Këshilla të dobishme për të kaluar Siratin

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    07-02-1447H   01-08-2025 D

Shejh Ali Hudhejfi

Tema  Këshilla të dobishme për të kaluar Siratin

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë, tek Ai kërkojmë falje dhe pendohemi. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumëta për ata.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Frikësojuni Zotit të Plotëfuqishëm. Frika ndaj Zotit është aryeja më e madhe për të fituar shpërblimet më të mëdha,  për të arritur kënaqësinë e Zotit, Falësit të Madh, Pranuesit të pendesës, dhe për të shpëtuar nga dënimi i rëndë, ndëshkimi i dhimbshëm.

O ju njerëz! A dini se kush janë orët më të dhimbshme, më të frikshme  dhe më të tmerrshme, orët me më shumë  shqetësim dhe  me preokupim, me ankth dhe me trishtim?! Ajo është ora në të cilën sytë errësohen,  zemrat arrijnë deri në fyt  dhe dridhet çdo pjesë e trupit tek njeriu nga ajo situatë që ai shikon dhe bëhet dëshmitarë i çështjeve të mëdha, dhe nga situata që përjeton prej të cilave tronditen trupat. Ajo është ora në të cilën vendoset ura mbi zjarrin e Xhehenemit. Pas urës së Siratit nuk ka tjetër vetëm se fitore të madhe, të gjitha llojet e lumturisë së përhershme, të pafundme dhe kënaqësinë e Zotit të Plotëfuqishëm. Çfarë lajmi i mirë për ata që e kalojnë atë dhe shpëtojnë, çfarë humbjeje për ata që u rëshqet këmba e tyre në urë të Siratit dhe bien në Xhehenem dhe shkatërrohen. Zoti i Lartësuar ka thënë: “  Ata e mendojnë atë (dënim) të largët, kurse Ne e shohim të afërt.” (El-Me’arixh 6-7) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ … ndërsa çështja e Ditës së Kiametit është sa çel e mbyll sytë ose edhe më shpejt.” (En-Nahl 77)

Çdo gjë që po vjen është afër, dhe ajo që është larg është ajo që ka kaluar ditët, sepse nuk do të kthehet më. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).” (El-Enbija’ 1) Sa shpejt që kalon jeta e kësaj bote dhe zhduket sepse Zoti e ka krijuar atë me një afat të caktuar, prandaj çdo njëri të punojë në të e do të shpërblehet sipas veprave. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e begative, ndërsa ata që nuk kanë besuar dhe i kanë përgënjeshtruar Shpalljet Tona, do të kenë dënim poshtërues.” (El-Haxhxh 56-57) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë.”( En-Nexhm 31) Jeta e kësaj bote, nga fillimi deri në përfundim të saj, nuk është tjetër vetëm sikur një orë në përjetësinë e Ahiretit. Zoti i Madhërishëm,  ka thënë, e Ai është i Gjithëdituri dhe që thotë të vërtetën: “ Ditën kur do t’i tubojë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë ndenjur në Tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri – tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë.” (Junus 45) Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.” (En-Nazi’at 46) Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në Tokë) veçse për një kohë të shkurtër.” (Er-Rum 55) Çfarë sollën me vete populli i Adit dhe i Themudit, populli i Ibrahimt dhe populli i Lutit, banorët e Medjenit, Faraoni dhe Hamani, populli Tuba’s,  mbretërit e Persisë dhe të Bizantit, njerëzit e shekujve të kaluar dhe të tjerë përveç tyre, nga ata që gërmuan lumejtë, mbollën pemët dhe shijuan nga frutet më të mira, sunduan detërat dhe poseduan çdo gjë që dëshiruan nga të mirat dhe kënaqësitë?! Çfarë sollën këta njerëz me vete para Zotit të tyre në këtë orë, ditën e Gjykimit, që është e gjatë sa e gjithë dunjaja, jeta në këtë botë?! Ata kanë paraqitur veten para Zotit të tyre me veprat dhe gjërat e tyre më të këqija. Askush prej tyre nuk do të shpëtojë nga shkatërrimi dhe dënimi në këtë botë dhe në botën Tjetër përveç atyre që kanë qenë të drejtë dhe kanë besuar në Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar. 

