Xhamija dhe Muslimani – Shejh Abdul Bari Eth – Thubejti

Falenderimet  për Allahu xh.sh. Falenderime për Zotin që i ka bërë xhamiat vendqëndrimet më të mira dhe më të dashura. Lavdërojmë Zotin e Madhërishëm dhe e Falenderojmë. Mirësitë e Ti nuk llogariten, dhe furnizimi i Ti nuk ka të mbaruar. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmi të cilën do ta ruaj për ditën e dhënijes së  llogarisë. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, u përpoq për Zotin përpjekje të sinqertë dhe na e sqaroj ne rrugën e mirë dhe të dobishme. Paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të , familjen dhe shokët e tij deri në ditën në të cilën do të dalin njerëzit para Zotit të tyre .

Në vijim

Frikësojuni Allahut o adhurues të Ti, frika ndaj Ti është vepra më e mirë. Me frikën ndaj Zotit shumon punët  e mira njeriu, të dobishme për të në ditën e takimit (gjykimit).

“O besimtarë Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë musliman.” (Al Imran 102)

Nga sukseset që i jep Zoti njeriut është, shfytëzimi  i tij në bindje ndaj Allahut xh.sh , në dobi të njerëzve dhe të bëhet celës i të mirës. Ndërtimi i xhamijave është punë nga punët e mira, dhe këtë të mirë ja mundëson Allahu xh.sh ati që Ai dëshiron, duke i dhënë kështu medaljen e nderit sikurëse dhe thotë Allahu xh.sh në Kuran: “  Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.”( ET-Tevbe 18)

Xhamijat kanë marrë të parat dashurinë e Allahut në ndryshim me vendet e tjera. Thotë i Dërguari i Allahu , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Vendet më të dashura tek  Zoti janë xhamijat, dhe vendet më të urryera tek Zoti janë tregjet.”

Janë vendet më të dashura tek Zoti nga ajo se cfarë bëhet në to, nga përmendja e Zotit, namazi dhe leximi i Kuranit, thirja e Ezanit dhe orët e diturisë dhe ngritja e fjalës së Tevhidit , Njësimit të Zotit. Nga xhamitë, ndizen kandilët e diturisë  dhe të njohurive nga ku e marrin muslimanët mësimin e fesë, dhe rrekomandimet për shpirtërat e tyre. Allahu xh.sh thotë : “Në xhamitë që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij. Atë e lavdërojnë aty në mëngjes dhe mbrëmje. Njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun, për të falur namazin dhe për të dhënë zeqatin. Ata kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (En-Nur 36-37)

Profeti ynë Muhamedi Paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të, e ka ditur shum mirë rëndësin e xhamijave në jetën e njerëzve prandaj ka qenë  për të preukupimi i parë ndërtimi i xhamisë me të mbërritur në Medine. Dhe me këtë preukupim vazhuan dhe pasuesit e tij nga Halifet e parë dhe kështu e përcollën këtë metodë në vazhdim. Kjo është strategjija dhe rruga e përcjellë.

Drejtimi për  në një shtëpi nga shtëpijat e Allahut xh.sh në cfarë do gjendje që të jeshë , qoftë me thikë apo me shpatë, nuk ka gjurmë më të ndershme së këto gjurmë dhe bukuri më të madhe së bukuria e këtyre hapave. Cdo hap që bën të fshin një të keqe dhe të ngrenë në gradë. Sa herë që i largohesh kësaj shtëpije , largohen  nga ty mirësi e shumta. O ti që je drejtuar një shtëpie nga shtëpitë e Zotit (xhamive), cdo hap që hedhni për në xhami është sadaka (lëmoshë). Eshtë në dorën e këtyrë këmbëve që të pakësojnë ose të shumojnë , është për ato që të mos përtojnë, a nuk e dëgjojnë dhe e lexojnë fjalën e Profetit, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë : “ Për cdo njeri që ecën apo shkon për në xhami, Allahu xh, sh përgatitën  për të vendin në xhennet sa herë që shkon apo ecën për në xhami.”

Pastaj rregullohen safat (rreshtat), i pasuri ngjitur me të varfërin, eprori është pas  vartësit, barazohen në rreshtin e virtyteve, afrohen këmbët për tu arritur barazia në të gjitha format dhe kuptimet e sajë. Takohen muslimanët në xhami , i japin dorën njëri-tjetrit, afrohen me trupat e tyre, zemrat e tyre janë në harmoni, përcillet në mes tyre dashuria dhe harmoni. Eleminohen ndryshimet e shtresave sociale, më e fortë se këto ndryshime, është lidhja e vëllazërimit në islam. Me të vërtetë kjo është një urtësi e madhe. Në xhami muslimani vlerson  vëllezërit e tij dhe kojshinjët e ti. Ky është një i varfër ka nevojë për ndihmë. Një tjetër ka një fatkeqsi dhe i gjindesh pranë që tja lehtësosh. Një i tretë është i sëmurë, je pranë që të ja lehtësosh dhimbjet e tij. I katërti është jetim , sillu butë me të dhe largoja merzinë. Në xhami dihet nga të gjithë se ai është populli i sistemit dhe rregullit, rekatë të caktuara, levizje të kufizuara, dhe fjalë të njohura nga sheriati, në rreshta të rregulltë. Nëse bie Imami në ruku bie dhe xhemati, dhe nëse Imami shkon në sexhde dhe xhemati bie në sexhde, ata nuk e kalojnë imamin në fjalë as në vepra (lëvizje). O Zot bashkoi Zemrat tona në bindej ndaj Teje. O zot na e bej të mundur të punojme më Librin Tënd. Na bëj të përfitojmë nga Suneti i të Dërguarit Tënd. O Zot na fal ne, me të vërtetë Ti je Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Falenderimet për Zotin. Falenderime që nuk kanë kufi dhe limit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec  Allahut një i Vetëm dhe i pa Shok. Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që janë drejtuar me udhëzimin e tij.

Ndërtesa si xhami, sikurëse është e fortë në strukturë, ashtu duhet të jetë e fortë tek ata që prezantojnë në të, duke i mbushur zemrat me iman.

 

LEXO  Njerëzit e nderuar tek Allahu xh.sh - Shejh Abdul Bari Eth-Thubejtij - Medine 5.4.2019

O adhurues të Zotit!   Lutuni dhe përshëndeteni të Dërguarin e Zotit, Udhëzuesin, na ka urdhërua Allahu me këtë kur thotë në Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij, sic e mëshirove Ibrahimin a.s  dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij sic e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi katër Halifet e e nderuar,  Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun,  mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij të nderuar,  dhe mbi ne së bashku me ta me Faljen Tënde O më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët.

Shkatëro mosbesimtarët dhe të pafetë  politeistët. O Zot shkatërroi ata që të  kundërshtojnë dhe armiqtë e fesë.

O Zot bëje të paqtë e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot ata që na duan ne , vendeve tona, Islamin  dhe muslimanëve të keqen, jepja atij vetë këtë të keqe, dhe shkatërroja planet e tyre  o Dëgjues i lutjeve.

O Zot të kërkojmë xhennetin dhe ato që na afrojnë tek ai me fjale dhe vepra. O zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe nga cfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na  bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë nga cdo e keqe. O Zoti i Botrave.

A Zot të lusim të na japësh lumturi të qëndrueshme,e cila nuk  na largohet dhe nuk na braktisën.

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajri o Zot. Na jep nga të mirat e dukshme dhe të fshehta. Të lutemi të na japësh gradë të larta të Xhennetit o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi që të jesh përkrah nesh dhe jo kundra nesh. O Zot të lutemi të jesh në ndihmën tonë  dhe jo kundra nesh. O Zot na mëshiro dhe mos na përbuz. O Zot na drejto dhe na e lehtëso udhëzimin. O Zot na ndimo kunda atyre që na sulmojnë.

O Zot na bëj nga ata që të Përmendim, të Falenderojmë  dhe të Bindemi vetëm ty, na bëj nga ata që kthehen tek Ty të penduar.

O Zot na prano pendesën tonë dhe pastro zemrat tona, na forco në argumentin tonë, qartëso gjuhët tona dhe na shëro zemrat tona.

O Allah !Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ajo që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe atë që kemi fshehur, Ti jë më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! Ska Zot tjetër vec Teje.

O Zot ! Na shëro të sëmurët,  na mëshiro të vdekurit.O Zot fali prindërit tanë .Me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.

O Zot  të kërkojmë mbrojtje nga pertacia ,dembelizmi, frika , kopracia, e ndaluara, mohuesi i borxhit, zbukurimi  i burrave .

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepi sukses ati në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë Kënaqësinë Tënde o Zot,  ndihmoje drejt cdo të mirë o Zot i Madhërishëm. O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të cështjeve të muslimanëve, mundësojua atyre që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënde o Zoti i Botrave .

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron ne do të jemi nga  të humburit.

O Zot na fal ne dhe vëllezërit tanë që kan kaluar para nesh me besim. O Zot na pastro zemrat tona.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për cfarë veproni.

Medina / by

Post Author: