Ramazani në xhaminë Aksa

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      29-08-1446H   28-02-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Ramazani në xhaminë Aksa

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili mëshiron sytë nëse ata lotojnë,  zemrat nëse ato frikësohen, shpirtërat nëse janë të përulur dhe qëllimet kur bashkohen. I Lavdëruar është Ai, i Madhërishmi dhe i Lartësuari. Ai ekziston dhe kur shkaqet ndërpriten, Ai është i synuari dhe kur portat janë të mbyllura, Ai është i Butë kur prekin vështirësit, fatkeqësitë dhe godasin. “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!”(El-Mulk 14) I lavdëruar është  Ai, mëshira e të Cilit përfshin çdo gjë, është e drejtë dhe nëse e bollshme, bindjes së Tij ju nënshtruan qiejt dhe toka kur Ai u tha atyre: “Ejani të dy me hir a me pahir!” (Fussilet 11) Ata u bindën dhe dëgjuan.

Zotin e lavdërojmë me Cilësitë e Tij shkëlqyese, Atë e falënderojmë për mirësitë që janë fshehur dhe janë shfaqur.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok,  dëshmi që nuk është e ndotur nga pisllëku i politeizmit, as nuk e ndryshon atë iluzioni i dyshimit, e pastër nga mendjet, qëndron nga bindja dhe besimi, e fortë në shtyllat e saj, e palëkundur gjatë gjithë kohës.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi atë kur fitnet, grindjet ishin intensifikuar, nevoja ishte bërë e madhe, dora e devijimit ishte shtrirë dhe errësira e shtypjes ishte bërë e zezë,  injoranca kishte arritur fundin e saj, formoi partitë, grupet e saj, harroi fetë e saj dhe mohoi Gjykatësin e drejtë të saj. Pastaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuari solli të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mori situatën nën kontroll, nënshtroi udhëheqësit e asaj kohe. Shenjat, argumentat e tij u shfaqën në mesin e tiranëve, duke shkatërruar kalorësit e tyre, në mesin e Cezarëve duke ulur kryqet e tyre dhe ne mes të modeleve të Kisrasë duke plasaritur pallatet e tyre.  Nga dora e tij u bë e qartë rruga e fesë së vërtetë dhe e shpjegoi atë. Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lavdërojmë për mirësitë e Tij. Muaji i agjërimit ka mirësi të mëdha, begatitë e tij janë të shumta, të mirat e tij janë të panumërta dhe nuk mund të numërohen dhe nuk mund të shterojnë, e në veçanti në xhaminë e Aksasë.

O Zot, fale dhe mëshiroje kujdestarin Tënd më të nderuar, mikun Tënd më të madh, imamët e udhëzuar të drejtë, të pastërt e të pafajshëm, të zgjedhurit dhe të virtytshmit. Të lutemi o Zot, të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me mëshirën dhe faljen Tënde, o Fuqiplotë, o Falës i madh. O adhurues të Zotit! Ne së bashku me ju,  nga këto hapësira të pastra e lusim Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar që të na shikojë me syrin e mëshirës së Tij, të na përfshirë në mëshirën dhe faljen e Tij, të na dhurojë kënaqësi, të na mundëso që t’i bëjmë veprat tona thjesht për hir të Tij dhe ta pranojë prej nesh. O Zot, na përgatit për sjellje të drejtë.

Në vijim

O adhurues të Zotit! I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur shfaqet hëna e muajit të Ramazanit drejtohej me  fytyrën e tij drejtë saj, hënës, dhe thoshte: “ O Zot, Bëje këtë hënë të lindë, vijë tek ne me paqe dhe me besim, me siguri, me Islam, me mirëqenie të lavdishme dhe me largim të sëmundjeve, me ndihmë në namaz, në agjërim dhe në lexim të Kuranit.”

