Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 08-04-1446 H 11-10-2024
Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri
Tema Përfitime nga modestia
Lavdërimet janë për Allahun, ka dhuruar për njerëzit e përulur, larg arrogancës, dashuri dhe lartësim, dhe ka caktuar për njerëzit arrogant, mendjemëdhenj, përbuzje dhe poshtërim.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të zilen shtojmë besim dhe përfitime dhe lartësojmë me të pozita dhe lidhje.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka obliguar pasimin e tij me sinqeritet dhe përkushtim. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme dhe të përhershme, sa kohë sytë të shikojnë dritë dhe rreze.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut me frikën e atyre që shpresojnë vendqëndrimin e lumturisë së përhershme dhe i frikësohet vendit të ndëshkimit dhe të dënimit. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Prej moraleve të larta, virtyteve të trashëguar dhe cilësive të kënaqshme, është thjeshtësia, modestia, braktisja e të kotës, arrogancës, krenarisë së ekzagjeruar, mendjemadhësisë dhe fyerjen e njerëzve.
“ Ji modest nëse je në pozitën më të lartë, sepse modestia e njeriut është nga karakteristikat e mendjes,
Ji i thjeshtë nëse tek njerëzit ke arritur në gradë të lartë sepse më fisniku i një populli është ai që është i përulur, i thjeshtë.”
Modestia, thjeshtësia është; Butësi në sjellje dhe në të folur, paqja në mes njerëzve, ulja e dorës ndaj muslimanëve, pa të metë, mangësi, dobësi dhe poshtërim.
Modestia sjell dashuri, nder dhe lartësim, ndërsa arroganca është burim i neverisë, urrejtjes dhe armiqësisë. Ebu Hatimi ka thënë: “ Nuk fitohet urrejtja me diçka tjetër sikur se nga kryelartësia, arroganca, dhe nuk fitohet dashuria me diçka tjetër sikur se nga përulësia.”
Nga njerëzit më të mirë është ai që është i thjeshtë për shkak të pozitës së tij, falën pavarësisht aftësisë për të marrë hak, dhe është i drejtë për shkak të forcës. Ndërsa nga njerëzit më të këqij është arroganti mendjemadh, krenarin e tepruar, mburravec dhe kryelartë, ai që e ngre lartë hundën dhe kokën me krenari dhe mendjemadhësi, të cilin e ka pushtuar marrëzia dhe injoranca, deri në atë pikë që e ka tejkaluar dinjitetin dhe vlerën e tij, e ngrenë veten e tij mbi çdo njërin, nuk shikon të drejtën e asnjërit, dhe mendon se askush nuk mund që ta ngrejë ose lartësojë atë. Nëse njeriu është krenar dhe vet admirues, i pëlqen vetja, arrin një gradë, merr një status ose merr një post, ai do t’i mbushë qytetarët me bujë që në momentin e marrjes së detyrës, dhe prishën vendin me arrogancën dhe mendjemadhësinë e tij, me intriga dhe urrejtje prishën qetësinë dhe shpërndanë unitetin, lidhjen e tij.
Kush vendosën veten e tij nën nivelin e tij, nga modestia, njerëzit e ngrenë mbi nivelin e tij. Ndërsa kush e ngrenë veten mbi nivelin e tij njerëzit e ulin poshtë nivelit të tij. Shafiu ka thënë: “ Njerëzit më të lartësuar janë ata që nuk e shikojnë vlerën, nivelin e tyre, ndërsa më të vlerësuarit prej tyre janë ata që nuk e shikojnë vlerën e tyre.”
“ Modesti në popull por është i nderuar, i thjeshtë në lagjen e tij por ai është i lartësuar,
Modestia dhe thjeshtësia ruajnë fisnikërinë e tij, vëllai i zgjuarsisë mbulohet me fisnikëri.”
