Haxhi, mësime nga historia e Ibrahimit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     10-12-1446H   06-06-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema  Haxhi, mësime nga historia e  Ibrahimit

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Lavdërimet janë për Zotin, të Plotëfuqishmin, Mëshirëplotin, Furnizuesin Bujar, jep, derdhën të mira mbi robërit e Tij dhe i mbulon ata me bujarinë dhe mirësinë e Tij.  Depozitat e Tij nuk mbarohen kurrë, dhurimi i Tij nuk ndërpritt asnjëherë. Ai është Bujar ndaj robërve të Tij me të mira, i udhëzon ata në bindje, adhurime, i ka paralajmëruar nga të ndaluarat dhe i ka bekuar me sezone mirësie.

Atë e lavdërojmë me lavëderime të shumta dhe e falënderojmë me falënderime të pafundme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk ka gjykim përveç se gjykimit të Tij,  nuk ka legjislacion, sheriat, përveç se legjislacionit të Tij dhe nuk ka fe përveç se fesë së Tij. “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Al ‘Imran 85)

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe modeli, shembulli ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, u nderua me të umeti, u përmbush me të mirësia e Zotit, dhe u plotësua me legjislacionin e tij feja. Kush i bindet atij i është bindur Zotit dhe do të meritojë Xhenetin. Kush e kundërshton atë ka kundërshtuar Zotin dhe do të meritojë zjarrin e Xhehenemit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi pjesëtarët e familjes së tij të pastër, mbi shokët e tij të nderuar, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe binduni Atij, falënderojeni Atë për çfarë ju ka dhuruar, përkujtojeni Atë nga se ju ka udhëzuar, sepse sikur të mos ishte udhëzimi i Tij ndaj jush do të kishit humbur dhe sikur të mos ishte dhurimi i Tij tek ju do të ishit shkatërruar. “E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur!” (El-Bekare 198)

O ju besimtarë! Kjo është një ditë e madhe nga ditët e Zotit të Madhërishëm, në të cilën është bashkuar festa e ditës së xhuma me festën e ditës së Arafatit. Kjo është ditë që përkon me ditën e qëndrimit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Arafat, ditën që është plotësuar feja dhe zbriti tek ai fjala e Allahut të Lartësuar: “  Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Ma’ide 3)

Nuk ka ditë më madhështore se kjo, dita e përsosjes së fesë, plotësimit të mirësisë dhe kënaqësisë së Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar ndaj muslimanëve dhe umetit të tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! Vend qëndrimet, ritualet e haxhit janë shprehje simbolike për ndryshimet e jetës dhe për ekzistencën e tyre. Diversiteti, ndryshimi është  pjesë përbërëse e rëndësishme në jetën e muslimanëve, kjo në mes të dritës dhe errësirës, të mirës dhe të keqes, të vërtetës dhe të kotës.

LEXO  Përfitime dhe këshilla nga historia e gruas së Imranit dhe vajzës së saj, Mejremes

Ndërsa udhëtimi i haxhit  është përmbledhje e udhëtimit të jetës në diversitetin, larminë e saj dhe luftës së atyre që janë pjesë e saj, nga se në haxh shfaqet lëvizja dhe heshtja të kombinuara, por ato sëbashku paraqesin formën e kompletuar të haxhit, por se ai, haxhi është përmbledhje e botës mbarë. Si të mos jetë kështu, kur haxhi na kujton historinë e mikut të Zotit, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, histori e të dërguarit të Zotit të Madhërishëm, nga historitë më të mrekullueshme që kanë ardhur në Kuranin Famëlartë. Histori e mbushur me ndodhi dhe ngjarje të shumta. Në atë histori ndodhet emigrimi i mikut të Zotit, Ibrahimit, dhe udhëtimet e tij. Në të ka thirrjen e tij për idhujtarët dhe pikpamjet e tij. Në të ka durimin dhe qëndresën e tij përballë sprovave të tij. E këto sprova janë përmendur në Kuranin Famëlartë me këto imtësi, hollësi, vetëm që të përfitojnë prej tyre muslimanët, llambë drite për ta. Sidomos në kohë sprovash dhe fitnesh, në kohën e ndryshimit të fesë dhe shtrembërimit të legjislacionit të saj, me mveshjen e të vërtetës me të kotën dhe shitjen e fesë me një çmim të lirë, por se dhënien e saj, fesë, falas për armiqtë e Zotit në mënyrë që t’i kënaqin ata përveç Zotit.

Në historinë e mikut të Zotit, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka fuqizim pas sprovës, fatkeqësisë, dhe udhëheqje pas vendosmërisë. E kjo është e qartë në fjalën e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “ Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” – “Po pasardhësit e mi?” – pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.” (El-Bekare 124)

Vërtetë jeta e mikut të Gjithëmëshirshmit, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, është frymëzim besimi, edukim i përgjithshëm. Ajo është nga mësimet dhe përfitimet më të mëdha që ka ardhur në të për brez pa brezi. Në jetën e tij është mësimi i rrugëzgjidhjes pas vështirësisë, mësimi i qëndresës përballë armiqve mohues dhe idhujtarë. Situata dhe skena që e forcojnë muslimanin në situata fatkeqësishë dhe i dhuron atij besimin, bindjen në Zot, mbështetje të mirë tek Ai.  Ai duron me durimin në bindjen në Zotin e tij, sepse pas vështirësisë vjen lehtësimi.

O ju të lidhur me këtë vend! Jini sikurse ishte miku i Zotit, Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, të bindur se Allahu do e kthejë për ne të vështirën në lehtësim. Jini të bindur dhe të sigurtë se Zoti pas padrejtësisë dhe shtypjes do vendosë drejtësi për ne. Jini të bindur në Zot se Allahu pas rrënimit dhe shkatërrimit do të japi për ne ndërtim dhe ringritje. Jini të bindur dhe të sigurtë se Allahu do të japi për ne pas çdo vështirësie rrugëdalje dhe pas çdo shqetësimi lehtësim.

LEXO  Frytet e besimit në Ditën e Gjykimit dhe porosi për xhaminë e Aksasë

O ju të lidhur me këtë vend! Këto ditët tuaja janë ditë dhurimi dhe sakrifice, kurbani, përshpejtimi dhe agimi, madhërimi dhe Njësimi të Zotit, lavdërimi dhe falënderimi për Të. Prandaj madhërojeni Zotin të bindur,  përshëndeteni Atë me përulje, lavdërojeni Atë të nënshtruar ndaj Tij, lartësojeni Allahut duke e madhëruar Atë. O Zot, me përmendjen Tënde heshtën e gjithë bota, flet vetëm zemra e nënshtruar për Zotin, ngrejmë duart duke kërkuar lehtësimin dhe kënaqësinë e Tij.

O banorë të Bejtul Makdisit, Kudsit! O banorë të Palestinës! Vërtetë durimi dhe lidhja e juaj e fortë në tokën tuaj, ku ju përballoni vuajtjet, mundimet me të gjitha llojet dhe format e tij, trondisni bedenet, këshjellat e mohuesve dhe fortesat e hipokritëve, shkatërroni foletë e të korruptuarve të pamoralshëm, shkatërroni planet, kurthet dhe intrigat e komplotistëve.

O banorët e Palestinës në qytete dhe fshatrat e saj, në kampet dhe në zonat rurale të saj të izoluara dhe të bllokuara! Dijeni se vendosmëria dhe qëndresa juaj në tokën tuaj është si malet e palekundura përballë fatkeqësive dhe vështirësive, përballë padrejtësisë, shtypjes dhe të padrejtëve. Durimi, qëndrueshmëria dhe vendosmëria juaj ka hutuar të gjithë botën mbarë, sepse ju jeni të bindur dhe besoni në premtimin e Zotit.   “(Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet…” (Er-Rum 6)

Përgëzoni sepse Allahu është më afër jush se damari i qafës tuaj, prandaj luteni Atë.

Përgëzoni sepse lehtsimi dhe rrugëdalja është afër, Allahu i përgjigjet lutjes.

Përgëzoni patjetër, sepse vërtetë Allahu nuk do të na humb ne. “Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Er-Rum 47)

Përgëzoni, kjo botë është një orë dhe nuk zgjatën shumë, jeta do të marrë fund dhe të gjithë ne do të largohemi prej kësaj bote. Të gjitha krijesat janë kalimtare në këtë bote, e tek Zotit do të takohen kundërshtarët.

O ju të idhur me këtë vend! Vërtetë vështirësia e sprovës,  zgjatja dhe mundi i saj nuk e ndërpresin dot mendimin e mirë për Zotin dhe nuk sjellën dot dëshpërim. Zotëria ynë Jakubi, paqja e Zotit qoftë mbi të, humbi djalin e tij më të dashur, e pas tij, Jusufit, humbi dhe djalin tjetër, e më pas humbi dhe shikimin e tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në gjuhën e Jakubit ka thënë: “ … dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.”(Jusuf 87) Gjithashtu dhe ju mos e humbni shpresën në mëshirën e Zotit, mos u dëshpëroni nga mëshira e Zotit. Fryma Kuranore është frymë optimiste, nuk njeh dëshpërimin dhe as dorëzimin, as pesimizmin dhe as frustrimin.

Një poet ka thënë:

“ Thuaj atij që e ka zemrën të mbushur me pesimizëm dhe që vazhdon të ngushtojë horizontet përreth nesh,

Sekreti i lumturisë është mendimi yt i mirë për Atë që krijoi jetën dhe shpërndan furnizimin, rriskun.”

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!” (Ta Ha 52) Sikurse Allahu i Madhërishëm thotë: “ (Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut…”(Jusuf 86)

Zoti i kërkoj falje për vete dhe ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

LEXO  Fanatizmi, dëmet dhe trajtimi i tij

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, Ai që përsëritën ditën e xhuma me Bajramet, ka ngritur qiellin pa shtylla mbajtëse dhe ka sjellë tokën të tillë, Ai është i pastër dhe i Lartë për të patur shoqe, fëmijë dhe mbështetës.  

Lutjet dhe përshëndetjet për krijesën më të mirë të Zotit, të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilin Ai e veçoi dhe e përzgjodhi, mbi familjen, shokët e tij dhe ata që i pasojnë ata.

Në vijim

O ju të lidhur me këtë vend! Binduni Allahut të Madhërishëm dhe afrohuni për tek Ai përmes therjes së sakrificave, kurbaneve tuaja. Madhërojeni Allahun dhe falënderojeni Atë, hani prej saj, sakrificës, kurbanit, jepini të varfërit dhe dhuroni.

O ju muslimanë! Gëzohuni me bajramin tuaj, hani dhe pini e mos e teproni, pendohuni tek Zoti i juaj dhe kërkoni falje tek Ai, kapuni pas litarit të Tij, Kuranit,  dhe mos u përçani. Jini vëllezër sikurse Zoti ju ka urdhëruar, përqafohuni dhe takohuni, mbani lidhjet tuaja farefisnore dhe tolerojeni njëri-tjetrin, bashkëpunoni në drejtësi dhe në devotshmëri. Bëni kujdes me atë që po komplotohet kundër jush, që dëshirojnë me të ndarjen e rradhëve tuaja dhe përhapjen e fitneve në mesin tuaj.

Le të mbushim zemrat, mendjet, trupin dhe atmosferën tonë me madhërim të Zotit. Le të mbushim veshin e kohës dhe vendit me këtë fjalë të madhe.  Le të mbushim xhaminë e bekuar të Aksasë dhe qytetin e Kudsit me Tekbir, Tahlil dhe Ta’dhim, që ti ngremë këto në kohë fitnesh dhe mundimesh.

Zoti është më i Madhi na ngrenë ne mbi këtë botë, mbi vështirësitë dhe ndryshimet e saj, mbi të voglave të saj dhe gjërave të saj të parëndësishme, mbi dhimbjet, shqetësimeve vështirësitë e saj. Në mënyrë që të na dërgojnë tek Zoti ynë në përjetësi, që të hapi për ne portat e Xhenetit në botën e Ahiretit, dhe të hapi për ne portat e të ardhmes, lulen e dëshiruar, në jetën e kësaj bote sikurse na ka premtuar Allahu i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Me fjalën, s’ka Zot tjetër përveç Zotit, të bëj forcën tonë nga forca e Zotit, ndihmën tonë nga ndihma e Tij, Allahu i Madhërishëm, sepse ne nuk kemi frikë nga askush përveç Zotit, nuk kërkojmë vetëm se nga Zoti, dhe se nuk shpresojm vetëm se nga Zoti. Bindja e jonë tek Zoti dhe Fuqija e Tij është shumë e madhe, me të cilën thërrasim në çdo moment dhe në çdo bajram, brohorasim me të në çdo situatë, me zemrat tona para se me gjuhët tona, brohorasim me të në adhurimet dhe traditat tona, në kohët tona të mira dhe në lavditë tona. Brohorasim me to në sigurinë dhe frikën tonë në gëzimin dhe hidhërimin tonë. Kjo fjalë me të cilën brohoret çdo i plagosur, çdo i ngarkuar dhe çdo jetim. Kjo fjalë, neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm! Brohoret me të çdo njëri që i është bërë padrejtësi thërret me të çdo i privuar.

O Zot, na bëj nga ata që të përmendin Ty sa më shumë.

O Zot, prano nga ne përmendjen Tënde,  falënderimin ndaj Teje dhe na mundëso devotshmëri në zemra.

O Zot, kthe tek ne mirësit, bekimet e këtyre ditëve  me siguri, paqe, stabilitet dhe Islam.

O Zot, prano lutjet tona, na fal dhe na mëshiro.

O Zot, të lutemi të jesh kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi dhe na kanë sulmuar.

O Zot, lëm në dorën Tënde, ta besojmë Ty xhaminë e Aksasë, merre atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1210610096988035

Post Author: endrit