Lavdërimet për Zotin e Madhërishëm, i Plotëfuqishmi, Falësi i Madh i Butë, Mirënjohësi. Ai meriton Lavdërime dhe Madhërime për mirësitë e dukshme dhe të pa dukshme. Nuk mëriton lavdërim dikush tjetër vetëm Ai, ashtu si kurëse e ka përmendun Vehten. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut Një i pa Shok, Ai është i Dituri me cfarë kemi në gjokset tona. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Ti, të cilin e ka Dërguar Zoti mëshirë për të gjithë botërat. O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd. Fale mëshiroje dhe bekoje familje dhe shokët e tij, falje deri në ditën e ringjalljes dhe paraqitjes para Teje. Në vijim
Frikësojuni Allahut duke fituar të mira dhe duke u larguar nga të këqijat, sepse kjo është rruga për të arritur Kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, ngritje në gradë në xhenet dhe përmirsimi i gjendjes tonë në këtë botë dha pas vdekjes.
O ju muslimanë! Përkujtojeni gjithmonë Mëshirën e Allahut ndaj jushë , kur ka hedhur mbi ju mirësitë e Ti të dukshme dhe padukshme. Vlerësoni mirësitë e Kuranit dhe të Synetit të Profetit a.s që jua kanë bërë të qartë dhe shpjeguar Kuranin e Ndritur. Allahu xh. e ka ngritur njeriun me këtë Kruan shumë lartë. Allahu xh.sh thotë ; “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al-Imran139)
Thotë Allahu gjithashtu: “Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijun.” (El-Mutaffifin 18) Gjithashtu : “. Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” ( Al-Imran110 )
Ngritja e njeriut në vlera, mirësi dhe nderin i ti realoizohet me akiden ( besimin) Islam dhe punë të mira, të cilat janë në përmirsim të jetës .
Me Kuranin Famëlartë dhe sunetin e Muhamedit a.s Allahu xh.sh ka ringjallur zemran nga të vdekura, ka shëruar gjokset nga sëmundjet , u ka dhënë më ta shikim të verbërve, zhdukur me to shirkun, mohimin dhe humbjen e idhujtarisë. Allahu xh.sh me Kuranin dhe Sunetin , pastroi mendjet dhe zemrat nga epshet dhe të dyshimtat dhe e ktheu njeriun në natyrshmërine e drejtë me mendje të shëndosha falë Mëshirës së Allahut të Madhërishëm.
Allahu xh.sh nxorri nga zemrat e njerëzve urrejtjen dhe të këqijat përmirsoj moralin e tyre me cilësi të bazuara në Kuran dhe sunet. Vendosi në zemrat e njerëzve besimin dhe njerzoren të cilat nuk mund të largohen nga njeriu dhe zemra e tij vetëm se kur të dëmtohet me dicka besimi. Ena është e papastër vetëm atëherë kur në të hidhen gjera të pista dhe shtohet në ta papastërtia duke u shtuar pastaj gjëra të dukshme. Zemra është e tillë si ena. Allahu xh.sh na ka mësuar për këtë në suren e parë më të cilën e ka Dërguari Profetin Muhamed , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, pas ajetëve të para të sures Ikra, Allahu xh.sh thotë: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje. Petkat e tua pastroji . Dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!” (El_Muddeththir 1-5)
Allahu xh. sh ka urdhëruar të parin Profetin a.s , që të largohet nga shirku (Të bërit Shok Allahut në adhurim),dhe tërheqja e vërejtjes atyre që janë në shirk, duke e bërë të qartë se ajo vepër është e urryer dhe meriton dënim të rëndë. Allahu xh.sh më pas e ka urdhëruar në Madhërimin e Zotit Një të vëtëm i Pa Shok (në Tevhid), pastrim të përgjithshëm, duke ja bërë të qarta rregullat e saj më pas. Allahu xh. sh e ka urdhëruar pastaj me thyerjen e idhujve dhe largimin prej tyre dhe prej atyre që i adhurojnë ato. Ajeti ku Allahu xh.sh thotë : “. S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë.” (El-Bekare 256)
E fillon ajetin Allahu xh.sh me urdhërin në mohim të idhujve me qëllim që të vendoset besimi në zemër. Dhurata më e madhe nga Zoti për robërit e tij është që ti japë zemër të pastër ,që ta drejtojë me të Zoti, drejt diturisë së dobishme dhe punëve të mira. Allahu xh.sh ka thënë : “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, Përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh- Shu’ara 88-89)
Profeti Paqja dhe shpëtimi i Zoti qofshin mbi të ka thënë: “ O Zot të lutem të më japësh, stabilitet në cdo cështje të mirë ( Në fe), vendosmëri në të mirë,falenderues i sinqertë ndaj mirësive Tua, adhurues i mirë, Të lutem të më japësh sinqeritet në të folur, zemër të pastër në besim.” Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Hudbani nga hadithi i Shedad ibn Ous r.a
Fuqia e muslimanit është në besim dhe pjesët e tij. Thotë Allahu xh.sh : “Në të vërtetë , fuqia është e Allahut , e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” (El-Munafiku8)
Humbja e njeriut vjen si rezultat i punëve të këqija dhe të ndaluarave dhe kundërshtimi i Allahut. Allahu xh.sh thotë: “Ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij , do të jenë në shkallën e më të poshtëruarve.” (El-Muxhadile 20)
Profeti a.s ka thënë: “Ti Je që Gjykon dhe nuk Gjykohesh, Me të vërtetë nuk përcmohesh nga ata që veten përcmojnë dhe nuk lartësohesh me ata që i lartëson . I Latësuar dhe i Madhëruar je o Zoti ynë.” Transmetojnë As’habus Sunnen
Në një thënije të saktë të Provetit a.s thuhet: “Besimi është shtatëdhjetë (70) e disa pjesë. Më e para nga këto pjesë është fjala S’ka Zot tjetër vec Allahut, dhe e fundit është që të largosh një pëngesë (ferrë) nga rruga, turpi është pjesë nga besimi.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
Zoti ynë na ka sqaruar cfarë është e mirë për ne në këtë botë dhe pas vdekjes tonë, na ka ndaluar nga ajo që është e dëmshme për ne në jetën tonë dhe pas vdekjes tonë. Krijuesit të Madhërishëm Allahut xh.sh nuk i bën dobi bindja jonë ndaj Tij sikurëse nuk e dëmton kundërshtia e jonë apo veprate ndaluara. Allahu xh.sh thotë: “ Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë.” (El-Ankebut 6)
Nga argumentat e Madhërisë së Allahut, Diturisë dhe Urtësisë së Ti, Mëshirës Mirësisë, Bujarisë dhe Krenarisë së Allahut xh.sh është shpjegimi i adhurimeve për muslimanët me të cilat ngrihen në gradë sic janë tek Zekati, Pastërtija, Permirsimi I Moralit, deri sa të arrihet tek ajo që i është caktuar në këtë botë dhe pas vdekjes.
Allahu i Madhërishëm thotë për cilësitë e besimtarit : “Janë ata që falin namazin dhe japin (zeqat) prej asaj që Ne ua kemi dhënë. Njëmend, ata janë besimtarë të vërtetë. Ata do të kenë shkallë përnderimi te Zoti i tyre, falje dhe furnizim bujar (në Xhenet).” (El-Enfal 3-4)
Zoti Mëshirshëm i ka bërë të qarta veprat e zemrave me Kuran dhe Synet, sinqeriteti dhe vendosmëria, pjesët e besimit , frika dhe shpresa dhe të tjera. Allahu xh.sh ka shpjeguar në Kuran dhe synet , kush janë pjesët e Islami, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi në të keqe,dhe të tjera si këto. Ka vlersuar disa punë nga disa të tjera për nga rëndësia. Puna më e mirë me të cilën afrohet muslimani tek Zoti i tij, janë veprat e zemrave, për të cilat ka urdhëruar Allahu i Madhërueshëm në Kuran dhe në synet. Ajo është më kryesorja e punëve të njeriut.
Vlersohen muslimanët me veprat e zemrave dhe nga njojha e kuptimeve të tyre. Për këtë arsye sahabet janë të parët nga njerëzit në veprat e zemrave, sepse i kanë vlersuar ato, pastaj vijnë në rradhë pasardhësit e sahabeve Tabiinët sepse i kan kuptuat ato më së miri dhe i kanë vepruar ato. Ata kanë qenë të plotësuar në Fikh, gjuhë dhe Tevhid.
Hasan El Basriu ka thënë ; “Ebu Bekri nuk është se ka qenë i pari nga agjërimi i shumtë dhe namazi ,por ua ka kaluar me dicka qe ka pasur në zemrën e tij(veprat e zemrës).”
Nga veprat më të mëdha dhe të vlersuar prej veprave të zemrës është mbeshtetja tek Allahu xh.sh. Thotë Allahu xh.sh: “Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” (El-Maide 23)
Mbështetja tek Allahu xh.sh është adhurim (Ibadet) kjo nga urdhëri që jep Zoti i Madhërishëm në këtë ajet që cituam më lart, mbështetuni, që ka kuptimin e dorëzimit apo lënja e të gjitha cështjeve Zotit të Gjithësisë. Fjala e Allahut xh.sh “Në qoftë se jeni besimtarë” tregon se mbështetja tek Allahu është kusht në besim. Allahu xh.sh thotë : “Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai!” (Hud 123)
E ka bërë Allahu xh.sh mbështetjën pjesë të ibadetit adhurimit.
Kush është kuptimi i fjalës “tevekul” mbeshtetje tek Allahu i Madhërishëm? Kuptimi i sajë
Është që të jeshë i bindur se tek Allahut xh.sh mvaren të gjitha cështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër, kjo bindje me sinqeritet të plotë dhe pa asnjë dyshim, dhe lënia e cdo cështjeje të njeriut Krijuesit , Mëshiruesit që ka Fuqi të bëjë cdo gjë. Me besimin në Zotin e Madhërishëm, ndjesinë e zemrës në pafajsinë nga Fuqija e Vetme dhe kënaqësia nga ajo që cakton Ai në cdo cështje. Ai që arrinë këtë gradë në të mbështetur tek Allahu, ka arritur një nga kërtkesat më të mëdha . Allahu xh.sh ja ka bashkuar të gjitha qëllimet , cështjet e tij janë nën Kujdesin e Allahut xh.sh dhe është bërë nga robërit e sinqertë të Ti. Allahut xh.sh thotë: “ Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.” (El_A’raf 196) Dhe thotë Allahu xh.sh gjithashtu: “. Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut).” (Junus 62-63)
Allahu xh.sh në një hadith Kud’si ka thënë: “Unë jan në atë se cfarë mendon robi Im për Mua dhe Unë jam me atë kur më kujton Mua.” E kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimin hadithin nga Ebu Hurejra r.a.
Mbështetja tek Allahu xh.sh ka qenë arma e të Dërguarve të Zotit, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë, e cila i shpëtonte nga kurthet e armiqve të tyre. Mbeshtetja tek Zoti është forca që nuk u mposht dot nga armiqtë e Profetërve të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta. Ishte ajo Mbështetje tek Zoti me të cilën përballonin vështirsitë dhe kurthet dhe dilnin fitimtarë ndaj cdo fuqije dhe vështirësije. Allahu xh.sh thotë: “Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t’ju përkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unë jam mbështetur vetëm tek Allahu! Prandaj, bashkë me idhujt tuaj, vendosni si do të veproni dhe vendimi juaj le të mos fshihet; zbatojeni kundër meje e mos më jepni kohë!” (Junus 71)
Ibn Abasi Zoti qoftë i kënaqur me të thotë: “ Më mjafton Allahu dhe Ai eshtë më i Miri Mbështetës, e ka thënë Ibrahimi a.s kur është hedhur në zjarr dhe e ka thënë Ptofeti ynë Muhamedi Paqja e Zoti qoftë mbi të.” Transmeton Buhariu
Allahu xh.sh i ka thënë Profetit tonë: “. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!”(Et-Teube 129)
Allahu xh.sh i ka thënë Hudit a.s : “Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë.” (Hud 56)
Allahu xh.sh thotë : “Musai tha: O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni muslimanë!.Ata thanë: Ne jemi mbështetur tek Allahu.” (Junus 84-85)
Allahu xh. sh thotë për profetët në përgjithsi: “. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!” (Ibrahim12)
Ai që e ka arritur mbështetjen tek Zoti ka arritur shpëtimin dhe ai është fitimtarë përballë armiqve të tij nga njerëzit apo xhindët qofshin, ndërsa ai që e ka humbur mbështetjen tek Zoti ka humbur dhe nuk i bën gjë dobi .
Mbështetja tek Zoti është nga cilësitë e besimtarëve që Njësojnë Allahun xh.sh. Allahu i Madhërishëm thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” (El-Enfal 2)
Nga të mbështeturit tek Allahu xh.sh është të punuarit me arsyet të cilat i ka ligjëruar Allahu xh.sh si dhe ndjekja e tyre, sikurëse të punuarit me aryset të cilat janë bërë të ditura nga praktika duke mos i marrë si pjesë dhe mbeshtetje tek ato, por të jetë mbështetja vetëm tek Allahu Fuqi Plotë. Lënija e arsyeve (shkaqeve) nuk është nga të mbështeturit tek Allahu xh.sh. Arsyet(Esbab) janë të krijuara, nëse Dëshiron Allahu xh.sh i zëvendëson , nëse do i bën ato të dobishme , cdo gjë është në Mundësin e Allahut xh.sh
Shirku më i madh në tevekul, Mbështetje tek Allahu xh.sh, është të lënin në dorë të krijesave të Zotit të gjalla apo të vdekura qofshin, dhe të mvaresh nga ai, për dicka që nuk ka kush fuqi vec Allahut xh.sh, sikurëse është të mvarurit apo mbështeturit tek një Shejh, sikur ai ja falën gabimet, apo e ndihmon kundër armiqve të tij , i përgjigjet lutjeve të tij ,apo mbështetet tek ai për ndërmjetsim. Ndërmjetsimi është vetëm për të Dërguarin e Allahut xh.sh , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ditën e Kijametit me Lejen e Allahu xh.sh, për të gjithë mulimanët dhe për cdo të sinqertë vepër mirë.
Apo të mbështetet tek krijesat për ta shëruar apo ta furnizojë me djalë apo dicka të tillë.
Ndërsa pjesa e dytë nga shirku në tevekul mbështetje tek Allahu, është shirk por jo shirk i madh dhe ai është të mbështeturit tek dikush për një cështje nga ato cështje që mundet ta kryej si përshembull të punësojë, dhe ai mundet , por harron Zotin e Gjithsisë dhe ja kërkon krijesës. Kjo pjesë është jashtë shirkut të madh por është e ndaluar.
Është detyrë që cdo krijesë ti marri parasyshë këto arsye dhe të mos mbështete tek krijesa por të mbështetet vetëm tek Allahu xh.sh. Kanë thënë disa nga të parët tanë (selefu salih) “ Nëse ka kërkuar dikush nga një njëri dicka dhe pastaj nuk ja ka plotësuar kërkesën , kjo është më e rëndë për të se sa ajo për të cilën kishte nevojë.”
Ndërsa mbeshtëtja në cështje të dunjasë si shitblerja kjo është e lejuar, me dëtyrimin e besimit se mbështetja nuk e arrin qëllimin e kërkuar vetëm se me Vullneti e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh përsonit që i është mbështetur Atij, i ka premtuar shpërblime të mëdha.
Allahu xh.sh thotë: “Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Al-Imran159)
Atë që e do Allahu xh.sh do ti japi nga të mirat e Tij, e ruan nga të këqijat dhe të ndaluarat, Allahu xh.sh thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai” (Et-Talak 3) dmth Zoti është mbrojtësi me i mirë i cështjeve të tij , përmirson gjendjen e tij në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky është shpërblimi më i madh të cilin Allahu nuk ja ka dhënë dikujt tjetër vetëm se atyre që mbështeten tek Ai.
Transmetojnë Ahmedi, Ibn Maxhe, dhe Nesaiu nga Ebi Dherri dhe ky nga Profeti i Zotit , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai ja ka lexuar këtë ajet dhe ka thënë: “Nëse të gjithë njerëzit do ta marrin këtë ajet do të kishin triumfuar (Fet’hun)”
Nga Abullah Ibn Abasi r.a tregohet se Profeti i Zoti ka thënë: “Ai që dëshiron të jetë nga njerëzit më të fortë le të mbështetet tek Allahu xh.sh” Transmeton Abd Ibn Humejdi
Allahu xh sh thotë : “ Mbështetu në të Gjithëjetshmin, i Cili nuk vdes dhe madhëroje Atë me falënderim! Ai i di mjaft mirë gjynahet e robërve të Vet.” ( El-Furkan 58)
Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë dhe të na bëjë dobi nga ajetet e Tij , të na bëjë dobi me Udhëzuesin e të Dërguarve dhe fjalët e tij të mëdha. Kërkoj falje për vete , ju dhe të gjithë muslimanët. Kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Lavdorjmë Zotin dhe Atë Falenderojmë për të gjitha mirësitë e Ti, nga ato që dimë dhe ato që nuk kemi dituri për to. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai është i Gjithë Dijshmi. Dëshmoj se i dërguari ynë është Muhamedi, rob dhe i Dërguar i Ti i Ndershëm. O Zot fale , mëshiroje dhe bekoje robin dhe të Dërguarin Tënd Muhamedin. Fali, mëshiroji dhe bekoji familjen dhe shokët e tij të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
Friksojuni Allahut me sinqeritet dhe mbështetuni tek Ai sepse më të vërtettë ai që është mbeshtetur tek Ai ka mbështetje të mjaftueshme.
Adhurues të Zotit! Merreni mbështetjen me arsye dhe plotësojeni atë , dhe kujdesuni nga ajo që e dëmton atë apo plotësimin e mbështetjes, ajo është ndihma e juaj në këtë jetë dhe siguria juaj pas vdekjes, nga cdo dënim , ankth apo vuajtje.
Allahu xh.sh thotë : “Se pushteti i përket vetëm Allahut: Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)!” (Jusuf67)
Allahu xh.sh thotë : “Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.”(Et-Tevbe 51)
Kërkojeni furrnizimin (rriskun ) e lejuar që të pranohen adhurimet dhe lutjet tuaja, dhe kërkojeni atë duke ju mbështetur vet Allahut të Madhërishëm. Në një hadith nga Omeri kënaqsia e Zotit qoftë mbi të, i cili tregon se i Dërguari i Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Nëse ju i mbështeteni Allahut mbështetje të vërtetë , me të vërtetë Ai do tju furnizojë ju sikurëse furnizon zogun, i cili del në mëngjës për furnizim dhe kthehet në mbrëmje i ngopur.” Transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu ka thënë se hadithi është i Mirë i Saktë (Hasen Sahih).
Adhurues të Zotit! : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një hërë për mua Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndëteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve të dërguarin tonë Muhamedin.
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij sic e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij sic e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e pare të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , pasuesit e tyre (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot ndihmoje fenë Tënde dhe Librin Tënd. O Zot ndihmoje fenë Tënde dhe Librin Tënd
O Zot lartësoje fenë Tëndë të cilën e ke Përzgjedhur Vet O Zot. Fenë Islame të cilën e zgjodhe Vet e lartësove mbi të gjitha fetë edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë , o Zoti i Botrave, me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O Zot bëjë që të arrij kjo fe atje ku arrin dita dhe nata, me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë, dhe vërtetë Premtimi Jot është i vërtetë , Ti je më i Miri Gjykues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët,
O Zot shkatërro mosbesimtarët,dhe ata që adhurojnë dicka tjetër vec Teje (Politeistët)
O Zot shkatërroi armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë Tëndë.
O Zot i Madhërishëm
O Zot na e përmirso gjendjen tonë në të gjitha cështjet , na shpëto nga tronditjet e kësaj bote dhe na ruaj nga dënimi në botën tjetër.
O Zot bëj të mundur kthimin e borgjeve nga muslimanët o Zot , O Zot bëj të mundur kthimin e borgjeve nga muslimanët o Zot
O Zot shëroj të sëmurët tanë dhe të semurët e muslimanëve.
O Zot na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga Iblisi, ushtarët e tij, dhe shejtanët e tij, O Zoti i Botrave, me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O Zot ruaj muslimanët dhe pasardhësit e tyre nga shejtani i mallkuar, me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O Zot të lutemi që të na falësh atë cfarë ka kaluar nga ne nga dija dhe nga padija jonë dhe atë që ti je më i Ditur se ne për të O Zot.
Ti je i Parë pa fillim i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër vec Teje
O Zot të lutemi që të na japësh fillim të mirë dhe mbyllje të mirë, punë të hajrit nga ato që shikojmë dhe nga ato të fshehtat, dhe të lutemi o Zot të ja japësh gradë të lartë në xhenet.
O Zot na e përmirso gjendjen tonë në të gjitha cështjet , na shpëto nga tronditjet e kësaj bote dhe na ruaj nga dënimi në botën tjetër.
O Zot na fal të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot në dorën Tëndë lëmë cështjet e cdo besimtarit dhe besimtareje, muslimanit dhe muslimaneje, o Zoti i Botrave.
O Zot bëji muslimanët të ditur në cështjet e tyre.
O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën o Zoti i Botrave. O Zot lehtësojua gjendjen e tyre, hapua gjokset e tyre (në bashkpunim).
O Zot ruaj Islamin dhe Muslimanët në cdo vend në botë, O Zot ruaj Islamin dhe Muslimanët në cdo vend në botë,
O Zot zhduki kurthet e atyre që u ngrenë kurthe muslimanëve,
O Zot shëro sëmundjet tona dhe sëmundjet e muslimanëve, o Më i Madhi Mëshirues.
O Zot ruaj vendit tonë nga cdo e keqe dhe e urryer. O Zot ruaj vendin tonë nga cdo e keqe dhe e urryer. O Zot ruaj ushtarët tanë , , me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses ati në udhëzimin tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde o Zot, dhe ndihmoje drej cdo të mirë o Zot i Madhërishëm.
O Zot të lutemi të na japësh xhennetin dhe të punojmë për tjua afruar ati (xhenetit) me fjalë dhe vepra .
O Zot na ruaj nga zjarri dhe nga punët dhe fjalët që na afrojnë drejt tij (xhehenemit).
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për cfarë veproni.