Nga Kudsi thirrje për pendim

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     25-04-1447H   17-10-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema    Nga Kudsi thirrje për pendim

Lavdërimet janë për Zotin, lartësuesi i njerëzve të mirë dhe poshtëruesi i njerëzve të ligj, lavdëruesi i  njerëzve të drejtëve dhe thyerësi i njerëzve të mohuesve, Gjithëshikuesi, Dëgjuesi i çdo gjëje, i Fuqishmi, i Pamposhturi. Ai i Cili kë lartëson ai është i lartësuar, dhe kë poshtëron ai është i poshtëruar. Ai e bëri të qartë dhe ndriçoi, zgjodhi dhe përzgjodhi. Ai përzgjodhi të dërguarit dhe profetët mbi të gjithë krijesat, zgjodhi pasuesit e tyre mbi të gjithë njerëzimin dhe krijimin. Ai ka dhënë për çdo profet komb, umet dhe shokë, dhe për çdo të dërguar mbështetës dhe ndihmës. Ai ngriti pozitat përmes tyre dhe nderoi fiset përmes tyre. Ai e bëri profetin tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, zotëri  të profetëve dhe të dërguarve, dhe e bëri umetin, popullin e tij zotëri të popujve dhe të atyre që ishin para tij. Veçoi shokët e tij mbi të gjithë të tjerët, pasuesit e të dërguarve dhe profetëve. O Zot, Zotërues i litarit të fortë dhe i urdhrit të drejtë, të kërkojmë Ty siguri në Ditën e Kërcënimit të madh, ditën e Gjkimit, dhe Xhenet në Ditën e Përjetësisë, në Ahiret, me të afërmit që dëshmojnë Zotin, ata që bëjnë ruku dhe bëjnë sexhde pët Atë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, na ka bekuar me Islam, na ka udhëzuar në besim, ka bërë tokën tonë të shenjtë synim të zemrave të besimtarëve dhe  na ka urdhëruar të udhëtojmë për në xhaminë e saj përmes gjuhës së të dërguarit të Tij, profetit besnik. I bekuar është ai që i afrohet asaj, Aksas, nëpërmjet akteve të adhurimit, i suksesshëm është ai që bën vepra të mira, dhe të lumtur do jenë banorët e tij në fund të kohës. Si mund të jetë ndryshe, kur ata janë të duruar dhe të kënaqur në vështirësi, dhe mirënjohës dhe të lavdëruar në begati?!

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai që është i pavarur në barrën e mesazhit, i shpëtuar, i mbrojtur nga devijimi, i dërguari nga raca më e ndershme dhe më e denjë, i përshkruar me moralin më fisnik dhe më të mirë, a nuk i është drejtuar Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar me fjalën e Tij duke thënë: “ Se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem 4) Islami është i tëri moral, jo fjalë, pretendime dhe gënjeshtra. Për muslimanin nuk ka qetësi shpirtërore, njeriu i ndershëm nuk ka pretendim, për të frikësuarin nuk ka pushim dhe për krijesat nuk ka shpëtimi nga Zoti.

Zoti i Plotfuqishëm qoftë i kënaqur me familjen e tij fisnike, dijetarët e fesë, udhëhiqemi nga udhëzimi dhe drita e tyre, dhe trashëgimia e tyre ndiqet. Ata janë imamë, udhëheqës që u pastruan nga teksti i Librit, Kurani,  dhe drita e të cilëve u lidh me dritën e tij përmes portës më të afërt. Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë sahabet, më i mëshirshmi prej tyre ishte Ebu Bekri, më i rrepti në fenë e Zotit është Omeri, më i sinqerti prej tyre në modesti është Othmani, ndërsa Aliu, i cili u fal, pas tij, ndërsa njerëzit ishin politeistë, mohues, dhe iu bind ndërsa njerëzit dyshonin, tek ai.

Nga këtu, nga këto hapësira të pastra dhe nga zemra e Tokës së Shenjtë, Kudsi, i drejtohemi Zotit të Plotfuqishëm që të na marrë nën kujdesin e Tij, ta bëjë tokën tonë tokë lavdie dhe bekimi për umetin tonë Islam, të na bashkojë në udhëzim, drejtësi dhe sukses.

Në vijim

O ti musliman! O ti që je drejtuar për tek Zoti i Plotëfuqishëm në Shtëpinë eTij të Shenjtë, në Kud’s! Zoti nderoftë vendqëndrimin tënd dhe shpërbleftë përpjekjet e tua! Sot je mysafit i Zotit të Plotëfuqishëm dhe të Madhërishëm, e mikpritja e Tij nuk do të përfundojë kurrë.  Ti je nën kujdesin dhe mbrojtjen e Tij, prandaj falëndero Zotin e Plotfuqishëm për këtë mirësi. Ata përreth nesh po përjetojnë vështirësi, vuajtje, pikëllim, shqetësim dhe çmime të larta. Kush e njeh Zotin e Plotfuqishëm nuk do të ketë kurrë pikëllim.

O adhurues të Zotit! Studioni rrugën e paraardhësve tanë të drejtë, selefëve, shikoni në të dhe udhëhiquni nga udhëzimi i tyre. Jetoni në një kohë ku devotshmëria është e pakët dhe dyshimet janë shtuar. Uleni në një tavolinë dhe nuk gjeni në të një kafshatë ushqimi të lejuar ose një vëlla ngushëllues që t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë. Prandaj, nëse dëshiron të mbrohesh nga shejtani i mallkuar, duhet të kujtosh Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Kështu do hyshë në fortesën dhe mburojën e pathyeshme të Zotit. Kush kërkon që Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar, t’i plotësojë të gjitha nevojat e tij pa u pyetur, duhet ta kujtojë vazhdimisht Zotin ditë e natë.

LEXO  Larg korrupsionit dhe shthurjes - Aksa 06.12.2019

Çdo gjë ka një zbukurim, e zbukurimi i xhamive janë ata që bashkëpunojnë në përkujtimin e Zotit të Madhëruar dhe të Lartësuar, dhe jo ata që ulen në xhami dhe ngrenë zërin me  përgojime, thashetheme, me të këqija dhe të pahijshme, të turpshme, dhe duke nxitur përçarje midis adhuruesve.

Xhamitë janë shtëpitë e Zotit dhe vetëm të pastërtit meritojnë të ulen në to, të cilët janë të denjë të ulen me Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar. Prandaj, o musliman, bëj kujdes nga pretendimi se ke një status më të lartë midis krijesave, dhe pastaj mos t’i bindesh Zotit tënd pas kësaj, sepse Zoti i Lartësuar të thotë: “Mjerë ti! A nuk ke turp? Ku është pretendimi yt për të qenë afër Meje? Ku është larja e rrobave të tua të ndotura për t’u ulur pranë Meje? Sa ushqim të ndaluar ke në barkun tënd? Sa herë kanë lëvizin këmbët e tua drejt gjynahit? Sa gjumë ke fjetur ndërsa të dashurit e Mi i kanë rreshtuar këmbët? Ti je një njeri që pretendon në  gënjeshtër. Ngrihu dhe përmirëso veten.”

Si mundet dikush që pretendon se e do Zotin që të flejë gjumë gjatë shërbimit të tij dhe në kohët e obligimeve hyjnore? Kush fle më shumë se një të tretën e jetës së tij është i mashtruar. Kjo është arsyeja pse thonë se gjumi është vëllai i vdekjes. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë.” (Ez-Zumer 42)

Si mund të pretendojë një musliman se është i sinqertë kur ai nuk e ul shikimin, nuk i ruan pjesët intime dhe as gjuhën nga gjynahet? Si mund të pretendojë se është i sinqertë kur shtypën, u bën padrejtësi muslimanëve përreth tij dhe fqinjëve? Si mund të pretendojë se është i sinqertë kur ai tradhton Allahun, të dërguarin e Tij,  Librin e Tij dhe bashkësinë muslimane?

Sa të pakujdesshëm jemi ndaj fatit tonë! O ju që nuk i bindeni Allahut! Mos u mashtroni nga durimi i gjatë i Zotit ndaj jush  dhe bëni kujdes nga zemërimi i Tij, sepse Ai thotë: “Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre…”(Ez-Zuhruf 55)

Çdo pikëllim zhduket, përveç pikëllimit të atij që pendohet për gjynahin e tij. O bir i Ademit, shoqëro jetën e kësaj bote me trupin tënd, dhe lëre, braktise atë me zemrën dhe shqetësimet e tua.

