Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 11-08-1447 H 30-01-2026 D
Shejh Halid Ebu Xhumua
Tema Durimi dhe vendosmëria rruga drejt lehtësimit dhe fitores në vendet e shenjta
Lavdërimet janë për Zotin, Ai krijoi shpirtra dhe u dha atyre jetë, i mbrojti me Islam dhe i pastroi ata, dhe paralajmëroi ata që shkelin kundër tyre me Zjarr, Xhehenem dhe flakët e tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, asnjë fe nuk i shpëton njerëzit përveç fesë së Tij, asnjë ligj nuk i përmirëson ata përveç ligjit të Tij, dhe nuk ka asnjë gjykim më të drejtë se gjykimi i Tij.
Dëshmoj se i dashuri, udhëheqësi, i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i cili na udhëzoi drejt asaj që na sjell dobi dhe na paralajmëroi nga ajo që na dëmton. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij. O Zot, dërgo bekime, paqe dhe mëshirë mbi më të nderuarin e profetëve, ndërmjetësin e gjynahqarëve, të dashurin e Zotit të botëve, profetin arab i udhëzuar drejt, të dërguarin nga fisi Hashimi i mbështetur, Ebu El Kasim El Mustafa, zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij të drejtë dhe pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në vijim
Kini frikë Zotin ashtu siç i takon Atij, jini mbështetës të Tij, aleatë të aleatëve të Tij dhe armiq të armiqve të Tij, bartës të fesë së Tij dhe thirrës në rrugën e Tij. “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En-Nahl 128) Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.”(Muhammed 17) “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Zoti i Plotfuqishëm e ka bërë këtë botë vend telashesh, sprovash dhe vuajtjesh. Njeriu vështirë të gëzohet pa u trishtuar, vështirë të ndihet i sigurt pa u frikësuar dhe vështirë se mund të heqë qafe një shqetësim pa u kthyer me një shqetësim të ri.
Me vështirësinë dhe kompleksitetin e jetës, dhe me shtimin e rreziqeve që i rrethojnë njerëzit, janë shtuar ankthi, frika, trishtimi dhe shqetësimi. Besimtari ka një Zot Bujar ku të mbështetet, fe me të cilën udhëzohet dhe ligj të cilin e ndjekën. Ai e di se në sprova ka bekime, se pas vështirësisë vjen lehtësimi, se vështirësitë nuk zgjasin dhe se Zoti i Plotfuqishëm i jep robit forcë për t’i duruar ato dhe për t’u ambjentuar me to, kështu që ai mësohet dhe jeton me to. Pa përmendur pritjet e besimtarit për shpërblim prej tyre dhe atë që pret nga shpërblimi për to nëse nuk dëshpërohet prej tyre. Shpërblimi i tij rritet me durim, lavdërim dhe kënaqësi, pranim. “…por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.” (Al ‘Imran 120)
O ju durimtarë! Vështirësitë kalisin burra dhe zbulojnë heronj. Besimtari i vërtetë nuk i nënshtrohet ngjarjeve, as nuk dobësohet përballë fatkeqësive, përkundrazi, ai këmbëngul dhe duron me vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e të fortëve. Modeli i tij në këtë është udhëheqësi i durimtarëve dhe zotëria i atyre që i mbështeten Zotit, zotëria ynë Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ai dhe shokët e tij u përballën me vështirësi dhe sprova çfarë bën që të dridhet trupat, megjithatë, nuk u lëkundën, nuk u dobësuan dhe nuk u nënshtruan, por se përballuan çdo fatkeqësi dhe tmerr me durim dhe qëndrueshmëri. “(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”(Al ‘Imran 173)
Zoti i Plotfuqishëm ka caktuar sprova për robërit e Tij me qëllim që të dallojë të këqinjtë nga të mirët, ata që i frikësohen Atij dhe janë të durueshëm nga ata që ankohen për caktimin e Tij dhe e kundërshtojnë Atë. O besimtarë! Durimi përballë sprovave është akt i fshehtë adhurimi që njerëzit nuk e shikojnë, por Zoti i Plotfuqishëm e shikon atë. Sa herë që sprovat bëhen të rënda për ju, dhe gjeni në zemrat tuaja aftësi dhe forcë për t’i duruar ato dhe për të qenë të durueshëm me to, lehtësimi do të vijë nga Zoti i Plotfuqishëm. Nëse Zoti e do një popull i sprovon ata në mënyrë që ti pastrojë, t’i ngrejë në gradë nga rradhët e tyre dhe t’i ngushëllojë me afrimin e tyre tek Ai. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Sa më e madhe të jetë sprova, aq më i madh është shpërblimi. Vërtetë Zoti nëse e do një popull e sprovon atë.”