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë…” (El-Furkan 63) Ibn Kethiri ka thënë: “ Domethënë: Me qetësi dhe me maturi, pa arrogancë dhe pa mendjemadhësi.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.” (El-Kasas 83) Ibn Kethiri ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm lajmëron se botën Tjetër dhe lumturinë e saj e përhershme që nuk ndryshon dhe nuk përfundon, e ka bërë për robërit e Tij besimtarë, modest e besnikë, të cilët nuk dëshirojnë lartësimin, ngritje në tokë, apo ngritje para krijesat e Zotit, të treguarit e mendjemadhësisë para tyre, të qenit arrogantë dhe kryelartë me ta, dhe jo të jetë shkatërrues në mesin e tyre.” Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Mos ec në Tokë me mendjemadhësi…” (El-Isra’ 37) Kurtubiu ka thënë: “ Ky është ndalim ndaj mendjemadhësisë dhe urdhër për përulje, thjeshtësi.”
“ Mos ec në tokë përveç se me modesti, thjeshtësi, sepse sa njerëz që janë nën të janë më lart se ti?!
Dhe nëse je krenar, me rezultate dhe të mira, kujto sa njerëz vdiqën që ishin më të fuqishëm se ti?!”
Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në përshkrimin e njerëzve të drejtë dhe të mirë ka thënë: “ … të përulur me besimtarët…” (El-Ma’ide 54) Domethënë, ata, pavarësisht nderit dhe statusit të tyre të lartë, janë të dhembshur, të thjeshtë, të ëmbël, miqësorë, të butë dhe të mëshirshëm me besimtarët. Nga Ajad Ibn Himar, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Vërtetë Zoti më ka frymëzuar që të jemi modest, të thjeshtë, në mënyrë që askush të mos jetë mburret me askënd dhe askush të mos poshtërojë askënd.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Kurtubiu ka thënë: “ Modestia, thjeshtësia, është e kundërta e mendjemadhësisë, ndërsa mendjemadhësia është ngritja e vetvetes mbi të tjerët. Modesti, thjeshtësi është të ulësh veten ndaj të tjerëve. Rezultati është se arroganti, mendjemadhi, shikon avantazh për veten e tij ndaj të tjerëve, gjë që e bën atë t’i përçmojë ata. Ndërsa personi modest, i thjeshtë nuk shikon avantazh për veten e tij, por e shikon atë për të tjerët, sa që kjo e detyron atë të refuzonte statusin e tij, për shkak të respektit të së drejtës së tij.”
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur qoftë mbi të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sadakaja nuk e pakëson pasurinë, Zoti çdo robit që falën vetëm se i shton nderin, krenarinë, dhe Ai do e lartësojë çdo njërin që është i përulur, modest, për hatrin e Tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Vërtetë ju neglizhoni, por se, forma më e mirë e adhurimit është modestia, thjeshtësia.” Transmeton Ebu Daudi në temën e Zuhdit, Asketizmit. Jahja Ibn Ebi Kethiri ka thënë: “ Thelbi i modestisë, thjeshtësisë është në tre gjëra: Të mjaftohesh me nderin më të ulët të kuvendit, ta fillosh i pari me selam, përshëndetje me çdo njërin që takon, dhe të urresh lavdërimin, reputacionin dhe hipokrizinë në drejtësi.”
Nga format e modestisë, thjeshtësisë janë: Respekti për të mëdhenjtë dhe mëshira për të vegjlit, respektimi i kolegut për kolegun, të shoqërohesh me një mik me respekt, të jesh i sjellshëm me nevojtarin dhe të dobëtin, të qenin i dashur me nevojtarin dhe të varfrin, të udhëzosh të humburin, atë që pyetën dhe të ndriturin.
O ju muslimanë! Jini modest, të thjeshtë me ata me të cilët jetoni në shtëpi, me të cilët ndani ushqimin dhe ekonominë. Jini modest, të thjeshtë me ata me të cilët jetoni në mëngjes dhe në mbrëmje. Jini modest me familjen, fëmijët dhe gratë. Jini modest, të thjeshtë me prindërit, ndaj të cilëve Zoti ka vendosur që të shfaqni të gjithë dhembshurinë tuaj, t’i zbusni fjalët tuaja ndaj tyre, t’u jepni atyre përulësinë, thjeshtësinë, dhembshurinë dhe butësinë tuaj, të ulësh zërin tënd para tyre, të ndalosh ndaj atyre të dyve mërzinë tënde, zemërimin tënd, të ndalosh, ulërimën, britmën dhe arrogancën tënde ndaj tyre. Jini modestë, të thjeshtë me atë të cilët ju drejtoni ligjërimin tuaj dhe kërkoni prej tyre përgjigje. Jini modest, të thjeshtë me dijetarët, profesorët, mësuesit, edukatorët dhe kujdestarët. Jini modest, të thjeshtë me nxënësit, studentët dhe kërkuesit e dijes. Jini modest, të thjeshtë me ata me të cilët bashkëpunoni në shitblerje, me ata që paguani rroga dhe jepni qera, që shkëmbeni dhe jepni, me ata që uleni, që jeni fqinjë, shoqëri, bashkë udhëtarë dhe vëllezër.
Modestia është nga cilësitë profetike dhe karakteristikat e të përzgjedhurit. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Me besimtarët sillu butë!” (El-Hixhr 88) D.m.th; Ji i mirë me besimtarët, ji modest ndaj muslimanëve të varfër, sillu mirë me të dobëtit dhe nevojtarët. Nga morali i mirë i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thjeshtësia dhe butësia e tij ishte se ai kalonte pranë fëmijëve dhe i përshëndeste ata. Ai ulej me të varfrit, ecte me gruan e vejë dhe jetimin për të plotësuar nevojat e tyre. Robëresha e merrte përdore dhe shkonte me të ku ajo dëshironte. Një grua ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, unë kam nevojë për ty?” Ai i ka thënë asaj: “ O nëna e filanit, shiko dhe ulu në cilën anë të rrugës që dëshiron që të ulem dhe unë me ty?” Ka thënë; “ Ajo është ulur në një anë të rrugës dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, qëndroi me të në një qoshe të rrugës derisa e kreu çka pati me të.”
Ai ishte në shërbim të familjes së tij, rregullonte këpucët, qepte rrobat e tij, milte delet e tij, i bënte shërbim vetes dhe i përgjigjej ftesës së atij që posedonte bukë elbi dhe thoshte: “Sikur të më kishin ftuar për krahë, deleje, apo pjesë tjetër do isha përgjigjur, e nëse do të më kishin dhuruar, ofruar ndonjë krah apo shpatull do e kisha pranuar.” Ai thoshte: “ Nëse ndonjërit prej jush i ofrohet ushqimi nga shërbëtori i tij, dhe nëse nuk ulet me të, le t’i japi atij prej tij një kafshatë ose dy kafshatë, sepse ai është përgatitësi i tij dhe ai që është munduar në të.”
Ai ishte i ëmbël dhe me moral të butë, me natyrë bujare, i këndshëm në të jetuar, me fytyrë të qeshur, i thjeshtë, modest pa e tepruar, bujar pa e ekzagjeruar, zemër butë, i mëshirshëm me çdo musliman, mbrojtës i krahëve të gjithë besimtarëve, i sjellshëm me të gjithë ata. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte që vizitonte të sëmurin, merrte pjesë në xhenaze, hypte në gomarë, hapi hendekun së bashku me shokët e tij në betejën e Ahzabit, dhe barti dhe derisa dheu preku bardhësinë e barkut të tij. Ai lidhte dy rrasa guri në barkun e tij nga uria.
“ Një sovranitet që ai e stolisi me modesti, jini krenar me një zotëri modest.”
