Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 26- 06-1446 H 27-12-2024 D
Shejh Salih Ibn Abdullah Ibn Humejd
Tema Fanatizmi, dëmet dhe trajtimi i tij
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili është Unik në Krijim dhe Menaxhim: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!” (El-Mulk 14) Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, Ai që ka dhuruar shumë dhe pranuar të lehtën, të paktën.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e cila na shpëton nga dënimi i zjarrit flakërues, Xhehenemi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, përgëzuesi me lajm të mirë, qortuesi dhe pishtari ndriçues. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, ishin për të dërguarin e tyre ndihmuesit dhe përkrahësit më të mirë, mbi tabi’inët, mbi pasuesit e tyre në mirësi, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju njerëz, porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut dhe dijeni se të komunikuarit me butësi tek i dashuruari ruan, zgjatën dashurinë, tek i huaji sjellën dashuri, tek armiku ndalet sherri, e keqja, në zemërim shuhet prushi, njerëzit më të nderuar janë ata më shpejtët të dashur dhe më të ngadaltët në ashpërsi. Njerëzit më të dobët janë më të ngadaltët prej tyre në dashuri dhe më të shpejtë prej tyre në armiqësi. Gara për tek Zoti bëhet me zemra dhe me vepra jo me pozita dhe me shkallë. “ Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89)
O ju muslimanë! Një sëmundje e rrezikshme shoqërore që trashëgon urrejtjen, shton armiqësinë, prish marrëdhëniet, mbjell mëri, ndanë në grupacione, kërcënon stabilitetin dhe përhap shkëputjet e lidhjeve. Sëmundje e ndyrë që ndërton një mur të fortë në mes personit që ajo prekën dhe të tjerëve, pengon mirëkuptimin, mbyll derën e dialogut, përgjithëson vendimet dhe përçmon ata që nuk është dakord me të. Zoti ju ruajt, ajo është sëmundja e fanatizmit dhe e intolerancës.
Adhurues të Zotit! Fanatizmi është sëmundje vdekjeprurëse, ajo është shkaku i çdo fatkeqësie, ngecje në mendje dhe mbyllje në logjikim, verbohet para të vërtetës, pengon për në udhëzim, përhapën grindje, çon në luftëra, nxitën konflikte dhe zgjat mosmarrëveshjet.
Fanatizmi është dhunë, përjashtim dhe nxitën në fshehjen e të vërtetës, sepse, fanatiku, shikon në të vërtetën argument për kundërshtarin e tij. Fanatizmi pakëson shanset për të arritur zgjidhjet e duhura, përhapën padrejtësinë, minon të drejtat, dobëson umetin, përhap grindjet dhe luftërat e brendshme.
Fanatizmi është ekstremizëm në individë, në familje, në sgrupacione, në njerëz, në fis, në sekte, në rajon, në mendim, në kulturë, në media, në sport dhe në çdo çështje shoqërore.
O ju muslimanë! Merri në konsideratë, meditoni, këtë qëndrim të fortë dhe të rreptë profetik. Imam Muslimi, Zoti e mëshiroftë, ka sjellë në Sahihun e tij, nga hadithet e Xhabir Ibn Abdullahut, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku thotë: “ Ishim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në një betejë, një burrë nga Muhaxhirët goditi me thikë një burrë nga Ensarët. Burri nga Ensarët ka thënë: “ O Ensarë, i ka thirrur për ndihmë!” Ndërsa Muhaxhiri ka thënë: “ O Muhaxhirë, po ashtu i ka thirrur ata për ndihmë!” Kur i ka dëgjuar këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çfarë është çështja me thirrjen kohës së injorancës, para Islamit?!” Pastaj ka thënë: “ Lëreni atë, sepse ajo ka erë të keqe.”
Zoti është më i Madhi! Adhurues të Zotit! Hixhreti dhe Nusra, shpërngulja dhe mbështetja janë dy përshkrime të nderuara dhe fisnike. Ndërsa Muhaxhirunët dhe Ensarët janë besimtarët e parë, Zoti qoftë i kënaqur me ata dhe ata qofshin të kënaqur me Atë. Por kur ata dy burra deshën përdorimin e këtyre titujve të nderuar dhe epiteteve fisnike me fanatizëm, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u zemërua dhe mori iniciativën për të frenuar situatën me fjalën e tij ku thotë: “ A me thirrjen e kohë së injorancës, para Islamit.” Që do të thotë: Nderi i Hixhretit dhe i Nasrit, shpërnguljes dhe mbështetjes, u shndërruan me fanatizëm në një epitet të padëshiruar, por se u bë një sjellje e neveritshme dhe e urryer, por se u bë pjesë e thirrjes së kohës së injorancës, para islame. “ Lëreni atë, sepse ajo ka erë të keqe.” Nuk ka kundërshtim, refuzim dhe qortim më të madh se ky përshkrim. Në një hadith të saktë, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur se ka thënë: “ Kush vret, lufton, njerëzit nën një flamur të kotë, të devijuar duke qenë i mveshur me fanatizëm, zemërohet për shkak të fanatizmit, ose bën thirrje në fanatizëm, ose mbështetën fanatizmin, dhe vritet atëherë vrasja, vdekja e tij është vdekje e injorancës, para Islamit.” Ndërsa në një tekst tjetër ka ardhur: “ …ai nuk është nga umeti im.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Dëgjoni këtë fjalë të zgjuar nga i urti, Amr Ibn El Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të. E kanë pyetur: “ Çfarë të ngadalësoi nga Islami, të pengoi për ta pranuar atë më herët? Ndërsa ti je ai që je me mendjen tënde?” Ai ka thënë: “ Ne ishim me një popull, njerëz, që ishte më të vjetër se ne në moshë, ëndrrat e të cilëve ishin të barabarta me malet në çdo rrugëtim që kanë ndërmarrë i kemi pasuar dhe vetëm se e patëm të lehtë. Kur ata kundërshtuan, përgënjeshtruan të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e përgënjeshtruam atë dhe ne me ta, dhe nuk menduam për çështjen tonë, por i vlerësuam. Por kur ata shkuan dhe çështja erdhi tek ne, shikuam çështjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe medituam, e çështja ishte e qartë atëherë Islami u vendos në zemrën time.”
Zoti ju ruajt! Po, nga e vërteta të pengon dhe të ngadalëson vetëm se fanatizmi dhe imitimi i baballarëve dhe gjyshërve. “Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane…” (El-Fet’h 26) “ Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre”. (Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t’ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilin jeni dërguar!” (Ez-Zuhruf 23-24)
O muslimanë! Cilësitë, sifatet e fanatikut përfshijnë ekstremizmin në opinion, ngurtësinë në mendime dhe prirja ndaj dhunës kundrejt kundërshtarëve.
Fanatiku beson se është në të vërtetën, me ose pa prova, e kushdo që nuk pajtohet me të, sipas tij, është në të gabuarën, me ose pa prova. Fanatiku shikon vetëm atë që dëshiron të shikojë. Fanatiku i dallon, veçon, njerëzit dhe i vlerëson sipas përkatësive të tyre fetare, fisnore, rajonale, sektare, grupore dhe politike. Fanatiku ua atribuon dobësitë dhe të metat e tij të tjerëve. Fanatiku e di të vërtetën tek burrat, por nuk i njeh burrat në të vërtetën. Fanatiku nuk dëshiron që e vërteta të jetë me palën tjetër. Ai është i burgosur i mendimeve të tij dhe i vizionit të tij të ngushtë. Shqetësimi i tij është të dukurit dhe të qenit superior ndaj bashkëmoshatarëve.
O ju vëllezër! Në një atmosferë fanatizmi, zërat ngrihen dhe këmbehen akuza. Këtë gjë e shikon qartë në takimet e njerëzve, në seminaret, në mbledhjet dhe në diskutimet e tyre në media dhe në mjetet e komunikimit, që janë larg etiketës së dialogut, kodit të etikës dhe rrugës së mençurisë dhe moralit. E në mënyrë absolute dihet se kjo nuk mund të jetë rruga e saktë, e duhur për të zgjidhur problemet, as për të afruar zemrat, as për të bashkuar fjalën dhe nuk është e mundur të arrihen për mes saj qëllimet e dëshiruara dhe të mira.
O ju vëllezër të besimit në Një Zot! Njeriu nuk lindën fanatik, por se e fiton fanatizmin nga familja, nga moshatarët e tij, nga shkolla e tij, nga fisi dhe nga mjedisi që e rrethon. Prandaj, për të trajtuar fanatizmin është e nevojshme vendosja e ekuilibrave në mes njerëzve dhe përhapja e kulturës së dialogut, bashkëjetesës, pranimit të të tjerëve, dashurisë, faljes dhe të bërit mirë ndaj atyre që njihni dhe atyre që nuk i njihni. Me lejen e Zotit, mbrohemi nga fanatizmi me besimin e patundur dhe sigurinë e sinqertë se nuk ka të pa gabueshëm asgjë tjetër përveç Librit të Zotit, Kuranit, asnjë prej qenie njerëzore përveç të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe shikimi tek dijetarët dhe njerëzit e ditur si udhërrëfyes drejt të vërtetës, duke përcjellë dituri rreth Zotit, sipas ixhtihadit, përpjekjes dhe energjisë së tyre, jo të pagabueshëm e as të liruar nga gabimet dhe pasaktësitë.
Zoti ju ruajt! Ajo që mbron nga fanatizmi është forca dhe vendosmëria për të refuzuar praktikat dhe zakonet e gabuara dhe traditat që janë në kundërshtim me të vërtetën dhe drejtësinë. E gjitha kjo është përgjegjësi e njerëzve të dijes, vlerave, përmirësimit, njerëzve të shquar dhe të arsimit, dhe atyre që janë xheloz për umetin. Si dhe të punohet për të ndërtuar një qenie njerëzore të shëndoshë, për të përhapur të mirën, përmirësimin dhe përballja me shthurjen në të gjitha format e tij. Para dhe pas kësaj duhet sinqeriteti, sjellja e mirë, shkëputja nga egoja për dominim dhe fitore, siguria nga fitneja, tundimi i përparësisë për lavdërim dhe udhëheqje. Përhapja e dashurisë në shtëpi, në shkollë, në treg dhe në media, me të gjitha metodat dhe mjetet e tij. Duke mbrojtur vetën nga inatet dhe liria nga egoizmi. Të gjitha këto i bashko fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në fjalën e tij gjithëpërfshirëse: “ Askush nga ju nuk ka besuar, me besim të vërtetë, derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Shoku s’do të pyesë për shokun, edhe pse do ta shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në sipërfaqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte. Por jo (fajtori do të hidhet në Zjarr)!” (El-Me’arixh 10-15)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotit që ka ngritur qiellin pa shtylla dhe ka krijuar tokën me shtylla. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, mirësitë e Tij i kalojnë kufijtë dhe numrat.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e vërtetë dhe e sigurt, të cilën do e ruaj për ditën e takimit, Gjykimit.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ngriti flamurin e umetit dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të devotshmit dhe të lavdëruarit, mbi tabi’inën dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O muslimanë! Njerëzit e dijes thonë: Kushdo që cakton, emëron një person, kushdo qoftë ai, e mbështetën në dakordsinë e tij dhe është armiqësor ndaj shkeljes së tij, në fjalë dhe në vepra, ai është prej atyre që e ndanë fenë e tyre dhe u bënë sekte, grupe. Çdo parti, grup është i kënaqur me atë që ka. Kanë thënë: E kjo është rruga e njerëzve të bidatit, risisë dhe dëshirave të qortueshëm. Kushdo që është fanatik ndaj një personi të caktuar ka ngjashmëri me ata. Çdo gjë që devijon nga thirrja e Islamit dhe Kuranit, qoftë prejardhja, vendi, gjinia, sekti apo metoda, është e marrë prej kohës së injorancës, para Islame. Kush është i ngadaltë në punën e tij nuk do ta përshpejtojë atë prejardhja e tij. Sikurse ka ardhur në një hadith të saktë. “ Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin.” (El-Mu’minun 101)
Zoti ju ruajte! Po, fanatizmi është mbulesë e trashë që pengon poseduesin e tij nga e vërteta, në mes tij dhe dashurisë. Fanatizmi është mbulesë e trashë përballa diturisë së dobishme dhe veprave të mira, pengesë e pakapërcyeshme për të përfituar nga të tjerët, si dhe pengon kreativitetin dhe inovacionin.
Fanatizmin e eleminon vetëm toleranca. Kjo sepse toleranca është respekti për diversitetin, të ndryshmen, dhe pranimi i mosmarrëveshjeve. Nga fanatizmi çlirohen ata, shqetësimi dhe preokupimi i të cilëve është arritja për tek e vërteta, dhe jo fitorja e vetes, sektit apo grupacionit.
O Zot, bashko fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim. O Zot, bekoi ata në dijetarët e tyre dhe në kujdestarët e çështjeve të tyre, pajto zemrat e tyre dhe bashko në atë që Ti je i kënaqur zemrat dhe veprat e tyre.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e dhuruar, mirësinë e dhënë, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Zotit, për këtë ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ta, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, mbështete me të vërtetën, me sukses dhe me drejtësi udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, jepi sukses atij në atë që do dhe je kënaqur, furnizoje atë me mbështetës të mirë, ndero me të fenë Tënde, lartëso me të fjalën Tënde, bëje atë ndihmë për Islamin dhe muslimanët, bashko me të fjalën e muslimanëve në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tyre, në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri, ndihmoi ata në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit.
O Zot, jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim, o Zoti i Botëve.
O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, ruaj ata me ruajtjen Tënde, mbroji me mbrojtjen Tënde dhe mbuloi me Kujdesin Tënd. O Zot, bashko forcat e tyre, liro të burgosurit e tyre dhe pakëso pengesat e tyre. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe pranoi ata dëshmorë tek Ti, o Zoti i botëve.
O Zot, çliro xhaminë e Aksasë nga pushtuesit tiranë. O Zot, ngri lartë çështjen e saj, lartëso pozitën e saj, forco qëndresën e saj, bëj të qëndrueshme shtyllat e saj, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.
O Zot, ndihmo ushtarët tanë që janë të lidhur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, forco gjykimin e tyre, saktëso goditjet e tyre, forco vendosmërinë e tyre, forco këmbët e tyre, stabilizo zemrat e tyre dhe ndihmoi kundra atyre që i sulmojnë. O Zot, mëshiro dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, ruaj ata në familjet dhe pasardhësit e tyre, me të vërtetë Ti je që i dëgjon lutjet.
O Zot, na ruaj nga e keqja e të këqijve, kurthet e të pa feve dhe nga e keqja e atyre që këpusin rrugën natën dhe ditën.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj