Mirësitë e qetësisë dhe sigurisë

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      08- 04-1446  H   11-10-2024 D

Shejh Jaser Ed-Dosari

Tema  Mirësitë e qetësisë dhe sigurisë

Lavdërimet janë për Zotin, Allahun e lavdërojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij të mëdha, Atë e falënderojmë për bujarinë dhe bekimet e Tij të mëdha.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, në Sundimin, Madhështinë, Emrat dhe Cilësitë e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, modeli i mirë në fjalët dhe veprat e tij. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen,  mbi shokët e tij, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira, deri në ditën e takimit të Tij.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, sepse devoshmëria, frika ndaj Zotit është themeli i suksesit dhe çelësi i arritjeve. Çdo ndërtesë që ngrihet pa devotshmëri shkatërrohet, sikurse çdo ndërtesë që ngrihet pa të, devotshmëri, vetëm se pushon së ekzistuari.  “ Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?!” (Et-Teube 109)

O ju muslimanë! Vërtetë nga mirësitë më të mëdha të Zotit ndaj robërve të Tij, pas besimit është mirësia e sigurisë dhe paqes. Ajo është dhuratë nga Bujari i Gjithëmëshirshmi, nuk vlerësohet me çmim dhe nuk blihet me pasuri, asnjë jetë nuk është e rehatshme pa të dhe asnjë jetë nuk është e këndshme me humbjen e saj. 

Me vendosjen e sigurisë, kryhen, plotësohen ritualet fetare, përhapet dituria dhe edukimi, bashkohet fjala dhe udhëhiqet, drejtohet me drejtësia, ruhen të drejtat, furnizimi është me bollëk, plotësohen interesat, njerëzit këmbejnë përfitimet, vendosen kufijtë, frenohet i shthururi, i prishuri, shtypet armiku, dhe njerëzit janë të sigurte në gjakun, pasurinë dhe nderin e tyre. 

E nëse humbet siguria ndryshojnë situatat dhe askush nuk përjeton qetësi. Në këto kushte përhapet injoranca, mbizotëron padrejtësia, humbasin të drejtat e njerëzve, prishen normat e jetesës, shkelet nderi, derdhet gjaku i pafajshëm dhe braktisen vendlindjet, atdheu. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.” (En-Nahl 112)

Për shkak të pozitës së lartë të sigurisë Allahu ka nderuar miqtë e Tij në Xhenetet dhe në vendin, banesën e nderimit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atyre do t’u thuhet: “Hyni atje me paqe dhe siguri!”( El-Hixhr 46)

O besimtarë! Nga se siguria ka qenë një nga qëllimet e thirrjeve të profetëve dhe të dërguarve të Zotit, paqja e  Zotit qoftë mbi të gjithë ata, i dashuri dhe miku i Zotit, Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, lidhi kërkesën, lutjen për siguri me monoteizëm, besimin në Një Zot, dhe ka thënë: “ “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim 35) Kur ai u lut, bëri thirrje për siguri nga shthurja dhe prishja fizike, trupore bëri lutje dhe për siguri nga prisha, shkatërrimi nga ana fetare, besimi.

I nderuari i biri i të nderuarit, Jusufi, paqja e Zotit qoftë mbi të, kërkoi nga prindërit e tij që të hyjnë në Egjipt duke i përgëzuar ata se do të jenë të sigurt: “…dhe tha: “Hyni në Egjipt! Me lejen e Allahut, ju do të jeni të sigurt prej çdo të keqeje.”( Jusuf 99)

Kur Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, u frikësua, Zoti i tij e qetësoi duke i thënë: “ O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.” (El-Kasas 31) U largua shqetësimi dhe Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, eci i sigurt duke ju shtuar besimi dhe ju plotësua bindja e tij.

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk rrinte pa i thënë këto fjalë, lutje në mëngjes dhe në mbrëmje: “ O Zoti im, kërkoj nga Ti falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret. Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time. O Zoti im, m’i mbulo të metat e mia dhe më qetëso në momentet trishtuese. O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lartë, kërkoj nga Ti që të më mbrosh të mos nga poshtë këmbëve të mija, të mos më lëshojë toka.” Transmeton Ebu Daudi.

LEXO  Madhështia e parimeve Islame në luftë dhe paqe

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i dha përparësi mirësisë së sigurisë pra dy mirësive, shëndetit dhe furnizimit, duke bërë të qartë rëndësinë e sigurisë në këtë jetë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush zgjohet i sigurte në shtëpinë e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe e ka të sigurte rrikun, furnizimin e asaj dite, është sikur të ketë nën zotërim të gjithë botën.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

O ju besimtarë! Allahu u ka premtuar robërve të Tij me siguri kur ata të besojnë në Të dhe ta Njësojnë Atë,  të jenë të qëndrueshëm, të palëkundur në bindjen ndaj Tij dhe e adhurojnë vetëm Atë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim).” (En-Nur 55) Siguria është shoqëruese e besimit, e cila shtohet, rritet me rritjen e tij, pakësohet me pakësimin e tij, dhe humbet me humbjen e tij.

Besimi është kusht për trashëgiminë në tokë, prandaj kush beson dhe i frikësohet Zotit do të jetë i sigurte në këtë botë dhe në ditën e Gjykimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.” (El-Bekare 38) Frika dhe dëshpërimi janë të përjashtuar nga ai njeri që pason udhëzimin dhe tek ai arrihet siguria dhe lumturia në Ahiret dhe në këtë botë. Në këtë mënyrë fiton atë që ka dëshiruar dhe ruhet nga ajo që ka pasur frikë, Zoti e mbron nga humbja dhe devijimi, dhe e ruan nga mjerimi dhe injoranca. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.” ( Ta Ha 123)

O adhurues të Zotit! Me këtë bëhet e ditur çfarë vendi ka siguria në Islam, si një nga qëllimet e tij më të mëdha dhe një nga synimet e tij më të larta.  Zoti ka ligjëruar disa nga dispozitat që e mbrojnë atë dhe e ka rrethuar me një gardh që e mbron atë. Zoti ka bërë obligim mbrojtjen e fesë, shpirtit, mendjes, nderit dhe pasurisë. Tekstet nga të dy shpalljet, Kurani dhe syneti, janë kombinuar për këtë dhe kanë ndaluar çdo mjet që do të çonte në arritjen e pesë gjërave të nevojshme, si  dhe kanë ligjëruan vendime ndaluese që ndalojnë këdo që të ndërhyjë në to apo prekin anët e tyre. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Musliman i vërtetë është ai që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë. Besimtarë i vërtetë është ai nga i cili njerëzit janë të sigurt në gjakun dhe pasurinë e tyre.”  Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Nga Ebu Shurejhi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Zotin nuk ka besuar, pasha Zotin nuk ka besuar, pasha Zotin nuk ka besuar, me të vërtetë!” I kanë thënë; “Kush nuk ka besuar me të vërtetë, o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Ai, nga dëmi, dashakeqësia dhe ligësia e brendshme, e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Sheriati, legjislacioni Islam ka ardhur për të ndaluar çdo gjë që dëmton njerëzit, madje edhe në rrugët e tyre, në tregjet e tyre dhe në vendet e nevojave të tyre. Nga Ebi Musa El Esh’ariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dikush nga ku kalon në xhaminë tonë ose në tregun tonë dhe me vete bartën shigjetë, le ta mbajë në dorën e tij nga tehu, maja e saj, në mënyrë që të mos dëmtojë me të muslimanët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

LEXO  Mirësia e arritjes së Ramazanit

Arritja e sigurisë nuk është kufizuar vetëm tek muslimanët, por Islami është kujdesur për të siguruar jetën e të tjerëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kush shkelën një marrëveshje, ose e nënçmon atë, ose  e ngarkon mbi kapacitetin që mund të përballojë, ose merr diçka pa pëlqimin e tjetrit, unë do të jem armiku i tij në ditën e Gjykimit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe në synet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit të Lartësuar dhe të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim,   tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin,  me lavdërime dhe madhërime të shumta, larg syfaqesisë,  ashtu sikurse do dhe është i kënaqur Zoti ynë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton lavdërime në botën Tjetër, në Ahiret dhe në këtë botë.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari i përzgjedhur dhe profeti i dalluar. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe  mbi shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe devotshmërisë.

Në vijim

O ju muslimanë! Mirësia e sigurisë nuk mund të arrihet vetëm se me  praninë e përbërësve të saj dhe nuk do jetë e qëndrueshme veçse me vazhdimësinë e shkaqeve të saj. 

E para dhe më e rëndësishmja prej të cilave është: Monoteizmi i Zotit të Madhëruar, çlirimi i tij,  besimin në Një Zot, nga papastërtitë e politeizmit dhe shmangia e tij prej risive  dhe bestytnive. Monoteizmi, besimi në Një Zot, prodhon paqe dhe siguri. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am 82) Monoteisti, ai që beson në Një Zot, që është i udhëzuar në urdhrin e Zotit  është i sigurt në këtë botë dhe i sigurt në Ahiret. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.” (En-Neml 89) Ajo që nënkuptohet me mirësi këtu është, monoteizmi,  Njësimi i Zotit të Plotfuqishëm.

E dyta: Falënderimi i Zotit të Madhërishëm për mirësinë e monoteizmit, besimit në Një Zot,  paqen dhe sigurinë, dhe të bërit kujdes nga mosmirënjohja dhe mohimi. Mirësitë, vërtetë, nëse falënderohen, jemi mirënjohës për to, përsëriten, e nëse mohohen, nuk jemi mirënjohës për to, marrin fund.  Mirënjohja, falënderimi është leje për rritje, shtim të të mirës, Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, Allahu, ka thënë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.” (Ibrahim 7)

E treta e tyre: Të shtuarit e lutjeve për vazhdimësinë e paqes dhe sigurisë, duke marrë shembull nga të dërguarit e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjitha ata.

E katërta: Dëgjimi dhe bindja ndaj përgjegjësit, udhëheqësit, dhe domosdoshmëria e të qëndruarin në bashkësinë e muslimanëve. Nuk ka siguri vetëm se me bashkësi, nuk ka bashkësi vetëm se me udhëheqës, e nuk ka udhëheqës vetëm se me dëgjim dhe bindje. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa’ 59) Nga Ubadetu Ibn Samit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I kemi dhënë besën të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me dëgjim dhe me bindje në vështirësi dhe në të lehtë, në atë që duam dhe në atë  që e urrejmë, të keqe, dhe të mos e kundërshtojmë këtë çështje dhe njerëzit e tij.” Transmeton Buhariu.

LEXO  Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

E pesta: Domosdoshmëria e dijetarëve të fesë që janë të vendosur mirë në dituri. Në këtë pikë  ka qëndrueshmëri, siguri  në qasje, dritë në kuptim, produktivitet në mendim, sjellje të përfitimeve, dobive, dhe largim nga të këqijat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur atyre  u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo).” (En-Nisa’ 83)

E gjashta e tyre: Konsolidimi dhe forcimi i sigurisë intelektuale në mes të rinjve dhe shoqërisë, për t’i mbrojtur dhe ruajtur ata nga besimet e prishura, nga idetë devijuese, nga grupet ekstremiste, nga grupet e dyshimta dhe nga partitë e infektuara, të cilat  kërkon të ndajë fuqinë, forcën e bindjes dhe të përçajnë bashkësinë. Sa herë që mendjet e njerëzve ushqehen me ide të shëndosha dhe koncepte të sakta, larg shtrembërimit të ekstremistëve dhe imitimit të gabuara, jeta e tyre do të jete e sigurt dhe e qëndrueshme, ndërsa ëndrrat e tyre do të përmbushen.

O ju njerëz! Për një çështje me këtë rëndësi dhe për një mirësi me këto ndikime, duhet që ne të bëjmë çdo përpjekje për hir të saj, të investojmë të gjitha energjitë tona dhe të shfrytëzojmë të gjitha aftësitë tona në mënyrë që ta forcojmë dhe ruajmë atë.

Në këtë pikë, duhet që të falënderojmë dhe lavdërojmë Allahun e Madhërishëm për ato çfarë Ai na ka dhuruar nga të mirat e pafundme dhe të panumërta për qetësinë, sigurinë, stabilitetin, prosperitetin, rritjen dhe përmirësimi që gëzojmë nën udhëheqjen tonë të mençur të këtij vendi të bekuar që me themelimin e tij deri në ditët tona të begata sot. Vend i cili është konstituar nga libri i Allahut, Kurani, dhe nga syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kështu që u bë një shtet i madh në origjinalitetin dhe modernitetin e tij, dhe vazhdon të mbetet i tillë me vizionin dhe arritjet e tij. Kjo, nën udhëheqjen e udhëheqësit dhe kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretin Selman Ibn Abdul Aziz dhe pasardhësi besnik  i fronit të tij, princit të kurorës, Muhamed Ibn Selman Ibn Abdul Aziz, Zoti i përkrahtë me mbështetjen e Tij, ju mundësoftë atyre të dyve ndihmën, suksesin dhe udhëzimin  e Tij, dhe i bekoftë përpjekjet e tyre. Zoti i shpërbleftë ata të dy për ne,  për vendin, për Islamin dhe për muslimanët me shpërblimet më të mira, më të mëdha dhe më të plota.

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni për mëshirën udhëzuese dhe mirësinë e dhuruar, Muhamedin, të birin e Abdullahut, sepse jeni urdhëruar për këtë në librin e Zotit, në Kuran, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin besnik, familjen e tij të mirë dhe të pastër, dhe bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të  drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe mbro ndjekësit e fesë.

O Zot, mbulo vendin tonë me paqe, me siguri, me mirëqenies, me prosperitetit, me stabilitet, me rritje, me ngritje dhe me përparim, dhe përhape këtë mbi të gjitha vendet muslimane, o i Gjithëdijshëm, o Falës i Madh.

O Zot, ruaj udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi në vazhdimësi atij shëndet, bekoje atë në jetën dhe punën e tij, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik  në çdo gjë që Ti do dhe je i kënaqur.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në udhëzimin Tënd, dhe bëj që punët e tyre të meritojnë kënaqësinë Tënde.

O Zot, ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, të lutemi që tu japësh atyre sukses, udhëzim, fitore dhe mbështetje, bëhu për ta ndihmë dhe mbështetje, mbrojtës dhe përkrahës.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot, ndihmo të shtypurit dhe të dobëtit nga muslimanët  në çdo vend dhe në Palestinë. O Zot, ndihmoi ata në Palestinë, jepu atyre lehtësim nga çdo vështirësi, rrugëdalje nga çdo shqetësim dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi. O Zot, shëro të plagosurit e tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre dhe forco zemrat e tyre. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë,  bëje atë të qëndrueshme dhe krenare deri në ditën e Fundit.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

O Zot, na fal ne, me të vërtetë Ti je Falës i madh, Mëshirëplotit.

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/884560497074604

Post Author: endrit