LEXO  Bëni kujdes nga mashtruesit dhe përgojuesit - Medina 01.01.2021

Ora e vështirësisë, që nuk ka të krahasueshme me të, është para njerëzve, nga e cila askush nuk mund të shpëtojë. Zoti i Plotfuqishëm për urën e ngritur, Siratin,  mbi zjarrin e Xhehenemit ka thënë: “ Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” (Merjem 71-72) Kjo është ora e kalimit të urës së Xhehenemit, e cila i mbushi zemrat e Sahabëve me frikë dhe tmerr, mbushën zemrat e atyre që vijnë pas tyre, të cilët ndjekin rrugën e tyre me frikën ndaj Zotit të Plotfuqishëm, i mban ata larg nga gjynahet dhe shkeljet, duke shpresuar nga Zoti i Plotfuqishëm se do ta kalojnë këtë urë për në Xhennet me mëshirën e Zotit të Plotfuqishëm, të shpëtuar. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ajo ka përmendur zjarrin e Xhehenemit dhe ka qarë, ndërsa i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Çfarë të bëri të qashë?” Ajo ka thënë: “ Kujtova zjarrin e Xhehenemin dhe qava.” I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A do t’i kujtoni familjet tuaja në Ditën e Gjykimit?” I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Do të ketë tre momente kur askush nuk do të kujtojë dot dikënd tjetër: Tek peshorja e veprave  derisa të dijë nëse peshorja e tij do të jetë e lehtë apo e rëndë; Kur të shpërndahen librat,  derisa të dijë se nga do ti vijë libri i tij, në dorën e djathtë, të majtë apo pas shpinës; Dhe tek Ura e Siratit kur ajo vendoset midis dy anëve të Xhehennemit derisa ta kalojë atë.”  Hadithin e ka tranmsetuar Ebu Daudi.

Abdullah Ibn Rebaha, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka qarë, dhe i kanë thënë: “ Çfarë të bëri të qashë, o i biri i Rebahas?” Ai ka thënë: “ Për Zotin, unë nuk jam i dashuruar me këtë botë, as nuk jam i dashuruar me ju, por e kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  të recitonte një ajet nga Libri i Zotit, Kurani, në të cilin përmendet zjarri i Xhehenemin: “ Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” (Merjem 71) e si mund të ndihem rehat pas këtij takimi, përfundimi.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Zoti i Lartësuar do t’i mbledhë njerëzit, ku besimtarët do të qëndrojnë derisa të j’u afrohet atyre Xheneti. Ata do të shkojnë te Ademi dhe do t’i thonë: O babai ynë, hape Xhenetin për ne. Ai do të ju thotë: A ju ka bërë diçka të dilni, largoheni nga Xheneti përveç gjynahit të babait tuaj? Unë nuk jam i denjë për këtë. Shkoni për tek Nuhu, e ai do të thotë: Vetja ime, vetja ime. Shkoni tek Ibrahami, e ai do të thotë: Vetja ime, vetja ime. Shkoni tek Musai, e ai do të thotë: Vetja ime, vetja ime. Shkoni për tek Isai, e ai do të thotë: Vetja ime, vetja ime. Shkoni për tek Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Atëherë unë shkoj deri sa të arrijë nën arshin e Allahut dhe do t’i bie në sexhde Zotit tim, e lavdëroj Atë me lavdërime dhe falënderime në një mënyrë që nuk e ka lejuar askënd tjetër para meje.  Pastaj Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar do të më thotë: “O Muhammed! Ngrije kokën! Kërko, e ajo që kërkon do të jepet! Ndërmjetëso dhe do të pranohet ndërmjetësimi!” Do të hapet, ura, e ajo është ura e Siratit mbi zjarrin e Xhehenemit, do të dërgohet emaneti dhe lidhjet farefisnore dhe do të vendosen në dy anët e urës së Siratit në të djathtë dhe në të majtë. I pari i juaj do të kalojë si rrufeja, shpejt.” I kam thënë, u sakrifikofshin babai dhe nëna ime për ju, e çfarë është ajo gjë si rrufeja?” Ai ka thënë: “ A nuk e keni parë si shkon dhe vjen rrufeja sa hap e mbyll sytë?” Pastaj kalon dikush sikur era, pastaj si kur kalon zogu. Shpejtësia e kalimit të njerëzve do të jetë në varësi të veprave të tyre. Ndërsa i dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të qëndrojë pranë urës së Siratit duke thënë; Zoti im shpëtoi, shpëtoi. Kështu do të ndodhi deri sa të dobësohen veprat e njerëzve, sa që do të vijë njeriu duke mos qenë në gjendje të eci në këmbë vetëm se duke u zvarritur.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

LEXO  Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Ndërsa në hadithe të tjera: “ Do ketë nga njerëzit që do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, do të thotë që do të bien nga ura e Siratit, ndërsa njerëzit e Xhehenemit do të kapen pas tyre, dhe ata do të hidhen në të, Xhehenem,  grupe pas grupesh, Zoti na ruajt.” Prandaj përgatituni për këtë moment duke pasur frikë Zotin, duke bërë vepra të mira, bëni kujdes nga gjynahet dhe shkeljet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.”(El-Haxhxh 1-2)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me përkujtimet dhe urtësitë e tij. Zoti na bëftë dobi me zotërinë e të dërguarve.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh,  Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Kujdestari i njerëzve të mirë. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësitë dhe begatitë e Tij të qarta.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Sundimtari i Vërtetë dhe i Qartë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi i dërguari i Tij i besuari. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin e Tënd,  Muhamedin, i dërguari mëshirë për mbarë botën, familjen dhe të gjithë shokët e tij mbarë.

Në vijim

Frikësojuni Zoti duke nxituat për të bërë vepra të mira dhe duke u larguar nga gjërat e ndaluara. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” (El-Hashr 18-19) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281) Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Merrni vetet tuaja në llogari, përgjegjësi, para se të merreni në llogari, peshoni veprat tuaja para se të ju peshohen dhe përgatituni për prezantimin tuaj më të madh para Zotit.” Prandaj, shmanguni nga tmerri që ju pret përmes devotshmërisë, frikës ndaj Zotit dhe veprave të mira.

LEXO  Koha e shoshitjeve

Nga Shedad Ibn Eusi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I mençur është ai që e gjykon, vlerëson veten dhe punon për botën Tjetër, ndërsa i humbur është ai që ndjek tekat dhe shpreson tek Zoti më kot për atë që dëshiron, pa punuar.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Nga Muadh Ibn Xhebeli, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësoju Zotit ku do që të jesh, pasoje të keqen me të mirë, sepse ajo e fshinë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Trimidhiu. Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ruaju nga gjynahet e vogla, sepse ato grumbullohen kundër njeriut derisa ta shkatërrojnë atë.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu dhe Bejhakiu.  Prandaj shpërblejeni, sigurojeni veten tuaj me besim dhe vepra të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sikur keqbërësit të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar) prej dënimit të ashpër në Ditën e Kiametit. Atëherë, do të përballen me atë që nuk e kanë llogaritur.” (Ez-Zumer 47)

Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)  Lutuni dhe përshëndeteni zotërinë e të gjithë njerëzimit.

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar. Atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë, idhujtarët dhe ateistët. O Zot, ndihmo librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd dhe robërit e Tu të devotshëm dhe besimtarë.

O Zot, na fal gjynahet tona, të mëdhatë dhe të voglat prej tyre, të parat dhe të fundit e tyre, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi në botën Tjetër. O Zot, bëj punët tona më të mira përfundimin, mbylljen e tyre, na bëj të vendosur, të qëndrueshëm në synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Na bëj të kënaqur dhe të lutemi të jesh i kënaqur me ne, fal të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, të lutemi të marrësh nën kujdesin Tënd çështjen e çdo besimtarit dhe besimtareje, çdo muslimanit dhe muslimaneje, dhe përmirëso të gjitha çështjet tona, të parat dhe të fundit, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga lbisi, shejtani, pasardhësit, pasuesit dhe planet, kurthet e tij.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar, fortesa e Islamit, me kufinjtë dhe ushtarët e tij, sigurinë, begatinë dhe lulëzimin e tij, dhe jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë që Ti do dhe je i kënaqur. Jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë çdo gjë të mirë dhe në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe mbështeti ata të dy në çdo gjë të mirë, o Zoti i botëve.

O Zot, largo shqetësimin dhe vështirësitë nga muslimanët, mbroji ata nga sprovat e fitneve, nga ato që janë shfaqur dhe ato që janë të fshehta, o Zot i botëve. Lehtëso çështjet e tyre dhe zgjero zemrat e tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo popullin e Palestinës, mos i lër ata në duartë e tyre që të mos bëhen të pafuqishëm dhe të dobët. Mos i lër ata në duar të njerëzve sepse i harrojnë dhe i zhgënjejnë, as mos i lër ata në dorë të asnjërit prej krijesave Tua. O Zot, mos u jep pushtet sionistëve, agresiv,  jehudëve pushtues dhe tiranë në xhaminë Aksa dhe as në vendet e shenjta, jepu besimtarëve nga populli i Palestinës lehtësim dhe  mbroji ata nga të këqinjtë e tyre, mundësoju atyre ushqim nga urija, mbroji ata nga frika, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun  dhe falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1963467151066402

Post Author: endrit