Këto kuptimet sublime dhe të lavdishme gjenerojnë besim absolut, dhe i mbushin zemrat me kënaqësi dhe durim të mirë. Neve nuk na mërzitën rendja e jobesimtarëve nëpër botë, sepse ata sa do që të bëhen arrogantë, tiranë dhe shtypës nuk do t’i arrijnë ambicjet dhe synimet e tyre. Allahu është i Fuqishmi i Cili nuk mundet dot. “ Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21) Prandaj mos i shikoni caktimet e Zotit që përjetoni si ndalim dhe privim, por shikojini si mirësi nga Bujari, Mëshiruesi dhe Dhuruesi, urtësi, dhuratë dhe besim. Zoti nuk urdhëron asgjë përveçse është e mirë për ju, mund të ju lëndojë dhe të ju trishtojë, por fshehën brenda vetes shumë të mira. “…është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.” (En-Nisa’ 19)
O ju muslimanë! Lehtësimi vjen në momentin më të errët, vështirë, pak para dëshpërimit. Lehtësimi vjen dhe gëzimi është më i madh nga sa presim, më i bukur nga sa jemi lutur ose shpresuar ndonjëherë. Na mahnitën me madhështinë dhe bollëku i tij, dhe na bën të harrojmë dhimbjen, vuajtjet dhe ankthin tonë. Kush është larguar, nga kjo botë, është larguar për tek Zoti, më Bujari, durimtarë dhe i palëkundur, duke shijuar lumturinë e Xhenetit.
O ju të lidhur me këtë vend! Pritja e besimtarit për lehtësimin e Zotit është një shpresë e madhe tek Zoti, sepse shpresat mbështetet vetëm tek Zoti i Plotfuqishëm, ndërsa universi, me gjithçka që përmban, është në duart e Zotit të Plotfuqishëm, i sunduar nga dora e Tij. Përtej kufijve të realitetit të dukshëm qëndron një vullnet absolut Hyjnor, të cilin asgjë nuk mund ta pengojë dhe asnjë fuqi nuk mund t’i rezistojë lehtësimit të Tij, dhe nëse të gjithë njerëzit e tokës do të bashkoheshin dhe do të bashkëpunonin kundër tij. Lehtësimi do të vijë, ky lehtësim nuk ka kufi, shkak apo formë që shtrihet brenda llogaritjes njerëzore dhe kufizimit mendor. Ai, Zoti i Madhërishëm, do të pengojë planet e agresorëve kriminelë, do të poshtërojë hundët e tiranëve shtypës dhe do të përulë kokat e komplotistëve hipokritë. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar e shkatërroi unitetin e tiranëve, shkatërroi digën Marib me një mi, shkatërroi Nemrudin me një mushkonjë dhe me zogjtë Ebabil copëtoi trupin e Abrahas.
O ju muslimanë! Me durim dhe këmbëngulje arrihen qëllimet dhe ndiejmë përmes tij praninë e Zotit. Kjo mbjell tek ne shpresë dhe optimizëm dhe forcohet vendosmëria në kohë vështirësishë dhe shqetësimesh. Këto fakte ishin qartësisht të dukshme në rrethimin e muslimanëve në luginën e Ebu Talibit. Por ata mbetën të palëkundur, të durueshëm dhe të nënshtruar ndaj caktimit dhe vullnetit të Zotit, kur u përballën me vështirësi, vuajtje dhe sprova, përfshirë një bojkot gjithëpërfshirës ekonomik dhe social, një luftë të padrejtë psikologjike, dëmtim, shtypje, uri dhe varfëri. Por me besim të sinqertë, bindje të fortë vetëm në Zotin e Vetëm, mbështetje tek Ai dhe pritjen për shpërblimit prej Tij, Zoti i bëri ata të duruar, këmbëngulës, të qëndronin të palëkundur dhe fitimtarë. Vetëm disa vite kaluan derisa Zoti i Plotfuqishëm i dha Mekës një fitore të qartë dhe e çliroi atë nga idhujt, perënditë e rreme dhe tirania. Dhe vetëm pak kohë kaloi derisa Zoti i dha Ebu Bekrit dhe Omarit fitoren mbi Persët dhe Bizantinët.
O ju muslimanë! Ashtu siç shqetësimi dhe pikëllimi shkrihen dhe zhduken me afërsinë me Zotin dhe me mbështetjen e sinqertë tek Ai, zhduken duke u angazhuar në adhurimin e Tij dhe duke u drejtuar për tek Ai, njëjtë ka çështje që ripërtërijnë hidhërimet e vjetra, ringjallin dhimbjet e vdekura, shkaktojnë ngushtimin e kraharorëve, ndërlikojnë çështjet dhe bëjnë që një person të jetojë midis shqetësimit dhe pikëllimit, me një shpirt të ngushtuar dhe një vendosmëri të dobësuar. Kjo për shkak të besimit se superioriteti i njerëzve të gënjeshtrës do të zgjasë dhe nuk do të zhduket, me humbjen e dritës së shpresës, vdekjen e shpirtit të optimizmit duke u angazhuar me vajtimin e fatit të dikujt, duke u ankuar ankimin dhe mallkimin e situatës me gjuhë, qoftë edhe vetëm si shembull.
Le të kemi frikë Zotin e Lartësuar dhe të bëjmë kujdes që të mos na pushtojë pikëllimi për humbjen e diçkaje nga kjo botë. Sepse pikëllimi më i madh, shqetësimi më i thellë dhe mundimi më i madh është ajo që i pret jobesimtarët, hipokritët dhe tiranët, të padrejtët në vdekjen dhe pas vdekjes së tyre. Ata do të përballen nga Zotii i Plotfuqishëm me atë që do t’i tmerrojë, do t’ua marrë mendjet, do t’ua thyejë zemrat dhe do t’i hedhë në Xhehenem. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Atë që nuk beson, do ta bëj që të kënaqet për pak kohë e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit”. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!” (El-Bekare 126) Sa për besimtarët e vërtetë, është e mjaftueshme për ta nga pikëllimi ajo që përjetojnë në këtë botë, e përballojnë atë me durim dhe kërkojnë shpërblim nga Zoti, pastaj u jepet lajmi i gëzuar për largimin e saj prej tyre në këtë botë dhe në kohën e vdekjes. Ata shpëtojnë përgjithmonë prej tij dhe mbetet për ta fitimi dhe shpërblimi. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ … ata që do t’i përmbahen atij, udhërrëfimi të Zotit, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.” (El-Bekare 38)
Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, tek Ai kërkoni falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e botëve. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi zotërinë e të dërguarve, zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.
Në vijim
Zoti i Plotfuqishëm i ka bërë Meken, Medinen dhe Kudsin vendet më të mira. Ai i ka veçuar Mekën dhe Medinën me dy vendet e tyre të shenjta, ka veçuar Levantin, Shamin me Kudsin, dhe Kudsin me xhaminë e tij, vendin e Udhëtimit të Natës, Israsë së profetit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nga toka e të cilit u ngjit në qiell dhe ku ai fali namaz me profetët në xhaminë e saj.
O ju të lidhur me këtë vend! Kudsi është lule aromatike midis luleve, margaritar i rrallë dhe xhevahir i çmuar, ndërsa xhamia Aksa është zbukurimi i tij. Kush hyn në xhaminë Aksa me zemrën e tij, jo me trupin e tij, me shpirtin e tij, jo me egon e tij, do të shijojë afërsinë me Zotin dhe ngushëllimin e të qenit afër Zotit të Plotfuqishëm.
Xhamia e bekuar e Aksasë është vëllai shpirtëror dhe plotësuesi i shenjtë i xhamisë së shenjtë, Qabes. Zoti i Plotfuqishëm i ka lidhur ato me një lidhje të fortë në përjetësinë e vlerësimit. Ai e bëri Qaben e shenjtë pikënisje për dritat dhe Kudsin, Aksanë vend pushimi për sekretet.
Kjo vëllazëri, lidhje e fortë midis dy xhamive mbjell në ndërgjegjen e umetit Islam një madhështi që mbush horizontet. Lavdia e Mekes plotësohet në zemra duke kujtuar admirimin e xhamisë së bekuar të Aksasë, nga se ajo është Kibla e parë drejt së cilës u kthyen zemrat e profetëve, të dërguarve dhe besimtarëve, dhe mihrabi që dëshmoi takimin e karvanit të profetësisë në tubimin më të madh që ka njohur njerëzimi. Kështu që nderimi ynë për xhaminë Aksa është pjesë integrale e nderimit tonë për xhaminë e shenjtë të Mekës, Qabes, dhe xhamisë së profetit, në Medine. Krenaria jonë për vendet tona të shenjta është unike, një e vetme, bashkon Shtëpinë e lashtë, Qaben, dhe Shtëpinë e Shenjtë, Kudsin, nën një pëlhurë shenjtërie dhe veçantie fetare. Kjo na jep krenari dhe nder me këtë xhami të shenjtë dhe me tokën e saj të bekuar.
Le ta dijë e gjithë bota se ky umet është kujdestari i xhamisë së tij të bekuar, trashëgimtari i besëlidhjes së profetëve dhe administruesi i kësaj lidhjeje, të cilën e ka vendosur zbulesa, shpallja hyjnore, bekimet e së cilës u shtrinë mbi atë grup fitimtar, të cilin profeti fisnik e veçoi me lajme të mira, përgëzime, lavdërime dhe lëvdata.
Muslimanët në këtë epokë duhet ta nxjerrin në pah çështjen e Kudsit dhe të xhamisë së bekuar të Aksasë në jetën e tyre të përditshme, në mënyrë që ajo të mbetet e gjallë në zemrat e tyre, në librat e tyre, në shkrimet dhe mediat e tyre, dhe më e rëndësishmja në kurrikulat e tyre arsimore. Ndërsa Kudsi dhe rrethinat e tij vërtetë janë tokë e shenjtë, si në aspektin e ligjit ashtu edhe të besimit.
Zoti i Plotfuqishëm i ka dhënë kësaj Shtëpie një status të ngritur dhe të lartë, e ka vendosur dashurinë për të dhe lidhjen me të në zemrën e çdo besimtari, e ka lidhur atë me mesazhet e Tij qiellore, ia ka lënë atë trashëgim të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe umetit të tij pas tij.
E kemi të ndaluar ta lëmë pas dore, neglizhojmë atë. Neglizhenca ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë është neglizhencë ndaj fesë, neglizhencë ndaj besimit dhe Sheriatit, ligjit tonë. Ne jemi ata që u vendosëm këtu dje dhe sot, për të ruajtur praninë tonë këtu, për t’u mbajtur fort pas kësaj toke dhe identitetit tonë Islam. Aksa është e jona, xhamia është e jonë, lutja, adhurimi i askujt tjetër nuk ka vlerë në të përveç nesh, ajo është e gjerë vetëm për ne në adhurim dhe qëndrueshmëri, lidhje dhe dashuri, me trupat tona të përkulura, ballin tonë në sexhde dhe duart tona të pastruara në tokën e kësaj xhamie të bekuar. Xhami e cila, pranon vetëm shpirtra të pastër, trupa të pastruar, gjuhë që e kujtojnë Zotin dhe mendje që ruajnë, mësojnë përmendësh, Librin e Zotit të tyre dhe sunetin e profetit të tyre, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Pjesëmarrja në të, nga kushdo tjetër është e refuzuar në formë, përmbajtje dhe lëndë, refuzohet në parim dhe në detaje, sepse është një iluzion dhe ëndrrat e një personi që fle.
Prandaj, ne do të mbetemi të palëkundur, të durueshëm dhe shpresëplotë derisa Zoti të vendosë atë që Ai ka caktuar. E lutja e tyre e fundit do të jetë: “Falënderimi është vetëm për Allahun, Zotin e Botëve!”
O Zot, na mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë dhe largo fatkeqësitë nga ne. O Zot, shëro plagët tona, ushqe të uriturit tanë, shuaj etjen tek njerëzit tanë, mbulo të zbathur nga ne, vish të zhveshurit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë. O Zot, ji i Butë me të moshuarit e përgjunjur, me foshnjat e vogla, që ushqehen me gji, me gratë që kanë mbetur të veja dhe me fëmijët që ngelen jetimë.
O Zot, ruaj xhaminë Aksa dhe ata që e ruajnë atë, janë të lidhur me të, vendin e udhëtimit në Isra dhe Miraxh të profetit Tënd, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, fortifikoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, mbaje atë nën kujdesit, ruajtjen, mbrojtjen, sigurinë dhe garancinë Tënde, o më i Madhi dhe më Bujari.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët! O Zot, na i fal gjynahet tona, fshih të metat tona, shpëto të sprovuarit tanë, shëro të sëmurët tanë, ki mëshirë për të vdekurit tanë dhe liro të burgosurit tanë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë dhe Ai do t’ju jap dhe më shumë.
“… vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Dhe fto në namaz!
Afrim Smakaj