Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme
05-04- 1442 H 20-11-2020 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim Tema Mbrojtësit e Islamit
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Allahut.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, me frikë të vërtetë. Frika dhe devotshmëria ndaj Zotit është dritë e syve, me to ringjallen zemrat dhe ndërgjegjet e njerëzve.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka zgjedhur për njerëzit fe, në të cilën të adhurojnë Zotin e tyre, dhe ka dërguar profet që të jua a shpjegojnë atë njerëzve. Dijetarët kanë rënë dakort se ruajtja e fesë është e para nga pesë gjërave të domosdoshme. Ruajtja e sajtë, fesë, është para ruajtjes së vetes, mendjes, nderit dhe pasurisë. Ruajtja e fesë në popujt e mëparshëm ka qenë përgjegjësi e profetëve dhe e pasuesve të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten Allahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të Allahut, për të cilin ata dëshmonin.” (El-Ma’ide 44) Kur profetët kalonin në botën tjetër, ndërronin jetë, feja e tyre pësonte devijime dhe ndryshime. Ndërsa për këtë umet, Ai që ka marrë përgjegjësinë për ruajtjen e fesë së tij është Allahu. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr 9)
Premtimi i Tij përfshin ruajtjen e fjalëve të Kuranit Famëlartë dhe kuptimin e tij, si dhe ruajtjen e synetit, traditës së profetit, shpjeguesi i Kuranit, deri në ditën e kijametit. Allahu i Madhërishëm delegoi për këtë krijesat më të mira të Tij, njerëzit, dhe i nderoi ata me të, duke bërë që angazhimi me fenë e tyre të jetë nga virtytet dhe vlerat më të larta. Allahu i Madhërishëm ka përzgjedhur Xhibriilin, paqja e Zotit qoftë mbi të, ndërmjetës mes Tij dhe të dërguarve të Tij, në lajmërimin, shpalljen e fesë. Ai, Xhibriili, e mësoi çdo gjë që dëgjoi nga Zoti i tij dhe e zbriti atë tek i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai ja përsëriste profetit Kuranin një herë në çdo vit, ndërsa në vitin e ndërrimit jetë të profetit, ja ka përsëritur atë dy herë. Duke e përcjellë fjalën e Zotit në mënyrën më të mirë dhe më të plotë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nuk ka dyshim se ky (Kuran) është Shpallja e Zotit të botëve. Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili), në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë.” (Esh-Shu’ara’ 192-194)
Sikurëse dhe Melaiket e tjera kanë kontribut të madh në ruajtjen e fesë. Prej tyre ka Melaike që bëhen mburojë për të ruajtur shpalljen gjatë zbritjes së saj që të mos vidhet nga shejtanët. Ka prej tyre që kanë zbritur nga qielli shoqëruese të ajeteve madhështore. Sikurëse ka prej tyre që kanë luftuar me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në betejat e tij në mbrojtje të fesë dhe në ndihmë të ndjekësve të kësaj feje.
Të dërguarit e Allahut e kanë ruajtur fenë sikurëse i ka urdhëruar Zoti. Ata kanë përjetuar mundime dhe vuajtje të rënda për këtë gjë të cilën nuk e përjeton dikush tjetër veç tyre. Ka pasur profetë që janë lënduar, prej tyre ka që janë dëbuar nga vendi tij, ka pasur prej tyre që nuk i është përgjigjur asnjë njeri thirrjes së tij, sikurëse ka pasur prej tyre dhe që janë vrarë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur…” ( El-Ahkaf 35)
I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga më të kujdesurit për ruajtjen e asaj që është zbritur tek ai prej Zotit. Ai kur i zbritej Kurani, mundohej të ja kalonte Xhibriilit, në lexim, nxitonte nga frika se mos e harron atë. Allahu i Madhërishëm e garantoi se do ja lehtësojë mësimin e tij përmendësh. “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë. Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij! Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” ( El-Kijame 16-19)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në rrugën e ruajtjes së fesë dhe përhapjen e saj tek populli i tij ka përjetuar mundimet më të mëdha. Është akuzuar për gënjeshtar dhe magjistarë, duke e prekur atë në mendjen, nderin, dhe moralin e tij. Ai u dëbua nga vendi i tij, i bënë magji, dhe u bashkuan kundra tij të gjithë armiqtë. Atë e sulmoi populli i tij, e goditën në kokë sa i çanë buzët e tij, sikurëse i vranë shokët para syve të tij.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i urdhëronte shokët që të mësonin Kurani përmendësh dhe ta zbatonin atë, sikurëse ua lejoi që ta shkruanin Kuranin dhe synetin e tij. Ai i urdhëroi shokët e tij që tua mësonin Kuranin të tjerëve që vinë pas tyre dhe ka thënë: “Lajmëroni, transmetoni prej meje qoftë dhe një ajet të vetëm.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Sahabet kanë shfaqur kujdesin më të madh për ruajtjen e fesë, duke arritur një kujdes të cilin nuk e ka arritur dikush tjetër pas tyre. Ata e kanë shkruar Kuranin Famëlartë në lëkura, copa pëlhure dhe gurë, e vëndosën atë në gjokset e tyre, duke e mësuar përmendësh, dhe e transmetuan tek brezi pasardhës në formën më të mirë. Ata transmetuan synetin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalë dhe me vepra. Said Ibn Xhubejri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam shkruar nga Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me të, në fletën time deri sa e mbushja atë, pastaj shkruaja mbi këpucën time sa e kam mbushur atë, e më pas kam shkruar mbi dorën time.”
Ata bënin kujdesin maksimal për të qenë të saktë dhe të përpiktë në transmetimin e fjalëve të hadithit dhe transmetimin e tyre për umetin.
Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo e mirë që ka umeti Islam sot deri në ditën e kijametit nga besimi, Islami, Kurani, syneti, dituria, njohja, adhurimet, hyrja në xhenet dhe të shpëtuarit nga zjarri i xhehenemit, e gjitha është falë begatisë dhe mirësisë së asaj çfarë vepruan sahabet, të cilët transmetuan fenë.”
Më pas caktoi Allahu dijetarë pas tyre, të cilët i bashkonte sinqeriteti që të mësonin njerëzit dhe të ruanin fenë. Ata nuk ishin të veçuar në vend, komb, nacionalitet apo ngjyrë të caktuar. Por prej tyre ka të vegjël dhe të mëdhenj, të pasur dhe të varfër, robër dhe njerëz të lirë, të pikëlluar dhe të uritur. Prej tyre ka të saktë fizikisht, dhe të fuqishëm por prej tyre ka të verbër, me aftësi të kufizuara, të çalë dhe të shurdhër. Ata kanë shkruar, mësuar dhe kanë përcjellë, kanë duruar përballë varfërisë dhe urisë, frikës dhe dhimbjes. Ata sakrifikuan vetet e tyre, pasurinë dhe moshën e tyre, duke mos kursyer asgjë në arritjen e asaj që ka premtuar Allahut në ruajtjen e çështjeve të fesë. Dhe lundruan, hulumtuan, çdo njëri prej tyre, dijetarëve, në fushat e tyre. Shumica e tyre bashkuan diturinë duke shtuar nga dituria e kësajt bote çfarë ishte në dobi të njerëzimit.
Dijetarët, njerëzit e Kuranin dhe komentimit të tij, u përkushtuan në shprehjet e Kuranit, në shkronjat e tij, dhe shpjeguan kuptimin e çdo fjale në të, pa marrë parasyshë nëse është në kuptim të mirfillë të fjalës apo me çfarë ajo lidhet. Ata rregulluan, apo standartizuan të gjitha llojet e leximit dhe ajetet e ngjashme. Sikurëse vendosën metodat e leximit të tij, zbatimin e texhvidit, të shkronjave të tij dhe përmirsimin e leximit të tij. Shpjeguan të panjohurat dhe vendosën rregullat e spjegimit të tyre. Ata fiksuan kohën dhe vendin e zbritjes së çdo ajetit Kuranor, ka zbritur në udhëtim apo në qëndrim, në verë apo në dimër, natën apo ditën, mbi kafshë, në këmbë apo ulur. Sqaruan shkaqet e zbritjes dhe për çfarë ka zbritur. Sikurëse vendosën rregullat dhe kohën e ndalesës dhe zgjatjet në leximin e tij. Ata shpjeguan vlerat e Kuranit dhe edukatën në leximin e tij, në mësimin dhe të mësuarit e tij tek të tjerët. Ata sqaruan çdo të madhe dhe të vogël çfarë ndikon në ruajtjen e Kuranit, në fjalët dhe kuptimin e tij. Ali Ibn Ubejdullahi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Muhamed Ibn Xheriri, Zoti e mëshiroftë, ka punuar për dyzet vite në librin e tefsirit të tij.”
Dijetarë kanë bërë kujdes në shkencën e transmetimit dhe rrugët e tij. Ata kanë udhëtuar në vende të ndryshme, bënë durim në rrugën për të ju afrua transmetuesit, dhe përballë vështirsive të mëdha.Prej tyre është dhe imam Ahmedi i cili ka shëtitur gjithë botën, vendet islame, për dy herë deri sa ka përfunduar librin e tij “Musnedin”.
Ata mësuan përmendësh fjalët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, veprat dhe raportet e tij, duke standartizuar fjalët dhe transmetimet nga ai, ndryshimet e trasmetuesve, dakortësitë e tyre, si dhe të shtuarit e disave nga disa të tjerë, në fjalë. Atyre nuk u ka shpëtuar nga syneti i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, asnjë fjalë, ngjarje, ndodhi, lajmërim apo asnjë histori, tregim, përshkrim, atribut, dhe asnjë gjë. Ebu Hatim Raziu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Herën e parë që kam dalë në mësimin e hadithit kam qëndruar shtatë vite, dhe kam bërë llogari se kam ecur në këmbë më shumë se njëmijë Farseh, dmth më shumë se tetë mijë kilometra. Kam vazhdur duke i llogaritur sa kam arritur në njëmijë Farseh, e pastaj e kam lënë, nuk i kam llogaritur më.”
Ata, Zoti i mëshiroftë, kan mbledhur hadithin dhe i kan grupuar në Sahihe, Musnede, Sunen, Mu’xhemea dhe në Musenefat, libra të haditheve, në të cilët kan mbledhur me mijëra transmetime. I pari prej tyre është imam Buhariu, Zoti e mëshiroftë, i cili ka thënë për librin e tij Sahihun: “ Për shkrimin e Sahihut kam punuar gjashtëmbëdhjet vite, dhe kam sjellë në të më shumë se gjashtëqind mijë hadithe. E kam bërë atë argument në mes meje dhe Zotit.”
Imam Neveviu, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Dijetarët kanë rënë dakort se pas Kuranin Famëlartë, librat më të saktë janë Sahihët e Buhariut dhe Muslimit dhe si të tillë i ka pranuar i gjithë umeti.” Studimet e dijetarëve kanë ndriçuar kuptimin e haditheve, sikurëse kanë folur për transmetuesit dhe gradët e tyre. Ata kanë bërë të qarta problemet, kanë shpjeguar paqartësitë, kanë zbuluar korrigjimet dhe shtrembërimet e tyre. Ata ishin mbrojtës të patundur të synetit dhe pengues të shtrembërimeve dhe devijimeve. Atyre nuk ju kalonte as dhe një shkronjë apo më shumë nga mashtrimi. Umeti ynë është veçuar nga popujt e tjerë për nga ana e zinxhirit të transmetimit, njohjen e të saktës dhe të drejtës. Ndërsa në popuj para nesh nuk kishte zinxhir transmetimi dhe as nuk kishte dallim nga fjalët e të dërguarve të tyre dhe atyre çfarë ishin shtuar në to. Sufjan Eth Thevriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Melaiket janë rojet e qiellit, ndërsa njerëzit dijetarët, e hadithit janë rojet e tokës.”
Dijetarët e Akides, besimit, qartësuan çështjet e besimit, i rregulluan ato, mblodhën argumentat e saj, Akides, i shpjeguan dhe lehtësuan ato për njerëzit. Sikurëse ua qartësuan njerëzve se Allahu është Krijuesi dhe Sunduesi i çdo gjëje, Emrat dhe Cilësit e Tij, dhe se bindja dhe nënshtrimi ndaj Tij është detyrë. Sikurëse eleminuan, fshinë mendimet e dyshuesve, duke bashkuar kështu mes thënijes, fjalës dhe arsyes.
Ndërsa Fukahatë, dijetarët e legjislacionit Islam, Fikhut, me njohjen e tyre të qëndrueshme shtruan rrugën e nxjerrjes së rregullave nga Kurani dhe hadithi. Ata vendosen për Fikhun bazat dhe rregulla të përgjithshme, për të ngjashmet dhe shembujt, analoget. Metoda e nxjerrjes së rregullave tek ata ishte nga teksti dhe standartet e të kuptuarit të saktë. Ata bënë të qarta rregullat e veprave të njerëzve përgjegjës, duke i grupuar ato sipas kategorive me qëllim lehtësimi në praktikimin e tyre. Ata treguan rregullat dhe kushtet dhe bënë të qarta hollësitë e dispozitave në adhurime, ibadat, dhe në mardhënijet ndërnjerëzore, muamelat.
Gjuha është mjeti i diturisë, me anë të saj kuptohet, arrihet njohja dhe transmetohet dituria tek të tjerët. Dijetarët e kanë konsideruar shpalljen burimin e parë të gjuhës, duke e pasuar më shprehjet gjuhësore nga gjuha e arabëve. I bashkuan, sistemuan dhe rregulluan kuptimet e tyre duke i përafruar ato. Sikurëse dalluan se kush mund ta ruaj tingëllimin e saktë, dhe vendosën rregulla në analizimin gjuhësorë që vlerson fjalët dhe ruan kuptueshmërinë. Me anë të kësaj mësohet elekuenca gjuhësore dhe arrihet rrjedhshmëria e të shprehurit.
Historia është përmbledhja e të gjithë krijesave dhe udhëzuesi për në legjislacionin e Zotit tek krijesat e Tij. Më e vlersuara dhe e nderuara është historia e të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dijetarët ndriçuan jetën dhe historinë e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, virtytet e tij, moralin, sjelljen dhe cilësitë e tij. Duke ndriçuar çdo të vogël dhe të madhe nga historia e tij, nga emri, prejardhja, jeta, lindja dhe vdekja e tij, profetësija, ajo që ju shpall, dhe emigrimi, hixhreti i tij. Për gratë e tij, djemtë dhe vajzat e tij, për shokët dhe të dashurit e tij. Rreth cilësive të krijimit të tij, virtyteve dhe moralit të tij. Rreth përballjeve dhe betejave të tij. Për enët e tij, shpatën dhe harkun e tij, kafshët e tij, dhe ngjyrat e rrobave të tij, cilësitë e këpucëve të tij dhe llojin e erës së mirë me të cilën ai parfumosej. Mënyra se si flinte gjumë, frymëmarrjet, numrin e ndalesave të tij kur pinte ujë. Mënyra e të ngrënit të tij, çfarë ai preferonte nga ushqimet, të ecurit e tij, të qeshurit dhe të qarit e tij. Numërin e qimeve të bardha në mjekrën dhe kokën e tij.
Dijetarët kanë vazhduar shekull pas shekulli që ta ruajnë fenë, dhe ta transmetojnë atë tek pasardhësit e tyre, ata që vijnë pas tyre, duke bashkuar diturinë dhe adhurimin.
Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë, kur falte namazin e sabahut, qëndronte duke përmendur Zotin, deri afër mesditës. Shkruan libra, studjuan dhe shfrytëzuan kohën. Ibn Xheuziu, Zoti e mëshiroftë, ka shkruar me dorën e tij më shumë se dy mijë vëllime libri. Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, për librin e tij “Xhamii el Mesanid” ka thënë: “ Kam vazhduar duke shkruar në të natën ku llamba dobësohej aq shumë deri sa më humbi shikimi më të.”
Dijetarët bën durim në vështirësi dhe sprova. Imam Maliku, Zoti e mëshiroftë, ka sakrifikuar në mësimin e diturisë së hadithit deri sa nuk i ka mbetur asgjë në shtëpinë e tij ku ka shitur dhe drurët e sajtë.
Sha’biut, Zoti e mëshiroftë, i është thënë: “ Nga e ke marrë gjithë këtë dituri?” Ka thënë: “ Nga udhëtimi në vende të shumta dhe durimi si durimi i sendeve, gjërave pa shpirt.”
Kush shikon në historinë e tyre do të mendoj se ajo është një fantazi dhe ekzagjerim në tregim rreth tyre, por se kjo ka qenë gjendja e dijetarëve të mëdhenj, në duart e të cilëve u realizua fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Do të arrijë të përhapet kjo çështje, dmth feja, kudo që arrinë dita dhe nata. Allahu nuk do të lërë shtëpi në qytet as në fshat, periferi, që të mos depërtojë, arrijë në të kjo fe.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Në vijim
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm na ka dhuruar mbrojtës të kësaj feje në shekuj të tërë. Ajo ka mbërritur tek ne e freskët sikur ka zbritur tani, dhe e tillë do të ngeli deri në ditën e kijametit. Nuk i është prekur asaj asnjë gjë dhe nuk ka humbur nga Kurani Famëlartë asnjë shkronjë, dhe nuk ka humbur nga syneti i të dërguarit të Zotit diçka. Edhe pse kanë kaluar kohë, kjo fe është përballur me ngjarje dhe luftra, varfëri dhe uri, përçarje dhe grindje, shtrëngime në të, fyerjet ndaj vendimeve të sajtë, injorimin dhe talljen me legjitimitetit të sajtë dhe të dërguarin e kësaj feje.
Besimtari mundohet që të jetë nga ata që janë nderuar me ruajtjen e legjislacionit të fesë, dhe transmetimin e saj, me anë të kërkimit të diturisë dhe nxitjen e fëmijëve të tij në dashurinë e fesë, ruajtjen e sajtë, mësimin dhe të mësuarit e sajtë tek të tjerët, dhe në pasimin e atyre që kanë kaluar nga selefët dhe dijetarët e umetit sepse në të ka krenari dhe të mira.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Kështu që disa prej tyre e kanë kryer zotimin (duke vdekur në luftë për Çështjen e Allahut), kurse të tjerët presin, pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre. Nuk ka dyshim se Allahu do t’i shpërblejë sinqertët për besnikërinë e tyre e do t’i dënojë hipokritët, nëse do ose do t’u pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. ” (El-Ah’zab 23-24)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë. Zoti na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Besimtarët e kanë për detyrë që ta falenderojnë Zotit që ka ruajtur për ata Islamin dhe u ka dhënë mundësinë e ndjekjes së tij. Nderimi i dijetarëve është nga nderimi i Zotit dhe i fesë. Ata janë që kanë bartur tek ne trashëgiminë e profetit. Allahu i Madhërishëm e ka ngritur lartë vlerën dhe rëndësinë e tyre me fjalën e Tij kur thotë: “ se Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” (El-Muxhadile 11)
Dy imamët, Ebu Hanife dhe Shafi’iu, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë: “ Nëse nuk janë dijetarët të dashurit e Zotit, atëhere Zoti nuk ka të dashur.”
Besimi i Ehlu Sunetit tek dijetarët është ajo çfarë ka thënë imam Tahauiju, Zoti e mëshiroftë, me fjalët e tij: “ Dijetarët e selefëve, të parëve tanë të mirë, nga sahabet dhe tabiinët, dhe pas tyre nga njerëzit e sjelljes së lajmit dhe me ndikim, njerëzit e fikhut dhe vizionit, nuk përmenden vetëm se për të mirë, e kush i përmendën ata për të keqe ai nuk është në rrugë të drejtë.”
Dijeni se Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar që të biem në Salavate dhe të përshëndesim të Dërguarin e Tij, kur ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profetit, dhe mbi ne së bashku me ta me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Allah Ti je Zoti ynë s’ka Zot tjetër veç Teje. Ti je i Pasur ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
O Zot jepi sukses udhëheqësit tonë dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i Kënaqur, drejtoi ata të dy nga e mira dhe devotshmërija, bëji ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.