Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 08-10-1447 H 27-03-2026 D
Shejh Ali Hudhejfi
Tema Qëndrueshmëri në bindje pas sezonit të mirësive
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Krijuesin e qiejve dhe të tokës, Ai i Cili fillon begatitë dhe gjërat e mira, dhe i Cili largon të këqijat dhe fatkeqësitë. Zotin tim e lavdëroj dhe falënderoj, Ai i Cili u ka dhuruar krijesave të Tij mirësi të panumërta dhe përmes atributeve të Tij sublime ka treguar mëshirë ndaj robërve të Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai që pranon veprat e mira dhe falën për veprat e këqija.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ishte i mbështetur me mrekulli. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, të parët që garuan në vepra të mira.
Në vijim
Kini frikë Zotin duke këmbëngulur në bindjen ndaj Tij dhe duke u larguar nga mosbindja, kundërshtia e Tij. E lejuara, hallalli, është e qartë dhe e ndaluara, haram, është e qartë. Zoti ua ka bërë këtë të qartë robërve të Tij në Librin e Tij dhe në sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhemëshira e Zotit qoftë mbi të, që janë deklaratat më të mëdha nga argumentet e Tij, Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “(Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira dhe paralajmërime, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë argument kundër Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.”(En-Nisa’ 165)
Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai është vërtet armiku juaj i shpallur, por të më adhuroni vetëm Mua?! Kjo është rruga e drejtë. Sigurisht që ai (djalli) ka shpënë në humbje shumë prej jush; vallë a nuk po mendoni?!”(Ja Sin 60-62) Adhurimi i shejtanit është bindja ndaj tij duke mos iu bindur Zotit.
Nga Vabisete Ibn Ma’bed El Esedij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ E mirë është ajo me të cilën shpirti dhe zemra janë në paqe, gjejnë qetësi, gjynah, keq bërje dhe faj, është ajo që e shqetëson zemrën dhe shkakton prekje të shpirtit, dhe nëse njerëzit të japin të drejtë, të thonë se është e vërtetë, mos e prano deklaratën e tyre.” Hadithi është i mirë, e ka transmetuar Ahmedi dhe Darimiji.
O ju muslimanë! Njerëzit janë tre llojesh, grupesh, në tre situata:
Një grup nga njerëzit që Zoti i Plotfuqishëm u ka dhënë sukses dhe luftojnë kundër vetes së tyre, kryejnë detyrat dhe obligimet e ngarkuara, shmangin gjërat e ndaluara dhe të papëlqyeshme, shtojnë veprat e pëlqyeshme dhe vazhdojnë në këtë gjendje deri në vdekje. Ata janë të fituarit dhe të lumturit në këtë botë, ata do të jenë në Ahiret, Botën Tjetër, në gradët më të larta. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu), në kopshtet e kënaqësisë. Shumica e tyre janë prej të lashtëve, ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm. Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar, të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.” (El-Uaki’a 10-16)
Një grup nga njerëzit i kryejnë detyrat dhe obligimet e ngarkuara, kryejnë shumë pak nga veprat e pëlqyera, kanë kryer disa gjynahe, por e pasojnë gjynahin me vepra të mira dhe pendim. Ata, dhe pse kryen vepra të papëlqyeshme, janë në një të mirë të madhe dhe në një pozitë më poshtë se pozita e grupit të parë, ata janë nga njerëzit e krahut të djathtë, në të drejtën. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba dhe bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë ujit rrjedhës, dhe mes frutave të llojllojshme, të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara.” (El-Uaki’a 27-33)
Si dhe grupi rreth të cilëve Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Et-Teube 102) Rezultati i këtij grupi, pjesë është fshirja dhe falja e gjynaheve nga Zoti i Gjithësisë.
Ndërsa një grup njerëzish, të cilët janë shumica, janë ata të cilët pasuan dëshirat e tyre, u kënaqen me epshet e tyre, preferuan kënaqësitë dhe gjërat e ndaluara, harruan vdekjen dhe përfundimin, u kënaqën me jetën e kësaj bote dhe nuk e besuan jetën në Botën Tjetër, Ahiret. Zoti i Plotëfuqishëm në lidhje me këtë grup ka thënë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem 59) Për ata përfundimi është Xhehenemi, Zotit të Lartësuar i kërkojmë të na ruaj nga zjarri i Xhehenemit. Pastaj Zoti i Plotfuqishmi ua pranon pendimin dhe i udhëzon në Islam në fund të çështjeve, nga mesi i atyre që Ai deshi ta përqafonin Islamin. Zoti ka urdhëruar dhe caktuar se askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç çdo shpirti musliman, që i është nënshtruar Zotit.
Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Banorët e Zjarrit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu!” Ata thonë: “Në të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit, të cilët e morën fenë për lojë dhe argëtim dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote.” Ne sot do t’i harrojmë ata, ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj Dite dhe siç mohuan shpalljet Tona.” (El-A’raf 50-51)
O muslimanë! Ditët e muajit të agjërimit kanë qenë pastrim për ju, orët dhe veprat e bindjes, adhurimet kanë qenë të këndshme për ju. Prandaj, mos i ndërroni gjynahet dhe bindjen ndaj shejtanit me drejtësi dhe bindje ndaj të Gjithëmëshirshmit, mos e anuloni kënaqësinë e bisedës me Zotin me privim, mos i çoni dëm veprat e mira që Zoti ju ka dhuruar në muajin e durimit. Mos i çoni dëm veprat e mëdha të mira duke i ndaluar ato, ose duke e zvogëluar shpërblimin e tyre, me atë që dëmton drejtësinë, të mirën, dhe fshinë shpërblimet. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!”(Muhammed 33) Nga Ebu Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ki frikë Zotin kudo që të jesh, paso veprën e keqe me një të mirë, e cila e fshinë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Tirmidhiu. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (AL ‘Imran 133)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuran dhe sunet, na bëftë dobi me përkujtimet dhe urtësitë e tyre.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili i nderon ata që i binden dhe i frikësohen Atij, poshtëron ata që nuk i binden dhe sfidojnë, kundërshtojnë urdhrat e Tij. Zotin tim e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij të cilat nuk i numëron dikush tjetër veç Tij.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk ka Zot dhe Sundues tjetër veç Tij.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, të cilin e përzgjodhi dhe e dalloi Zoti i tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin e Tënd, Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe ata që e pasojnë atë.
Në vijim
Kini frikë Zotin ashtu siç i takon Atij, nxitoni drejt faljes dhe kënaqësisë së Tij dhe qëndroni larg asaj që Ai e ka ndaluar, asaj që e zemëron Atë, asaj që Ai nuk e pëlqen dhe e refuzon. Pasoni veprat e mira me vepra të mira dhe i mos pasoni veprat e mira me vepra të këqija, sepse ka ardhur në hadith: “I mençur, zgjuar, është ai që gjykon veten dhe punon për atë që vjen pas vdekjes, ndërsa i paaftë është ai që ndjek dëshirat e tij dhe shpreson më kot, pa veprat në faljen Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe nga hadithet e Shedad Ibn Avsi, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Nga mirësia e Zotit të Madhërishëm ndaj muslimanit është se Ai ka legjitimuar ndaj tij veprat e detyrueshme, obligimet, dhe aktet, adhurimet vullnetare dhe të pëlqyera, të cilat rrisin shpërblimet, dhe me të cilat ngrihen njerëzit në gradë në të dy botët, në këtë jetë dhe në Botën Tjetër, kompensojnë çdo mangësi nga veprat e obliguara dhe shlyejnë gjynahet dhe të këqijat. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga Sheuali, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Bëni kujdes nga gjynahet e vogla, sepse ato grumbullohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë atë.” Hadithi është transmetuar nga Taberaniu dhe Bejhakiu.
Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.”(Hud 114)
O muslimanë! Vërtetë ju jeni të ekspozuar ndaj sprovave të mëdha të cilat ju dëmtojnë fenë dhe jetën tuaj të kësaj bote. Përballuni me këto sprova duke iu përmbajtur rrugës së profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe shokëve të tij, duke u lutur për muslimanët, për Islamin dhe për njerëzit e tij kudo. Luteni Zotin për ruajtjen e kësaj toke të bekuar dhe për mbrojtjen e të gjitha tokave muslimane nga komplotet e jobesimtarëve, sepse kjo tokë e bekuar është synim dhe dashuria e zemrave të muslimanëve, vendi i prehjes së profetit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Njerëzit e sunetit dhe të xhematit janë aleatë të njëri-tjetrit, njerëzit e sunetit dhe të xhematit janë ata që e mbështetën Islamin dhe Islami është mbajtur, ngritur me ata, që nga agimi i tij, Islamit deri në ardhjen e Orës së Kiametit, në fund të kësaj Bote. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin.”(Et-Teube 71)
Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët në çdo kohë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve. O Zot, poshtëro mohimin dhe mohuesit.
O Zot, ruaj këtë vend të bekuar, fortesa e Islamit dhe shembullin, model për muslimanët. O Zot, ruaj këtë tokë të bekuar, synimi dhe dashuria e zemrave të muslimanëve. O Zot, mbro këtë vend të bekuar, me kufijtë, burimet, ushtarët, sundimtarët, besimin, sigurinë, begatinë, bujarinë dhe me besimin e tij të monoteizmit, që është lavdia e tij. O Zot, ruaj kufijtë e saj, spraps agresionin e pushtuesve dhe na kurse nga e keqja dhe shkelja e tyre e ligë.
O Zot, ruaj Kudsin nga agresorët sionistë deri në Ditën e Gjykimit, o Zot i Botëve. O Zot, ndihmo Palestinës përballë shtypjes së agresorëve të padrejtë dhe ruaj tokat e muslimanëve nga e keqja e jobesimtarëve.
O Zot, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet tona, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi në botën Tjetër.
O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, merr nën kujdesin Tënd çështjet e çdo muslimani dhe muslimaneje, rregullo çështjet e çdo muslimani dhe muslimaneje, dhe rregullo të gjitha çështjet tona në këtë botë dhe në botën Tjetër.
O Zot i botëve, na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga magjistarët dhe shejtanët e prishur, ruaj muslimanët nga e keqja e keqbërësve dhe magjistarëve të prishur. Të lutemi Ty për çdo të mirë, të menjëhershme ashtu dhe më të vonë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, e menjëhershme qoftë ashtu dhe më e vonë, atë që e dimë prej tyre dhe atë që nuk e dimë.
O Zot, ruaj kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e tij, jepu atyre sukses në çdo të mirë dhe mbështeti ata të dy në çdo gjë të mirë për vendin dhe popullin.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërishëm e Ai ju kujton ju, dhe falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“…vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj