Siguria intelektuale është garanci e stabilitetit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    11-11-1446 H     09-05-2025 D

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema  Siguria intelektuale është garanci e stabilitetit

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Zoti ynë Ty të falënderojmë, tek Ti mbështetemi, pendohemi dhe falje kërojmë,  Ty të lavdërojmë për çdo të mirë. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, ka mundësuar tek ne siguri dhe e ka forcuar atë, ka ndriçuar me Dritën e Tij univesin dhe  e ka bërë të shkëlqejë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, me dërgimin e tij u zbulua, lartësua morali, u largua politeizmi dhe u mposht plotësisht, siguria mbizotëroi sigurua pas frikës derisa universi përparoi dhe u organizua plotësisht. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabi’inën dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, e porosia më e mirë është porosia e Zotit të njerëzve: “ Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!”(En-Nisa’ 131) Sidomos kur po jetoni në një nga muajt e shenjtë të Zotit, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!”( Et-Teube 36) Njerëzit e dijes, dijetarët, kanë thënë: “ Domethënë: me gjynahe dhe gjëra të ndaluara.”

O besimtarë! Në një kohë kur fitnet e errëta janë shumëfishuar,  sprovat e së cilave janë përhapur gjerësisht, në rrjedhën e ngjarjeve dhe thellësinë e tyre,  një çështje është e qartë  që shkëlqen, nga nevojat e forta dhe parimet e vendosura, nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit dhe qytetërimit, Zoti ju ruajtë, ajo është çështja e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe qetësisë.

“Feja nuk është tjetër veçse vendosje e ritualeve, sigurimi i shtigjeve dhe rrugëve midis nesh dhe popullit.”

Siguria ka qenë lutja e parë me  të cilën është lutur miku i të Gjithëmëshirshmit, Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij…” (El-Bekare 126) Ai i dha përparësi sigurisë mbi furnizimin dhe madje e bëri atë shoqërues të monoteizmit, besimit në Një Zot, në lutjen e tij: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” (Ibrahim 35) Në lutjen e tij ai bashko dy çështje të mëdha; Sigurinë e përgjithshme, gjithëpërfshirëse për ruajtjen e shpirtrave dhe trupave, dhe sigurinë doktrinare, të besimit,  në të cilën vërehet, merret në konsideratë,  monoteizmi i pastër për Zotin. Ky është një kuptim i madh i kuptimeve të besimit me të cilin ka ardhur sheriati Islam. Që kur lindi dielli i këtij sheriati rrezatues, ai e ka mbuluar universin me siguri të bollshme dhe gjithëpërfshirëse, përshkrimi i të cilës nuk mund të shpjegohet dhe nuk mund të shkruhet me stilolaps apo me gishta, dorë. Imam Tirmidhiu ka transmetuar në Sunenin e tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush zgjohet në mëngjes i sigurt në shtëpinë e tij, i shëndetshëm në trupin e tij dhe ka ushqimin e një dite, është sikur i është dhuruar e gjithë bota.”  Zoti është më i Madhi!

Kjo është qasja e saktë Islame ndaj kësaj çështjeje gjithëpërfshirëse dhe fitimprurëse, çështjes së sigurisë dhe mbrojtjes, pasi ato janë dy aspekte që përfshijnë besimin, nga agimi i Islamit deri në Ditën e Gjykimit. Islami e ka ngritur statusin dhe pozicionin e tij përmes përkushtimit ndaj besimit dhe monoteizmit, qasjes, metodës së moderuar dhe të ekuilibruar, dhe shmangies së teprimit dhe neglizhencës në të gjitha aspektet e jetës.

Vëllezër në besim! Një nga çështjet më shqetësuese të kohës sonë, e cila hodhi shkëndija mbi njerëzimin dhe përfshiu botën Islame, duke shkaktuar dëme, është pushtimi i njëpasnjëshëm intelektual dhe përçmimi i mendjeve të të përulurve dhe mendjelehtëve, që bie ndesh me ligjin Islam dhe në kundërshtim me udhëzimin e më të mirit  të njerëzimit. Efektet e këtij pushtimi ende nuk kanë filluar të ndikojnë në mendjet e disa të rinjve naivë, të kujtdo që i mashtrojnë dhe i sulmojnë në të gjitha nivelet. Prandaj, një nga llojet më të rëndësishme të sigurisë është siguria intelektuale, por në të vërtetë, ajo është esenca dhe themeli i sigurisë, sepse popujt, lavditë dhe qytetërimet maten nga mendjet, mendimet dhe zemrat e bijve të tyre, jo nga trupat dhe format e tyre. Shejhul Islami, Ibn Tejmijetu, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Mendja është më e madhja nga kuptimet dhe më e dobishmja nga shqisat. Nëpërmjet saj njeriu hyn në përgjegjësi, ajo është kusht për vlefshmërinë e veprimeve dhe për kryerjen e akteve të adhurimit.” Imam Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Pikëpamja e saktë mbi të cilën mund të mbështetemi është se përparësia jepet nga arsyeja, e cila është themeli i përgjegjësisë. Nëpërmjet saj, mendjes, njihet Zoti, kuptohen fjalët e Tij,  ajo, shpie drejt lumturisë së  Tij dhe besimit në të dërguarit e Tij. Megjithatë, nga se kjo nuk përmbushën të gjitha ato që dëshirohen nga robi, u sollën të dërguarit dhe u shpallën librat. Për këtë në urtësinë e famshme thuhej: Askujt nuk i është dhënë asgjë më e mirë se arsyeja, mendja, e cila e orienton atë drejt udhëzimit dhe e parandalon nga shkatërrimi.” Prandaj, të rinjtë e umetit duhet të kuptojnë dimensionet e këtyre sulmeve të rrezikshme dhe  të mbrojnë mendimet e tyre nga ndikimet ideologjike, intelektuale dhe të sjelljes, moralit. Ata nuk duhet të kthehen në një tokë pjellore për to ose një shkak i përhapjes së tyre. Ata duhet të qëndrojnë të vendosur përballë ngjarjeve dhe fitneve me dije dhe mendjehollësi, duke iu përmbajtur Kuranit dhe sunetit, duke ndjekur qasjen e paraardhësve të drejtë të umetit, selefëve,  Zoti i mëshiroftë.

LEXO  Paralajmërim kundër ruajtjes së degëve dhe neglizhencës së parimeve

Vëllezër në Islam!  Kohezioni dhe stabiliteti i shoqërisë, si dhe solidariteti i individëve dhe grupeve të saj përballë krizave dhe sfidave, është është kërkesë parësore për njerëzit e mençur dhe me  ambicie, por se në të vërtetë, është nga themelet dhe objektivat e Sheriatit. Ky është një lloj tjetër nga llojet më të rëndësishme të sigurisë; Siguria e komunitetit, shoqërisë,  që merret me aftësinë e shoqërisë për të ruajtur identitetin dhe karakterin e saj origjinal, të pastër, nën dritën e rrethanave që ndryshojnë dhe kërcënimeve reale ose të mundshme. Kjo siguri, përfaqëson një mburojë për t’u përballur me krimet bashkëkohore, për të rritur sigurinë dhe për mbrojtjen e shoqërisë, përmes luftës kundër aktivitetit të rrjeteve kriminale, duke i çmontuar dhe i eleminuar ato. Sikurse kjo, do të thotë gjithashtu përballie me krime që shkelin të drejtat personale ose shkelin liritë themelore të garantuara nga Sheriati dhe sistemi, siç janë krimet terroriste kundër atdheut dhe shoqërive, ose shkelja e dinjitetit të individëve në çfarëdo mënyre qoftë; siç janë trafikimi i personave dhe shfrytëzimi i tyre për qëllime materiale ose morale, në kundërshtim me moralin shoqërorë, publik. Përdorimi i drogës, toksinave dhe substancave psikotrope, shkelja e rregulloreve të qëndrimit dhe punës, kufijve, strehimi dhe fshehja e të infiltruarve, përballja me fenomenet negative; siç është të lypurit në rrugë,   krimet e mediave sociale; siç janë shantazhi dhe shpifja, klipet e rreme dhe të fabrikuara, thashethemet, shpifjet dhe trillimet që ato përhapin, të cilat nuk i fshihen dot personit të mençur dhe të vetëdijshëm dhe as nuk e trondit më atë që është i sigurt dhe thirrës. Hakerimi i kompjuterëve dhe telefonave celularë, mashtrimet financiare dhe etike nëpër platforma dhe rrjete, mesazhe të rreme me pretekstin e pasurimit të shpejtë, mbulimi komercial, shënjestrimi i parave të njerëzve dhe mashtrimi i tyre duke përdorur mjete të ndryshme konvencionale dhe dixhitale, hakerimi elektronik në të gjitha format dhe metodat e tij, dhe krimet e inteligjencës artificiale të fabrikuar, e cila është bërë e disponueshme për të gjithë.

Umeti Islam! Përballë këtyre aktiviteteve kriminale shumëplanëshe, është e nevojshme të qëndrojmë të bashkuar kundër kujtdo që përpiqet të destabilizojë sigurinë shoqërore përmes përçarjes së radhëve, duke krijuar përçarje dhe çrregullime,  duke përhapur thashetheme dhe duke gënjyer për udhëheqësit, simbolet dhe dijetarët, përmes klipeve të sajuara ose deklaratave të sajuara. Kjo arrihet  duke aktivizuar sigurinë shoqërore dhe duke raportuar këdo që e shkel atë. Kjo është një domosdoshmëri absolute të dimë metodat e mashtrimit, si t’i trajtojmë ato dhe si t’i parandalojmë ato, si dhe fushatat imagjinare dhe mashtruese të Haxhit, në mënyrë që të mbrojmë shoqërinë nga krimet e reja të cilat shkelin të drejtat dhe liritë dhe synojnë qëllimet e fesë, jetës, mendjeve, nderit dhe pasurive.

E nga lajmet e mira, përgëzimet dhe shpresat është se niveli i ndërgjegjësimit për këtë luftë është i lavdërueshëm dhe i vlerësuar, dhe nuk tronditet nga thashethemet keqdashëse dhe shpifjet e rreme, të cilat janë rezultat i urrejtjeve të hapura dhe të ekspozuara. Prandaj, ndërgjegjësimi shoqëror është baza e sigurisë shoqërore. Kini kujdes, kini kujdes që disa njerëz janë mjete ose kuaj për armiqtë pa e kuptuar,  kini kujdes, kini kujdes nga llogaritjet e rebelimit sistematik. Pra, le të ecim para e të mos shikojmë prapa, dhe të mos besojmë në marrëzi të tilla. Ne jemi të sigurt dhe krenarë, të fortë, në kohezion dhe të palëkundur, të vendosur. Drejtimi është i njohur, rruga është e kalueshme, e historia dhe tradita janë dëshmitarë të së vërtetës që nuk ndryshon. Sepse individë dhe institucione, vende ose entitete të  suksesshëm dhe ambiciozë sulmohen nga shigjetat e ziliqarëve dhe keqdashësve kudo dhe në çdo kohë. Nuk ka ngushëllim për ata që i tejkalojnë kufinjtë dhe keqdashësit. “Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën.”(El-Fatir 43) “Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (El-Enfal 30)

LEXO  Sinqeriteti është shpëtim, gënjeshtra humbje

Nuk ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Allahut të Madhërishëm Fuqiplotë, Allahu është mbrojtësi ynë që na mjfaton, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am 82)

Zoti na begatoftë të gjithëve me dy shpalljet, me Kuranin Famëlartë dhe me synet, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së dy botëve.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet për të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahut, Zotëruesi i mirësive dhe begative.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, na ka dhuruar nga mirësitë e Tij të shumta besimin dhe sigurinë.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, zotërinjtë e të gjitha kohërave, dhe mbi ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, dhe kapuni pas Islamit me lidhje të fortë.

O besimtarë dhe ju o haxhinjë të bekuar! Allahu i Madhërishëm ka bekuar vendin tonë, vendin e dy xhamive të shenjta, me mirësinë e sigurisë dhe stabilitetit, paqes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten?” (El ‘Ankebut 67) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh?” (El-Kasas 57)  Nga bekimet dhe mirësitë më të mëdha mbi ne është bekimi i sigurisë dhe stabilitetit. Vendi ynë, lavdia është për Zotin, është i sigurt dhe i vendosur në kufijtë e sigurisë dhe stabilitetit. Është i mbrojtur nga mbrojtja e Zotit dhe nga armiqtë, me lejen e Zotit, është i ruajtur dhe i mbrojtur. Ditët e bekuara të Haxhit kanë mbërritur dhe netët e tij të ndritura kanë mbërritur. Delegacionet e para të Gjithëmëshirshmit dhe mysafirët e Mbretit të Gjithëdijshëm kanë mbërritur, të nderuar dhe të lavdëruar, dhe kanë përjetuar mikëpritjen më të mirë.

“Në krahët e tyre frynë flladi i Qabes,  çdo zemër ka etje për dritën e saj,

Njerëz po vijnë nga çdo drejtim, të gjithë në këmbë me shpejtësi,  e t gjithë janë në mbrojtjen e Krijuesit.”

Prandaj, është e nevojshme të theksohet këtu siguria e dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre. Haxhi është një akt legjitim adhurimi dhe një vlerë kulturore. Ai është shprehje përgjigjeje dhe shprese, përkujtim, lutje dhe thirrje, përulësi dhe pastërti, lutje që ngrihet lart, pendim dhe lavdërim. Ky është sistem i plotë,  qasje gjithëpërfshirëse dhe akt i pastër adhurimi. Kjo është shumë më shum nga bekimi dhe udhëzimi i Tij. Prandaj, rëndësia e respektimit të rregulloreve, udhëzimeve dhe direktivave theksohet këtu, duke përfshirë vendimin e qartë: “ Nuk ka Haxh përveçse me leje zyrtare nga autoritetet.” , që është nga kërkesat e kushteve të pranimit ligjor,  për të arritur objektivat më të mëdha të vërejtura në tërheqjen dhe plotësimin e përfitimeve, largimin dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe pasurimin e përvojës fetare dhe morale të atyre që kanë për qëllim të vizitojnë Haxhin. Për këtë arsye, qytetarët, banorët dhe të gjithë muslimanët duhet të bashkëpunojnë me personelin e sigurisë në këtë aspekt të rëndësishëm të sigurisë.

