Mos u tregoni të pavëmendshëm – Medina 27.12.2019

Lavdërimet janë për Zotin. “ Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën.” (El-En’am 1) Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falenderojmë në darkë, mëngjes dhe më herët. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka thënë: “Po ashtu, nuk janë kurrë të barabartë të gjallët dhe të vdekurit. Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” ( El-Fatir  22)

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, që na ka paralajmëruar nga hutimi dhe pakujdesia. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe shokët e tij, të cilët patën mirësinë dhe shpërblimin e madh.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Të përmbushurit e besimit dhe kujdesi për të është sjellje dhe cilësi e njerëzve të mendjes, të mençurit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Me të vërtetë besimi dobësohet, dëmtohet,   në trupin  e çndonjërit prej jush  sikurëse dëmtohen  rrobat, prandaj luteni Allahun e Madhërishëm që të ju ripërtëri, rrisi besimin në zemrat tuaja.” Sikurëse dëmtohen  rrobat, dmth sikurë rroba e re e cila vjetërsohet me kohën e gjatë të përdorimit të sajtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Zemra është emëruar e tillë nga ndryshueshmëria e sajtë, me të vërtetë  shembulli i zemrës  është si shembulli  diçkaje e  varur  në pemë të cilën  era e lëvizën sa para dhe pas sajtë” 

Besimtari rinovon besimin e tij, sepse besimi nuk është stabël, fiks  në një gjendje, por se ai rritet por se dhe pakësohet për shkak të pakujdesisë në adhurime, ose të hutuarin ndaj Zotit, dhe të pasuarit e egos në disa tërheqje të ndryshme. Njeriu, egoja, është krijesë me aftësi të kufizuara dhe me natyrshmëri i dobët, dhe ai është në mes pakujdesisë dhe mangësisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.” (En-Nisa 28)  Me çfarë mund të përballet muslimani nga pakujdesitë nga një kohë në tjetrën, ose të qëndruarit e tij në vend numëro, ai përsëri nuk është larg urtësive të Krijuesit, prej të cilave është të kthyerit tek Zoti i tij dhe të zgjuarit e zemrës. Allahu i Madhërishëm i do ata që pendohen dhe gëzohet me pendesën e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpriti im,  nëse nuk bëni gjynahe, Allahu do të ju marri nga kjo botë dhe do të sjellë një popull tjetër që bëjnë gjynahe dhe pendohen dhe i kërkojnë falje Allahut dhe Ai i falën ata.”

Besimi shtohen dhe pakësohet, shtohet me bindje dhe adhurime, paksohet me kundërshti dhe gjynahe. Nëse zemra zgjohet nga hutia, pavëmendshmërija, duke ju drejtuar veprave me bindje dhe shkaqeve të besimit, atij individi i shtohet besimi, forcohet bindja e tij. Ai shikon dhuratat dhe mirësitë që i ka dhënë Allahu duke ju shtuar kështur dashuria për Zotin dhe për përmendjen e Tij. Ai përshpejton për pendesë, në punë të  mira, me qëllim të zëvëndësojë të metat e tij dhe të mangëtat që i kanë kaluar në kohën e hutisë, pavëmëndjes  së tij.

Për këtë, të kujdesurit në ruajtjen e besimit dhe të punuarit në forcimin e tij, është nga cilësitë e robërve të mirë të Zotit. Ebu Derdai, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë; Nga feja, legjislacioni fetar, i njeriut është që të ruaj besimin e tij, dhe të mos e pakësojë atë, sikurëse është gjithashtu që ta shtojë atë, besimin dhe të mos e pakësojë atë.

Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, u thoshte shokëve të tij; “Hajde që të  shtojmë besimin tonë.” Përmendnin Zotin e Madhërishëm .

Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, thonte në lutjen e tij; “ O Zot na e shto besimin,  bindjen,  dhe  dijen e fikhut.”

Muadh Ibn Xhebel, Zoti qoftë i kënaqur me të, i thonte një burri; “ Ulu me ne që të besojmë një orë.” 

Sa do që të paksohet  besimi i njeriut,  ai, njeriu, nuk duhet që të dëshpërohet dhe të dorzohet, e rruga për këtë është të kthyerit tek Allahu me vendosmëri. Allahu i Madhërishëm ka thënë në gjuhën e robërve të Tij besimtarë: “ O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë.” (Al Imran 8)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thonte shumë shpesh: “ O ndryshues i zemrave dhe njohjeve , bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde.” 

E nëse besimtari e mëson se shejtani e ndjekën atë , atëhere duhet që të ngrej sa më shumë pritat ndaj tij dhe të ruhet nga vesveset e tij duke ju larguar kurtheve të tij, nuk dorëzohet dhe nuk bëhet pesimist, duke kërkuar ndihmë nga Zoti i tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar,  sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.” ( En-Nahl 98-99) Më i miri është ai që e rritën besimin e tij, dhe se gjëja  më e mirë në rrugën e qëndrueshmërisë është të kapur me librin e Zotit, Kuranin, të punuarit me të. Ai që kapet për të, Allahu e ka mbrojtur, ruajtur atë, dhe ai që e pason atë e ka shpëtuar Allahu.

Muslimani i zgjuar është ai që përshpejton që të dali nga momentet e pavëmendshmërisë, hutimit të tij, dhe pakujdesisë. Sepse ai gëzohet me adhurime dhe bindje, duke u ngritur kështu drejt kënaqsisë së Zotit të tij. 