Adhurues të Zotit! Sot jetojmë në një kohë fatkeqësish, konfliktesh, incidentesh të rënda, ngjarje shkatërruese, fatkeqësi të jashtëzakonshme, shumëfishim të të këqijave, vazhdimësisë së çështjeve, sprova të njëpasnjëshme, ndryshim i kohës, rrënim të normave, përmbysje të çështjeve, vazhdimësi të ngjarjeve, ndryshim të situatave, korrupsionit në menaxhim, shkatërrimit të përgjithshëm dhe shkëputje të shkaqeve. Rrethanat tona janë të vështira dhe ditët tona janë të mundimshme, situatë, që po konsumon lëkurën dhe shkrinë mëlçinë,po rraskapitën trupat, shkakton pagjumësi dhe sëmurën zemrën. Zemra është e lodhur në këtë kohë, prandaj çfarë strehimi dhe shpëtimi mund të gjejmë nga njerëzit e kësaj kohe?! Kohë në të cilën thashethemet dhe përgojimet janë të shumta, por Ai që na sprovoi me popullin e Tij do të na menaxhojë ashtu siç i menaxhoi ata. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Mbrojtësi ynë,  tek Ai mbështetemi për të larguar vështirësitë.

Kërkojmë mbrojtje tek Zoti nga sprovat, të dukshmet dhe të fshehtat, dhe tek Zoti deklarojmë pafajsinë tonë  nga ata që përpiqen të përhapin shkatërrim në tokë.

O ju njerëz! Nuk duhet të nxitni fitne, trazira, as nuk duhet  t’u bindeni urdhrave të njerëzve të shthurur që përhapin trazira në tokë dhe që nuk përmirësojnë, mos dëgjoni fjalët e hipokritëve, mos ndiqni gjurmët e të këqijve, që të mos jeni nga të humburit. Fitneja, sprova është në gjumë, Zoti e mallkoftë atë që e zgjon në mes njerëzve.

LEXO  Nxitimi i qortuar

O ju muslimanë! Jini të duruar me durim të mirë, falni me falje të bukur dhe braktisni me një braktisje të bukur, që të jeni nga të duruarit. Durimi është veshja e të dërguarve, mbulesa e të drejtëve dhe kurora e të devotshmëve. Jini të duruar në vështirësi dhe mos i shkelni të drejtat. Nëse dikush ju fyen për atë që keni brenda veteve tuaja, mos e fyeni atë për atë që ju dini për të, sepse do shpërbleheni për këtë dhe ai do mbajë gjynahin e tij.

Shikoni të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se si vuante nga uria derisa e shtrëngonte barkun me gur dhe se si qëndronte natën në namaz derisa i fryheshin këmbët. Shokët e tij fisnikë bënin të njëjtën gjë, qëndronin natën në namaz, vuanin nga uria dhe i frikësoheshin Allahut me frikën më të madhe. Sa që besniku më i madh, Ebu Bekri, kur psherëtinte, aroma e mëlçisë së pjekur i ndihej nga fyti. Ai shpenzonte nga pasuria e tij në rrugën e Allahut. Omeri nuk shihej kurrë i papunë, as natën as ditën. Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, e përfundonte Kuranin në një rekat namaz nate. Sa i përket Aliut, ai është më besniku dhe më i guximshmi nga shokët. Virtytet e tyre janë të panumërta dhe shumë të njohura për t’u diskutuar në mënyrë të plotë.

O adhurues të Zotit! Mbani mend se Zoti ka pasur një ligjshmëri me krijimin e Tij që nga kohërat e lashta dhe pritja për lehtësim është një akt adhurimi, i kërkojmë Atij të largojë fatkeqësitë dhe të na japë përfundim të mirë.

O Zot, çfarë do që na jep, plotësoje. Çfarë do që na jep, mos e merr. Çfarë do që fsheh, mos e zbulo. Çfarë do që di, fale. I lutemi Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuarit që të na kompensojë për ngushtësinë e kësaj bote të ashpër duke na lejuar të hyjmë në Xhenetet e Tij të gjera dhe të larta, dhe të na dhurojë fruta të bollshme në të që nuk janë as të përkohshme dhe as të ndaluara.

Adhurues të Zotit! Vërtetë  Zoti e do besimtarin që bën gjynahe por pendohet. Ka ardhur në hadith: “ Keqardhja është pendesë.”  “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (El-Bekare 222)

Prandaj, o ju besimtarë, pendohuni të gjithë ju tek Zoti, në mënyrë që të gjeni shpëtim dhe kërkoni falje prej Tij, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e ka veçuar umetin tonë me xhaminë Aksa, vlerat e së cilës nuk lllogariten dhe janë të panumërta, dhe përparësitë e saj janë të pafundme. Ajo ka qenë objekt i profetëve dhe i të dërguarve, dhe është veçuar për profetin e besueshëm, i cila u nderua me të me fjalë dhe vepra. Ai e vizitoi atë në një natë me vlerën më të madhe, udhëhoqi profetët në lutje, namaz, duke shtuar kështu krenarinë e tyre për të.

Çfarë pozite e lartë! Çfarë kopshti i mrekullueshëm! Çfarë e mire sa e pastër! Prej saj rrjedhin bekimet dhe mbi të zbret mëshira.

Xhamia jonë Aksa, të cilën Zoti e ka nderuar, ruajtur, e ka marr nën kujdesin e Tij dhe e ka mbrojtur nga çdo e keqe, ruajeni dhe mbusheni me lutje, qëndrime në të  dhe organizime. Kini kujdes nga kryerja e veprave të këqija, në të, sepse ajo është qendra e vëmendjes së Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar.

Kështu është edhe toka e shenjtë, toka më e mirë e Zotit nga toka e Tij, nga e cila Ai zgjedh më të mirët e robërve të Tij. Zoti i Plotfuqishëm është kujdesur për të dhe njerëzit e saj, dhe kushdo për të cilin kujdeset Zoti  nuk do të humbasë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka krijuar tokën dhe zgjodhi prej saj vende të cilat i ka ngritur prej saj. Ai i quajti ato shtëpitë e Tij fisnike, vendet e Tij të shenjta dhe të mëdha, na urdhëroi t’i pastrojmë ato dhe na ka ftuar që t’i vizitojmë. Ai  bëri prej tyre shtëpi që është themeluar mbi devotshmëri, kible të madhe për ata që janë të udhëzuar, xhami që e favorizoi me profetin e zgjedhur dhe vendin e shenjtë, Kudsin që e nderoi me Natën e Israsë.

LEXO  Emigrimi i Profetit a.s - Ismail Neuahida - 14.09.2018

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai, drita e të cilit, kur lindi,  depërtoi shtatë shtresa dhe ndriçoi pallatet e Busrës në Sham, njeriu me nderin më të lartë, ballin e ndritshëm, fytyrën e pastër, mbi të cilin Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar shpalli thënien e Tij ku thotë: “… dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.” (El-Mu’minun 50) O Zot, fale, bekoje dhe mëshiroje atë sa kohë që toka e shenjtë, Kudsi, popullohet nga njerëzit e saj, familjen dhe shokët e tij të cilët u kapën fort me tokën dhe të shenjtat e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Allahu na mbrojtë ne dhe ju nga konfuzioni dhe mos na ngarkoftë me atë që nuk mund ta durojmë. Na garantoftë mbështetjen e Tij të bukur si një udhërrëfyes për bindjen ndaj Tij dhe na dhuroftë nga suksesi i Tij  edukatë që na largon nga mosbindja e Tij. Zoti mos na lëntë në dobësinë e veteve tona, në zbehjen e forcës sonë, në brishtësinë e trupit  tonë, në hezitimin e mendimeve tona, në varfërinë e zgjedhjeve tona, në mungesën e aftësisë tonë dalluese dhe në prishjen e dëshirave tona.

O ti musliman! Nëse je prekur nga varfëria, sëmundja ose dëmi kërko ndihmë nga Allahu i Lartësuar, dhe ji i kënaqur, sepse Allahu është i Gjithëdijshëm për ty dhe e di gjendjen tënde. Dije se çdo gjë ka një shkak, çdo shkak ka një afat, çdo afat ka një caktim dhe për çdo shqetësim ka lehtësim tek Allahu dhe prej Tij, herët a vonë.

Mos u shqetëso kurrë për dikë që të lëndon, shqetësohu se mos Zoti e largon atë nga ti, sepse Ai është që e shtyu atë të të vërë në provë pretendimin tënd për të vërtetën.

O adhurues të Zotit! Kini kujdes nga mbështetja në shpirtrat tuaj të padrejtë, sepse Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri.” (Hud 113)

Kini kujdes nga tundimet e shpirtit, sepse muslimani do ta humbasë pozitën e tij nëse është i kënaqur me veten. Kush pranon gjynahin e tij dhe pastaj pendohet, Allahu do ta pranojë pendimin e tij, prandaj përmirësohuni dhe kthejini të drejtat pronarëve të tyre të ligjshëm.

Ruajuni nga konsumimi i asaj që është e ndaluar. Largohuni nga çështjet e dyshimta dhe nga padrejtësia ndaj vajzave tuaja. Jepuni atyre të drejtat e tyre para se të mos jetë vonë, sepse atëherë nuk do të ketë kohë për pendim dhe do të jetë vonë. Ruaju nga transaksionet me fajde, sepse ato janë të ndaluara.

O ti i varfër! Sa shumë do të qash dhe vajtosh? Ji i sinqertë që të shpëtosh. Porta e pendimit është e hapur derisa të lindë dielli nga perëndimi. Prandaj, kush ka bërë një gabim, le të pendohet tek Allahu dhe të shpresojë se Ai do ta pranojë pendimin e tij me mirësinë e Tij. Ki kujdes nga mendimet e këqija për Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar.

Zoti i Plotfuqishëm i fali disa njerëz për sexhde në një rast, pa abdes, pa u drejtuar nga Kibla, pa u pastruar në trupat dhe në rrobat e tyre.  Ata ishin magjistarët e Faraonit. Prandaj, besimtari i bën sexhde Allahut me zemër të pastër, me trup të pastër, me abdes, i pastruar, në një vend të pastër, me bindje të pastër, me dashuri të pastër dhe me sekret të pastër.

O Zot, na bëj nga robërit dhe miqtë e Tu të ngushtë, të afërt.

O Zot, me dritën Tënde jemi të udhëzuar, me mirësinë Tënde jemi të vetëmjaftueshëm, me Ty e fillojmë ditën tonë dhe i mbarojmë netët tona. Gjynahet tona janë në duart e Tua, kërkojmë falje dhe pendohemi tek Ti.

O Zot, lehtëso shqetësimin tonë, pakëso pengesat tona dhe fal gabimet tona. O Zot, na jep pendimin e të përulurit dhe përulësinë e atij që kthehet tek Ti. Na zbukuro midis krijesave Tua me bindjen tonë ndaj Teje, na bëj të mirë në sytë e Tu me shërbimin tonë të mirë ndaj Teje dhe na ndero kur të drejtët vijnë tek Ti. Ti je më i miri i atyre që kërkohen, më i miri i atyre që adhurohen, më i miri i atyre që u takon falënderimi dhe më i miri i atyre që u takon lavdërimi.

O Zot, na jep mjaftueshëm frikë ndaj Teje që të na ruajë nga mosbindja ndaj Teje, mjaftueshëm bindje ndaj Teje që të na pranosh në Xhenetin Tënd dhe mjaftueshëm bindje që të na i lehtësosh fatkeqësitë e kësaj bote.

O Zot, na mundëso të shijojmë dëgjimin, shikimin dhe forcën tonë përgjithmonë, për sa kohë që Ti na mban gjallë, na jep trashëgimtarë, hakmerru ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi dhe na jep fitore mbi ata që janë armiqësorë ndaj nesh. Mos na jep fatkeqësinë tonë në fenë tonë. Mos e bëj këtë botë shqetësimin tonë më të madh, as synim të dijes sonë, dhe mos na e bëj destinacionin tonë Zjarrin, Xhehenemit.  Mos lejo të na sundëojnë ata që nuk të frikësohen dhe nuk kanë mëshirë për ne, për shkak të gjynaheve tona.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto në namaz!

“Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1385014126958597/1336767451327401

Post Author: endrit