Nga manifestimet e madhështisë së Islamit në adhurimin e agjërimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    28-09-1446H   28-03-2025 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema   Nga manifestimet e madhështisë së Islamit në adhurimin e agjërimit

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut dhe të jemi të nënshtruar, të bindur ndaj Tij, sepse ajo, devotshmëria është burimi i mirësive, bashkim i karakteristikave dhe fortesa më e pathyeshme. Kush i përmbahet shkaqeve të saj ka shpëtuar. “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi).” (El-Talak 2)

O besimtarë dhe besimtare! Me të vërtetë muajit tuaj fisnik i është tkurrur në hijen e tij,  gjysëmhëna e tij është holluar,  dielli mbrëmjes së tij ka filluar të skuqet dhe koha për largimin tij ka ardhur. Por kopshtet e mirësisë në të janë ende në lulëzim, burimet e mëshirës janë të bollshme dhe të shumta. E kush është i etur për mirësitë kujdeset për plotësimin e tyre në mënyrë të plotë. I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë veprat vlerësohen me përfundimin e tyre.” Vërtetë arritja në fund të këtij muaji të bekuar dhe realizimi i përfundimit të tij është nga begatitë dhe mirësitë e mëdha, sikurse e ka vënë në dukje Zoti ynë në librin e Tij, Kuran, kur ka thënë: “   Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)

Është me vend, në të drejtën e atij që i arrinë këto orë fisnike dhe këto netë të bekuar që të shtojë falënderimin ndaj Zotit për mirësinë e udhëzimit në Islam dhe për mirësinë e mbylljes së tij plotësisht. Sa njerëz që shpresonin të ishin dëshmitarë të këtij muaji nuk ja arritën këtij qëllimi! E sa nga ata që e filluan nuk mundën t’i plotësojnë ditët e tij! Vërtetë ato janë shpresa të cilat nuk arrijnë të plotësohen për shkak të afateve, exheleve. Allahu ju ka mundësuar arritjen e orëve të fundit të tij dhe që të ekspozoheni në atë që Ai jep në këto orë nga mëshira dhe begatia e Tij. Prandaj, shijoni momentet e mbetura të muajit tuaj me garë në fushën e adhurimeve dhe shfrytëzoni ato orë duke nxituar në lloje të ndryshme të adhurimeve. Vërtetë përfitimi nga vlerat është me përsosjen e mbylljes, përfundimit dhe jo me mangësit e fillimeve.

LEXO  Mirësitë e shëndetit në fe dhe në jetë

Popull musliman! Vërtetë Islami është fe e urtë Hyjnore, dhe legjislacion  madhështorë i balancuar. Janë legjitimuar në të adhurimet dhe bindjet ndaj Zotit për të rafinuar dhe reformuar besimtarin dhe me qëllim pastrimin dhe korrigjimin e shpirtit, sikurse Allahu i Madhërishëm tregon në prezantimin e ajeteve të agjërimit kur ka thënë: “ Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” El-Bekare 185)

Sikurse nga objektivat e këtij legjislacionit Hyjnorë në çështet e adhurimeve është arritje e kuptimit të adhurimit, nënshtrimit të plotë ndaj Krijuesit, Zotit të Madhërishëm, në bindje ndaj urdhërit të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij, dashurisë për Të  dhe ndjekjes së Tij. Besimtarit nuk duhet t’i bëjë përshtypje puna e tij, as të mbështetet në të, as ta nënçmojë atë ose t’i kushtojë vëmendje. Por ai e nënvlerëson atë dhe e konsideron të parëndësishëm, dëshmi e të së drejtës së Zotit mbi të, duke vërejtur gabimet e tij dhe duke parë dobësinë e tij dhe mangësitë e punës së tij. Duke u bazuar në këtë kuptim madhështorë është legjitimuar kërkimi falje tek Zoti përfundim dhe vulosje e veprave të mira.

Mirësia dhe vlerësimi i Allahut të Madhërishëm ndaj robit besimtarë shtrihet nga koha e suksesit të tij në kryerjen e veprave të mira dhe ndihmën e Tij në kryerjen e tyre, deri në plotësimin e dhuntisë së Tij ndaj tij duke i pranuar ato prej tij. Për këtë arsye Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, e ke parë nëse e arrijë natën e Kadrit, çfarë të them?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Thuaj, Zoti im Ti je Falës e do faljen më fal mua.”

Besimtari në muajin e Ramazanit përpiqet seriozisht me lloje të ndryshme adhurimesh deri sa të arrijë fundin e tij duke kërkuar natën e Kadrit, duke i kërkuar Allahut falje siksurse ai që bën gjynahe dhe ka mangësi.

Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë me falënderimin dhe lavdërimin e Zotit për mirësinë e arritjes së përfundimit të këtij muaji  përmes kërkimit falje tek Ai dhe duke e lutur Atë për falje. Kujtoni, sillni ndërmed kuptimet e suksesit të Zotit ndaj jush dhe mirësitë e Tij ndaj jush si dhe mangësitë tuaja ndaj të drejtës së Tij dhe neglizhimin tuaj ndaj Tij. Duke arritur kështu në kuptimin e saktë të adhurimit, nënshtrimit ndaj Tij, që ndërthur dashurinë e përsosur për Zotin tënd dhe nënshtrimin e përsosur ndaj Tij.

LEXO  Shpresa e të devotshmëve dhe gjynahqarëve në faljen e Zotit të botëve

Zoti na begatoftë të gjithëve  në atë që ka ngelur nga muaji i Ramazanit dhe na mundësoftë që të arrijmë gradë të larta të mirësisë.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimi i të  Cilit është prej dhuratave të Tij dhe falënderimi i të Cilit për begatitë e Tij është prej të mirave të Tij.  Zotin e lavdëroj me lavdërimin e atij që i njeh vërtetë begatitë e Tij, duke pranuar për paaftësinë e tij për të numëruar lavdërimet dhe falënderimiet që Ai meriton, lavdërime të atij që ka nevojë për Të dhe që është i mjaftueshëm me të në të gjitha rrethanat.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Plotë në Sundimi  dhe Pushtetin e Tij, në Emrat dhe Cilësitë e Tij. Lutjet dhe përshndetjet më të plota të Tij për të përzgjedhurin e krijesave të Tij,  zotërinë e të dërguarve të Tij dhe vulën e profetëve të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pishtarët e udhëzimit dhe yjet e qiellit të Tij, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira, sa kohë retë derdhin ujin e tyre dhe pikojnë shiun e tyre.

Në vijim

O besimtar dhe besimtare! Nga veçoritë e përsosjes së fesë Islame, manifestimet e humanizmit dhe mëshirës së tij,  është se ka ligjëruar Sadakan e Fitrit  në fund të këtij muaji të bekuar, për të konsoliduar kuptimet humaniste, njerëzore dhe për të forcuar lidhjet e vëllazërisë në besim, në integrim, dhemshuri dhe mbështetje reciproke. Nga Ibn Absai, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë obligim sadakanë e Fitrit pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të pista, dhe ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit të Bajramit ajo është sadaka e pranuar, e kush e jep atë pas namazit t Bajramit, ajo është sadaka sikur sadakatë e tjera normale.” Masa e tij është një Sa’un nga ushqimi prej ushqimit më të përdorur të vendit, për  çdo musliman. Koha e dhënijes së tij është nga perëndimi i ditës së fundit nga Ramazani. Sikurse lejohet që kjo të jepet dhe para kësaj dite me një ditë apo dhe dy ditë. Prandaj, nxitoni në dhënijen e fitrit që të pastroni me të shpirtërat tuaj dhe të gëzoni me të zemrat tuaja, adhurim ndaj Zotit tuaj dhe në plotësim të nevojave të vëllezërve tuaj para Bajramit tuaj.   Përgatituni, vishuni bukur për Fitër Bajramin tuaj të lavdishëm, falënderues, mirënjohës ndaj Zotit për përfundimin tuaj të mirë të këtij muaji dhe udhëzimin në Islam. Shijoni mirësitë dhe begatitë shumta që  Zoti ka dhuruara në këtë vend të bekuar nga retë e mëshirës dhe nga pafundësitë e begative shumta, me bukuritë  e veprave të  mira, me siguri dhe besim, unitet dhe prosperitet.

LEXO  Historia është mësim - Medina 07.02.2020

Zoti e pranoftë nga ne dhe ju agjërimin dhe namazet, na mundësoftë përfundim të mirë! Zoti e ktheftë këtë muaj të bekuar tek ne, ju dhe umeti Islam, të gjithë muslimanët, me siguri, besim, paqe dhe Islam.

O besimtarë dhe besimtare! Kjo është një nga ditët në të cilën kërkohet të shtohen  lutjet dhe përshëndetjet  për zotërinë  e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, e premte, prandaj, në këtë ditë, shtoni salatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja më mbërrijë.”

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërin e të parëve dhe të fundit, udhëheqësin e të dërguarve, vulën e  të gjithë profetëve dhe mëshirën Tënde për mbarë botët, zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamein.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e drejtë, zotërijtë e udhëzuar, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me tabiinët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit, dhe ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde,  o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na begato në atë që ka ngelur nga muaj i nderuar, na gëzo me pranimin e agjërimit dhe faljen e namazeve në të, na fal për të metat dhe gabimet tona gjatë ditëve dhe netëve të tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot, bëj këtë vend të sigurt dhe të paqtë dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, të lutemi, mbro këtë vend me rojet e Tua , Mbretërinë e Arabisë Saudite, nga komplotet e çdo komplotisti dhe nga dinakëritë e çdo dinaku.  O Zot, të lutemi ruaj djepin e dy xhamive të shenjta, synimin, destinacionin e zemrave e muslimanëve dhe strehën e besimtarëve. O Zot, ruaj kujdestarët e çështjeve të këtij vendi dhe dijetarët e tij, vendet e shenjta dhe shenjtërinë e tyre, besimin, doktrinën e tij, siguria e tij, prosperiteti i tij, kufijtë dhe ushtarët e tij.

O Zot, shpërblei ata që kanë qenë dhe janë në shërbim të dy xhamive të shenjta me më të mirën që ke shpërblyer dikë nga krijesat e Tua, duke filluar me kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e fronit të tij, me Mirësinë dhe Begatinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues dhe më i Madhi Bujar.  

O Zot, përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot, largoje vështirësinë dhe shqetësimin nga të dobëtit dhe të vuajturit.

O Zot, të lutemi të jesh i Butë me vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, shkruaj triumfin e tyre dhe shëro dobësitë e tyre. O Zot, Zbritësi i Librit, lëvizës i reve dhe mundësi i grupacioneve, të lutemi të mundësosh lirinë e tyre, o Zoti i botëve, o më i Madhërishmi dhe me i Nderuari.

O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1717020655890696

Post Author: endrit