Një burrë ka pyetur të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “Kush është besimi, çfarë është besimi?” Ka thënë: “ Nëse je rrethuar, të janë shtuar veprat e mira, dhe të janë pakësuar, larguar nga ty  të këqiat tua,  ti je besimtarë.”

Si mundesh që të hutohesh, të jeshë i pavëmendshëm ndaj Zotit dhe i kushton rëndësi  apo kujdesesh për njerëzit?! Ai që në zemrën e tij ka dritën e Kuranit, duke shijuar ëmbëlsinë e besimit, i vetëdishëm se për të ka Një Zot Mëshirues, që ja falët gjynahet, gabimet, duke i fshirë të këqia. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nisa 110)

Përkujtimi i Zotit dhe të hulumtuarit në argumentet e Tij, shpëton zemrën, rritën besimin dhe pastron shpirtin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” (El-Enfal 2) Kërkohet nga  muslimani që të zgjojë veten e tij kur është i hutuar, dhe ta shkundi atë kur është i pakujdesshëm, duke pasur kujdes nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit. Nga lutjet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë the thënia e tij: “ O Zot kërkoj mbrojtje nga arritja e zëmërimit Tënd,  largimi i faljes Tënde, befasia e ndëshkimit Tënd,  dhe bashkimi i indinjatës, zemërimit Tënd.”

Egoja, vetja e njeriut, ka raste që rahatohet në këtë botë, duke vrapuar pas vlerave matreriale në momente të tjera. Për këtë Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të shjtojmë sa më shumë përmendjen e Zotit, me qëllim të ekujlibrimit të veteve tona në mes kërkesave të kësaj bote dhe obligimeve të fesë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “ O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun, dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” ( El-Ahzab 41-42)

Sikurëse është  dhe të vepruarit në të lejuar  me kujdes duke mos e tepruar  largon pakujdesinë. Allahu i Madhërishëm  ka thënë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur (përshtatshëm) kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.”( El-A’raf  31)

Sikurëse  nuk  shpëton nga të zotët e mendjes se të shoqëruarit me njerëz që kan pak preokupi, dhe dëshira jo të qarta, shpije në pakujdesi dhe huti. E nëse muslimani hutohet, është i pavëmendshëm, nga njohja e kësaj hutije dhe vonon që të largojë pakujdesinë e tij, e sundojnë atë vullnetet e liga, duke ja bërë të vështirë plotësimin e ibadeteve, adhurimeve. I vështirsohet bindja, i pëlqen vetja duke ju larguar shija e besimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të dukshme!” (Ez-Zumer 22)

E nëse muslimani e forcon  zemrën e tij, ai do të arrijë në një gjendje për të cilën na ka lajmëruar Allahu i Madhërishëm kur ka thënë: “Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” (El-Bekare 74)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi me argumentat dhe urtësitë e tij. Allahut të Madhërishëm i kërkoj falje për veten dhe ju. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  “Mos spiunoni” - Medina 08.11.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që i është përgjigjur atij që e ka lutur Atë, muslimani e lavdëron Atë në fshehtësi dhe hapur. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, s’ka Zot tjetër veç Tij. Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari i ynë Muhamedi, është rob i Allahut,  i dërguari dhe i përzgjedhuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët kanë fituar dashurinë dhe kënaqsinë e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Sa do që të preket muslimani nga hutija, të qenurit i pavëmendshëm, duke u shfaqur tek ai shenjat e pakujdesisë, duke ju dridhur këmbët, porta e pendesës për të është ngushëllim dhe rruga për kryerjen e veprave të mira është e hapur dhe e lehtë. Zoti i do ata që pendohen dhe pastrohen, Ai thotë në një hadith Kud’si: “ O robërit e mi, ju bëni gabime natën dhe ditën, Unë jua falë të gjitha gjynahet, prandaj më kërkoni falje që të ju fali.” 

Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, Allahu na ka urdhërua me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin  dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër  Halifet e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjen dhe  të gjithë shokët e tij të nderuar,  dhe mbi ne së bashku me ta me Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.

O Zot shkatërro armiqt Tu  dhe  armiqt e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mirat , nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmirso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe, o Zoti i Botrave. 

O Zot na i shto të mirat dhe mos na i pakëso ato, na ndero dhe mos na poshtëro, na jep dhe mos na privo nga të mirat.

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajrit. O Zot të lutemi të na japësh gradë të larta të xhenetit, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të na mbështesësh  dhe të mos jesh  kundra nesh, na ndihmo, dhe na bëj nga ato që meritojnë planet Tua, na mundëso dhe lehtëso udhëzimin per ne. Na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë.

 O Zot na bëj ne nga ata që të Përmendin, Falenderojnë, Lavdërojnë dhe të Madhërojnë.

O Zot na prano pendesën tonë dhe na pastro nga gjynahet tona, na forco në bindjen tonë, lehtëso gjuhën tonë dhe pastro zemrat tona. 

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje. 

O Zot të kërkojmë të na ruash nga krenaria, dembelizmi, kopracia, e ndaluara, moslarja, harresa e borxhit dhe mposhtja e burrave.

O Zot zbrit mbi ne nga begatitë, mëshira, mirsitë, furnizimi Yt, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepi  sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënd, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi vetëm Ty, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrite atë tek ne mëshirë, jo dënim dhe ndëshkim, jo dëmtim dhe pa përmbytje,  me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit