Allahu të bekoftë Aksa – 22.2.2019

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin e Botrave. Lavdërimet për Zotin që s’na e ka sjellë momentin e fundit vdekjen para se të  përqafojmë Islamin, lavdërimet për Zotin që thotë:

“ Thuaj: “Ai është Allahu, Një e i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”(El-Ihlas1-4)

Me mirsinë e sures Ihlas o Zot mos na beso tek  dikush tjetër veç Teje, mos na nxirr para dikujt  tjetër veç Teje, na bëj të pamvarur nga çdo kush tjetër veç Teje. O  posedues i dekumentit dhe miratues i tij, Ti je më i Madhi, i Vetëm Absolut, i Vetëm në Sundimin Tënd, i pa Shok, pa fëmijë, Ti je Një i Vetëm.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që ka thënë: “  Ata të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.”(El –Ahzab 39)

O Zot zbrit  në zemrat tonë dritë,  dhe në emrat tonë dritë,  në shikimin tonë dritë, në mes duarve tona dritë, pas nesh dritë,  O Zot lehtëso çështjet tona, njëso rrallët tona, na mbro gjakun tonë, o Zot të lutemi të jesh kundra atyre që na kanë bërë padrejtësi dhe na kanë sulmuar. O Zot tek ty kërkojmë mbrojtje nga vesveset e gjokseve, dhe fshirja e çështjeve,  dhe nga të këqijat që vijën natën dhe ditën, dhe nga sherri i krenarisë.

Dëshmojë se zotërija, i dashuri , drejtuesi, shembulli ynë dhe ndërmjetsuesi ynë Muhamedi është rob i Allahut profet dhe i dërguari i Tij, poseduesi i moralit të lartë, që ka thënë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit. E kanë pyetur ku janë ata o i Dërguari i Allahut?  Ka thënë: “ Në Shtëpinë e Shenjtë Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e Bejtul Mak’dis”

Urime për ju që jeni të vendosur dhe të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe ju o bijtë e Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e sajë. Në vijim

Allahu xh.sh në suren Bekare thotë: “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.”(El-Bekare 114)

Ndërsa në një ajet tjetër po në suren Bekare Allahu xh.sh thotë: “Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju largojnë nga besimi juaj.” (El-Bekare 217)

Dhe nuk do të munden kurrë në dashtë Allahu, Amin

O ju muslimanë! O ju namazfalës!  O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Me të vërtetë xhamijat janë shtëpitë e Zotit, për të njësuar Zotin Një i Vetëm, përhapjen e thirrjes së Tij, Allahu xh.sh në suren Shu’ara thotë: “ Prandaj, mos adhuro tjetër Zot, përveç Allahut.” (Esh-Shu’ara 213)

Allahu xh.sh në suren Kasas thotë : “Mos adhuro zot tjetër, krahas Allahut! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij!” (El-Kasas 88)

Xhamijat janë “ambasadat” e Zotit në tokë, që kanë zërin e tyre dhe mesazhin e tyre të fortë hapsinorë.

O ju muslimanë! O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Është e njohur dhe e ditur se Xhamija e bekuar e Aksasë është  nga më të shenjtat xhami në tokë, ajo është kibla e parë, xhamija e dytë e ndërtuar në tokë dhe xhamija e tre për nga shenjtërija e tyre. Urime o banorët e Aksasë.

Kur themi Aksa konsiderojmë çdo gjë që përfshin muri rrethues i sajë, duke përfshirë në këtë Murin e Burakes, dhe Portën e Mëshirës. Po xhamija Aksa me të gjitha pjesët e sajë dhe vendfaljet e saj, çfarë ka mbi tokë dhe nën tokë të sajë që arrinë një sipërfaqe prej 144mijë metër katrore bashkë me Portën e Mëshirës e gjitha është e drejtë e të gjithë muslimanëve në mbarë botën.  Xhamija Aksa është vakf Islami dhe nuk pranon ortakëri me dikë tjetër jo muslimanë, dhe se jomuslimanët nuk kanë asnjë të drejtë në të. Nuk është dhe nuk do të jetë i vlefshëm asnjë ligj apo gjykim mbi të përveç ligjit Islam.

O ju muslimanë! O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Më është thënë se përse në çdo predikim të ditës së xhuma diskuton  çështjen e Aksasë!? Përgjigja është e qartë dhe e prerë, me të vërtetë Aksaja sfidon gabimet tuaja në çdo ditë. Nuk e ekzagjeroj në këtë, është detyrë për muslimanët që të jenë në dijeni për sulmet dhe abuzimet e përditshme në të drejtë të Aksasë, me qëllim shkatrrimin dhe rrënimin e sajë. Pushtuesi është i vendosur që të ndaloj muslimanët që të falen në vendfaljen e Portës së Mëshirës. Kjo është një çështje e pa pranueshme në mënyrë absolute. Dihet shumë  mirë se vendfalja e Portës së Mëshirës është në ambjentet e brenbshme të xhamisë së bekuar të Aksasë dhe se ajo është pjesë që nuk ndahet nga Aksa, dhe sikurëse dhe dihet Aksa është çdo pjesë që rrethohet nga muri.

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e Minberit të xhamise së bekuar të Aksasë  bëjmë me dije se Aksaja është më e madhe dhe më e rëndësishme se sa të vlersohet nga gjykatat e izraelit pushtues dhe të çfarë do gjykate tjetër qoftë. Aksaja është më e madhe dhë e rëndësishme se të jetë një kartë për fushatat elektorale në zgjedhjet e izraelit. Ne nuk heshtim dhe nuk pranojmë asnjë vendim që del nga gjykatat izraelite, vendime që vendosin për mbylljen e Portës së Mëshirës. Ai është vendim i pavlefshëm, i paligjshëm. Prandaj është në të drejtën e çdo muslimani që të falet në çdo pjesë të Aksasë , dhe në çdo vend të Aksasë duke përfshirë dhe vendfaljen e Portës së Mëshirës.

Porta e Mëshirës në të gjithë historinë ka qenë e mbushur me dijetarë dhe orë mesimi sikurëse  dhe me faljen e namazeve. Të njëjtën gjë themi dhe për vendfaljet e tjera në të gjithë Aksanë.

Atoritetet pushtuesë duhet të mbajnë larg duart e tyre nga vendfalja e Portës së Mëshirës, dhe se ata do të jenë përgjegjës për çdo ngjarje që mund të ndodhi në Aksa dhe rrethimin e sajë. Refuzojmë dhe kundërshtojmë pengimin dhe ngacmimet që u bëhen besimtarëve për faljen e namazit, dhe sigurojmë se proçedurat izraelite nuk i ndalojnë dhe pengojnë muslimanët veç se i bëjnë më të lidhur me Aksanë, dhe më të vendosur  në mbrojtje të sajë.

Urojmë dhe përshëndesim muslimanët  dhe namazfalësit prej tyre ata të cilët i falin namazet e tyre në pjesën e Portës së Mëshirës duke ju thënë Zoti ju shpërbleftë. Sikurëse përshëndesim rojet e Aksasë të cilët bëjnë detyrën e tyre.

Kundërshtojmë atë se çfarë ndërmarrin autoritetet pushtuese duke thyer muret e kalasë së Emevive dhe të trashigimisë Islame tek muri i Burakës.

Aksaja do të qëndrojë e fortë dhe e pa ndryshuar për muslimanë. Ata që janë të lidhur me të dhe të vendosur në qëndrimin e tyre për të, nuk heshtim dhe nuk e pranojmë asnjë të drejtë të jehudëve në Aksa. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)

Nuk na mbete te themi vetëm se Allahu të bekoftë Aksa.

Në një hathith të ndershëm thuhet: “Dy sy nuk i prekën zjarri, syri që ka qarë duke pasur frikë Allahun dhe syri që ka qëndruar zgjuar duke ruajtu në rrugë të Allahut.”

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin e Allahut. Lutjuni Allahut se ju është premtuar përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet për Zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për të dashurin tonë, Muhamedin të dërguarin e besimtarëve, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

O ju namazfalës! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Do të flas në këtë pjesë të predikimit tim për një çështje rreth arsimit.  Me të vërtetë çështjet e tjera na kanë angazhuar dhe e kemi lënë arsimin në një nivel që është për të dëshiruar në krahasim me atë që kanë bërë popujt e tjerë në botë. Allahu i madhërishëm e ka filluar zbritjen e Kuranit me fjalën e Tij “Lexo” ajeti i parë që ka zbritur. Për këtë u bëjmë thirrje kujdestarëve të çështjeve të studentëve dhe nxënësve, duke u thënë se, Programet mësimore të shkollave janë përzier me programet e shkollave të  pushtuesit. Para se ti dërgoni fëmijët tuaj në këto shkolla, ju o prindër që jeni të pavëmendshëm dhe ju o nëna të pavëmendshme duhet të dini se mënyrat e lufës kundër nesh është lufta e civilizimeve, lufta e kulturave, dhe lufta e shkatërrimit të prejardhjes tonë të ndritur. Ju kujtojmë gjithashtu ju baballarëve të pavëmendshëm, dhe nënave të pavëmendshme se fëmijët tuaj dhe edukimi i tyre është amanet në qafat tuaja, prandaj mendohuni mirë se në cilat shkolla do ti dërgoni fëmijët tuaj, derisa të mos u ndodhin atyre larje besimi. Po mos tu ndodhin atyre larje besimi. Allahu xh.sh do ju pyesi për fëmijët tuaj.

Larjmërojeni ju që jeni prezent  tek ata që nuk janë këtu. O Zot unë lajmërova njoftova, prandaj o Allah dëshmo për këtë.

O ju namazfalës! Kjo kohë është koha që pranohet lutja prandaj thoni pas meje amin.

O Zot na jep siguri në vendtet tona, dhe largo të vështirat nga ne.

O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe, o Zot ruaj atë që mundohet të bashkojë muslimanët, dhe jepi forcën e Salah Ed Dinit.

O Zot të lutemi të na japësh pendesë të sinqerët, pendesë  para vdekjes, qetësi në momentin e vdekjes, falje dhe mëshirë pas vdekjes.

O Zot ndimo Islamin dhe muslimanët, lartëso më Mirësinë Tënde fjalën e vërtetë dhe Fenë.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit,.

O Namazfalës, pas namazit të xhumasë do të falim namazin e xhenazes për prezent dhe që nuk janë prezent(salat el gajib).

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

LEXO  Interesimi për fenë e Zotit është baza - Dr. Ikrime Sabri - Kuds - 27.07.2018

 

Aksa / by

Post Author: