Motivimi i njerëzve për të lehtësuar shqetësimin

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      06-10-1446H   04-04-2025 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Motivimi i njerëzve për të lehtësuar shqetësimin

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka krijuar njerëzit dhe ka përsosur krijimin e tyre, ngriti fenë dhe e legjitimoi atë, ka caktuar furnizimin dhe e ka shpërndarë atë, ka bërë hënën të lindi dhe të lëvizi, ka dhënë dritën dhe e ka bërë të shkëlqejë, ka bërë qiellin tavan të ngritur dhe tokën qilim të shtrirë.  Nuk ka ndryshim të asaj që Ai krijoi, nuk ka zëvendësim për atë që Ai krijoi, nuk ka ngritje, lartësim për atë që Ai ulën, poshtëron,  nuk ka ulje për atë që Ai ngrenë, lartëson,  nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe nuk ka shok me Të.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Lavdishëm prandaj është Lartësuar, Ai është Sublim prandaj është i pa mposhtur, çdo gjë i është përulur dhe nënshtruar ndaj madhështisë së Tij. Ai është i Pari dhe i Mbrami, i Dukshmi (me argumente) dhe i Padukshmi (me sy). Sytë nuk e shikojnë Atë, e mbulojnë sekretet e Madhështisë, para Tij ndalojnë dyshimet dhe mbyllen gojët. I lavdëruar është Ai para të cilit të gjitha fytyrat janë të përulura dhe të gjithë i nënshtrohen,  Ai është Zoti.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai që kërkon falje dhe pendohet tek Zoti. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Modeli dhe shembulli për të moshuarit dhe për të rinjtë, morali i tij ishte libri i Zotit, Kurani, mendimi i tij është i saktë dhe fjalët e tij mençuri e dijeni për të gjykuar. Modeli i popujve, kulmi i ambicjes dhe drita e syve të atyre që janë afër Zotit dhe të dashurve të Tij. Atij iu paraqit dynjaja dhe thesaret e saj, por kërkesa, synimi i tij ishte si synimi i një udhëtari. Ai hipi në një deve, flinte në rrogoz, rregulloi sandalet dhe qepte rrobat e ti. Ai e ndriçoi botën me sunetin e tij, shpëtoi umetin me ndërmjetësimin e tij dhe mbushi kupat e besimtarëve me ngushëllimin e tij nga lugina e tij, në Xhenet. O Zot, fale, mësiroje dhe bekoje atë, familjarët dhe shokët e tij,  sa kohë që erërat sjellin lajme të mira, përgëzime  dhe retë sjellin mirësi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  thotë: “ Do vijë një kohë që armiqt tuaj do ju sulmojnë sikur kafsha e egër sulet mbi prenë e vet.” Dikush ka thënë: “ E kjo nga të qenit të pakët në atë kohë?” I dërguari ka thënë: “ Përkundrazi, atë kohë ju do të jeni të shumët, por se ju jeni të lehtë sikur ai llumi që qëndrojnë mbi ujë, sikur llumi i përroit. Zoti do largojë nga zemrat e armiqve tuaj frikën ndaj jush, dhe Zoti do të hedhi në zemrat tuaja dobësinë, vehnin.” Dikush ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, e çfarë është dobësia, Vehni?” Ka thënë: “ Dashuria për këtë botë dhe urrejtja e vdekjes.”  

Fitne dhe dobësi, pafuqi dhe poshtërim. Nga ta fillojmë? Nëse dashuria për këtë botë është koka e çdo gjynahi, gabimi, dashuria për këtë botë dhe urrejtja e vdekjes janë shkak për çdo poshtërim. Mosmarrëveshje për këtë botë, përplasje, luftë për pasuri. Dashuria e epsheve dhe konkurrenca për poste kanë bërë që të jemi të poshtëruar para të gjithë popujve pasi që ishim në nivelet, pozitat më të larta në mesin e tyre.  Shenjat paralajmëruese kanë dalë nga fenari i profetcisë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  Ai i cili në Ditën e Gjykimit do të thërrasi: “Umeti, populli im, populli im!”  ka parë nga drita e shpalljes këtë pafuqi, dobësi dhe këtë poshtërim. Në kohën kur Zoti e shpalli fenë e Tij përmes profetit të Tij fisnik, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  dhe shokët e tij të nderuar, është shtuar shqetësimi i tij për umetin e tij, paralajmëroi nga ajo që do u largonte fuqinë e tyre, dhe u betua duke thënë: “ Për Zotin, unë nuk i frikësohem varfërisë për ju.”