O Zot, na shpëto nga Ramazani, të mos na godasi diçka që na pengon agjërimin e tij, shpëtoje atë për ne, që të mos e ngatërrojmë agjërimin në të,  dhe shpëtoje atë nga ne,  ruajtë nga gjynahet tona në të,  derisa të kalojë dhe të na kesh falur, mëshiruar dhe pastruar.  I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kthehej me fytyrën e tij nga njerëzit dhe thoshte: “  O njerëz, kur shfaqet hëna e muajit të Ramazanit mbyllen, prangosen, shejtanët rebelë, mbyllen portat e Xhehenemit, hapen portat e mëshirës dhe një thirrës, Melek, nga qielli çdo natë thërret: A ka nga ata që i luten Zotit, a ka nga ata që pendohet tek Zoti, a ka nga ata që kërkojnë falje tek Zoti? Zoti i jep kompensim çdo njërit që ka shpenzuar dhe humbje çdo kopraci, dorështërnguar. Derisa kur të jetë dita e Fitrit, Bajramit, një thirrës, Melek, nga qielli thërret; “Kjo është dita e shpërblimit, prandaj shkoni dhe merrni shpërblimet tuaja”.

LEXO  O ti i sprovuar: Bëhu i durueshëm dhe prit shpërblimin

O ju njerëz! Pendohuni tek Zoti nga gjynahet tuaja me pendesë të sinqertë, sepse nëse njeriu takohet me Zotin e tij i penduar nga gjynahet e tij vetëm se është e drejtë e Zotit që ta fali atë. Kush ka borxh le ta shlyej atë, sepse njeriu mbahet  peng me borxhin e  tij.  Kush prej jush është larguar nga vëllai i tij, le ta takojë dhe le të bëjë paqe me të. Muslimani nuk duhet ta braktisë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Gjynahi është i madh, tani hapen portat e Xhenetit, prandaj mjaft më me braktisjen e njëri-tjetrit.

O ti musliman! Nëse dëgjon diçka për vëllanë tuaj të cilën gjeni tek ai, të meta, atëherë kërko një arsyetim për të nga ana e jote, e nëse nuk mund ta gjesh, atëherë thuaj: Ndoshta justifikimi i tij nuk arriti tek unë.  Pra, frikësojuni Zotit, o robër të Zotit, kini frikë nga padrejtësia  dhe nga shkëputjet e lidhjeve familjare. Kujdes, bëni shumë kujdes, mos iu afroni tradhtisë bashkëshortore, imoralitetit,  largohuni nga veprat e këqija, silluni me mirësi me njëri-tjetrin, rritini fëmijët tuaj me mirësi, dashuri dhe fe, mbrojini vajzat tuaja nga rënia në gjynahe dhe shkelje. Kujdes, ruhuni nga heshtja për gjërat e ndaluara. Pastroni veten nga fjalët e kota, përgojimet, thashethemet dhe cenimi i shenjtërisë së nderit të njerëzve.

O ju që përgatiteni për agjërim: Mos i shikoni muslimanët me syrin e ngatërresës, ose të ndarjes, as me  syrin e nxitjes, shpifjes, arrogancës dhe përbuzjes, por shikoni ata me syrin e vëllazërimit, pastërtisë, dashurisë dhe besnikërisë. Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e nënçmon dhe nuk e dorëzon.

O ti agjërues! Le të jenë tek ti tre cilësi nga cilësitë e besimtarit: Nëse nuk i bën dobi, mos i bëj keq, nëse nuk e gëzon dot mos e trishto dhe nëse nuk e lavdëron mos e kritiko. Jini të kënaqur, me njëri-tjetrin, sepse në të është e gjithë lumturia, dashuria, mëshira dhe besnikëria.

O ti që e ke përgatitur veten për agjërim dhe falje namazi, zbukuro fenë dhe shtëpinë tënde me lexim të Kuranit, mbulo të metat tua duke u shangur nga të këqijat, gjynahet dhe shkelje. Bëje muajin e Ramazanit muaj të fuqisë dhe vendosmërisë. Largoni nga vetja gjumin e tepruar dhe dembelizmin,  përpiquni në adhurim dhe punë, sepse, ky është qëllimi i shpresës.