Prandaj, braktisni sharjet, mendjemadhësitë, arrogancën dhe ndasitë, përmbajuni butësisë, mirësjelljes, lehtësisë dhe modestisë, thjeshtësisë. Kush është modest për hatrin e Zotit, Ai do e falënderojë dhe shpërblejë atë, do ta ndihmojë dhe do mbulojë të metat e tij. E kush është arrogant, mendjemadh dhe kryelartë, Ai do ta shtypë dhe poshtërojë, do ta nënçmojë dhe do ta thyejë.
“Kush kërkon modesti ai do ketë mjaftueshëm lartësim, e kush kërkon lartësim, epërsi do të ketë mjaftueshëm poshtërim.”
Zoti i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit nga sëmundja që ti shërojë.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.
Në vijim
O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Modestia është e lartë dhe e ulët. Modestia më e lartë është modestia për Zotin e Madhërishëm ndërsa modestia më e ulët është për çdo gjë tjetër përveç Tij. Shenja e kësaj është modestia e robit përpara Madhështisë dhe Lartësisë së Zotit dhe nënshtrimi i tij ndaj Lavdisë dhe Krenarisë së Tij. Kështu njeriu sa herë që shpirti i tij lartësohet, përmend Madhështinë e Zotit të Plotfuqishëm dhe shpirti i tij përulet para Tij, zemra e tij thyhet për Madhështinë e Allahut, qetësohet para Pushtetit të Tij dhe përulet para Autoritetit, Sundimit të Tij. Kush do që përulet para Pushteti të Allahut të Madhërishëm zemra e tij dërrmohet nga respekti ndaj Tij dhe thyhet nga dashuria për Të, përulet nga frika prej Tij, qetësohet dhe i nënshtrohet Atij, Allahu i Madhërishëm do ta nderojë dhe do ta ngrejë lartë.
“ Nderi i shpirtrave është hyrja e tyre në robërinë e tyre, ndërsa njeriu është krenar me atë që zotëron.”
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Xhibri’ili është ulur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shikuar në qiell, ku ka parë se një Melek po zbriste. Xhibri’ili i ka thënë; Vërtetë ky Melek nuk ka zbritur që kur është krijuar deri para ardhjes së Kijametit. Kur ka zbritur ai ka thënë: “ O Muhamed, Zoti yt më ka dërguar për tek ti, dëshiron që Zoti të të bëj Profet të lartësuar apo rob të dërguar?” Xhibri’ili ka thënë: “ Ji i përulur, modest para Zotit tënd, o Muhamed.” Ai tha: “Por se, rob i dërguar.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
“ Ji i përulur, modest para Zotit të Arshit që të jesh i lartësuar, vërtetë një rob ka fituar kur me bindje është i përulur.”
Prej modestisë së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndaj Krijuesit dhe Sunduesit të tij është të ndaluarit që i ka bërë umetit të tij nga teprimi në të lartësuarin dhe lavdërimin e tij. Nga Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i llahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos më lartësoni ashtu siç e lartësuan të krishterët të birin e Merjemes, Isain, sepse unë jam vetëm rob, andaj thoni: Rob i Zotit dhe i Dërguari i Tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Prej modestisë ndaj Zotit është të pranuarit e të vërtetës dhe të punuarit me të. Fudejl Ibn Ajadi është pyetur rreth modestisë dhe ka thënë: “ Modestia i nënshtrohet të vërtetës, i bindet asaj dhe e pranon atë nga kushdo që e thotë atë.”
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.
Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, ruaj vendin tonë nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve, o Zoti i Botëve.
“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)
O Zot, ruaj ushtarët tanë që janë në ruajtje dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, prano dëshmorë të rënët e tyre, o Zoti i botëve, mundësoju shërim të plagosurve të tyre, dhe ktheji ata tek familjarët e tyre shëndosh e mirë, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve agresorë dhe pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.
O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.
Afrim Smakaj