LEXO  Zoti është furnizuesi ynë - Aksa 12.06.2020

Umeti Islam sot ka grumbulluar miliarda dhe tonelata floriri të rezervuara ndërsa fuqitë kolonizuese po shqyejnë umetin. Pasi Ebu Ubejde Amir Ibn El Xherah u kthye me taksën e e dy detrave, ku drita e Islamit kishte arritur në ato vende, dhe Islami kishte fjalën, vendimin e tij, pasurinë e mbledhur, ja sollën të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili u betua duke thënë: “ Pasha Zotin, unë nuk i frikësohem varfërisë për ju, por kam frikë se do t’ju lehtësohet dynjaja siç iu lehtësua atyre që ishin para jush, dhe se do të garoni për të ashtu siç dhe ata garuan për të.” D.m.th: Garim në epshe dhe dyshime, do të hyni në një kafaz të hekurt, emri i të cilit është dashuria e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes, dhe do të shndërroheni në llum si llumi i përroit. “ Dhe do të ju shkatërrojë siç i shkatërroi dhe ata, që ishin para jush.”  Derisa u kthyen asgjë në ajër.

Katër milionë muslimanë festuan natën e Kadrit në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, ndërsa  dy miliardë muslimanë pritën hënën e Bajramit. Ata u pushtuan nga pikllimi, por përsëri ishin në gjendje të shikonin hënën e Bajramit në mes të reve të errëta, por nuk ishin në gjendje të shikonin poshtërimin dhe dhunën ndaj të dobëtve në Gaza dhe Palestinë. Ata nuk u pikëlluan, shqetësuan për atë hënë që u shkatërrua në tokën e Palestinës. Umeti nuk i pa dot ato konflikte që u ndezën në Sudan, pavarësisht pamjes së tyre të qartë, as zjarret e përçarjes që ndezën dhe dogjën muslimanët në botën tonë Islame. Umeti shijoi tmerret nga serbët në Bosnje, por nuk mori mësim. A na ka mbuluar pikëllimi që kemi përfunduar një shekull poshtërim, turpërim dhe mjerim?! Sa më shumë të na shtohet pikëllimi mbi ne dhe harrojmë lavdinë, krenarinë tonë, Zoti largon nga zemrat e armiqve tanë frikën prej nesh. Ajo është kjo botë, kënaqësia dhe pasuria e saj.  Asnjë fatkeqësi nuk ndodh veçse si pasojë e një gjynahit dhe se ajo nuk hiqet, largohet  veçse me pendim. Omer Ibn Abdul Azizi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Njerëzit goditen nga fatkeqësitë sipas sasisë së imoralitetit, gjynahit, që bëjnë. Prandaj, heroizmi, beteja është që të kthehemi tek vetja dhe të pranojmë të metat tona para Zotit, fesë dhe ligjit të Tij. Për këtë arsye e urryem vdekjen, kërkuam një jetë të poshtëruar  d dhe morëm më shumë nga ajo në kurriz, hesap të fesë dhe dinjitetit tonë.  Kështu, toka dhe shenjtëria e saj u bënë të parëndësishme për disa, sikurse dhe vendudhëtimi i të dërguarit për umetin u bë i parëndësishëm. Ka dallim të madh mes atyre që e popullojnë tokën me fe dhe atyre që fiton të mirat e kësaj bote dhe janë mendjemëdhenj ndaj fesë. Fillimi i vehnit, dobësisë dhe pafuqisë është në kundërshtinë ndaj ligjeve, legjislacionit të Zotit dhe vendimeve të Tij. “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” (En-Nur 63)

Dobësia dhe pafuqia hynë tek umeti për shkak të mbytjes në dyshime. Kështu disa të rinjtë e lejuan kamatën nga dëshira për të pasur automjete. Gratë e lejuan të shfaqurit të zbuluara, pa shami në emër të lirisë dhe duke imituar gratë e shthurura. Shkatërrimi i familjes është bërë i lejuar për shumë njerëz për të marrë para dhe ndihma. Madje shumë abstenuan, qëndruan largë nga ushqimi dhe pija gjatë Ramazanit e nga ana tjetër e kanë marrë përsipër të konsumojnë trashëgiminë e grave!

LEXO  Ligjshmëria e Zotit në ndryshim të situatave

Epshi për dashurinë e kësaj bote dhe para i ka shtyrë disa njerëz drejt falsifikimit dhe rrjedhjes së pasurive të paluajtshme. Guxim është të pranosh gabimin në mënyrë që të jesh i drejtë dhe realist. E  jo çdo e metë e umetit mund t’i atribuohet të tjerëve. Nënshkruaj paqe me Zotin që balanca të ndryshojë. Sa më shumë që umeti ta dojë jetën e kësaj bote dhe që ajo të bëhet me ndikim, aq më shumë shtohet ndarja,  copëtimi dhe urrehet vdekja. Tokat e Islamit nuk u vodhën përveçse pas shfaqjes së një grupi spekulantësh, bashkëpunëtorësh, lakmitarësh dhe komplotistësh kundër umetit dhe bijve të tij, nga ata që u janë mpirë shqisat  dhe u kanë vdekur zemrat e tyre. Sëmundja dhe plaga e heshtjes filluan të përhapen në mesin e atyre që kishin të drejtë mendimi dhe përgjegjësi dhe gjuha e tyre u bë memece. Ata e drejtuan umetin drejt çështjeve më të parëndësishme, duke përdorur mediat dhe kanalet satelitore për të larë trurin e popujve dhe largimin e vëmendjes së tyre nga prioritetet dhe shqetësimet e umetit.  Ndërsa Aksa thërret: Ku është pastërtia ime?! Për cilat ndërtesa të larta për adhurim po flasin? Ndërsa ndërtesa e Allahut po shkatërrohe çdo ditë. Njeriu është ndërtesa e Allahut dhe shenjtëria e tij është më e madhe tek Zoti  se shenjtëra e Qabes, shtëpia e Zotit.

Hulago Han ka hyrë në Bagdad dhe ka vrarë popullin e tij  duke mos lënë asnjë dijetar, gjykatës apo tregtar por se i shkatërroi plotësisht. Por ata thanë: “ Lini të gjallë udhëheqësin dhe princin e vendit, që ishte Musta’simi, dhe nuk e vranë.” Hulago e thirri atë që ti tregojë për vendodhjen e thesarit të tij. Kështu Musta’simi shkoi dhe u tregoi atyre thesaret e fshehura të arit, argjendit dhe sendeve me vlerë brenda dhe jashtë pallateve, derisa i çoi te një thesar i madh ari, vendndodhjen e të cilit askush nuk e dinte përveç tij, Musta’sim. Hulago Han i ka thënë: “ Po të ua kishe dhënë këto para nënshtetasve, popullit dhe rrethit tënd, do të kishin mbrojtur nga unë.” Musta’sim nuk qau mbi thesaret, por ai qau kur Hulagu mori qindra skllave nga brenda pallatit. Hulagu qeshi dhe urdhëroi që Musta’simin ta fusin në një thes dhe ushtarët e tij ta godasin deri në  vdekje. Këto janë skena dobësie për shkak të dashurisë për këtë botë dhe urrejtjes së vdekjes. Atë që kishin mbledhur Abasitët në pesë shekuj Hulagu e mori brenda një nate. Po kështu, atë që ka mbledhur umeti Islam për disa shekuj, fuqitë e perëndimit e marrin përmes komploteve që vetëm Zoti i di, ndërsa umeti mbetet në shkujdesjen, neglizhencën e tij dhe harron fuqinë e tij. Nuk ka forcë dhe nuk ak fuqi tjetër përveç Zotit. Dashuria e kësaj bote dhe konkurrenca për ekstravagancë dhe kënaqësi është kthyer në synim. Umeti ka braktisur përdorimin e parave për qëllimet e tij të dijes, përparimit, rilindjes dhe asaj që sjellën lavdinë e tij. T’u mësosh fëmijëve muslimanë për këtë nuk është e vështirë. Për çfarë zie buke për popullin tonë në Gaza po flisni, apo po i shpërfillni ata?! Çfarë shkeljesh të Aksasë po ndiqni? Apo jeni të humbur në neglizhencën tuaj?! “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

Por se besimi, bindja jonë në Zotin është lartë, përfundimi i mirë është për të devotshmit. Allahu është mbikqyrësi ynë, prandaj Ai nuk na braktisën.

O të dashurit e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të! Tek Ai do të ruhen veprat tuaja. Nga Ebi Mes’ud Ukbetu Ibn Amir, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Po rrihja një robin tim dhe dëgjova një zë pas meje: Ebu Mes’ud dije se Zoti ka më shumë pushtet mbi ty sesa ti mbi robin tënd.” U ktheva pas dhe pashë se ishte i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. I thashë: “ O i dërguari i Zotit, ai është i lirë për hatrin e Zotit.” Ka thënë: “ Po të mos e kishe bërë këtë, do të të kishte prekur zjarri.”

LEXO  Një mesazh për çdo influencues në epokën e platformave

Zoti është më i pushtetshëm, i fuqishëm se të padrejtët, tiranët, ndihmësit e tyre dhe ata që pajtohen me ta.

Prandaj nxitoni në vepra të mira. Ka sprova si copa të një nate të errët. Njeriu zgjohet besimtar në mëngjes dhe ngryset në mbrëmje  jobesimtar. E shet fenë e tij për ca përfitime të kësaj bote.

Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, me mirësinë e të Cilit realizohen veprat e mira, me mirësinë dhe suksesin e të Cilit arrihet shpërblimet.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Falësi i Madh, Falënderuesi.

Dëshmoj se i zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“O më i miri i dërguarve të Zotit, statusi yt është ngritur lartë, prandaj ndërmjetëso për ata që luten për ju dhe të dërgojnë përshëndetje.

Ti je drita kur mbizotëron errësira, paqja e Zotit qoftë mbi ty përgjithmonë.

Zoti të bekoi ty o agimi i udhëzimit, sa herë jehojnë në zemra lavdërimet e Zotit.”

Njerëzit e lidhur dhe vigjilent vazhdojnë të jenë të vendosur dhe qëndrojnë të palëkundur në xhaminë e tyre. Ata grupe që marshuan në Aksa në muajin e bekuar të Ramazanit përfaqësojnë fillimin e një lehtësimi nga shqetësimi i umetit. Pavarësisht shkeljeve dhe vështirësive, e përsërisim për së dyti dhe për së treti falënderimin dhe mirënjohjen tonë për punëtorët, veprimtarët, vullnetarët, meshkuj dhe femra, dhe grupet ndihmëse në xhaminë e bekuar të Aksasë për gjatë gjithë muajit të agjërimit. Puna e tyre ngjall optimizëm dhe qetësi. Sikurse ata i dërgojnë një mesazh umetit Islam se ekziston një grup në umet që është qartësisht në rrugën e drejtë i vendosur. Ata nëpërmjet shërbimit të tyre për vizitorët e shtëpisë së Zotit tregojnë se fenaret e shndritshëm në tokën e Ribatit, lidhjes së fortë,  do të vazhdojnë të përhapin frymën e shpresës se lehtësimi është afër. Ata janë në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij. Brezi i ri që mblidhet rreth xhamisë së Aksasë për t’u shërbyer atyre që janë në këmbë, të gjunjëzuar dhe në sexhde është argument dhe dëshmi për dështimin e çdo komploti që është ndërmarrë kundër rinisë së umetit dhe vendeve të shenjta të tij.

Të rinjtë, të cilët armiqtë e Islamit deshën ti mbysin në drogë, tani po pendohen, e lavdërimi është për Zotin.

Të rinjtë, të cilëve armiqtë e Islamit deshë të ju ndërronin akiden, bindje, besimin e tyre, janë më të palëkundurit se kurrë në besimin e tyre se nuk ka Zot tjetër përveç Zotit, dhe lavdërimi është për Zotin.

Të rinjët, të cilët armiqtë e Islamit deshën t’i mbajnë largë nga xhamitë dhe largë nga përkujtimi i Zotit, ata janë që po mbushinë xhamitë e Zotit, e lavdërimi është për Zotin.

O Zot, të lutemi tu japësh muslimanëve  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët e tij dhe të bashkojë forcat e tij. 

O Zot, të lutemi të jesh për ne dhe njerëzit tanë në Gaza ndihmë dhe mbështetje. O Zot, të lutemi të jesh për ata ndihmë dhe mbështetje. O Zoti ynë, të lutemi të jesh për ne dhe Palestinën mbrojtje dhe përkrahje.

O Zot, largo pikëllimin nga umeti, o më i Madhi Bujar.

O Zot, për ne dhe për të gjithë muslimanët në lindje dhe perëndim të këtësaj toke jep për çdo shqetësim lehtësimin, për çdo të rëndë rrugëzgjidhje, për çdo vështirësi lehtësim dhe për çdo fatkeqësi shpëtim.

O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të sëmurët tanë, largo nga ne luftën dhe dëmet e saj. O Zot, largo luftën dhe dëmet e saj nga njerëzit tanë në Gaza.

O Zot, ruaj për ne Aksanë tonë, bëje atë të mbushur me Islam dhe muslimanë. O Zot, mundëso për të burgosurit tanë liri të shpejtë dhe të afërt, dhe ktheji ata shëndosh e mirë tek ne. O Zot, shëro të plagosurit tanë.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1383310219372303

Post Author: endrit