Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 03-07-1446 H 03-01-2025 D
Shejh Usame Khajat
Tema Paralajmërim kundër ruajtjes së degëve dhe neglizhencës së parimeve
Lavdërimet janë për Zotin i Cili u ka dhuruar robërve të Tij mirësinë e Islamit. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, Atë nuk e përcepton, shikon dot syri dhe as nuk ka mendje që e kupton.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka bërë të qartë për umetin, popullin e tij parimet, bazat, dhe degët e kësaj feje, dhe shtyllat e saj madhështore. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, udhëheqësit e devotshëm, të drejtë dhe të shquar, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri sa nata dhe dita të pasojn njëra-tjetrën.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, sepse frika, devotshmëria ndaj Tij është rruga e zgjimit, metoda e atyre që janë të ndriçuar dhe rruga e njerëzve të mendjes, në të cilën ka siguri nga pengesat, fitore me Xhenet dhe shpëtim nga Zjarri i Xhehenemit. ” Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.” (En-Nur 52)
O ju muslimanë! Kur bien fatkeqësitë e mëdha, përhapen epidemitë dhe shtohen sëmundjet në atë kohë turbullohen zemrat, përzihen mendjet dhe ngatërrohen mendimet, duke u larguar kështu njeriu nga rruga serioze dhe rruga e duhur e drejtë. Në këtë kohë, në sistemin e jetës përhapet shkatërrim i madh, përhapet disbalanca dhe shtrembërimi, prishen ekuilibrat dhe ndryshojnë çështjet. I fundit avancon dhe i pari lihet për në fund, gjërat e mëdha zvogëlohen ndërsa gjërat e vogla zmadhohen, ruhen degët, gjërat sekondare, dhe humbin bazat, parimet.
O adhurues të Zotit! Në realitetin e kësaj bote janë të panumërta format e ruajtjes së degëve dhe neglizhimit të themeleve, bazave. Prandaj, shikon njerëz nga ata që përpiqen në ngjyrën e adhurimeve natën dhe ditën në mënyrë që të afrohet me to tek Zoti i tij, dhe për të arritur me ato grada të larta dhe lumturi të përhershme tek Ai. Por ai këtë e shoqëron me atë që e prish punën dhe vendosmërinë e tij, i pengon punën dhe zellin e tij, kur i bën shok Zotit, me lutje, duke u lutur, duke kërkuar ndihmë apo mbrojtje, duke bërë një kurban, duke bërë një zotim ose duke i kushtuar çfarë do lloj adhurimi që është e drejtë e pastër për Zotin, nuk lejohet që ajo të përdoret për dikë tjetër përveç Atij, Allahut të Madhërishëm. E kur njeriu shkon tek magjistari ose fallxhor duke e pyetur dhe i besuar atij, ose kur varën hajmali ose nuskë duke pretenduar se përmes saj do të largojë dëmin ndaj vetes, familjes dhe fëmijëve të tij, edhe pse Zoti i Madhëruar e ka bërë të qartë për robërit e Tij në Librin e Tij, në Kuran, me një deklaratë të qartë se pasojat e këtij politeizmi, që është shirku më i madh, është pavlefshmëria e punës, veprës, dhe prishja e saj, ai që e bën atë nuk përfiton prej saj në jetën e përtejme, në Ahiret, do jetë i privuarit nga Xheneti dhe përfundimi i tij do të jetë Zjarri, Xhehenemi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: ” Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” (Ez-Zumer 65)
Gjithashtu në hadithet e sakta nga shpjegimet sublime të të dërguarit për rezultatin e kësaj çështjeje kanë ardhur shumë shpjegime. Imam Ahmedi ka sjellë në Musnedin e tij dhe Hakimi në Mustedrek-un e tij, me një rrugë transmetimi të saktë nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ” Kush shkon tek fallxhor ose parashikues fati dhe i beson atij se çfarë thotë, ka bërë kufër, mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Ndërsa Imam Ahmedi në Musnedin e tij ka sjellë Musnedin e tij dhe Hakimi në Mustedrek-un e tij, me një rrugë transmetimi të saktë nga Ukbete Ibn Amir, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ” Kush varë, në qafë, një hajmali ai ka bërë shirk, i ka bërë shok Zotit.”
Në mesin e njerëzve ka nga ata që merren me leximin e shkronjave të Kuranit, leximin e tyre dhe përmirësimin e zërit gjatë recitimit, por ata humbasin kufijtë e tyre, ajeteve Kuranore, neglizhojnë të praktikojnë atë që Zoti ka shpallur në të, mbyllin sytë përballë të medituar në kuptimet e tij dhe ndaj të ndikuar nga ligjërimi i tij dhe nga të marrit mësim nga historitë dhe shembujt që ai sjellën.
Në mesin e njerëzve ka nga ata që ruhen nga spërkatja e papastërtisë, urinës, që rrobat e tij të mos preken nga diçka prej saj, por nuk i frikësohen përgojimeve, thashethemeve apo fjalëve të rreme. Sikurse ka nga ata që japin shumë lëmoshë, sadaka, por nuk hezitojnë që të marrin pasuri haram, para të paligjshme.
Në mesin e njerëzve ka nga ata që falen natën dhe agjërojnë ditën, por dëmtojnë fqinjët e tyre, shkelën të drejtat dhe nderin e tyre, e kjo për një kohë të gjatë sa që fqinjësia me të kthehet në një barrë të rëndë, në një të keqe të përhapur dhe në një fatkeqësi të madhe.
Disa njerëz i nderojnë të njohurit dhe bashkëpunëtorët e tyre duke krijuar marrëdhënie shumë të ngushta me ta, por ata nuk u binden prindërve, shkëputin lidhjet e tyre farefisnore dhe mohojnë të afërmit dhe familjarët e tyre.
Ka nga njerëzit që janë bujarë ndaj të varfërit të largët, por lë familjen e tij të varfër që luten për ndihmë nga njerëzit, ose i ngushton ata nga pagesa e shpenzimeve që e ka për detyre për ta, nuk u jep atyre atë që u mjafton në mënyrë të arsyeshme.
Ka disa njerëz që i mbrojnë, ruajnë veshjet, automjetet dhe shtratin e tyre nga dëmtimet dhe papastërtitë, por nuk mbrojnë dëgjimin dhe shikimin nga ndotja me papastërtitë e ndaluara.
Në mesin e njerëzve ka nga ata që tregohen të bindur në çështje të vogla dhe jo në të mëdha, janë praktikues në çështje që janë të lehta për ta, por jo të vështira për ta. Dijetari i njohur, Ibn Xheuzi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: ” Dhe në mes njerëzve ka nga këto arte, do të thotë, të lidhur me ruajtjen e degëve dhe humbjen e parimeve, bazave, nga ato që kemi parë, ka shumë çudira që do të shkonte shumë gjatë për t’u përmendur.”
Adhurues të Zotit! Nuk ka dyshim se burimi i këtij devijimi dhe origjina e këtij shtrembërimi, në neglizhencën, humbjen e parimeve dhe ruajtjen e degëve, është nënshtrimi ndaj autoritetit të traditave dhe dorëzimi ndaj praktikave të zakoneve, të qëndruarit, larg dritave të dy shpalljeve, larg kontrollit të dy shpalljeve, ndjeka e dëshirave të dikujt pa udhëzim nga Zoti, si dhe injoranca, padija në fenë e Zotit, mungesa e një këshilltari dhe e një ndihmësi.
Adhurues të Zotit! Vërtetë dalja nga e gjithë kjo nuk mund të jetë vetëm se përmes kurimit me dije dhe punë. Sa i përket dijes, zotëruesi i saj qëndron në rregullat, parimet dhe themelet, bazat, e dijes, mbi të cilat ndërtohen, ngrihen degët dhe bazohen mbi to pjesët e tjera. Ajo, dituria, i krijon atij një mendim të organizuar dhe të disiplinuar që i vendos gjërat në vendin e duhur, dhe e di nivelin dhe pozitën e veprave. Sa i përket punës, ajo është për shkak se bëhet në mënyrë korrekte, në përputhje me atë që ka ligjëruar Zoti, duke ndjekur rrugën e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i lumtur me pranimin duke përmbushur çdo shpresë.
Ndërsa, kundërshtia, mosbindja ndaj egos, të kotës, dhe përpjekja për të kontrolluar zakonet dhe traditat me rregullat e Sheriatit, legjislacionit fetar Islam, është diçka me të cilën shpresohet të korrigjohet ky devijim, të përmirësohet ky shtrembërim dhe të kthehet me të muslimani në rrugën e fesë së tij të drejtë.
Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Ai që sundon me drejtësi, Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari, Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, Atij i përket kjo botë dhe bota Tjetër, Ahireti, dhe tek Ai është kthimi.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, përgëzuesi me lajmin e mirë, këshilluesi dhe pishtari ndriçues. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Madhësia e humbjes që ka pësuar ai që ruan degët dhe shpërdoron bazat, veçanërisht nëse këto baza janë monoteizmi, Njësimi i Zotit, dhe besimi, duhet të jetë nxitje për njerëzit e mendjes që të kujdesen plotësisht për këtë çështje, të jenë në maksimun të kujdesshëm ndaj përkeqësimit në rrugën e tij, të jenë plotësisht të kujdesshëm për të shmangur çdo rrugë që të çon në të dhe nga çdo bartës i saj. O adhurues të Zotit, e ku ka humbje më të madhe se sa të humbet puna e atij që ka punuar, ose të i paksohet nga shpërblimi i tij apo ti dyfishohet në barrën e tij?
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe bëni kujdes nga humbja e parimeve, bazave, dijani vlerën çdo gjësë dhe jepini pozitën, statusin e saj, në mënyrë që punët tuaja të jenë të drejta, jeta juaj të jetë e lumtur dhe të gëzoni kënaqësinë e Zotit tuaj.
Përkujtoni në vazhdimësi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të dërgoni përshëndetje për krijesën më të mirë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët e tij, shokët e tij dhe tabi’inët, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që toleron dhe falën.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë.
Bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
Mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm dhe jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, jepu sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të Islamit dhe lavdia e muslimanëve dhe në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit. O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.
O Zot, çliro xhaminë e Aksasë!
O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, ruaj ata nga e djathta dhe e majta e tyre, nga lartë tyre dhe kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, mëshiro dëshmorët e tyre dhe shkuaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe mëshiro dobësinë e tyre, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues. O Zot, të lutemi ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, na përmirëso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që është vendqëndrimi i përkohshëm për ne, dhe përmirëso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.
O Zot, na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro prej poshtërimit në këtë botë dhe ndëshkimit në botën Tjetër.
O Zot, na përmirëso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që është vendqëndrimi i përkohshëm për ne, dhe përmirëso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.
Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.
O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!
O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!
O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira të vazhdueshme.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
Afrim Smakaj