Mirësitë e kërkimit falje tek Zoti – Medina 31.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet për Zotin i Cili ka caktuar xhenetin shpërblim për haxhin e pranuar. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falenderojmë për çdo të mirë të përballueshme dhe të lehtësuar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok.  Ai është  falës mëshirues.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, ka adhuruar Zotin e tij me bindje dhe zemra e tij me dashurinë për Të  ka qenë e gëzuar gjithmonë. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, kush i do ata ai është i ndihmuar dhe i shpërblyer.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Me të gjitha sezonet e adhurimeve muslimani kërkon faljen e Zotit. Falja e Zotit është fjalë, ndjenjë që zbret qetësinë në shpirtin e njeriut, sigurinë në zemër e tij dhe bindjen e plotë të tij tek Allahu; “Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve. “ (En-Nisa 99) Shlyen  atij që bën gjynahe,  falën atë që bën gabime, dhe ua tejkalon, nuk ua vlerson atyre që bëjnë gabime. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” ( Esh-Shura 25)

Nga mirësia e faljes së Zotit është se Ai i do ata që pendohen dhe gëzohet me pendesën e tyre tek Ai. 

Nga mirësia e faljes së Zotit është të shtuarit e të mirave, dhe shpërblimet për interesimin dhe angazhimin me to duke braktisur të këqiat.

Nga mirësia e faljes së Zotit është se Ai zëvendsëson të këqia me të mira. Nëse njeriu largohet nga e ndaluara, duke plotësuar shkaqet e pendesës dhe të bindjes ndaj Zotit, atij i rritet besimi. Forcohen dëshmitë, shenjat e besimit në zemrën e tij, Allahu i Madhërishëm e nderon atë me faljen e Tij. Nuk ka më të madhe dhe më të mirë se falja e Zotit të Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El-Furka 70) 

Nga mirësia e faljes së Zotit është se Mëshira e Tij e trejkalon Zemërimin e Tij dhe Falja e Tij e tejkalon Ndëshkimin e Tij. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm kur ka krijuar Universin ka shkruar lartë mbi Arshin e Tij – Vërtetë Mëshira Ime e tejkalon Zemërimin Tim.”

Nga mirësia e faljes së Zotit është vendosmëria e robërve të Zotit para marrjes së këtij hapi nga ata. Allahu i Madhërishëm zëvëndëson, përballën  padijen e robërve të Tij me ëndrrimin me  të ardhmen, gjynahet me falje, të qenurit i zbuluar me mbulim, ruajtje, përpjekjen me bindje.

Nga mirësia e faljes së Zotit është dhe të shijuarit e faljes dhe fshirjes së gjynaheve.

Nga veprat që fshijnë gjynahet janë;   paraprirja, të filluar me  marrjen e abdesit,  përkujtimi i Zotit, hapat e shumët për të shkuar në xhamia, agjërimi i Ramazanit, agjërimi i ditës së Arafatit,  agjërimi i ditës së Ashuras, lutja për faljen në kuvende,  Umra, Haxhi, plotësimin e namazeve të obliguara, farze, lëmosha, durimi dhe prezantimi në mexhlise, kuvende ku përmendet Zotit, dhe lutja dhe përshëndetja për të dërguarin e Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Është nga udhëzimi i tij që të bëjmë kujdes në kërkimin e shpëtimit dhe faljes. Ai i lutej Zotit për falje  kur zgjohej dhe kur ngrysej, në darkë dhe thoshte: “ O Zot të lutem për shpëtim dhe falje në fenë time, dynjanë time, në familjen time, dhe pasurinë time.”

Zoti na begatoftë  me Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. 

Tek Zoti i Madhërishëm kërkoj falje, për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Atij kërkoni falje,   më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Vlera e adhurimeve dhe shumëllojshmëria e tyre - Shejh Abdul Bari eth-Thubejtij

Hutbeja e dytë

Lavdërimet për Zotin, me mirësinë e të Cilit plotësohen veprat e mira. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë dhe e falenderojmë për gjërat e shumta që na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zoti i çdo gjallese.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, shembulli dhe modeli ynë më i mirë në të gjitha kuptimet. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, poseduesit e mirësive të mëdha.

Në vijim

Këshilloj vetën dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm. Me këtë mirësi dhe falje të madhe njeriu përfiton prej faljes së madhe të Zotit dhe Bujarisë madhështore të Tij.

Allahu i Madhërishëm ka thëmë: “O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?!” (El-Infitar 6) 

Në këto ditë duhet që të shfaqim  dhe demostrojmë  ritualet e  Islamit, prej tyre tekbiri pas namazeve farze, obligative, që fillojnë me namazin e sabahut të ditës së Arafatit deri në përëndim të ditës së fundit të Kurban Bajramit. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër veç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, për Zotin janë lavdërimet.

 

Adhurues të Zotit! Dërgoni  salavate, përshëndeteni  të dërguarit të Allahut udhëzuesin e njerzimit, Allahu i Madhërueshëm ju ka urdhëruar për këtë në librin e Tij kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

 

O Zot mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahim dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

 

LEXO  Mësime nga marrveshja e Hudejbies - Medina 10.07.2020

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi  familjen e tij dhe sahabet e nderuar,   dhe mbi ne sëbashku me ta me Bujarinë, Madhështinë  dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mohimin dhe mohuesit, idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot shkatërro armiqt Tu dhe armiqt e fesë. 

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot ata që na duan ne, vendeve tona, Islamit  dhe muslimanëve të keqen, angazhoi ata me të  keqen e tyre, bëj planet e tyre  shkatërrim për ta,  o Dëgjues i lutjeve.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin dhe çfarë na afrojnë tek ai nga fjalët dhe veprat. 

O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot të lutemi të na japësh gjithë të mira , nga ato që dimë dhe që nuk dimë. 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga gjithë të këqijat nga ato që dimë dhe që nuk dimë.

O Zot të lutemi të na japësh çelësin dhe hapësin e të mirave, bashkimin e tyre, të parat dhe të fundit të tyre, të dukshmet dhe të fshehtat e tyre. 

Të lutemi të na japësh gradë të larta në xhenet o Zoti i Botrave.

O Zot Ti je falës, e do faljen prandaj na fal ne.

O Zot na fal gabimet tona, nga ato që kemi kaluat dhe ato që nuk i kemi kaluar, ato që kemi shfaqur  dhe kemi fshehur, dhe ato që Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari  pa Fillim dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje.  

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286) 

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.

O Zot të kërkojmë të  na ruash  prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës dhe prej çdo sëmundjeje të keqe!

O Zot largo fatkeqsinë nga umeti, o Zot largo këtë epidemi, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot jepi sukses udhëheqsit tonë  në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde, jepi atij shpëtim dhe shëndet o Zoti i Botrave.  

O Zot jepi sukses  zëvëndësit të tij në çdo të mirë, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve që të udhëheqim me librin Tënd dhe të gjykon me legjislacionin Tënd o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj ushtarët tanë, njerëzit e sigurisë tonë, ruaj muslimanët, Islamin dhe njerëzit e  tij në çdo vend, me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit. 

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri. 

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 




Post Author: endrit