Aksa Xhami e Muslimanëve -Aksa 5-4-2019

Lavdërimet për Zotin që ka përzgjedhur xhaminë Aksa që të jetë vend për Isranë dhe Miraxhin e të dërguarit të Tij për tek Ai. Madhërimi i takon Atij që na ka dalluar ne për të qenë ndihmuesit e lidhur që shkojmë dhe vimë në Aksanë tonë. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm, ndihmues i Vetëm  i muslimanëve dhe shkatërrues i Vetëm i mohuesve, dhe ekspozuesi (që u heqën maskën) i Vetëm i dyfytyrshave.

Kjo është Aksa e jonë që thithën besimtarët, kjo është Aksa e jonë shkatërruese e të padrejtëve, kjo është Aksa e jonë tronditësja e dyfytyrshave.

Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Këtu e lidhi Burakan e tij, këtu në pjesët e Aksasë është falur imam me Xhibriilin, imamë për të gjithë profetët, dhe me drejtimin e tij për të gjithë profetët ai ka qenë i fundit i tyre si i dërguar. Nga këtu është marrë dhe ngritu për në qiell dhe e ka kaluar Musain a.s për në Sidretul Munteha. “ Dhe i qëndroi pranë sa hapësira midis dy harqeve ose edhe më afër.” (En-Nexhm 9) Për ty jap jetën dhe shpritin tim o i dërguari i Allahut. Këtu jemi në tokën e Israsë dhe Miraxhit tënd, në kiblen tënde të parë,  thyejmë aventurat e armiqve, gjokset tona mbushem me rënkime, dhe presim takimin me ty në xhenetin a lartë të Firdeusit. Kurban për ty është pasuria dhe i gjithë populli ynë, kurban për ty janë të gjithë njerëzit ata që vijnë dhe ata që shkojnë nga Aksaja. O Zot jep mëshirën dhe bekimet mbi vulën e Profetërve Muhamedin , o Zot jepi atij vend të Lavdëruar, me të cilin krenohen të parët dhe të fundit. O Zot fali dhe mëshiroji gratë e tij, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi. O Zot fale dhe mëshiroje çdo musliman që shijon aromën e kibles së parë dhe të tretën nga të shënjtat, me anë të namazit dhe lutjeve  në të, deri në ditën e fundit. Në vijim

O ju besimtarë! Aksaja është vendi i parë për lutje pas xhamisë së Mekes, e para faltore në Palestinë, ka caktuar kufirin e sajë Ademi paqja e Zotit qoftë mbi të, me urdhër të Zotit të Botrave, që të jetë xhami për muslimanët deri në ditën e kijametit. Në atë kohë në këtë tokë të Palestinës nuk ka qenë asnjë ndjekës i librave (i krishter apo jehudi). Ai që pretendon nga jo muslimanët se ka të drejtë në Aksa ai është dexhal dhe gënjeshtar i hapur. Sepse ai gënjen Allahun xh.sh, dhe ai që gënjen Allahun është i humbur. Allahu i Madhërueshëm ka thënë : “  Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.” (El-Bekare 42)

O adhurues të Allahut o muslimanë! Në kohën e profetit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, njerëzit u ndanë rreth çështjes së Israsë dhe Miraxhit të tij në tre mendime apo qëndrime. Qendrimi i atyre që e besuan nga  besimtarët, qëndrimi kundërshtues, dhe qëndrimi mohues dhe gënjeshtarë.

Qendrimin e atyre që e besuan e  përfaqsonte më sëmiri Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili është quajtur Besniku kur mori lajmin e Israsë dhe Miraxhit dhe e besoj atë pa asnjë dyshim apo mëdyshje. Ai ka thënë fjalën e tij të njohur: “Po unë i besoj atij edhe më shumë se kaq, i besoj atij me lajmin e qiellit qoftë ai në mëngjes herët apo më vonë.” Qëndrimi i Ebu Bekrit në lidhje me Isarnë dhe Miraxhin  e profetit është qëndrimi i njerëzve që janë të vendosur dhe të lidhur me xhaminë Aksa sot, dhe qëndrimi i çdo muslimani të vërtetë në mbarë rruzullin toksorë, që e do Allahun dhe të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmon fenë e tij dhe të shenjtat e kësaj feje.

Qëndrimi i gënjeshtarëve në lidhje me Isranë dhe Miraxhin ata janë mohuesit nga arabët. Kur profeti tregoj për Isranë e tij në Bejtul Makdis, para njerëzve të Mekes, ata Kurejshët e mohun dhe nuk e pranuan. Profeti ka thënë: “Kur më kundërshutan kurejshët Allahu xh.sh ma shfaqi para syve të mi Bejtul Makdisin dhe fillova tu tregoj atyre disa nga shenjat e Kudsit duke shikuar në të.”

Nga këtu duhet që arabët dhe muslimanët të kthejnë vëmendjen drejt Kud’sit dhe rrethinave të sajë, me qëllim që të përballin mbarë botën me përgjegjësit e tyre morale dhe ligjore, dhe  kthimin e vëmendjes nga Kud’si dhe rrethinat e sajë.

Nuk është detyrë  për njerëzit bamirës nga ky  populli që të kontribuojnë falas për të ndryshuar realitetin e Aksasë duke supozuar se përplasjet nuk janë në Kud’s por në lagje të  tjera, dhe se ajo nuk është xhami vetëm për muslimanët por ajo pranon ortakëri dhe me të tjerët jomuslimanë. Përgënjeshtrojnë Kuranin, që e ka quajtur xhami dhe ka thënë : “  I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar.”(El-Isra 1) Mohojnë Allahun xh.sh dhe të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Duhet që këtyre dyfytyrësha dhe hipokritëve  të jua presim gjuhët e tyre, dhe të kërkojnë falje dhe të pendohen për çfarë përhapin nga gënjeshtrat dhe të pavërtetat. Dhe nëse ata heshtin ndaj kësaj të kote do të ishte pafytyrësija më e madhe e tyre dhe se për këtë kategori Allahu xh.sh ka thënë: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit.”( En-Nisa 145)

O Muslimanë!  Ndërsa grupi i tretë dhe qëndrimi i tyre, janë ata që kanë lënë fenë (felëshuesit), nuk bësojnë në Isranë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  në Aksa dhe Miraxhin e tij në qiellin e lartë. Parsardhësit e këtij grupi vazhdojnë akoma të ekzistojnë dhe kundërshtojnë të qenurit e Aksasë e muslimanëve. Allahu xh.sh i ka poshtëruar dhe ua ka zbuluar të këqijat dhe aventurat e tyre. Ata luftojnë Allahun xh.sh, të dërguarin e Tij dhe besimtarët. Ai që lufton Allahun xh.sh është i shkatërruar. Ai që lufton Aksanë është në humbje.  

Nga Aksaja jonë drejtojmë thirrjen tonë për të gjithë arabët dhe u themi nëse nuk jeni me ne mos u bëni kundra nesh. Me ne është Allahu mbështetësi dhe ndihmuesi ynë. Me ne është Allahu mbështetësi dhe ndihmuesi ynë.

O besimtarë! Israja dhe Miraxhi është mrekulli që vërteton rëndësinë e Aksasë tek muslimanët dhe se shenjtërija  e saj është sikurëse shenjtërija e xhamisë së Mekes Qabes së Madhërueshme, dhe se ai që udhëton për në Bejtul Makdis duhet të dijë se udhëtimin e tij nuk duhet ta dallojë  nga udhtimi për në Meken e Madhërueshme.

Akasaja është vendi për bilancin e muslimanëve dhe peshorja për gjendjen e tyre në tokë nëse e ruajnë të qenurit e të nderuarve në botë.

O ju që jeni të lidhur me Aksanë! Vendi i xhamisë Aksa që filloj me bazën e vendosur që në kohën e Ademit vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë vetëm për muslimanët, pamvarsisht pushtimit  që i kanë bërë kryqtarët afërsish rreth 90 vite, përsëri ajo qëndroj xhami për muslimanët. Pavarsisht pushtimit të Kud’sit prej më shumë se një gjysëm shekulli përsëri kujdesi për të është në dorën e muslimanëve nga administrate e Evkafeve të Kud’sit. Çdo agresioni kundrejtë kësaj prone vakfi islam dhe tentative për të marrë në dorë këtë është padrejtësi dhe agresion që duhet të marri fund.

Nga këtu i sigurojmë se është e drejta jonë për tu kujdesur për këtë vend duke e përsëritur u themi hipokritëve dhe atyre që kanë dalë nga feja dhe atdheu se Aksaja nuk do të jetë diçka tjetër vetëm se xhami. Vendfalja Kiblije është xhami, vendfalja Mervanij është xhami, porta e Mëshirës është xhami,  Kubetu Sahrau është xhami, venfalja e Vjetër është xhami, kopështi i Aksasë është xhami, dhe çdo pjesë që përfshinë muri rrethues është xhami. Ku do që të jeni dhe falët namaz në Aksa shpërblimi është sa për 500 namaze diku tjetër, namaze farze qofshin apo nafile.

U themi të gjithë atyre hipokritëve të hapur, ua përsërisim dhe u themi  dijeni se Aksaja do të jetë vetëm e muslimanëve. Ky është vendimi i Allahut, ky është vendimi i të dërguarit të Tij dhe i atyre muslimanëve që e pasojnë atë deri në ditën e fundit.

O ju që jeni të vendosur në qëndrimin tuaj ndaj Aksasë! O besimtarë! Me rastin e Israsë dhe Miraxhit ju bëjmë thirrje për më shumë lidhje dhe qëndrueshmëri, ju bëj thirrje në Kud’s që të jepni pasuritën tuaj për vakfet e mira në veçanti nëpërmjet Evkafeve të Kud’sit që të mos kalojnë vakfet tuaja në duart e armiqve tuaj. U bëj thirrje që të forconi lidhjet dhe të shpeshtoni vizitat në xhaminë Aksa, në pesë namazet ju dhe familjarët tuaj, që të jeni nga ata që ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë : “Shkojnë në të dhe vijnë nga ajo.”

O muslimanë! O besimtarë! Me të vërtetë të qenurit e Muhamedit imam i të dërguarve  të Allahut, në xhaminë Aksa natën e Israsë është argument për dy të vërteta të cilat nuk mund ti mohojë ato vetëm se një injorant i paditur.

E vërteta e parë: Të gjithë profetët kanë ardhur me një fe të vetme, ajo është feja Islame, dhe se nuk ka fe tjetër vetëm se Islami, sikurëse ka thënë Allahu xh.sh : “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.” (Al Imran 19) Ndërsa të tjerat janë ligje, si ligji i Musait, ligji i Isait, dhe më pas ligji i Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili erdhi vulë dhe përmbydhje e të gjitha ligjeve.

O adhurues të Zotit! Kjo e vërtetë e përsëritur na mëson të vërtetën tjetër se Musai paqja e Zotit qoftë mbi të, ishte musliman, Isai musliman, Ibrahimi musliman, të gjithë të dërguarit dhe profetët kan qenë muslimanë, nga që kan qenë muslimanë ju lejua atyre të falnin namaz në Aksa dhe jo diçka tjetër. Dhe mësuam gjithasshtu se përse ishte imam i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, para të gjithë profetërve, për të vërtetuar se të gjithë popujt janë nga populli i Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Islami është trashëgues i të gjitha mesazheve hyjnore dhe se kujdestarija e Aksasë është vetëm e atyre që kan besuar Muhamedin paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, jo dikush tjetër nga popujt e tjerë në të gjitha kohërat. Bejtul Makdis është vendi rreth të cilit mblidhet i gjithë populli muslimanë për të garantuar përgjegjësinë e tij, kujdestarinë e tij fetare, historike, politike dhe çdo gjë tjetër. Kjo do të thotë se udhëheqësit tanë nuk duhet ta harrojnë këtë vendim Hyjnorë nëse janë nga ata që kanë besuar në të dërguarit e Tij me të vërtetë. Të dërguarit e tyre ja kanë dorëzuar drejtimin dhe imamin Muhamedit vulës së të gjithë profetërve.

O adhurues te Allahut! Merreni përgjegjësinë tuaj dhe bëhuni drejtues të ndershëm për popullin në Islam sepse ju jeni drejtuesit dhe duhet të kujdeseni për të drejtat tuaja dhe të muslimanëve, u ka përshkruar Allahu xh. sh në Kuran kur ka thënë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Al Imran110)

O Zot na bëj të qëndrueshëm në fenë Tënde, dhe të fitojmë kënaqsinë Tënde në vendqëndrimin  e të dërguarit Tënd, na bëj nga ata që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, të punojmë në ndihmë të fesë Tënde, na ndihmo kundra popullit mohues.

O Adhurues të Zotit , kërkoni falje dhe pendohuni tek Zoti, sepse me të vërtetë i Madhërishmi është që pranon pendesën dhe është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë.

Lavdërimet për Allahun Zotin e Botrave, dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ndihmuesi i besimtarëve, shkatërruesi i mohuesve. Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri  dhe i dashuri i Tij, më i pastërti nga krijesat e Tij. Solli mesazhin e Zotit, plotësoj amanetin dhe përmirsoj popullin e tij. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të sinqertë dhe besnikë, dhe mbi të gjithë besimtarët deri në ditën e fundit. Në vijim

O ju muslimanë!  Allahu xh.sh e ka zgjedhur Bejtul Makdis që të jetë vendi i Israsë së të dërguarit të tij paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në kohën që ai dhe të tjerët nga muslimanët kaluan vështirsi dhe vuajtje nga duart e politeistëve. Kjo në Taif dhe ne Meke gjithashtu. Në kohën kur politeistët  po planifikonin që ta vrasin , burgosin ose ta dëbojnë nga vendlindja e tij, duke e dashur ta nxjerrin nga vendi i tij padrejtësish me forcë. Ishte koha kur ai humbi dhe dy mbështetjet kryesore, xhaxhain e tij Ebu Talibin dhe gruan e tij Hatixhen Zoti qoftë i kënaqur me ta. Ky është shembull për muslimanët se për ruajtjen  e Bejtul Makdis kërkohet prej tyre durim dhe qëndrueshmëri ne fenë e tyre, sepse është e drejta e tyre kjo gjë.

Ky shembull duhet të jetë mësim për banorët e Bejtul Makdis dhe rrethina e tij, humbja e mbështetjes  së tyre nga popujt mohues. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e humbi mbështetjen prej jobesimtarëve si Ebu Talibi.

Ne në Bejtul Makdis e humbëm  mbështetjen nga të afërmit e gjakut prej  arabëve dhe muslimanëve. Gjithashtu i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, humbi Hatixhen gruan e tij, e cila e mbështeste atë në të gjitha rastet.

Allahu xh.sh jep zgjidhje  dhe shpëtim.

O muslimanë ! Stabiliteti jonë në Bejtil Makdis dhe çështja jonë në Aksa na thërrasin që të mos i lëmë obligimet tona, dhe të largohemi nga të ndaluarat. Nga obligimet e para është namazi  të cilin e ka obliguar Allahu xh.sh për muslimanët në natën e Israsë dhe Miraxhit në mënyrë direkte pa ndërmjetsim nga qielli i lartë duke dashur të tregojë vendin dhe vlerën e namazit. Ajo është adresa e shpëtimit të muslimanit, gjëja e parë për të cilën do të pyetet në botën tjetër.

O adhurues të Zotit! Ai që e ka humbur namazin është humbësi i xhamisë Aksa, prandaj lidhuni me namazë lidhuni me Aksanë sepse nëse i humbni ato do të humbni fenë. Për paralelizëm në vlersim, 40 veta nga shokët e profetit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë shkuar drejt mohimit me lënijen e namazit. Do të ishit dakort të  dilni nga Islami pas udhëzimit tuaj?! Në sahihun e Buharit nga hadithet e Tamras tregohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në një ëndërr që ka parë dhe ëndrrat e profetërve janë të vërteta, ka thënë: “ Ai i cili e mbulon kokën e tij me gurë, është ai që e merr Kuranin dhe e refuzon atë, dhe flenë në gjumë duke lënë namazet e obliguara.”

O muslimanë! Allahu xh.sh u ka garantuar denimin me xhehenem atyre që e vonojnë namazin dhe nuk e falin në kohën e vet kur ka thënë : “Mjerë për ata , të cilët kur falen janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Ma’un 4-5)

Kujdesuni për namazet tuaja dhe ato që ju ka obliguar Allahu, dhe largohuni nga ato që ju ka ndaluar. Nga Enes Ibn Malik transmetohet se i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Kur më morën dhe po ngjitesha në Miraxh, po shikoja disa njerëz që kishin thonj të mëdhenj prej bronzi me të cilët gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Pyeta o Xhibriil kush janë këta njerëz?  Më ka thënë: “ Këta janë ata njërëz që hanë mishin e njerzve dhe tallen dhe i fyejn njerëzit.”

Kjo është për ata që bien në të ndaluara, prandaj frikësojuni Allahut o muslimanë, dhe largohuni nga të ndaluarat dhe forconi lidhjen dhe shepshtoni vajtjen në Aksa. Dijeni se xheneti është i vërtetë dhe se zjarri i xhehenemit është i vërtetë,  dhe se zgjidhja e juaj mes këtyre të dyjave bëhet vetëm se duke e adhuruar Allahun.

O Zot të lutemi të na falësh dhe mëshirosh dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zot na bëj nga njerëzit që të binden dhe janë të zgjedhurit Tu.

O Zot ruaj Aksanë për ne o Zoti i Botrave.

O Zot na jep siguri në vendet tona mos na bëj nga ata që dalin nga shtëpitë e tyre dhe merr nën Kujdësin Tënd çështjen tonë.

O Zot të lutemi të jesh me të pamundurit dhe largo nga ata padrejtësinë o Zoti i Botrave.

O Zot shkatërro rrethimin e atyre që janë të rrethuar nga armiq o Zoti i Botrave, shkatërro mohuesit e padrejtë.

O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë e vërtetë.

O Zot na fal ne , prindërit tanë, dhe të gjithë ata që kanë të drejtë mbi ne.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet të gjallët prej tyre dhe të vdekurit nga ata.

 

LEXO  Interesimi për fenë e Zotit është baza - Dr. Ikrime Sabri - Kuds - 27.07.2018

“Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Aksa / by

Post Author: