Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)
Në vijim.
Fjala më e mirë është fjala, Libri i Allahut të Madhërishëm, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë shpikjet, risitë në fe, çdo e re është shpikje, rise, çdo risi është humbje dhe humbja të shpie në zjarr.
Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin Famëlartë, ajo është fjala më e vërtetë : Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El- Asr 1-3) Allahu i Madhërishëm është betuar në kohën, dhe më konkretisht me pasdrekën, koha e iqindisë, apo një pjesë të rëndësishme prej sajtë. Ai moment është në pjesën e fundit të ditës. Është betuar në këtë kohë se me të vërtetë një pjesë e njerëzimit është në humbje. E ai që është në këtë situatë është pranë portave të ndëshkimit dhe sa përfundim i keq që është për të. Më pas Allahu i Madhërishëm ka përjashtuar nga të humburit ata të cilët i ka përshkruar me katë cilësi për të cilat kanë folur keto ajete që qarta.
Cilësia e parë është në fjalët e të Madhërishmi, “përveç atyre që besojnë.” Besimi, në vetvete dhe i plotë nuk arrihet vetëm se përmes diturisë.
Cilësia e dytë është në fjalën e të Madhërishmit, “dhe bëjnë vepra të mira,” vepra e mirë që të jetë e saktë duhet e sinqertë për Zotin e Madhërishëm, dhe çfarë është e sinqertë për Zotin dhe e saktë sipas synetit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Cilësia e tretë është në fjalën e Allahut të Madhërishëm, “i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën”, këshilla në të vërtetë është thirrja në rrugë të Allahut të Lartësuar.
Cilësia e katërt është në fjalën e Allahut të Madhërishëm, “e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” Apo në këtë rrugë dhe metodë për të shpëtuar nga kjo humbje. Ai që ka pranuar Allahun si Krijues, me Islamin si fe, me Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, si i dërguar dhe profet, ka mësuar prej Zotit dashurinë dhe ka kuptuar qëllimin e shpalljes së Zotit. Ai ka bërë vepra të mira për Zotin me sinqeritet, duke qëndruar largë të bërit shirk dhe rrugës së humbjes. Ai e ka plotësuar veten me diturinë e dobishme dhe me punë të mira e më pas ka vazhduar në thirrjen e të tjerëve në rrugë të Zotit të Madhërishëm dhe në këtë të vërtetë që Ai ja ka mësuar dhe ja ka bërë të njohur. Ka këshilluar dhe ka porositur për atë të cilën do të pyetet çdo njëri në varrin e tij, për njohjen e Zotit të Madhërishëm, njohja e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, njohja e fesë Islame. Njohje që është e vërtetuar me argumentat e saktë, nga libri i Allahut të Madhërishëm dhe syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga gjurmët e sahabeve dhe tabiinëve, dhe të udhëheqësve të drejtë të fesë. Është treguar i duruar në vepra të mira dhe në thirrje në rrugë të Allahut të Madhërishëm, duke punuar, mësuar dhe u mësuar të tjerëve, përballë atyre që bien nga dëmtimet, dhe atyre që e kanë vendosur veten e tyre në metodologjinë profetike. Ai ka shpëtuar dhe surja e Asrit është nga metodat e shpëtimit. Dhe nga plotësimet e kësaj sureje të ndershme dhe pse e shkurtër është qartësia me të cilën ajo urdhëron njerëzit që të shpëtojnë. Ebu Abdullah Esh Shafi’iu, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Sikur Allahu të mos kishte zbritur argumente të tjera tek krijesat e tij, veç kësaj sureje, do të ju kishte mjaftuar.” Dmth, do të ju mjaftonte atyre për ngritjen e argumentave të tyre me këtë sure me obligimin e rregullave të fesë së Zotit, duke besuar lajmin e Allahut të Madhërishëm, pasimin e urdhërit të Tij, largimin nga ajo që Ai na ndalon, dhe të zbatuarit e të lejuarës që ka caktuar Allahu i Madhërishëm.
Zoti na dhëntë begati në Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi të gjithëvë me argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është falës mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërime të pafundme për Zotin e Gjithësisë. Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin e Tij të zgjedhur, për familjen dhe shokët e tij dhe për të gjithë ata që janë mjaftuar me gjurmët e tij.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Friksojuni Zotit, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Teube 119)
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dije se nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni.” (Muhamed 19) Sufjan Ibn Ajan, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ka filluar me dije, që do të thotë para fjalës dhe veprës, sepse udhëzimi është i gjithi në diturinë që s’ka Zot tjetër veç Allahut. Feja e vërtetë është e gjitha e lidhur me kërkimin falje tek Zoti i Madhërishëm dhe të penduarit tek Ai me fjalë dhe vepra.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë. (Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.” (Et-Teube 32-33)
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin nga krijesat e Zotit, Muhamedin, djalin e Abdullahit, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe ta përshëndesni atë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, mbi të dërguarin tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirsi deri në ditën e fundit. Kënaqësija Zotit qoftë dhe mbi ne sëbashku me ata me mëshirën dhe mirsinë Tënde o më i Madhi më Bujari.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërro armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.
O Zot bëje këtë vend të paqtë, të qetë, dhe të sigurtë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.
O Zot bëj kujdestarët tanë dhe kujdestarët e muslimanëve që të jenë nga ata që të frikësohen Ty, të binden Ty dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses drejtuesit tonë, o Zot jepi sukses në udhëzimin Tënd, bëj që punët e tij të fitojnë kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot na fal gjynahet tona, dhe të metat tona në çështjet tona, na bëj të fortë dhe na ndihmo kundra popullit mohues.
O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, me të vërtetë Ti je Fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër veç Teje, Ty të takon Madhërimi, me të vërtetë ne jemi që i kemi bërë padrejtësi veteve tona.
O Zot, na fal dhe na mëshiro, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
O Zot kërkojmë mbrojtje me kënaqsinë Tënd nga zemërimi Yt, kërkojmë mbrojtje me faljen Tënde nga ndëshkimi Yt.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.