Esved Ibn Jezid En Nakhij, Zoti e mëshiroftë, në Ramazan, e përfundonte leximin e të gjithë Kuranit në çdo dy netë,  ndërsa jashtë tij, Ramazanit, në çdo gjashtë netë. Ai ka bërë tetëdhjetë herë Haxhin, kjo në mes haxhit dhe  Umres. Transmetohet nga Ibn Mes’udi se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  Përmirësoni pasurinë tuaj me zekat, mjekoni të sëmurët tuaj me lëmoshë dhe përballeni fatkeqësinë me lutje.” Ne sot jemi në vështirësi,  vuajtje dhe fatkeqësi. Populli ynë në Gaza po jeton një jetë të hidhur, si pasojë e rrënimit, shkatërrimit, dëmtimeve, të ftohtit të ashpër dhe kushteve jashtëzakonisht të vështira. Vëllezërit tanë në Bregun Perëndimor kanë shijuar hidhërimin, nga shkatërrimi që ka goditur gurët, pemët dhe njerëzit. O adhurues të Zotit! Përkujtoni se kjo është sprovë nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Të padrejtit, tiranit i shfaqet padrejtësia e tij, ndërsa i shtypuri ngre duartë e tij lartë drejtë qiellit duke u lutur. O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, shëro të sëmurët tanë, mundëso lirimin e të burgosurve tanë, mëshiro të vdekurit tanë dhe ruaj për ne Aksanë tonë.

Adhurues të Zotit! Hasan Ibn Ali, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, në fjalën e Allahut të Madhërishëm : “ …zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim.” (El-Huxhurat 3), ka thënë: “ Atij, zemrën e të cilit Allahu e ka sprovuar me devotshmëri, motoja e tij do të jetë Kurani, veshja e tij do të jetë besimi, rrugëdalja e tij të menduarit, aroma e tij do të jetë devotshmëria, pastërtia e tij do të jetë pendesa, pastrimi i tij do të jetë e lejuara, stolia e tij do të jetë devotshmëria, dituria e tij do të jetë Ahireti, angazhimi, puna e tij do të jetë me Zotin, qëndrimi i tij do të jetë me Zotin, agjërimi i tij deri në vdekje, ushqimi i tij do të jetë nga Xheneti, mbledhja e tij do të jenë veprat e mira, thesari i tij do të jetë sinqeriteti, heshtja e tij do të jetë kontrolli dhe shikimi i tij do të jetë vëzhgim.”

LEXO  Të afrohesh tek Zoti i Plotfuqishëm

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pasha Lavdinë dhe Madhështinë Time, Unë nuk e pranoj lutjen e askujt përveç atij që përulen para Madhështisë Time, ka përmbajtur veten e tij përballë epsheve dhe dëshirave duke synuar kënaqësinë Time, e ka kaluar ditën e tij në përmendjen Time, nuk ka ngulur këmbë në gjynahe, nuk ka vepruar me mendjemadhësi ndaj krijesave të Mia, ushqeu të uriturit, veshi të zhveshurit, mëshiroi të vuajturit dhe strehoi të huajin. Ai, drita e të cilit shkëlqen si dielli, më kërkon dhe i përgjigjem, më lutet Mua dhe i jap. Atij i jap durim në padije, në errësirë dritë nga Drita Ime. Atë e ruajnë Melaiket e Mia. Shembulli, statusi i tij tek Unë në mesin e njerëzve është sikurse shembulli i Firdeusit në Xhenet, frytet e tij, Firdeusit,  nuk thahen dhe nuk ndryshon  gjendja e tyre.”

O ti musliman! Nëse tek ti kalon një ditë apo natë në të cilat feja, trupi, pasuria dhe fëmijët tuaj janë të sigurt, atëherë shtoje mirënjohjen, falënderimin tënd ndaj Zotit të Madhëruar  dhe të Lartësuar. Sa vetave u është grabitur feja, u është hequr pushteti, u është grisur mbulesa dhe u është thyer kurrizet në atë ditë? Ndërsa ti je në shëndet dhe mirëqenie. Nëse të godet fatkeqësia përballoje atë me durim dhe gëzim, sepse Zoti do të japë lehtësim pas vështirësisë. Mos ji i padurueshëm, dhe nëse vuajtja është e madhe dhe dëmi është i rëndë,  drejtoju Zotit Bujar, Mëshirues dhe Mëshirbërës me lutje dhe nënshtrim. Do të vijë një kohë kur askush nuk do të shpëtojë përveç atyre që falen me një lutje si lutja e të mbyturit.  I thashë atij që tha: A nuk ankohesh për atë që ka ndodhur?! Ai është i Madh dhe Madhështor, Zoti na dhashtë  dikë që do të marrë hakut, të drejtën tonë dhe të na largojë etjen. Nëse i mbështetemi Atij, na mjafton, Ai është Mbrojtësi ynë dhe më i Miri mbrojtës. Zoti na dhuroftë të gjithëve durim përballë fatkeqësive, mirënjohje për mirësitë e Tij,  dhe të mos lejojë që armiqtë të ngazëllohen mbi ne dhe mbi ju.

Kthehuni  për tek Sunduesi Bujar me lutje dhe nënshtrim. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka mbushur këtë universin me begati dhe mirësi, i dhuroi çdo qenieje që ekziston nga begatit e Tij të fshehura dhe haptazi, bëri sexhden për afrimin tek Ai nga afrimet më të mëdha, mbushi zemrat me siguri përmes arritjes së dëshmisë së Tij, ndriçoi shikimin e njerëzve të dashur të Tij, e dëshmuan, shikuan me syrin e tyre agumentat e qartë, sa herë që shikonin cilësitë e Tij ata magjepseshin pas Tij. “ …kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi…” (El-Enfal 2)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, dëshmi që në momente frike sjellën sigurinë, qetësinë, dhe i bën gjëra më të lehta kur ato janë të trishta.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai cili rregulloi çdo gjë nga feja, i dërguari i Tij fisnik, i cili tregoi arte në bujari, jo vetëm një të tillë, art. Lutemi dhe përshëndesim të dërguarin me të cilin Allahu pastroi këtë umet nga papastërtitë, dhe e bëri atë, me udhëzimin e tij, vend të pastër. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi shokët e tij të nderuar, disa prej tyre e kuptuan mirësinë e pasardhësit të tij duke urdhëruar që t’i prijë njerëzit në namaz, në mesin e tyre janë ata me të cilët Zoti ndërtoi themelet e fese dhe e bëri atë një bazë të fortë. Disa prej tyre përgatitën ushtrinë e vështirësive dhe e mbështeti atë me pasurinë e tij në kohë fatkeqësishë dhe vështirësishë. Dhe disa prej tyre janë ata për të cilët i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Unë do t’ia jap flamurin nesër një njeriu që e do Zotin dhe të dërguarin e Tij dhe të cilin e duan Zoti dhe i dërguari i Tij.”

LEXO  Lavdia dhe siguria e umetit në unitet dhe besim

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë Islami ka filluar si i huaj, me pak njerëz, dhe do të kthehet i huaj, me pak njerëz, sikurse ka filluar. Këto ditë, ambicja, indteresi për ta bërë atë të lumtur ka rënë. S’ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Allahut.

Zotin e lusim që të ruaj Islamin me kujdesin e Tij, dhe ta mbrojë atë me mborjtjen e Tij me këndvështrimin e  Tij të mirë për të,  vërtetë Ai është afër i përgjigjet lutjes.  

Ne nga këtu, nga Bejtul Mukades, Kud’si, e cila është themeluar mbi devoshtmëri, ju drejtohemi atyre që do të mblidhen në Kairo,  ju themi frikësojuni Allahut në fenë tuaj dhe në umetin, popullin tuaj. Frikësojuni Allahut në xhaminë tuaj ndaj të cilës janë ndërprerë grupet e vizitorëve. O sa të vetmuar që janë fqinjët! Sa shumë kanë qenë në këto vende që binin në ruku ndaj Zotit dhe  sa lot u derdhën në ato banesa? Pasha Zotin, sikur lotët e tyre të bëheshin sy, nuk do të mjaftonin, e sikur t’u copëtoheshin zemrat nga pikëllimi, nuk do të përparonin. Punoni në dobi të fesë suaj sepse  nesër do të qëndroni para Zotit të Madhëruar  dhe të Lartësuar, dhe do të pyeteni për çdo gjë të vogël dhe të madhe. “Ndalini ata, se do të pyeten.” (Es-Saffat 24)

Njerëzit tanë në tokën e bekuar i janë nënshtruar vuajtjeve të rënda dhe ka shijuar dhimbjen. Ndërsa ne dhe ju jemi partnerë, ortakë në këtë shqetësim, ndaj mbani përgjegjësi.

Zoti rregulloftë përçarjet në fe dhe bashkoftë muslimanët, zhduktë, largoftë goditjet,  gjuajtjet e kota, gënjeshtrat dhe qartësoftë rrugën e vërtetë. Gjynahet heshtin gjuhët dhe verbojnë zemrat.  Pasha Zotin krimi është bërë i madh, argumenti është ndërprerë, krimi është bërë i madh dhe dyshimi është përkeqësuar.

“Jini të durueshëm, sepse lehtësimi është afër, kush i frikësohet Zotit në të gjitha çështjet do shpëtojë,

Kush beson në Zotin nuk do të dëmtohet, e kush shpreson tek Ai do të jetë aty ku shpreson.”

Një re dhe pastaj shpërndahet, pastrohet. O adhurues të Zotit, mbani mend se fundi i shqetësimi është filimi i lehtësimit, nëse hynë, vjen një vështirësia e fortë, do të vijnë dy lehtësira dhe do ta nxjerrin atë.  Gjërat do të kthehen në normalitet dhe toka do t’i kthehet popullit të saj. Xhamisë së Shenjtë do t’i jepet një lajm i mirë për shpëtimin e kësaj shtëpie të shenjtë, Guri i Zi do të jetë i lumtur me lirimin e prangave të shkëmbit të shtëpisë së shenjtë, Kuds’sit.  Vendi i shpalljes do gëzohet me kthimin e vendit të Udhëtimit të Natës së Israsë, Aksasë tek të ndershmit dhe të devotshmit. Taiba, Medina, vendbanimi i zotërisë së profetëve, do të gëzohet me kthimin e vendbanimit të profetëve tek muslimanët. Sytë tuaj do të ngushëllohen, qetësohen,  kur Shkëmbi fisnik të pastrohet nga lotët e atyre që qajnë dhe të hiqet veshja e vështirësisë nga prania e masës së njerëzve të drejtë dhe Islami i huaj do të kthehet nga ai për në shtëpinë e tij, hëna e udhëzimit do dali  nga thellësitë e tij dhe toka e Shenjtë do të kthehet në shenjtërinë e saj të mëparshme.

O ti musliman! Asnjë tokë nuk dëshpërohet nga qytetërimi i saj dhe nëse koha e largon atë. Në një lum në të cilin ka rrjedhur dikur ujë duhet me patjetër që uji të kthehen në të.  Zoti ka mirësi që janë të fshehta, i padituri me injorancën e tij i mendon se ato janë dënim, por kur ato mbarojnë dhe zhduken, ai e kupton se ato janë bekime, mirësi. Zoti na bëftë ne dhe ju prej atyre që e ndjekin vullnetin e Tij, bëftë besimin për ne furnizimin e Tij, dhe na frymëzoftë me devoshmërinë dhe udhëzimin e Tij.

O Zot, na kthe shëndoshë e mirë dhe fitimtarë në tokën tonë, kthe të burgosurit tanë, o Zot i botëve. Na bashko me familjet tona dhe na lehtëso ribashkimin. Na kthe kopshtet e lumturisë, burimet e afërsisë së bollshme, sepse ngushëllimi është bërë i pakët dhe sekreti, fshehtsia është larguar.

O Zot, ndihmuesit janë të paktë, zullumqarët, të padrejtët,  janë shtuar, Ti je i Gjithëdijshmi, i Mirëinformuar, Gjykuesi i drejtë, me Ty krenohemi para tyre,  për tek Ti vrapojmë duke ikur  nga duart e tyre, ata janë forcuar kundër nesh me krijesa ndërsa ne krenohemi me Ty, o Zoti i botëve.

O Zot, lehtëso punët tona, përmbyll me të mira veprat tona,  na mundëso të arrijmë atë që të kënaq Ty në shpresat tona, na mundëso të vdesim derisa Ti je i kënaqur me ne, o Bujar.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El-Ankebut 45)

“…si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/3548033345500897

Post Author: endrit