhe dijeni se harmonia është një nga tiparet e njerëzve të përsosur, të cilët ngrihen mbi marrëzitë, e mbajnë veten larg grindjeve dhe bartin shpirtrat  e tyre drejtë përsosmërive. Kështu,  ata do t’i gjeni gjithmonë në pozitat më të larta, duke shqiptuar fjalët më të pastra në situatat më të errëta.

Përmes harmonisë dhe dashurisë përhapet siguria, mbizotëron paqja dhe njerëzit jetojnë në lumturi dhe të qetë. E kur kjo domethënie mungon në jetën e njerëzve jeta bëhet e vështirë, shtohen obsesionet, vesveset, mbizotëron mosbesimi, përhapet ndarja dhe përçarja, anija e jetës ngelet e trazuar midis valëve të fatkeqësive dhe uraganeve të mundimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Jeni prekur nga sëmundja e popujve të mëparshëm, zilia dhe urrejtja. Ajo, urrejtja është brisk dhe jo brisk që rruan flokët, por brisk që rruan dhe rrezikon fenë. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, nuk do të hyni në xhenet, derisa të besoni. Nuk do të besoni, derisa t’a doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka, të cilën nëse do e vini në praktikë, do e doni njëri-tjetrin? Përhapni përshëndetjen, selamin, në mes jush.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij dhe Tirmidhiu në Xhami’in e tij, nga hadithet e Zubejr Ibn Avami, Zoti qoftë i kënaqur me të.

LEXO  Haxhi dhe veçoritë e umetit Islam

Mos pyet për atë që është privuar nga kjo mirësi e madhe dhe bekim i madh se si e jeton këtë jetë, që e shikon se si luhatet mes llojeve të ndryshme shqetësimesh e fatkeqësish, tundimesh, fitnesh dhe mundimesh. Urrejtje dhe keqdashje, mashtrime dhe zili, e lusim Zotin për siguri dhe shpëtim prej tyre, jetë e cila është një pjesë prej  mundimi, pronari i  të cilës, ai që e përjeton këtë jetë,  përshpejtoi për veten e tij në këtë botë, para Ditës së Gjykimit.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Othmanin dhe Aliun, me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve me Xhenet dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. 

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, Mbretin Selman Ibn Abul Azizin, Zoti e ruajt, që ka dhjetë vite në udhëheqje dhe sovranitet, dhjetë vite udhëheqje dhe prosperitet. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në devotshmëri ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij, princin Muhamed Ibn Selmanin, në atë që është përmirësimi, e mira dhe dobia e vendit dhe popullit, dhe në lavdinë e në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi.  O Zot, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, në përkrahje dhe mbrojtje të tyre. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk dëmtohet, o Zot i botëve.

O Zot, na furnizo me frikën ndaj Teje nga ajo që na mbron ne nga mosbindja ndaj Teje, na furnizo ne, nga bindja ndaj Teje atë që na mundëson të arrijmë Xhenetin Tënd, dhe nga besimi atë që na lehtëson me të fatkeqësitë e kësaj bote.  O Zot, na jep kënaqësi me dëgjimin, shikimin dhe fuqitë tona përgjithmonë deri sa të na lësh në këtë botë, na jep trashëgimtarë prej nesh, bëj hakmarrjen tonë kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi,  na jep fitore ndaj atyre që na kanë sulmuar, mos na jep fatkeqësinë tonë në fenë tonë, mos na e bëj jetën tonë të kësaj bote shqetësimin tonë më të madh dhe as synim të diturisë tonë, mos e bëj zjarrin, Xhehenemin përfundimin tonë, bëj Xhenetin vendbanim dhe përfundimin tonë, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1074708627565402

Post Author: endrit