Vazhdimësia në vepra të mira është besim dhe bindje

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    01-10-1447 H     20-03-2026 D

Shejh Dr. Abdul Muhsin Ibn Muhamed El Kasim

Tema   Vazhdimësia në vepra të mira është besim dhe bindje

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e udhëzon Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi, vetmi, dhe hapur.

O ju muslimanë! Ditët kalojnë dhe shkojnë, ndërsa muajt ndjekin njëri-tjetrin dhe  mbarojnë, dhe në ndërrimin e ditëve dhe të netëve ka argumente për ata që mendojnë. Dje po prisnim hënën e muajit të Ramazanit ndërsa sot ja ku po i themi lamtumirë ndërsa faqet e tij palosen, dhe ditët e netët e tij ikin sikur të ishin një ëndërr e shkurtër. Kaluan net të tij të mbushura me mirësitë dhe mundësitë e Zotit të tij, prandaj, ruani atë që keni vepruar në të nga veprat e mira me sinqeritet dhe pranim të mangësive dhe duke kërkuar faljen dhe kënaqësinë e Zotit.

Prandaj, bëni kujdes, dhe merruni më shumë me pranimin e punës sesa me vetë punën, sepse besimtari i kombinon veprat e mira me frikën dhe gjendja e tij është siç dhe Zoti i Lartësuari ka thënë: “ Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (El-Mu’minun 60)

Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se ka thënë: O i dërguari i Allahut, a janë ata të cilët konsumojnë alkool dhe vjedhin? Ai ka thënë: “ Jo, o vajza e besnikut, Ebu Bekrit, por janë ata që agjërojnë, falen dhe japin lëmoshë, sadaka, megjithatë kanë frikë se nuk do t’u pranohen. Janë ata që nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe janë të parët në to.” Hadithi është transmetuar nga Tirmidhiu.

LEXO  Shëndeti, mirësi e Zotit - Medina 26.06.2020

Sa i bukur është adhurimi, bindja, kur pasohet nga akte të mëtejshme adhurimi,  bindjeje, dhe sa madhështore është një vepër e mirë kur pasohet nga vepra të tjera të mira! Vazhdimësia dhe kohëzgjatja e bindjes, adhurimit, janë furnizimi i besimtarëve,  dhe se adhurimi, bindja nuk ka afat kohor të kufizuar. Robi është i urdhëruar ta adhurojë të Gjithëmëshirshmin në çdo kohë. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 99) Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, është pyetur: Kur do të ketë pushim? Ai ka thënë: “Kur të vendoset këmba e parë në Xhenet.”

Qëndrueshmëria në adhurim, bindje është karakteristikë e robërve besimtarë të Zotit: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.”(Fussilet 30)

Zoti e urdhëroi të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe besimtarët në qëndrueshmëri në rrugë të drejtë dhe i nxiti ata t’i përmbaheshin kësaj rrugë, duke thënë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty…”(Hud 112) Ai, qëndrimi i patundur në rrugë të drejtë, është çelës për gjëra të mira dhe arsye për të marrë mirësit e Zotit. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm.” (El-Xhinn 16)

Kush ka kryer vepra të mira në Ramazan duhet të vazhdojë në to, sepse; “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që bëhen në vazhdimësi, dhe nëse janë të pakta.” Muttefikun Alejhi. Nga mirësia e Allahut është që veprat e mira në Ramazan janë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit.  Kështu, agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është sikur të kemi agjëruar tërë vitin, agjërimi ditëve të hënave dhe të enjteve dhe tre ditëve të çdo muaji inkurajohet, leximi i Kuranit Famëlartë urdhërohet të bëhet vazhdimisht, namazi i natës është e legjitimuar në çdo natë, dhënia e lëmoshës është një portë e hapur, lutja është diçka që askush nuk mund të bëjë pa të në jetën e tij.

LEXO  Përfitime nga shpërngulja e Profetit... dhe gjendja e Palestinës së lavdishme

Kohët dhe vendet më të vlefshme nuk e shenjtërojnë askënd, për sa kohë nuk kryen vepra të drejta, të mira,  dhe nuk është i drejtë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Lumturia e vërtetë qëndron në një jetë të gjatë dhe vepra të mira. Bindja e vazhdueshme e muslimanit, e pa kufizuar në një muaj ose vend të caktuar,  është nga provat më të mëdha të pranimit dhe sjelljes së drejtë. Prandaj, pastroni veten përmes akteve të bindjes dhe adhurimit të sinqertë, duke shpresuar për faljen e pamasë të Zotit, dhe gëzohuni në mëshirën e Tij të pakufishme dhe dhuratat e Tij të bollshme.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”( Junus 58)

Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi nga argumetet dhe urtësitë e tij të mëdha.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Zotit për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju muslimanë! Në Bajram ripërtërihen gëzimet e muslimanëve, manifestohen bekimet dhe dhuratat e Zotit mbi ta nëpërmjet përfundimit të agjërimit të tyre të obliguar dhe favoreve që Ai u ka dhënë atyre. Prandaj, shprehni gëzimin tuaj në këtë ditë, sepse gëzimi në mirësinë dhe mëshirën e Tij është pasojë e gëzimit me Zotin e Plotëfuqishëm. Sillni lumturi tek të tjerët dhe jini bujarë me veten dhe familjet tuaja me atë që është e lejuar për ju. Le të shoqërohet gëzimi juaj në Bajram me devotshmëri ndaj Zotit dhe frikë prej Tij, që të arrini sukses dhe të plotësoni gëzimin tuaj në këtë jetë dhe në Jetën e Përtejme, në Ahiret. Çdo ditë në të cilën nuk kundërshtohet Zotin është Bajram dhe çdo ditë që besimtari kalon në bindje ndaj Zotit të tij dhe në përkujtim të Tij është Bajram.

LEXO  Motivimi i njerëzve për të lehtësuar shqetësimin

Dijeni se  Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni  të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me “selam!” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje  të dërguarin tonë,  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë,  të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij dhe me ne së bashku me ta, me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o Zoti i botëve.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo ushtarët tanë, mbro kufijtë dhe vendin tonë,  kthe komplotet e armiqve kundër tyre, o Zot i botëve,  na jep fitoren mbi ta, largo nga ne të gjitha sprovat, të dukshmet dhe të fshehtat,  bëj vendet muslimane vende  të qeta dhe të sigurta, o Zot i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të fronit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata në drejtësi dhe devotshmëri, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, prano nga ne agjërimin, lutjet, namazet dhe të gjitha veprat tona të mira, o Zotërues i Madhështisë dhe Nderit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1513252440801431/2071808623552116

Post Author: endrit