Adhurues të Zotit! Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! Ajo që ky tubim i madh Islam na kujton është domosdoshmëria e unitetit Islam dhe bashkimi në përballimin e rreziqeve dhe sfidave, veçanërisht të tragjedive të vëllezërve tanë të shtypur, të dobët dhe të dashurve tanë të vuajtur në Palestinën e dashur dhe në xhaminë e bekuar të Aksasë. Mos i harroni ata në lutjet tuaja dhe kërkoni Allahut që t’ua lehtësojë atyre atë që u ka ndodhur dhe t’u japë fitoren mbi armikun e Tij dhe armikun e tyre. Allahu e mbroftë umetin tonë Islam nga të këqijat e fitneve, nga ato që janë të dukshme dhe ato të fshehurat, na përjetësoftë mbi ne bekimet e sigurisë, besimit, stabilitetit, prosperitetit dhe lulëzimit. Ai është Mbrojtësi i suksesit dhe udhëzimit.

LEXO  "Traditat dhe zakonet sipas sheriatit Islam - 4.1.2019

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin fisnik, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) Zoti e bekoftë për sa kohë që vetëtima shkrepëtinë dhe shkëlqen, dhe për sa kohë që në qiell dallohet galaktika dhe universi.

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, si e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me pjestarët e familjes së tij të pastër dhe të mirë, me shokët e tij, të parët e të mirëve, me pasuesit e tij, halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë ata me vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe ne së bashku me ata, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë,  të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve  dhe kujdestarëve të çështjeve tona. Mbështet me të vërtetën dhe udhëzim udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin.

O Zot, shpërbleji ata të dy me më të mirat për atë që kanë ofruar dhe ofrojnë  për përkujdesin ndaj dy xhamive të shenjta dhe atyre që i synojnë vizitën e tyre, për haxhinjtë e bekuar, për ata që bëjnë umren dhe vizitorëve të tyre, nga sistemi i shkëlqyer i shërbimit dhe kujdesi dhe vëmendja maksimale. O Zot, bëj veprën e tyre të peshojnë në peshoren e veprave të tyre të mira dhe jepu atyre shpërblimet më të mira dhe të bollshme, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve. O Zot, bëj ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, shpërbleji ata me të mira për atë që ofrojnë në shërbim të sigurisë së dy xhamive të shenjta, për haxhinjtë, vizitorët, ata që synojnë vizitën e tyre dhe ata që bëjnë umre.

O Zot, na mbro nga komplotet e atyre thurin komplote,  nga zilia e ziliqarëve, nga mashtrimi i mashtruesve dhe nga agresioni i agresorëve.

O Zot, ushtarët e Tu nuk  mposhten dhe premtimi Yt nuk  thyhet, shpëto  muslimanët e shtypur në çdo vend. O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë, ruaj xhaminë e Aksasë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit. O Zot, shkatërro armiqt e tyre, sionistët agresivë, pushtues dhe uzurpues. O Zot,  shkatërro forcën e tyre, copto bshkimin e tyre dhe bëji ata  shembull për njerëzit që mendojnë. O Zot, nata e pikëllimit është bërë e gjatë për vëllezërit tanë të shtypur. O Zot, përgëzoi ata me një mëngjes në të cilin largohen fatkeqësitë e tyre, dhe zhduken shqetësimet dhe hidhërimet e tyre. O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, shëro plagët e tyre, merr nën Kujdesin Tënd çështjen e tyre dhe jepu atyre fitoren mbi armikun Tënd dhe armikun e tyre. O Zot, ata janë të zbathur mundësoju që të vishen, të uritur mundësoju që ushqehen, të zbuluar mundësoju të mbulohen, të shtypur prandaj ndihmoi ata, o Mbështetësi i të shtypurve, o Ndihmuesi  i atyre që kërkojnë ndihmë.

O Zot, ruaj haxhnjtë, vizitorët dhe ata që kanë për qëllim vizitën në xhamitë e shenjta, jepu sukses atyre në plotësimin e ritualeve të tyre në siguri, stabilitet, qetësi dhe paqe.  Bëj haxhin e tyre të pranuar, përpjekjen e tyre të shpërblyer, gjynahet e tyre të falura, ktheji ata në vendet e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë, të shpërblyer dhe jo të dëmtuar. E ata që atyre ju duan të keqen kthe planet e tyre mbi ta,  dhe bëje komplotet e tyre shkatërrim për ta, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë atyre që janë prekur nga fatkeqësitë, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe  të sëmurët e muslimanëve, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/610536605374134

Post Author: endrit