Mesazhe mbështetjeje për popullin e Gazës dhe qortim për botën Islame

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    06-08-1445 H    16-02-2024 D

Shejh Ijad El Abasi

Tema   Mesazhe mbështetjeje për popullin e Gazës dhe qortim për botën Islame

Lavdërimet janë për Allahun, Ai i  Cili s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë.

Lutjet dhe përshëndetjet janë për mjekun dhe shëruesin e zemrave, Muhamedin, të birin e Abdullahut, ai që ndaloi njerëzit e mençur të botës të cilët dëshmuar për të duke thënë: “ Vërtetë Muhamedi është i madh në fenë e tij, madhështor në cilësitë dhe moralin e tij, dhe se bota jonë sot në të cilën jetojmë ka nevojë për Muhamedin, të dërguarin e muslimanëve.”

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut, Ai i Cili ka thënë: “ Allahu është Mbrojtësi juaj; Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.” (Et-Tahrim 2)

O njerëzit tanë në Gazan qëndrestare! Allahu është Mbrojtësi juaj, Allahu është Mbështetësi  juaj, dhe ju mjafton se nuk i keni rënë në sexhde asnjë ditë askujt përveç Allahut të Madhërishëm.

Dëshmoj se zotëria ynë, më i madhi ynë, udhëheqësi  dhe mësuesi ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është më i miri i të gjitha krijesave të Zotit. Zotëria im, o i dërguari i Allahut, o babai i Kasimit:

“ Përmirësuesit janë një dore e vetëve, të bashkuar, një dorë që je ti, më tepër ti je dora e bardhë. O ti që ke i vetëm lavdinë e ndërmjetësimit, ti je në pozitë më i lartësuari, nuk ka ndërmjetësues tjetër,

Zoti të ka bekuar ty, o flamuri i udhëzimit, për sa kohë të shoqërohet errësira me ashpërsi, dhe të shpresojmë në shpëtim dhe fitore.”

Në vijim

O ju besimtarë! O ju të vendosur dhe qëndresëtar  me qëndresën e maleve të larta! Hutbeja, ligjërimi i ditës së xhuma sot nga kjo shtëpi e shenjtë, xhamia e Aksasë, në të cilën nuk ka askush të drejtë të jetë prezent në të përveç muslimanve dhe se ajo është vetëm e muslimanëve. Hutbeja e kësaj dite të xhuma sot nga kjo shtëpi e shenjtë, të cilën e pushtojnë ata që e pushtojnë, por nuk munden që të fshijnë, mohojnë atributin, cilësin e saj Islame, sepse ky atribut dhe kjo cilësi ka ardhur nga lartësia e shtatë qiejve.

Adhurues të Zotit! Hutbeja e xhumasë sot në këtë ditë, nga kjo shtëpi e shenjtë, Aksa, e cila kufizohet nga qyteti i Silvanit, qyteti të cilit sot padrejtësisht po i shkatërrohen shtëpitë e kopshtit të tij.

Hutbeja e xhumasë sot nga kjo shtëpi e shenjtë, Aksa, pranë të cilës është tregu i vjetër që quhet “tregu i xhumasë,” ku një komitet i ashtuquajtur Komiteti i Ruajtjes së Natyrës, po punon për ta marrë nën kontroll padrejtësisht dhe armiqësisht, dhe pse pronësia e tij është e ditur,  e njohur për familjet e qytetit Silvani. 

O ju besimtarë! Titulli i hutbes së ditës së xhuma sot është; “ Realiteti ynë që është për të qarë, realiteti ynë i dhimbshëm.”, kjo nën dritën e dy historive.

Historia e parë: Ali Ibn Hasani ka thënë: Në vendet e Anadollit, nga vendet muslimane, ishte një njeri i drejtë nga robërit e drejtë të Zotit. Ai kishte humbur më shumë se gjysmën e trupit të tij, kishte humbur dhe sytë e tij. Që do të thotë, o vëllezërit tanë të nderuar, e kishin rrethuat fatkeqësitë nga të gjitha anët. Një trup ku kishte humbur shumicën e tij dhe dy sytë e tij i ishin verbuar, nuk shikonte. Ka thënë: Ai qëndronte i shtrirë në shtëpinë e tij. Tregon se një ditë ka hyrë dikush tek ai dhe i ka thënë: O babai i Muhamedit, sepse ashtu thirrej, o babai i Muhamedit, si je gdhirë, si u zgjove?  Ai është përgjigjur duke thënë: “Jam zgjuar mbreti i botës!” Çfarë do të thotë besimi, dhe çfarë bën në zemrat e besimtarëve?! “Jam zgjuar mbreti i botës! I dedikuar vetëm Allahut të Madhërishëm, e gjitha puna ime është adhurimi i Allahut të Madhërishëm, nuk kam nevojë për Zotin për diçka përveçse një kërkese të vetme, vetëm që Allahu të më mbulojë dhe të vdes në Islam.” O Zoti ynë, kur do që të na e kesh caktuar vdekjen na mundëso të vdesim muslimanë, besimtarë.

LEXO  Përgëzoni, Fitorja është afër - Aksa 01.11.2019

O njerëzit tanë në Gazan qëndrestare! A nuk ju ngushëllon dhe nuk ju lehtëson barrën ajo  që sot për ju është thënë:  Banorët e Gazës ndjekin, pasojnë  moralin e paraardhësve tanë të drejtë, Selefuna Es  Salih? Paraardhësit tanë të drejtë, siç e keni dëgjuar, falënderonin Zotin për çdo fatkeqësi dhe çdo gjendje. Banorët e Gazës falënderojnë Zotin e Plotfuqishëm për çdo gjendje dhe çdo fatkeqësi.  Kështu që banorët e Gazës dhe paraardhësit tanë të drejtë kanë të njëjtit karakter, moral.

O njerëzit tanë në Gazan qëndrestare! A nuk ju ngushëllon dhe nuk ju lehtëson kjo, ju drejtohem qytetarëve,  fëmijëve, grave, të moshuarve, ndihma mjekësore dhe mjekët, gazetarëve, atyre që u janë shkatërruar shtëpitë e tyre, ata që familjet dhe familjarët e tyre janë fshirë nga regjistri civil, a nuk ngushëlloheni me atë se Allahu i Madhërishëm, me lejen e Tij ju ka premtuar Xhenetin?

O njerëzit tanë të Gazat dëgjoni, o njerëz që ju ka rënë fatkeqësia dëgjoni se çfarë ju ka premtuar Allahu! Në disa libra të njerëzve të dijes, ka ardhur se Allahu i Madhërishëm i ka shpallur Jahjas dhe i ka thënë; “ O Jahja, pasha Lavdinë dhe Madhështinë Time, Mbreti i mbretërve betohet në Lavdinë dhe Madhështinë e Tij, sikur të shikoje mirësitë e Xhenetit vetëm me një shikim të vetëm, sikur syri yt të shikonte vetëm me një shikim të vetëm mirësitë e Xhenetit, trupi yt do të shkrihet dhe shpirti yt do të digjen nga malli, për Xhenetin. O Jahja, pasha Lavdinë dhe Madhështinë Time, sikur të shikoje ndëshkimin Tim, në Xhehenem, vetëm një shikim të vetëm, trupi yt do të shkrihej, do të qaje, lotoje,  qelb pas lotëve dhe do të vishje hekur pas rrugës.”

O Zot, mbushe Xhehenemin me të padrejtët, mbushe Xhehenemin me agresorët, mbushe Xhehenemin me keqbërësit, mbushe Xhehenemin me bashkëpunëtorët,  mbushe Xhehenemin me armiqt e Tu, armiqt e kësaj feje.

O ju besimtarë! Ndërsa historia e dytë, ku përmes saj ju drejtoj një fjalë botës Islame, popujve të botës Islame, të cilët i duam dhe nuk kemi për qëllim ti shajmë dhe as ti ofendojmë, por është qortim i motivuar nga dashuria. Sikurse është thënë: “ Nëse ikën qortimi, nuk ka dashuri dhe dashuria mbetet përderisa të mbetet qortimi.” Nuk ofendojmë botën Islame sepse ne e duam atë, por, tek Hatim Et Taiji, i cili ishte shembull i bujarisë dhe mikpritjes, ka ardhur tek ai një mysafir. Hatimi kishte vendosur ta linte të uritur, të etur, dhe të mos e ushqente kafshën e tij. Mysafiri fjeti natën më të keqe. Të nesërmen në mëngjes mysafiri përshëndeti  Hatimit dhe u largua. Hatimi u ngrit, mbuloi fytyrën dhe e ndoqi nga pas. Kur e ka arritur atë, Hatimi i ka thënë mysafirit: “Nga po vjen?”  Burri ka thënë: “Nga Hatim Et Taiji.” Hatimi e ka pyetur burrin, mysafirin: “E si e kalove tek ai?” Mysafiri, ka thënë: “ Qëndrimi, kalimi i natës tek ai ka qenë qëndrimi më i mirë, më ka dhënë ushqim, më ka dhënë për të pirë dhe i ka dhënë ushqim dhe kafshës time.”  Hatimi ka zbuluar fytyrën e tij dhe ka thënë: “ Për Zotin nuk do të kthehesh tek familja jote deri sa të bëj atë që ti the.” Pastaj Hatimi është thyer me të në shtëpinë e tij, e ka ushqyer, i ka dhënë për të pirë dhe ka ushqyer kafshën e tij të udhëtimit. Pastaj Hatimi e ka pyetur dhe i ka thënë: “ O filani, çfarë të shtyu të thuash atë që the? The: Më ushqeu, por unë nuk të dhashë ushqim! The; Më dha të pi, por unë nuk të dhashë për të pirë!  The; Mi dha ushqim kafshës, por unë nuk i dhashë ushqim kafshës tënde të udhëtimit! Çfarë të shtyu që të thuash atë që the? Dëgjoni o vëllezërit tanë, këtu është pozita e dëshmitarit, këtu është pozita arsyetimit, dhe ka thënë: “ O Hatim, ti në mesin e njerëzve je shembulli i bujarisë, dhurimit dhe zemërgjerësisë, e nëse do ju thosha atyre, ai koprraci, nuk më dha ushqim e as nuk më dha për të pirë do të më përgënjeshtronin, do më shanin dhe nuk do më besonin. Prandaj, o Hatim, arsyetova në mes fjalës tënde dhe fjalës time, në mbrojte të prestigjit tim dhe jo prestigjit tënd, për vlerën time dhe jo për vlerën tënde, pozitën time dhe jo pozitën tënde.”

LEXO  Larg tradhtisë dhe hipokrizisë - Aksa 14.08.2020

E nga këtu i drejtohem dhe i them botës Islame. O ju bota Islame! Në ditën e sprovës dhe vështirësisë i kapërcyet dhe shmangët veprimet e turpshme dhe situatat e turpshme? O ju bota Islame, ju pyes, a ka dikush që më përgjigjet?  A nuk është e dhimbshme, e trishtueshme  dhe për të qarë që në të njëjtën kohë në të cilën Gaza qëndrestare dhe Palestina muslimane qajnë dhe vuajnë, gjejmë nga ju, e këtë fjalë nuk e kam shpikur unë nga vetja ime, sikurse kanë transmetuar mediat, nga ata që presin artise, këngëtare të pavlera me pritjen e heronjve të lavdishëm dhe çlirimtarë.

O ju bota Islame! A nuk është e trishtueshme dhe për të qarë që në të njëjtën kohë kur në Gazan qëndrestare ka nga ata që ushqehen me ushqimin e kafshëve nga uria, ku në Gazan  qëndrestare ka nga ata që qajnë kur gjejnë një qese me miell,  sepse prej njëqind ditësh nuk ka provuar shijen e bukës, ndërsa ju paguani miliona për të pavlerët, për këngëtarët, për të rënët dhe për ata që nuk kanë asnjë vlerë. 

O ju bota Islame! A nuk është e trishtueshme dhe për të qarë që në të njëjtën kohë kur Palestina qanë,  miliona nga ju festojnë me ditën e të dashuruarve, festën e shthurjes, festa e paturpësisë.

O ju bota Islame! A nuk është për të qarë  dhe e trishtueshme që në të njëjtën kohë në të cilën qanë Gaza qëndrestare, gjejmë se disa nga ju, e këto fjalë nuk janë nga unë, por janë transmetuar në media, gjejmë nga ata që i gjithë shqetësimi i tyre dhe e gjithë dituria e tyre në shërbim të pajtimit në mes dy këngëtareve të pavlera, sikur pajtimi në mes atyre të dyjave është një interes madhor për umetin Islam dhe muslimanët.

O ju bota Islame! A nuk është e dhimbshme, e trishtueshme  dhe për të qarë që në të njëjtën kohë që rënkon xhamia e Aksasë dhe rënkon  në të umeti Islam në Palestinë, kërkuam për ju por shumica nga ju ishit në stadiume, në kafene, në parqe argëtimi, në klube, në hotele, në  plazhe dhe në restorante.

LEXO  Një mesazh për çdo influencues në epokën e platformave

O umeti Islam! Për Zotin vërtetë fjala nuk është nga gjuha, për Zotin unë flas nga dhimbja që vjen nga zemra e jo nga gjuha ime.

“O populli Islam, për diçka të tillë zemra shkrihet nga pikëllimi, nëse ka Islam dhe besim në zemër.”

O ju besimtarë! E përfundoj pjesën e parë të hutbes duke ju lutur Allahut të Madhërishëm që ti kthejë këtij umeti dinjitetin, lavdinë dhe prestigjin e tij.

O umeti Islam! O popull i besimit! Këto fjalë i thamë vetëm për të ruajtur prestigjin tuaj para prestigjit tonë, pozitën tuaj para pozitës tonë, vlerën tuaj para vlerës tonë dhe emrin tuaj në botë para emrit tonë.

Luteni Allahun duke qenë të bindur për përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë tonë, Muhamedin të birin e Abdullahit.

Në vijim

O ju vëllezër të dashur! Imam Ebu Hanfetu Nu’mani, e kur të thuash  emrin e Imam Ebu Hanifetu Nu’manit, mbushe gojën tënde, për të cilin imam Shafiu ka thënë: “Njerëzit janë fëmijë të vegjël  në çështjet e Fik’hut, jurisprudencës Islame, para Ebu Hanifes.” Një ditë imam Ebu Hanife ishte duke ecur i shoqëruar nga Ebu Jusufin dhe Muhamed Ibn Hasani, nxënësit e tij, dhe takojnë një fëmijë që ishte duke luajtur në tokë. Këtij fëmije Allahu i Madhërishëm i kishte dhënë inteligjencë,  urtësi dhe dije, dhe luante në dhe. Imam Ebu Hanife duke ndjerë keqardhje për të i ka thënë: “ O djalë, bëj kujdes të mos biesh në dhe, të mos rrëzohesh në dhe.” Djaloshi i është drejtuar imam Ebu Hanifes dhe i ka thënë një fjalë me të cilën ka tronditur atë, i ka thënë: “ Por se ti o Imam mos bjer, mos u rrëzo, sepse rënia, rrëzimi i dijetarit është rënie e botës.”

Nga këtu, ju drejtohemi dijetarëve të botës tonë Islame, të cilët i duam, nuk i shajmë, por ata janë nishan dhe lëkurë në mes syrit dhe hundës tonë. O dijetarë të botës tonë Islame! Akoma vazhdoni të hulumtoni në rregullat e hajdit, menstruacioneve, dhe nifasit, koha e pastrimit pas lindjes tek femrat? Akoma vazhdoni të hulumtoni në rregullat e sakrificës, kurbanit dhe Akika, kurbani për lindjen e fëmijës? Akoma vazhdoni të hulumtoni në rregullat, dispozitat e transfertave dhe garancive? Akoma vazhdoni të hulumtoni në rregullat e martesës dhe divorcit?  O dijetarë të botës tonë Islame! Nuk përgjithësoj, por për fat të keq, umeti ynë sot është në një luginë ndërsa ju jeni në një luginë tjetër. Shqetësimet e umetit janë në një luginë ndërsa ju jeni në një luginë tjetër. Ku jeni ju në krahasim  me Imam  Neveviun? Ku jeni ju në krahasim me  Xhelal Ed Din Es Sujuti? Ku jeni ju në krahasim me El Fudejl Ibn Ajadin? Ku jeni ju në krahasim me Shejhul Islam Ibn Tejmijen?!

E përfundoj ligjërimin e ditës së xhuma me këtë betim, prandaj më dëgjoni: Pasha Atë i Cili ka dërguar Muhamedin me të vërtetën, sikur të gjithë dijetarët e umetit sot të vendosen në një dorë dhe shejhul Islami, Ibn Tejmijete të vendosen në dorën tjetër do të peshonte më rëndë se ata dhe do ishte i drejtë me ta. A e dini se pse? Sepse Shejhul Islami, Ibn Tejmijete ka bartur umetin mbi shpatullat e tij, ka bartur Islamin mbi shpatullat e tij. Ndërsa shumica e dijetarëve musliman sot është se Islami i bartën ata dhe se ata nuk e bartin Islamin.

Zotit do ti lutem, prandaj thoni amin pas meje.

O Zot, o i Gjallë, o i Përhershëm, o i Madhërishëm o i Butë,   o Ti që i thua gjësë bëhu dhe bëhet! O Zot, me të vërtetë trupat tonë janë lodhur, vërtetë shpirtrat tonë janë lodhur dhe kanë bartur barrën e Islamit.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët! O Zot, me Mirësinë Tënde lartëso dy fjalët e të vërtetës dhe fesë!

O Zot, të lutemi që të jesh me njerëzit tanë në Gazan qëndrestare! O Zot, lehtësojua atyre, sepse tek ata kanë zbritur  sprovat të cilat nuk i bartin dot as malet.

O Zot, siguro librin tonë të llogarisë, lehtëso llogarinë tonë, rëndo me vepra të mira peshoren tonë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.

Ti që fton për namaz, thirr për namaz!

Afrim Smakaj

Post Author: endrit